Takim i Shkollave Theologjike ne Selanik,
merr pjesė edhe njė pėrfaqėsi nga Kisha jonė
Prezenca, pjesėmarrja dhe roli i Kishės Orthodhokse ne Lėvizjen Ekumenike ėshtė sot njė fakt i dukshėm. Pikėrisht, nisur nga kjo pjesėmarrje e Kishės Orthodhokse nė Lėvizjen Ekumenike nėn organizimin dhe drejtimin e Kėshillit Botėror te Kishave, nė qytetin e Selanikut u mbajt njė konferencė me pjesėmarrjen e katėr Shkollave Orthodhokse Teologjike, Fakulteti Teologjik i Universitetit Aristoteli nė Selanik i cili ishte mikpritėsi i kėtij takimi Fakuletiti Teologjik i Univeristetit te Sibiut Rumani, Fakuleti Teologjik i Balamandit Liban dhe Akademia Teologjike ‘’Ngjallja e Krishtit’’ Durrės, e cila u pėrfaqesua nga pedagogėt e Akademisė z. Nathan Hoppe, Atė Asti Bakallbashi, z. Dhimitėr Qosja dhe z. Thoma Ēomėni. Gjithashtu takimi u nderua dhe me pjesėmarrjen e Mitropolitit tė Sassimut Genadio (Patriakana Ekumenike), Mitropolitit tė Mesinisė Hrisostomi (Kisha Orthodhokse e Greqisė) dhe tė zv. Sekretarit tė Pėrgjithshėm te Kėshillit Botėror te Kishave z. Jorgos Melopoulos. Qėllimi i takimit ishte pėr tė diskutuar mbi rezultatet e Komisionit Special tė Kėshillit Botėror te Kishave pėr Pjesėmarrjen Orthodhokse (WCC Special Commission On Orthodox Participation), si dhe pėr pasurimin e mendimit akademik teologjik dhe pėr ta bėrė te njohur kėtė mendim nė kishat orthodhokse lokale.
Tema e takimit mbėshtetej nė njė tekst te miratuar ne takimin e zhvilluar 2-9 Mars nė Agia Napa / Paralimni tė Qipros. Nė kėtė takim 40 pėrfaqėsi te kishave orthodhokse dhe orientale theksuan qe Eklisiologjia (ecclesiology) ėshtė ēėshtje vendimtare pėr teologjinė e krishtere dhe perspektiven ekumenike. Ky takim iu dha njė pėrgjigje tė pėrbashkėt kishave orthodhokse dhe orientale mbi natyrėn dhe misionin e Kishės, nė diskutimet dhe pėrgjigje qė bazohej mbi njė tekst tė publikuar nga Komisioni i Besimit dhe Rregullit i Kėshillit Botėror tė Kishave (ĖCC) i vitit 2005. Nė takimin e Agia Napia ne Qipro u vu theksi mbi disa ēėshtje Eklisiologjikse si: cilėt kufijtė e Kishės, Kisha si trupi i Krishtit / Komuniteti i besimtarėve, Kisha dhe Shpirti i Shenjte, Kisha dhe Kungimi, Autoriteti, Misteri dhe Mbikėqyrja, misioni i Kishės nė dhe pėr botėn.
Pikėrisht mbi kėto ēėshtje u organizua edhe takimi ne Fakultetin Teologjik i Universitetit Aristoteli tė Selanikut. Mitropoliti i Sassimės foli pėr ‘’Eklesiologjinė Orthodhokse dhe sfidat Lėvizjes Ekumenike’’, duke iu referuar pėrpjekjeve, vėshtirėsive, zhvillimeve dhe arritjeve te takimit ne Agia Napia tė Qipros. Profesori i dogmatikės nė Fakultetin Teologjik tė Universitetit Aristoteli tė Selanikut iu referua dimensionit ideologjike dhe eklisiologjik tė Orthodhoksisė, si mund te sillet ne kushtet aktuale ky dimension tradicional i kishės. Gjithashtu interesante nė kėtė takim ishte reflektimi mbi formėn e Kishės, nėn kėndvėshtrimin eklisiologjik tė teologut te madh rumun Atė Dimitrie Stanolae, teme e cila u mbajt nga profesori i dogmatikės dhe te lėvizjes ekumenike nė Universitetin e Sibiut, atė Nikolae Mosoi. Ndėrsa Atė Pofirio Georgi, profesor i Fakultetit Teologjik nė Balamand tė Libanit, iu referua traditės dhe realitetit tė dialogut ndėrkristian nė Lindjen e mesme. Interesant nė kėtė takim ishte fjalimi i pedagogut tė Akademisė Teologjike ‘’Ngjallja e Krishtit’’ nė Durrės, z. Nathan Hoppe. Nė fjalimin e tij, ai vuri theksin nė anėn praktike tė misionit tė kishės, pėrhapjen e fjalės sė Perėndisė. Nga njėra anė ėshtė e rėndėsishme thellimi teorik nė ēėshtje tė ndryshme teologjike, po aq i rėndėsishėm ėshtė pėrhapja e fjalės sė Perėndisė, rigjenerimi dhe thellimi i misionit tė Kishės, lidhur dhe me realitetin qė paraqitet sot nė botė.
Kėshtu, takimi i shkollave teologjike nė Selanik me mendimet, diskutimet dhe reflektimet e tij mundi tė kontribuojė sadopak nė ndėrgjegjėsimin teologjik dhe eklisiologjik tė orthodhoksėve pėr dialogun dhe lėvizjen Ekumenike. Ky ėshtė njė takim i cili do vazhdojė nė muajin Nėntor nė Sibiu tė Rumanisė dhe nė vitin 2012 nė Balamnd tė Libanit.
Thoma Ēomėni
Krijoni Kontakt