Close
Faqja 17 prej 100 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 1000
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    KONTAKTI..................

    Saktë e nderuar prishtinase, Ju falenderohem për kontribut...

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    AMI KONDO,
    Është nga Llapi;
    U përgjegj bukur -
    Se kërkohet dollapi!

    Zgjidhja?.................

  3. #163
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    AMI KONDO,
    Është nga Llapi;
    U përgjegj bukur -
    Se kërkohet dollapi!

    Zgjidhja?.................
    Ju pershendes



    KOMODINA

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Përshëndetje Foleja...


    ITO, REKUIZIT?
    Mos qëndro në heshtje -
    Këtu kërkohet kureshtje!

    Zgjidhja?......................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 20-04-2011 më 07:41

  5. #165
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Përshëndetje Foleja...


    ITO, REKUIZIT?
    Mos qëndro në heshtje -
    Këtu kërkohet kureshtje!

    Zgjidhja?......................

    Ju pershendes serish.

    Mendoj se eshte:

    Kurioziteti.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Përshëndetje Gloreta, zgjidhja është e saktë...

    PARIS NETA,
    ERISA T. PAN,

    Vërtet është dalluese -
    Meqenëse është sinuese!

    Zgjidhja?...........................

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    TI SPORTE...
    I adhuron me dëshirë;
    Ama këtu kërkohet
    Pjesëtar i një fisi ilir!

    Zgjidhja?......................

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ARMIR FULA,
    FLURIM ARA,

    U përgjegj shpejtë e shpejtë -
    Këtu kërkohet dokument!

    Zgjidhja?.............................

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ERIK TUTA,
    ATE KURTI,

    E mësoi me dëshirë prore -
    Për këtë vepër muzikore!

    Zgjidhja?........................

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Pershendetje Mik Agim!

    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    TI SPORTE...
    I adhuron me dëshirë;
    Ama këtu kërkohet
    Pjesëtar i një fisi ilir!

    Zgjidhja?......................
    Njeri nga keta sigurisht duhet te jete i sakte Mik Agim!?

    Fiset Kryesore ilire


    Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

    - TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

    - ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

    - DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

    - ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

    - ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

    - DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

    - DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

    - PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

    - MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

    - KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

    - THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.
    Dhuro shumë...e prit pak!

Faqja 17 prej 100 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •