Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131

    Xhamahirija ortodokse

    Nėse bėhet njė krahasim objektiv, atėherė shumė shpejt mund tė nxirret pėrfundimi se Sarajeva as pėr sė afėrmi nuk ėshtė e islamizuar, sa ėshtė pravosllavizuar Banja-Lluka. Me kėtė, nėse Teheranin e shohim nė dritėn e Republikės Islame tė Iranit, atėherė ėshtė afėr tė vėrtetės teza se Banja-Lluka Teheran, ndėrsa Republika Serbe si etnitet ortodoks ėshtė mė e ngjashme me Iranin islam sesa qė ėshtė Federata e Bosnjės.

    Nga Express mė 29 mars 2011 nė ora 10:46

    Makineria propagandistike serbe qė nga periudha e paraluftės e mė tej ka bėrė qė xhamia tė bėhet pjesė e frikės dhe miteve historike tė serbėve, e me kėtė edhe njė pikė, me tė cilėn haptazi u treguan synimet gjenocidale tė ideologjisė serbe nė Bosnjė, nė fillim tė viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar.

    Xhamia, nga kėndvėshtrimi i qytetarėve tė thjeshtė tė Republikės Serbe, sot ėshtė burim i tė gjitha tė kėqijave, ngase simbolizon mė tė keqen pėr ta.

    Nė kėtė bazė, pas manipulimeve tė tmerrshme mediale, ėshtė bėrė indoktrinimi i popullit serb, i cili ka duartrokitur, ėshtė pajtuar apo ka heshtur, pėrderisa janė djegur nė mėnyrė sistematike tė gjitha xhamitė nė Republikėn Serbe nga ana e strukturave policore dhe ushtarake.
    Me qindra, e disa thonė me mijėra xhami tė shkatėrruara, janė njė prej dėshmive pėr synimet gjenocidale, pėr shkatėrrimin e njė populli dhe besimit tė tij, me qėllim tė zhdukjes sė gjurmėve tė ekzistencės sė tij.

    Ėshtė vėshtirė tė pajtohesh me faktin se propaganda nuk ka pėrfunduar as sot e asaj dite. Ndoshta disa njerėz e mbėshtesin pa vetėdije urrejtjen dhe fashizmin, duke menduar se po mbrojnė kėshtu bashkėkombėsit e tyre.

    Por njė njeri, i cili e bėn kėtė me vetėdije, ėshtė presidenti aktual i Republikės Serbe. Krahasimi nga ana e tij i Sarajevės me Teheranin, me shpjegimin shtesė se nė Sarajevė ka mė shumė xhami se nė Teheran, nuk ka asnjė lidhje me statistikat, por ka pėr qėllim qė tė betonojnė jo-tolerancėn e serbėve ndaj besimit mysliman.
    Kjo deklaratė krijon bindjen e pėrgjithshme nė Republikėn Serbe se Sarajeva po largohet nga standardet qytetėruese dhe forcon bindjen propagandistike se Republika Serbe ėshtė sekulare, e qytetėruar, demokratike, evropiane, etj.

    Ka ca tė vėrteta nė thėnien se Sarajeva ėshtė e islamizuar. Megjithatė, opinioni i manipuluar nė Republikėn Serbe nuk po sheh, apo nuk po dėshiron tė sheh se shkalla e klerikizimit tė Republikės Serbe ėshtė shumėfish mė e lartė, tė mos themi gati njė proces i pėrfunduar.

    Nėse bėhet njė krahasim objektiv, atėherė shumė shpejtė mund tė nxirret pėrfundimi se Sarajeva as pėr sė afėrmi nuk ėshtė e islamizuar, sa ėshtė pravosllavizuar Banja-Lluka. Me kėtė, nėse Teheranin e shohim nė dritėn e Republikės Islame tė Iranit, atėherė ėshtė afėr tė vėrtetės teza se Banja-Lluka Teheran, ndėrsa Republika Serbe si etnitet ortodoks ėshtė mė e ngjashme me Iranin islam, se sa qė ėshtė federata e Bosnjės.
    Konstruksione tė kėtilla, tė cilat mbėshtetėn nga opinioni jo-kritik nė Republikėn Serbe, janė pasojė logjike e propagandės luftarake, rreth xhihadit islamik nė Bosnje, nė periudhėn nga viti 1992 deri nė vitin 1995.

    Gjatė luftės, Alija Izetbegovic ka parandaluar shkatėrrimin e dy kishave ortodokse nė mes tė Sarajevės. Ndėrsa nė rastin e xhamisė Ferhadija nė Banja-Llukė, autoritetet e qytetit kanė luajtur rol vendimtar nė shkatėrrimin e saj, gjė qė flet pėr njė xhihad ortodoks.

    Pra Republika Serbe ka udhėhequr njė kryqėzatė, me pasoja tė tmerrshme pėr pjesėtarėt e religjioneve tė tjera. Sot ky etnitet ėshtė aq teokrat, sa qė i ngjason shtetit teokrat, Iranit. Dhe me deklaratat e zyrtarėve tė vet, nė radhė tė parė tė Milorad Dodikut, fajėsohet tjetri, nė kėtė rast Sarajeva, e cila ėshtė shumė mė sekulare dhe mė demokratike se Republika Serbe.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    A do te bisedohet ndonjėherė edhe pėr ...?!

    Xheladin Fazliu
    Vargu i temave qė presin te shtjellohen e tė prezantohen pėr bisedime rri varur, dhe sikur thėrrasin imagjinatėn tone pėr tė thurur garniturėn e ndjenjave pėr kėtė temė.

    Nga ato ide dhe perceptime zgjodha kėtė temė, e cila sikur me obligon tė ofroj qasje nga kėndvėshtrimi im, jo vetėm pse tematika qė dua tė trajtoj ėshtė aktuale, por mendoj qė ėshtė edhe emergjente dhe njė fitim i madhe pėr popullin tonė nė pėrgjithėsi.

    Mbi 12 mijė tė vrarė e tė masakruar, shumica gra, pleq e fėmijė, qindra e mijėra gra tė dhunuara, mijėra njerėz tė zhdukur e tė burgosur, 120.000 shtėpi tė djegura e tė granatuara, ky ėshtė bilanci tragjik i njė politike shoviniste qė e udhėhoqi regjimi serb, i pėrkrahur fatkeqėsisht edhe nga popullata lokale serbe e Kosovės, e cila me ketė periudhė sikur nuk deshi tė dinte pėr tolerancė dhe fqinjėsi e vullnet tė mirė.

    Agresioni policor, ushtarak e paramilitar serb nė Kosovė nuk i rrezikoi vetėm jetėt e mbi dy milionė shqiptarėve, por ai shkaktoi rrėnimin, djegien dhe shkatėrrimin e njė numri tė madh tė objekteve kulturore dhe fetare. Agresoret serbė duke rrėnuar me vetėdije dhe me plan tėrė atė qė ishte ndėrtuar me shekuj nė truallin e Kosovės, trashėgimisė kulturore tė Kosovės i shkaktuan dėme tė pakompensueshme.

    Gjatė ekspeditės kriminale serbe nuk janė kursyer as objektet me vlera tė larta tė arkitekturės dhe qytetėrimit islam nė Kosovė, siē janė Xhamia e Hadumit nė Gjakovė, e ndėrtuar para 400 vjetėsh, Ēarshisė e Vjetėr dhe biblioteka e xhamisė e themeluar mė 1592/5, me qindra dorėshkrime tė vjetra orientale; Xhamia e Llapit e Prishtinės, e ndėrtuar mė 1470, selia e BIK-ut Prishtinė, e cila ėshtė djegur nga forcat serbe ditėn kur nė Prishtinė hynė forcat e NATO-s. Aty u dogj edhe arkivi i Bashkėsisė Islame dhe shumė dorėshkrime tė tjera me vlerė tė madhe. Nė qytetin e Pejės me rrethinė pothuajse janė djegur tė gjitha xhamitė, si Xhamia e Ēarshisė (1470), Xhamia e Kurshumlisė (1577), Xhamia e Defterdarit (1570), Hamami i Pejės si dhe Ēarshia e vjetėr. Shumica e kėtyre objekteve kanė qenė nė mbrojtjen e Institutit pėr mbrojtjen e monumenteve historike.

    Nuk ka dyshim se shkatėrrimi i objekteve historike dhe i veprave tė artit ka qenė pjesė e procesit tė gjenocidit serb.

    Kėshtu, kur njė popull bėhet objekt i sulmeve brutale pėr shkak tė pėrkatėsisė kombėtare, kulturore dhe fetare, synimi nuk ėshtė vetėm shkatėrrimi i vetė popullit, me vrarje, masakra dhe me dėbim nga vendbanimet e tyre, por edhe shkatėrrimi i objekteve qė dėshmojnė se ata kanė jetuar nė atė vend.

    Veprat e kulturės shpirtėrore dhe e qytetėrimit shqiptar nė Kosovė argumentojnė historinė e tyre tė lashtė nė Kosovė dhe nė Evropė.
    Ky vend dhe ky popull, Kosova dhe shqiptarėt, me kulturėn e tyre shpirtėrore e materiale, me sė miri kanė treguar pėrkatėsinė e tyre autoktone kombėtare e fetare nė kėto treva. Pėr kėtė arsye armiku bėri ēmos qė shqiptarėve t’ua ndėrpresė tėrė atė qė i lidhė ata dhe dėshmon pėr tė kaluarėn e tyre.

    Prej 560 xhamive sa kishte gjithsej para lufte nė Kosovė, 218 u dogjėn, u shkatėrruan e u demoluan. U dogjėn e u shkatėrruan nga themeli 4 medrese tė vjetra, ndėrsa u demolua nė tėrėsi objekti i ri i Medresesė “Alauddin“ nė Prishtinė, u dogjėn tre teqe, njė hamam, 75 dyqane pronė vakėfnore, u dogjėn e u shkatėrruan 302 shtėpi tė imamėve. Nga dora vrastare serbe u vranė 16 imamė, 1 punėtorė administrativ i BIK-ut dhe 14 nxėnės e ish-nxėnės tė Medresesė “Alauddin” nė Prishtinė.

    U shkatėrruan 86 minare, 117 mihrabe, 120 hytbe, 114 kupola, mbi 560 arabeska origjinale e autoktone tė artistėve shqiptarė, madje disa tė vjetra edhe me shekuj, mbi 12 mijė dorėshkrime dhe mus΄hafė tė djegur, zhdukja e materialeve dhe lėndėve tė vjetra arkivore qė ruheshin nė Arkivin e BIK-ut, numri i tė cilėve arrinte ne mijėra. Kjo pėrbėn njė humbje tė madhe jo vetėm pėr tė kaluarėn tonė kulturore, fetare e historike, po edhe pėr mbarė kulturėn dhe qytetėrimin botėror.

    Qeveria e Beogradit, nė bazė tė konventave ndėrkombėtare, ėshtė e obliguar tė paguaj dėmshpėrblimet morale dhe materiale ndaj popullit tė Kosovės, sepse ajo kishte bėrė agresion ndaj njė vendi tė pambrojtur dhe popullatės civile.

    A nuk duhet tė kėrkojmė llogari nga Qeveria Serbe pėr tė gjitha tė kėqijat qė na ka shkaktuar?

    Na duhet njė vizion dhe strategji e duhur. Qeverinė e Beogradit, pavarėsisht se kush ėshtė nė pushtet, duhet ta mbajmė nė shėnjestėr si shtet kriminal e gjenocidial dhe kontaktet me tė duhet tė bėhen vetėm atėherė kur Beogradi tė kėrkojė falje dhe ta kryej domėshpėrblimin, pėr krimet qė ka bėrė nė llogari tė popullit tė Kosovės, dhe thesarit tė saj fetar dhe kulturor.

    Tė mos harrohet ajo ēka ka ndodhur!
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Kisha greke, kundėr letėrnjoftimeve me numėr 666

    Kisha Ortodokse Greke (KOG) kėrkoi nga qeveria e atjeshme qė numri 666, i cili nė traditėn e krishtere paraqet simbolin e antikrishtit, tė mos shfaqet nė letėrnjoftime biometrike greke. Pėrgjigja e institucioneve greke ishte pozitive.

    "Kisha ka pėr detyrė qė tė ruaj integritetin e religjionit, andaj numri 666 nuk duhet qė, as nė formė tė dukshme e as tė padukshme, tė shfaqet nėpėr letėrnjoftime”, thuhet nė kumtesėn e Sinodit tė Shenjtė pas takimit tė ekspertėve kanunor, pėrfaqėsuesve juridik, specialistėve kompjuterik dhe zyrtarėve tė shtetit.

    Nė kumtesė thuhet edhe ajo se anėtarėt e qeverisė greke u pajtuan me vėrejtjet e pėrfaqėsuesve tė kishės, duke deklaruar se ato do tė merren parasysh.

    KOG, e cila nuk ėshtė e ndarė nga shteti, kundėrshtoi edhe hyrjen e Greqisė nė Zonėn Schengen, vendosjen e barkodeve nė mallra dhe kontrollin kufitar kompjuterik ku pėrdoret numri 666.

    Nė kohėn e qeverisė socialiste nė Greqi ėshtė hequr cekja e pėrkatėsisė fetare nė dokumentet personale, tė cilėn gjė kisha po ashtu e ka kundėrshtuar. Asokohe, pakicat fetare nė vend, si ēifutėt apo katolikėt, pohonin se cekja e religjionit nė dokumente personale mund tė nxis njė diskriminim mė tė madh tė tyre.

    Edhe pse e kritikuar shpesh nga qarqet liberale, shkaku i predikimit primitiv dhe besėtytė, KOG edhe mėtej i mbetet besnike besimit se numri 666, i cili pėrmendet nė Librin qė, siē besohet, u shkrua nė shekullin e parė nga apostulli Gjon.

    Pėrndryshe, letėrnjoftimet e reja biometrike greke duhet tė shtypen deri nė fillim tė vitit 2011.

    ===

    Foto nga protesta e ogranizuar se fundmi kunder futjes se numrit 666 ne cfardo menyre te mundshme ( nje pyetje e imja, cka ndodh kur shpallet ndonje konkurs dhe ke fatin te ndodhesh i 666-ti ne ate list ?)



    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    ja per zotin ma ke perzije me Banja LLuke, e me Irane, e me Greqi, e sarajev, qe dreqi nuk i bije ne fije e lej ma njeri!kurre nuk munde te bije ne fije se qka ke dashte te thuashe ne kete teme !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga dardaniAU Lexo Postimin
    ja per zotin ma ke perzije me Banja LLuke, e me Irane, e me Greqi, e sarajev, qe dreqi nuk i bije ne fije e lej ma njeri!kurre nuk munde te bije ne fije se qka ke dashte te thuashe ne kete teme !
    Gjitha jan te lidhura mes vete , serbet akuzojn muslimanet per ekstremizem , ndersa e verteta po thot , se Alija Izetbegovic ka ndaluar shkaterrimin e kishave , ndersa pushteti serb nen ndikimin e kishes ka shkatrru xhamite ne Bosnje dhe Kosove.

    Shembulli i Greqise esht per ndikimin qe ka kisha edhe per gjera te pakuptimta , arrijn ta bindin qeverine se ne leternjoftim duhet patur kujdes mos te ket tre numra 6 nje pas nje, 666, se esht anti-krishtere.

    Pse pra i quajn muslimanet ekstremist kur protestojn kunder djegies se Kuranit ose karikatuave ofenduese , ndersa vet protestojn per gjera banale.

    ===

    Por ne disa raste kisha ortodokse esht me tolerante sesa besimtaret katolik psh.

    Kisha ortodokse ruse dėnon ndalimin e minareve nė Zvicėr
    http://albanian.irib.ir/lajme/politi...AB-zvic%C3%ABr
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Gjitha jan te lidhura mes vete , serbet akuzojn muslimanet per ekstremizem , ndersa e verteta po thot , se Alija Izetbegovic ka ndaluar shkaterrimin e kishave , ndersa pushteti serb nen ndikimin e kishes ka shkatrru xhamite ne Bosnje dhe Kosove.
    ]
    Ore ti kujton se vetem serbet akuazojn muslimanet per ekstremista ?!

    Nuk e shikon qe shumica shqiptare po ndan te njetin mendim ?!

    E keqia me e madhe qe i ka ndodhur shqiperise , edhe qe per shkak te saj po vuajme akoma pasojat , ka qene konvertimi me force i nje pjese te shqiptareve ne musliman . Kjo nga beri delen e zese ne europe .

    E di qe nuk do ta pranosh , po te pakten me vjen mire qe shumica shqiptare ( te pakten e shqiperise ) as qe do t ju shikoj me sy .

    Te jesh i sigurt qe shqiptaret po e shikojne islamin si nje fe te prapambetur e imponuar nga Tuko-mongolet . Sidomos brezi i ri .

  7. #7
    Renea, 666 nuk e ka kuptimin anti kristjan por
    antikrisht sikunder mund te themi djalli o satanai..., pra shikoje mire se greket mesa ke thene me lart (pasi une s'di asgje dhe as me duhet fare se ē'fare bejne ata ), nuk kane bere " protesta kunder numrit antikristjan por atij numri qe i shoqerohet (simbolizon ) antikrishtin o ate qe i kundervihet Zotit, pra ky eshte kuptimi, nese ka ndonje kuptim.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Ehhh po t'i kuptonte dikush sikur une keto gjera ndryshe do ishin punet !!!


  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga muslim_ks Lexo Postimin
    Ehhh po t'i kuptonte dikush sikur une keto gjera ndryshe do ishin punet !!!


    kjo e fundit sikur ėshtė e pėrmbysur, 9. dmth 669

    po varja, ashtu ta kanė thėnė lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-03-2011
    Postime
    174



    Nje fundamentalist kristian, gjat protestave te partis socialiste, foto e botuar ne gazeta sot.


    No comment, duket sikur i dalur nga mali ky malok !

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •