Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Myslimanët, debate pa frikë

    Nga Salman Hameed- “The Guardian”

    Imami i një xhamie në Londrën lindore, Dr.Usama Hasan, herët këtë vit ishte nën kërcënimin me vdekje për shkak të mbështetjes së tij për teorinë e evolucionit. Pavarësisht qëllimeve themelore, dhe që qartësisht ka shumë tensione në xhami, ne duhet në mënyrë kategorike të dënojmë taktikat e intimidimit dhe të shtypjes së opinioneve të ndryshme brenda komunitetit mysliman. Të gjithë ata që në Evropë i shohin myslimanët si një kërcënim të vlerave perëndimore, do ta shohin këtë episod si një miratim ë mëtejshëm të pikëpamjeve të tyre stereotipe për myslimanët. Ne duhet të kujdesemi, megjithatë, për të mos lejuar pozicione ekstreme në të dy anët, për të karakterizuar këtë çështje.

    Realiteti i sjelljes së myslimanëve për evolucionin është më shumë kompleks. Në këtë pikëpamje, myslimanët nuk janë të vetëm. Sipas një sondazhi në 2009, u zbulua se 60 për qind e të rriturve të rinj britanikë – të besimeve fetare të pavarura – besojnë në dezinjimin inteligjent për një shtrirje më të gjerë apo më të vogël. Por nuk ka një pozicion “zyrtar” të evolucionit Islam. Shumë në botën islame nuk e pranojnë evolucionin, ndërkohë që ka të tjerë që e pranojnë atë. Në vende si Pakistani, Irani dhe Turqia, koncepti fondamental i evolucionit është i përfshirë në tekstet shkollore të biologjisë në shkollat e mesme.

    Veç kësaj, në 2006, themelet e shkencës kombëtare nga disa vende me maxhoritet mysliman, nënshkruan një deklaratë nga Paneli Inter Akademik (IAP) që mbështet trashëgiminë e përbashkët dhe evolucionin e qenies njerëzore nga speciet prioritare. Thënë ndryshe, evolucioni njerëzor mund të vendosë një ndryshim të vështirë të besimeve të shumë njerëzve fetarë. Por një debat shumë serioz për këtë, ende duhet të zhvillohet në shumë komunitete myslimane. Për disa nga ata, koncepti i një evolucioni gabimisht është limituar në një teori të “monkey-to-man” dhe shpesh është e lidhur edhe me ateizmin. Ka të tjerë që asnjëherë nuk kanë menduar në mënyrë të vërtetë rreth kësaj çështjeje dhe janë më të shqetësuar me të, prapa aplikimeve praktike të ideve evolucionare për bioteknologjinë dhe biomedicinën.

    Dr. Hasan, që gjithashtu është një lektor në inxhinieri në Universitetin e Middlesex, ka vajtuar këtë ngërç të vërtetë të një angazhimi serioz në disa prej shkrimeve të tij më të fundit. Oponentët e tij në xhami, megjithatë, kanë mbërthyer disa nga komentet e tij jo për një dialog të hapur për këtë çështje, por më shumë për ta përdorur atë si një falje me kërkesën për ta përjashtuar. Nën një presion shumë intensiv, Dr.Hasan tërhoqi disa nga deklaratat e tij. Në mënyrë të veçantë ai tërhoqi pohimin se Adami kishte prindër.

    Polemika aktuale nuk është vetëm për evolucionin. Në vende si Pakistani dhe Egjipti, ne jemi duke parë një seri të ndryshme të reagimeve, në mënyrë të veçantë për evolucionin jo njerëzor. Në Evropë, megjithatë, si çështja e hijabit, refuzimi i evolucionit në rritje është duke u kthyer në një çështje identiteti dhe mund të shërbejë si një pikëshënues kulturor mes popullsisë me minoritet mysliman.

    Polemika si kjo lejojnë elemente ekstreme – të dyja ato që portretizojnë të gjithë myslimanët si një kërcënim për Evropën dhe ato që theksojnë se refuzimi i evolucionit është pozicioni i vetëm mysliman - që të piketojnë pretendimet e tyre në këtë çështje. Ne duhet t’i bëjmë ballë nxitjes për të vendosur pozicione të thjeshtëzuara që kujdesen për stereotipat dhe nxjerrin në shesh shumë pikëpamje me nuanca të ndryshme.

    Ka shumë shkencëtarë myslimanë, duke përfshirë edhe bilogjistët evolucionarë, që kanë qenë të aftë të koordinojnë në mënyrë të suksesshme evolucionin me besimin e tyre. Episodi i Dr.Hasan duhet të shihet brenda kontekstit të vet lokal, dhe ne duhet t’i rezistojmë joshjes për të përfituar një pozicion të përgjithshëm mysliman për evolucionin nga kjo polemikë. Në të njëjtën kohë, ne duhet të theksojmë rëndësinë e një dialogu të hapur dhe të insistojmë për një hapësirë të sigurt për diskutimet e çështjeve të ndryshme.

    GSH



    http://www.guardian.co.uk/world/2011...eats-evolution
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 11-04-2011 më 13:35
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Mua me duket e kunderta.
    Me ideologjike me duken evolucionistet sesa kreacionistet.
    Besimtaret nuk mund te pranojne dic qe eshte ne kundershtim me besimin e tyre dhe madje edhe me mendjen e tyre, sepse evolucioni ende mbetet nje teori e pafaktuar. Por per dallim nga evolucionistet keta nuk jane aq perjashtues te mendimeve ndryshe. Thjesht e shohin si nje teori qe ngerthen ne vete shume mangesi.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Mua me duket e kunderta.
    Me ideologjike me duken evolucionistet sesa kreacionistet.
    Besimtaret nuk mund te pranojne dic qe eshte ne kundershtim me besimin e tyre dhe madje edhe me mendjen e tyre, sepse evolucioni ende mbetet nje teori e pafaktuar. Por per dallim nga evolucionistet keta nuk jane aq perjashtues te mendimeve ndryshe. Thjesht e shohin si nje teori qe ngerthen ne vete shume mangesi.
    Cfare eshte evolucioni?

    TI NUK E DI ME SAKTESI, PSE HA MUTT DUKE E KRITIKUAR PA E DITUR SE C'ESHTE?

    Per temen:

    Islami eshte vete prova e evolucionit, pra ndryshimit te nje specie ne nje specie tjeter. Ne Islam thuhet se po hengre mish derri do behesh derr, pra evolucioni ka qene "vullnet i Al-ilahut".

    HANI MUTT TANI TE GJITHE JU MYSLIMANET!
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ketu ishte fjala per reagimet e fetarve te " paqes".
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ketu ishte fjala per reagimet e fetarve te " paqes".
    ...termi MYSLIMAN ne gjuhen shqipe nuk eshte korrekt i transkribuar......transkribimi shkollare behet sipas tingullimit ne origjinal....origjinali eshte ne gjuhen arabe........per derivatet e enverit sic duket ndash turkofobia ndash arabofobia shkaktojn "error" trurore.....pra, jo MYSLIMAN, por MUSLIMAN.....

    Nese perdoret termi "mysliman", atehere duhet ta kene te qarte "perdoruesit", se perdorin transkribim nga turqishtja.....

    hajt tungi......


    PS: sa per temen, ku ndeshet doktrina islame me ate te evolucionit ???......si nga pikepamja fetare, ashtu edhe nga ajo biollogjike, gjeneza e njerezise jane pak individa, qe shkenca deshmon nepermjet te gjenetikes....dmth. gjith njerezia ka nje parardhes te njejte.....mund te diskutohet pyetja, se, ata "parardhesit" a kane qene majmuna apo jo.......ka gjasa qe te mendohet keshtu, pasiqe shume njerez, edhe ne kete mes, kane veti majmuni.....
    albanish by nature

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •