Jetë e rëndë.......!!!
Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, fshat në komunë të Gjilanit, më 4 qershor 1901. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e Cernicës të cilat edhe i mbaroi në vitin 1911 për të vazhduar studimet e mesme në medresenë "Atik" në Gjilan. Pas një ndërprerjeje të shkollës më 1926 arriti të diplomoj. Në moshën 25 vjeçare bëhet imam dhe merr titullin “Mulla”. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogosht(Hogoshti -fshat në komunën e Dardanës). Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit.
Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t'u bërë legjendë. Kështu e portretizoi Studjuesi i mirënjohur Muhamet Pirraku udhëheqësin Shpirtëror, Politik dhe Ushtarak të madhin Mulla Idriz Gjilani.
Motoja e tij ishte: "S’ka fe pa atdhe"
Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.
Në qershor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.
Dhuro shumë...e prit pak!
përshëndetje Çaush. E ke sjellë këngëtarin tim të preferuar, i cili em këngën e tij në vitet e rinisë, mua dhe shumë shokëve të mi na bënte të jetonim me shpresën e lumturisë se do të vijë një ditë e mirë për ne shqiptarët. Dhe kur kjo ditë erdhi, tash nuk e kemi, por ky këngëtarë do të mbetet për shumë vite në kujtesën tonë.
Une¨nuk po ia them emrin, por po përmend një strofë të tij që aso kohe na ngrinte peshë zemrat tona:
"Heeeeej, gjithë populli shqiptar
si popull e ushtarë
dinë si ta ndërtojnë e t'mbrojnë trollin amtar
nga çdo skaj i botës që shkrujanë me mija vetë
jemi vëllezërit tuaj e miq me ju përjetë
Zani i Shqipnisë asht zani i vërtetë!
P.S. Derisa paskam shkruar unë, qenkan përgjigjur 3-4 veta!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
U ÇA SHI
eshte enciklopedi.....
AUTOCHTHONOUS
Krijoni Kontakt