Në manastirin ortodoks serb të Sokolicës në Mitrovicë është thyer një stereotip, duke i bërë murgeshat që të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të bisedojnë me fshatarët myslimanë të cilët vijnë për t’u lutur tek statuja e Shën Mërisë.
Myslimanët nga mbarë Kosova vizitojnë manastirin e Sokolicës, sepse besojnë që skulptura e shekullit të 14-të e Zonjës së Bekuar, mund të kurojë fëmijët shurdh-memec dhe të ndihmojnë çiftet pa fëmijë të mbesin shtatzënë.
“Kur ata pyesin se si të luten, ne u tregojmë atyre që të luten në gjuhën e tyre dhe në mënyrën që janë mësuar. Ne i lejojmë të luten në “Allahun” e tyre, sikurse ne në “Zotin” tonë”, ka thënë për AFP-në, kreu 67-vjeçar i manastirit, Mati Makarija.
Manastiri është i vendosur në malet në të dal të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, ku marrëdhëniet midis të krishterëve ortodoksë serbë dhe shqiptarë myslimanë janë të tensionuara.
Sokolica kufizohet me fshatin Boletin ku jetojnë myslimanët, dhe të cilit janë vizitorë të rregullt.
“Dera jonë është e hapur për ata. Në qoftë se ata mendojnë që skulptura jonë e shenjtë mund t’i ndihmojë ata, atëherë janë të mirëseardhur”, ka shtuar Makarija.
Si pjesë e përpjekjeve për të mirëpritur të gjitha besimet, Makarija ka udhëzuar murgeshat e saj për të mësuar gjuhën shqipe.
“Folja e gjuhëve të njëri-tjetrit është një domosdoshmëri”, ka thënë ai, ndërkohë ka shtuar se “unë nuk dua që me fqinjët tanë shqiptarë të flasim anglisht, por në gjuhën shqipe”.
“Unë jam duke kërkuar tekste shkollore shqip. Mund të jem shumë i vjetër për ta mësuar tashmë shqipen, por murgeshat e mia kanë për të mësuar gjuhën shqipe”, ka insistuar Makarija, i cili flet anglisht, gjermanisht dhe greqisht.
Mustafë Kelmendi 67 vjeç ka thënë se Makarija ia kishte shpëtuar djalin e tij Basri nga paramilitarët serbë, dy herë.
“Lufta solli kaos … Mirëpo ai nuk i ka lejuar forcat serbe të qëndrojnë në manastir”, ka thënë Mustafa për AFP.
Kelmendi është një vizitor i rregullt në manastirin e restauruar të Sokolicës, i ndërtuar në Mesjetë, zbukuruar me pllaka guri të prera me kujdes dhe konsiderohet si një nga pikat kryesore të arkitekturës mesjetare ortodokse në Kosovë.
Burimi:
http://www.gazetatema.net/web/?p=16785
Krijoni Kontakt