Athere meqe paske deshiren te dish un po te tregoj dicka ne lidhje me ket artikull.
Gjithsesi seshte faji jot sepse ti thjesht je kurioz , por nuk kuptoj dot sensin e mediave shqiptare qe bejn kaq shume buj per dicka pa pik interesi, tpakten ktu ku jam un spati kaq shume buje. Gjithsesi per ty dhe per ato qe duan te din dicka rreth kesaj gjeje un po flas dy fjal .
Keto objekte quhen N.E.O Near Earth Objects, jan te klasifikuara , jan te ruajtura ne database , dhe jan te vezhduara nga njerez apastafat. Kto klasifikime fillojn qe nga objektet 70m e siper, pra nuk eshte ndonje cudi e madhe nese dicka e till verdalloset rreth tokes.
Kto objekte jan njesoj si nje edukatore ne kopshtin e saje, ku ka 40 femije dhe ne mes dhomes ka nje sob te nxeht (Toka), dhe ajo i ruan femijet dhe i vezhgon ku do qe ato levizin dhe nese ndonjeri prej tyre do ju afronte sobes ajo do e shmangte ate, (NASA).
Athere nese ky asteroid do godiste token normal qe do sillte ndryshime , por dhe varet se si godet , nese do godiste me kendin 90 grad athere impacti do ishte shume me i fort se sa nje goditje rreshkanazi.
Por mos u tremb sepse sdo te ndodhi.
Shpresoj qe keto qe kam shkruajtur te te ndimojne sadopak.
Ndryshuar për herë të fundit nga NeutronStar : 14-04-2011 më 18:25
A do ta godasë Tokën ‘2005 YU55’?
Një asteroid me një diametër prej 400 metra mund ta godasë Tokën, por ekspertët po kërkojnë që ta fshehin. Në fakt duket kështu, ndërsa lexojmë hipotezat apokaliptike të ditëve të fundit, por e vërteta (për fat) është ndryshe. Pas mesnatës së 9 nëntorit 2011, ditë në të cilën festohet përvjetori i rënies së Murit të Berlinit, asteroidi "2005 YU55" i zbuluar vetëm 5 vjet më parë, do të kalojë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, rreth 327 mijë km larg planetit tonë. "Edhe pse potencialisht i rrezikshëm, ai nuk përbën asnjë rrezik për Tokën për një përplasje të mundshme për të paktën 100 vjetët e ardhshme", siguron "NASA". Disa ngrenë dyshime mbi sigurinë e Hënës, e cila është larg 384.400 km nga Toka. Nëse do ta godiste satelitin tonë, pasojat nuk do të ishin të lehta. Nisemi nga karta e identitetit të asteroidit. Objekti në fjalë është zbuluar në 28 dhjetor 2005 nga Robert MekMilan i Programit Spacewatch afër Tukson në Arizona, dhe i vëzhguar më parë nga Mike Nolan, Ellen Houell dhe kolegë të tjerë me radarin në Arecibo.
Takimi që do të ndodhë me Tokën në fakt do të jetë shumë i afërt 0,85 herë distanca mesatare Tokë-Hënë; megjithatë ky nuk është një rekord, sepse në 1976 asteroidi "2010 XC15" kaloi afër Tokës, pa u zbuluar gati sa gjysma e rrezes orbitale të Hënës, përpara se të zbulohej si ekzistent vitin e kaluar. Distanca e shkurtër do t`i mundësojë radarit, të marrë radio-imazhe të asteroidit me një qartësi prej 5 metrash, shumë më e saktë sesa sondat orbitale të përdorura deri tani për misionet e fluturimeve rreth asteroideve.
Afrimi më i madh me Tokën
Edhe pse i klasifikuar si objekt potencialisht i rrezikshëm, asteroidi "2005 YU55" nuk rrezikon të përplaset me Tokën për të paktën 100 vjetët e ardhshme. Megjithatë, ky do të jetë dhe afrimi më i madh me Tokën dhe një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet më deri në 2028, kur asteroidi "2001 WN5" do të kalojë në një distancë prej 0,6 Tokë-Hënë (153.814 km). Pas tij e ka radhën "Apophis" me perigeon e parashikuar në 13 prill të 2036, sidoqoftë, qëndrojnë rreziqet për përplasje në momentet që sapo thamë dhe të dhënat që do të mblidhen në vitet që vijnë do të shërbejnë pikërisht për të parashikuar orbitën e asteroidit të paktën deri në vitin 2070.
Me gjithë dimensionet e vogla të shumicës së asteroideve, nëse i krahasojmë me diametrin e Tokës (12756 km), impakti me një trup të vogël qiellor, i cili lëviz me një shpejtësi të madhe (me dhjetëra km në sekondë), mund të sjellë formimin e një krateri të madh me efekte shkatërruese për të gjithë Tokën. Një objekt, që fluturon drejt Tokës me një pasiguri mbi orbitën që ndjek dhe me një rreze prej 100 000 km, ka një mundësi prej 1,5 për qind ta godasë Tokën. Për këtë arsye nevojitet një vëzhgim konstant i pozicionit të asteroideve: duke përllogaritur orbita gjithmonë e më të sakta mund të gjejmë trupa qiellorë më të rrezikshëm ose të padëmshëm. Përmirësimi i vazhdueshëm i njohurisë mbi asteroidet shpjegon së përse me lajmin e zbulimit të një asteroidi potencialisht të rrezikshëm (e thënë nëpër gazeta dhe TV), vjen edhe pak ditë më vonë përgënjeshtrimi i tij (por që nuk thuhet më në media, sepse nuk përbën "lajm").
KOSOVA SOT
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt