Nga Fieri, Lindita Ēela
Shtėpinė e Faik Myrtajt e kanė mbuluar ferrat. Njė tufė telash me gjėmba pengojnė rrugėn pėr nė banesėn qė ka nisur tė rrėnohet. Shumica e banorėve tė fshatit Kreshpan nuk dinė ku kanė shkuar. Tė vetmit qė kanė mbetur nė fshat janė Faiku i vrarė nė 21 janar dhe djali i tij Bardhoshi i vetėvrarė disa muaj mė pas. Dheu mbi shpinė u rėndon derisa drejtėsia tė thotė se kush dhe pse i vrau. Janė krah pėr krah, nė varrezat nė hyrje tė fshatit. I biri i Faikut, Renatoja me tė shoqen dhe nėna e tij, gruaja e tė ndjerit Faik, Mamudeja, jetojnė tashmė diku nė lagjet e zhurmshme tė Fierit. Ikėn nga Kreshpani pas vdekjes sė Bardhoshit 22 vjeēar.
Nė Fier, nė hyrje tė lagjes Kastriot, sapo pyesim, na adresojnė fill tek banesa ku takojmė Renaton dhe bashkėshorten e tij. Njė shtėpi e vogėl dhomė e guzhinė, ku ata jetojnė me qera prej 9 muajsh. Nėnė Mamudeja shpreson qė dashuria e Renatos do tė triumfojė mbi dhimbjen dhe shtėpia e vogėl do mbushet me tė qara e tė qeshura fėmijėsh qė do tė ngashėrejnė zemrėn e saj. Por 26 vjeēari Renato sheh ashpėr: Mė thoshte shpesh qė pėr gjakun e babit do tė merrte hak, por kurrė nuk mendoja se i pari qė do tė vdiste, pas babit, do tė ishte Bardhi thotė Renato, do pres qė gjykata tė thotė fjalėn e saj, pastaj di unė si do tė veprojė. E ėma, Mamudeja, shpėrthen ndėrkohė nė tė qara. Shtėpia ėshtė e mbushur me fotot e Faikut dhe tė Bardhoshit. Mamude Myrtaj thotė se nuk vdes pa u bėrė drejtėsi pėr vrasjet qė i shkretuan shtėpinė.
Nėnė Mamude, ju jeni vendosur tashmė nė Fier. Vendosėt kėshtu pėr njė jetė mė tė mirė apo jeta nė Kreshpan ishte bėrė e pamundur pėr ju?
E ku mund tė ketė njė jetė mė tė mirė pėr mua (qan) U rrėnua e tėrė shtėpia. Mė vranė Faikun. Mė vranė dhe Bardhin. Ku ka mė jetė pėr mua? (qan). Ishte e pamundur tė jetonim nė Kreshpan pas ngjarjes sė Bardhit. Kurrė nuk e mendoj unė se im bir vrau veten, kurrė Erdhėm kėtu qė 8sė paku do tė jemi mė tė qetė nga njerėzit. Po kurrė nuk mund tė ketė qetėsi dhe siguri pėr ne. Pata dy djem e tashmė mė ka mbetur njė. Pata njė burrė dhe ma vranė nė mes tė ditės.. Dhe na kėrcėnojnė, e nuk na lenė tė qetė
Kush ju ka kėrcėnuar? Ju kanė kėrcėnuar qė tė mos flisni pėr hakmarrje, pėr drejtėsi?
Nuk e dimė se kush dhe pėrse e bėjnė. Ka ndodhur disa herė, aq sa unė sot nuk mbaj mė telefon. Ato telefonatat na kanė nisur nė muajin qershor dhe kanė zgjatur rreth dy muaj. Na merrnin dhe na thoshin tė mos flisnim nėpėr media e nėpėr njerėz. Na kėrcėnonin se do ta pėsonim, tė mos flisnim shumė, se po flitni shumė na thoshin. Ishin telefonata tė panjohura kur herė dilte zė burri dhe herė gruaje. I dėgjoja dhe veē qaja. Ne askujt deri mė tani nuk i kemi rėnė nė qafė. Kemi parė hallin tonė. Nuk shkoi Faiku nė protestė pėr dhunė. Nuk kishte Faiku asgjė nė duar pėr dhunė (qan)
Keni bėrė denoncim nė polici pėr kėto telefonata?
Te kush polici? Te kush? Kėta mė vranė burrin, djalin. Si mund tė besoj unė tek kėta?Kushe vrau Faikun?Kushme vrau djalin? Si mund ta besoj unė se djali vrau veten? Nuk e besoj unė kėtė. Sa tė jem gjallė, nuk mund ta besoj.. Nuk kishte arsye djali qė tė vriste veten. E kanė vrarė djalin, jam e sigurt unė. Tretet nė dhe djali. Nuk duan as tė flasim.. Nuk mbaj mė telefon unė. I them dhe Renatos, bir tė lutem tė jesh shumė i kujdesshėm nė ēdo hap qė hedh. Se atė kam dritė tė syve, ka mbetur e vetmja shpresė jete pėr mua djali. Ja kjo ėshtė jeta qė bėjmė qė mė pyete..
Po mbushet njė vit nga ngjarja e 21 janarit. Si i shikoni ju hapat qė ka bėrė shteti pėr tė vėnė drejtėsi njė vit pas vrasjeve?
Pėr ne autori ėshtė i ditur. Askush nuk mund tė qėllojė mbi njerėz pa njė urdhėr. Ka njė kryeministėr atje qė drejton e urdhėron edhe pėr njė punė tė rėndomtė, qė vendos pėr gjithēka, e jo mė pėr tė qėlluar mbi njerėz Sa tė jetė Saliu nė qeveri sigurisht qė unė nuk pres qė tė mė thonė tė vėrtetėn se kush ma vrau Faikun dhe kush urdhėroi vrasjen e tij. Por sa tė jemi gjallė, nuk e harrojmė ne gjakun e djalit dhe Faikut. Deri nė grahmat e fundit tė jetės. Kam nė shtėpi dy varre tė hapura
Mė 21 janar do ketė njė protest homazh pėrballė kryeministrisė, a do tė merrni pjesė?
Sigurisht qė po. Ēmund tė mė bėjnė mė shumė se sa mė kanė bėrė
Shekulli
Krijoni Kontakt