do tju lutesha te me ndihmonit pak se kam nji projekt ne lidhje me kete ceshtje,,,flm per kohen qe ju mora...klb
do tju lutesha te me ndihmonit pak se kam nji projekt ne lidhje me kete ceshtje,,,flm per kohen qe ju mora...klb
Personalisht do thoja qe ka nje nivel shume te ulet.
Ne shkollen 9vjecare deri ne nje fare pike shkollimi eshte i mire, pasi kush do te mesoj meson dhe oret e mesimit jane te plota.
Ne gjimnaz (me c'kam pare e degjuar), niveli bie shume... edhe nxenesit e mire, sado qe mesojne, nuk arrijne nje nivel te mire per vete faktin qe nuk behet mesim tamam, mesuesit jo te gjithe i vene rendesi mesimit, e gjithashtu shume nexnes te tjere bejne pengese qe nje ore mesimi te zhvillohet tamam.
Ndersa per sa i perket nivelit te universitetit, personalisht kam nje pershtypje goxha negative. Kjo vjen nga ato qe kam degjuar nga shoqeria ime qe ka bere shkollen atje.... pothuajse te gjithe kane bere shkollen e larte e shume kane gjetur edhe pune ne profesion te tyre( kur shume te tjere qe e kane bere shkollen e larte tamam, rrine kot).
Gjithashtu, di qe shume lende behen ne baze te disa leksioneve max 50 faqe, ose ndonje libri te vogel qe pedagoget keshillojne. Nga keto, dal ne konkluzion qe cdo student meson mbi nje teme te caktuar pak, meson me nje limit.
Prandaj them qe niveli eshte i ulet.... edhe nxenesit e shkelqyer kane pak informacione mbi temat qe studjojne.
La vita non si spiega, si VIVE!
Nese paske nje projekt te tille, dhe ke ndermend te fitosh, atehere fillo e permend qe ne kemi standartet me te larta te arsimit, qe jemi ne epoken e rinise dixhitale, qe kemi implementuar kriteret e Bolonjes etj etj....
Kopjo programin e qeverise tek pika ku flet per arsimin, dhe tek faqja zyrtare e MASH, tek politikat arsimore do shohesh ato strategjite dhe politikat, plan programin, qe po ndjek arsimi yne shqiptar...
Ta garantoj se po zgjodhe kete menyre; e ke te fituar, madje do fillosh t'i besosh edhe ti vete ato gjera....Ta genjesh veten nuk eshte aq e veshtire sa duket![]()
[QUOTE=kleadoni;3064848]
Meqe e paske me te degjuar, po ta tregoj une qe e kam me te provuar; e vertete qe shume njerez po e kryejne shkollen e larte dhe madje mund ta marrin 10-ten edhe pa hyre ne provim, po ashtu ke shume prof qe jane per pike te hallit nga mungesa totale e aftesise dhe qe vuajne tmerresisht nga kleoptamonia, POR kjo nuk mund te perdoret si indikator qe te matesh krejt cilesine e studentave.Ndersa per sa i perket nivelit te universitetit, personalisht kam nje pershtypje goxha negative. Kjo vjen nga ato qe kam degjuar nga shoqeria ime qe ka bere shkollen atje.... pothuajse te gjithe kane bere shkollen e larte e shume kane gjetur edhe pune ne profesion te tyre( kur shume te tjere qe e kane bere shkollen e larte tamam, rrine kot). Gjithashtu, di qe shume lende behen ne baze te disa leksioneve max 50 faqe, ose ndonje libri te vogel qe pedagoget keshillojne. Nga keto, dal ne konkluzion qe cdo student meson mbi nje teme te caktuar pak, meson me nje limit.
Ne fakultetin qe kam kryer, kemi qene autodidakt persa i perket marrjes dhe pervetesimit te njohurise, sepse zoterilleku i kleptomaneve pertonin qe te na vinin per te na dhene mesim, (shyqyr qe kujtoheshin diten e provimit), ne kete menyre ata qe kane shkuar me qellim per te mesuar, kane mesuar goxha fort, kemi dhene maksimumin tone, sepse e kemi pasur kete qellim, dhe te tille une kam njohur shume ne fakulet, packa se mund ta kishin mesataren me te ulet se une, sepse diskrimnoheshin ngaqe nuk ishin shkodrane, ta them me gojen plot se kane qene shume inteligjenta dhe shume te motivuar. Me kete te them qe kane qene dhe per mua jane, akoma shume cilesor dhe jurista te afte per te cilet kane nevoje realisht ky vend.
Pjesa tjeter qe nuk dinin as te lidhin dy fjale por kishin mesatare madje edhe mbi 9 apo edhe vete 9.9, sepse kishin "merita" te tjera, sigurisht qe jane pjesa me e pavlere qe ka pasur ai fakultet dhe qe ka kjo shoqeri.
Ta garantoj qe kam njohur studente qe mund ta kene marre 5 provimin por ne realitet kane ditur me mire se vete pedagogu i lendes, sepse kane pase deshiren per te mesu, por ndryshe pastaj qe "ligjin e ben maliqi", dhe krijohet me te drejte ajo tabloja e shemtuar qe paskemi studente pa nivel.
Sa i perket asaj te lex me max 50 faqe, nuk e di se cila dege paska qene, se deri para nje viti, kur e kam kryer une, kam pasur cdo lende semestrale (pavaresisht se me ligj me takonte t'i kishim vjetore, sepse ishim brezi i fundit i 4 vjecareshit, dhe nuk kishim pune me Bolonjen) kam dhene lende me 500-600 faqe semester dhe me eshte dashur te thej koken ta mesoj vete, per shkaqe qe t'i shpjegova me lart, dhe vertete kam pasur ndonje lende qe libri baze ka qene me 200-300 faqe, por ka qene aq pertoke nga cilesia sa me eshte dashur te rropatem te gjej ndonje literature me te hajrit me me shume faqe qe te ishte sa me i kuptueshem dhe i shoqeruar me raste praktike, se perndryshe hajde kuptoje.
Keto t'i them , per te treguar qe kush do te mesoje- meson edhe nese kushtet jane te veshtira, dhe studente te tille qe kane sakrifikuar shume, madje duke ardhe nga qytete e fshatra te larget nga qyteti im, per mua kane qene dhe do i konsideroj shume cilesor, pavaresisht se iu eshte bere shume padrejtesi ne vleresimin perfundimtar. Keshtu qe, ne ndryshim me jashte, ku ke super literature, ke super profesore qe mjafton t'i degjosh ne lex dhe nuk ke nevoje te hapesh librin se e ke mesu qe ne auditor, studentave shqiptar ketu i eshte dashur shume mund qe te mesonin, dhe kane mesuar, flas per ata qe une kam pasur kolege, e ndersa pjesa tjeter e kolegeve te mi dhe jemi diplomuar edhe me ceremoni te vecante gjoja si te shkelqyerit, jane per pike te hallit nga pergatitja....
Prap po ta them, kushtet jane te mjerueshme nga mosaftesia e atyre qe te kane rene per lektore , (se te miret kane shku te japin mesim te privati)Prandaj them qe niveli eshte i ulet.... edhe nxenesit e shkelqyer kane pak informacione mbi temat qe studjojne.
nuk do te thote se nuk ka studente dhe te diplomuar qe jane vertete te afte.
Sa i perket studentit te shkelqyer, nje student i shkelqyer nuk eshte kurre i kenaqur vetem me nje liber sa per ta dhene provim, kerkon vete me shume, se perndryshe si do te bente diferencen?![]()
Arsimi shqiptar eshte shume ne rregull.
Kaq.
Ti kleadoni ja ke fut kot se domosdo me te degjuar e ke.
Nese nuk ka interes per shkollen ky nuk eshte faj i shkolles.
Te pakten per arsimin e ulet deri ne ate te mesem shqiperia ka arsim shume te forte.
Shko fol me te rinjte e huaj qe e vetmja kulture e pergjithshme dhe njohuri historike qe kane jane versionet e IPOD qe kane dale ne qarkullim.
Provo te besh nje muhabet rreth historise me te rinjte e huaj, ose ndonje muhabet mbi gjeografine, lere pastaj per shkenca te tjera. U rrofshin kompjuterat dhe interneti se aq shkon njohuria e tyre.
Per universitetin, niveli eshte po ashtu i larte.
Ka korrupsion, ka njerez qe marrin provimet pa mesuar. Po ka,
por nese do te shkollohesh seriozisht dhe nese e ndjek programin mesimor te jesh i/e sigurte qe nuk do te mungoje asgje.
Matematika nje gjuhe flet ne te gjithe boten,
ndoshta jemi pak mbrapa ne logjistiken e laboratoreve apo lendeve te reja teknologjike, por pa merak se nga pervoja e kam qe kur vjen puna tek teknologjia e re shkolla thjesht te tregon rrugen, dhe nje inxhinier i diplomuar ne La Sapienza nuk del i ditur por thjesht i formuar me nje njohuri te pergjithshme per te perballuar sfiden e madhe te te qenit profesionist.
Normale qe ne krahasim me universitetet me ne ze te evropes jemi shume mbrapa, por dhe aq keq nuk jemi, madje jemi Mire.
Flas nga pervoja si me arsimin e jashtem dhe ate vendas.
Ca eshte kjo ndjenje inferioriteti bastarde?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 14-04-2011 mė 15:44
[QUOTE=Yes*;3066274]
Gjithe kete shkrim per te mos thene asgje te re, asgje te cilen une nuk e kam permendur me lart edhe vete. Nuk me pelqen te bej "hartime" e ti shpjegoj gjerat gjate e gjere, perpiqem qe ne pak fjali te shpjegoj mendimin tim.
Prape po ta them edhe une... vete nuk e kam bere ne shqiperi universitetin, por ja qe shumica e shoqerise sime po. Madje, shume prej tyre ne Shkoder!
Te njejten gje thashe edhe une ne shkrimin tim, qe prof nuk japin mesim ashtu sic duhet, qe librat ne te cilat keni studjuar jane te pakte.... kete gje the edhe ti!! Gjithashtu, the qe je rropatur vete per te gjetur material me shume.... pikerisht, kjo ben qe niveli shkollave shqiptare te jete i ulet, pasi materiali i nevojshem per njohurit qe duhet te marre nje student, duhet te jete i keshilluar nga profesori. Pastaj, nese studenti do qe te pervetesoj temen akoma me shume, pune per te....
Nuk jane indikator te duhur per te treguar nivelin e shkolles shqiptare, sipas teje? Epo atehere, me thuaj cik cilet jane indikatoret qe e tregojne?
Te jap nje shembull.... dy te shoqerise sime, njera nxenese e shkelqyer, mbaroj ne shkoder biokimime 10.... tjetri, mezi dinte te shkruante emrin e tij, por edhe ai arriti te mbaroj biokimine po ne shkoder, shume provime me lek, e shume te tjere qe e ndihmoj kjo shoqja jone e perbashket. Rezultati, per momentin qe te dy mesues ne te njejten shkolle!! Po kete e quan indikator te drejte ti??
Kjo shoqja ime, vazhdoj nje periudhe te jepte mesim ne nje shkolle private ne shkoder por qe paguhej me pak sesa kjo shkolla shteterore, plus orari i punes e lodhja shume here me e madhe. Si perfundim, vendosi te bej nje master vetem e vetem qe te njiheshin me shume aftesite e saja.
Nuk di c'indikator te tjere te fus ne kete listen e nivelit shkollor ne shqiperi...
La vita non si spiega, si VIVE!
me sa kam degjuar .. arsimi ne shqiperi .. vetem teori blla blla blla tere dites ... asnje praktike .. pra gjysmak ...
plus qe nuk njihet asgjekundi...
E para e punes klea, nuk kemi thene aspak te njejtat gjera, dhe nuk kemi aspak te njejtin kendveshtrim, sepse ti the qe niveli i studentave eshte i ulet, dhe une te thashe qe jo, dhe ta argumentova, por meqe ty tu duk hartim ky i imi, mbaj mendimin tend.
Se keshtu e ke ti sa here qe perballesh me mua ne ndonje diskutim, s'me cudit fare!
Sa per ty enii, ia ke keputur komplet kot, me ate mosnjohjen e diplomave dhe kualifikimeve, por s'po ua argumentoj qe te evitoj "hartimet"
Mbani mendimin qe keni, dhe vazhdoni me ate teorine "keshtu e kam me te degjuar"
Krijoni Kontakt