Pershendetje.
Po e hap kete teme, pasi dua te me ndihmonit per nje problem shum te rendesishem per mua.
Kam nje shoqen time qe quhet Jana, e cila ka kaluar shum fatekeqesira ne familjen e saj, pra ka vuajtur shum.
Shkurtimisht po ju tregoj historine e saj :
Babai i ka vdekur qe kur ajo ishte 4 vjece, sepse ja vrane.
Deri tani jeton me mamane, vellain gjyshin dhe gjyshen e saj. E jema ka ber cesht e mundur brenda mundesive te saj qe femijet e saj te riten mir dhe te shkollohen.
Por prape se prap Janes nuk i mbushet kur boshlleku qe ajo ka per babane e vet qe se ka me.
Ajo esht nje vajze e ndrojtur, e ndjeshme dhe shum e dashur, por tani ju ka shtuar dhimbja shpirterore edhe me shum se kurr me par.
E jema e saj esht e semur rend nga veshkat te cilat aktualisht nuk i funksionojn me.
Jana sapo e mori vesh kete semundje te se jemes u be shum keq dhe ra pa ndjenja. Menjeher ate nate e cuan ne spital dhe mjeket than se nga tronditja e madhe qe kishte kaluar, i kishte ren para infrakt.
Nga nje shoqia ime tjeter, qe e ka mamin e saj mjeke , kam mar vesh se mamaja e Janes se ben dot me dializen sepse nuk e pranon me , shpetimi i vetem te bej transplantin e veshkave, gje te cilen ajo ndoshta se perballon pasi esht ne gjendje shum te rend.
Kjo eshte pak a shum historia e permbledhur e shoqes time Janes.
Do tju lutesha shum, te me ndihmonit me mendimet dhe sugjerimet tuaja se si un mundem ta ndihmoj moralisht Janen qe ta kaloje kete situate sa me lehte te jet e mundur.
Ju faleminderit te gjitheve.
Krijoni Kontakt