Triumfi i ardhshėm i Islamit

“Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė." (Al Imran, 139)


Mos u ligėshtoni o myslimanė dhe mos i humbni shpresat! Zoti do tė na marrė nė mbrojtje dhe do tė na mbėshtesė, ashtu siē ka bėrė me gjyshėrit dhe paraardhėsit tanė. A nuk u kujtohen si kanė qenė tė parėt tanė para islamit dhe si ndryshuan pas tij? Nga barinj devesh, ata u shndėrruan nė udhėheqės dhe liderė botėrorė, nga idhujtarė e fallxhorė, ata u shndėrruan nė emancipues dhe reformatorė tė botės, duke pėrcjellė tek mbarė njerėzimi pishtarėt e dritės dhe drejtėsinė hyjnore. Mos u ligėshtoni! Sekreti i rilindjes tonė, triumfit, dinjitetit dhe krenarisė qėndron tek Kurani fisnik, i cili e ruan freskinė e tij nė zemrat e fėmijėve dhe shpirtrat e tė moshuarve tanė. Jeta do tė vlojė sėrish nė damarėt tanė, pėr njė lavdi dhe fitore tė re. Mos u ligėshtoni, pasi Ai qė na solli shpalljen hyjnore gjatė agimit muhamedan, ėshtė i aftė tė na zgjojė nga gjumi qė na ka kapluar sėrish. Tė parėt tanė para islamit, ishin kapur pas bishtave tė deleve, ushqeheshin me ngordhėsira, besonin tek yjet, plaēkitnin karvanėt, u bėnin atentate vlerave, thernin virtytet, bėnin jetė primitive, jetonin nė injorancė, betoheshin nė idhuj, nuk shkonin mirė me farefisin, shkelnin besėn dhe nuk mbanin fjalėn. Por pasi pranuan islamin, ndryshoi gjithēka nė jetėn e tyre. Zemrat e tyre u shndėrruan nė burim udhėzimi, gjuhėt nė foltore dijesh, pendėt nė mesazhierė informacioni, fjalėt nė kėndim Kurani dhe dhikėr Zoti. Kur merrnin abdes pėr tu falur, u hapeshin portat e xhenetit. Kur faleshin nė namaz, edhe malet dukeshin tė pėrhumbur dhe tė mallėngjyer. Sexhdeja e tyre pėrulte tiranėt mė tė madhej tė tokės. Kur i hynin njė lufte, mbėshtetės dhe pėrkrahės kishin vetė melekėt. Kur luteshin me sytė e pėrlotur, u vinin tė nėnshtruara kėshtjellat e politeizmit, fortesat e tė ligės dhe bunkerėt e tė diktaturave. Kur madhėronin Zotin, tronditnin kalatė e perandorėve. Kur ngritėn lart flamurin e “La ilahe il-lallah”, toka u uroi mirėseardhjen, qielli u bėri hije, deti i pėrshėndeti dhe lumi i duartrokiti. Kėshtu ēliruan vendet dhe nata iu bė ditė. Kur Bilali thirri ezanin e tij, i gjithė universi u pėrhumb, kur Ebu Musa kėndoi Kuran, errėsira u daravit, kur Ebu Hurejre transmetoi hadithin i gjithė universi mbajti veshin, kur Umeri udhėhoqi Kalifatin, tė gjithė tiranėt ulėn kokat, kur Haldi ibnul Velidi kapi shpatėn, zhduku tė kotėn dhe tė ligėn.

Mos u ligėshtoni o myslimanė! Mos u ligėshtoni, pasi ne i pėrkasim fesė mė tė ndjekur, kemi tokat dhe pasuritė mė tė mėdha. Nė ēdo qoshe tė tokės do tė gjesh njė mysliman qė pėrmend Zotin e tij, ēdo xhami zien nga besimtarėt duke u falur, nė ēdo minber gjendet njė predikues monoteist duke ligjėruar, nė ēdo vend gjendet njė ftues duke kėshilluar, nė ēdo qytet gjendet njė xhami, nė ēdo fshat njė namazli, nė ēdo shtet njė qendėr islame dhe nuk ka male, kodra e lugina qė nuk dėgjojnė thirrjen:”Zoti ėshtė mė i madhi.”

O myslimanė! Ne jemi ligėshtuar, por nuk kemi vdekur, jemi sėmurur por nuk jemi shuar, jemi thyer por nuk jemi dorėzuar. Ne kemi dhėnė shenja jete, e kemi mbjellė farėn e sfidės dhe elementin e jetės. Ne e kemi tė ndezur shpirtin e revolucionit dhe tė sakrificės. Ne jemi ithtarėt e mesazhit tė pavdekshėm, tė kauzės sė drejtė, tė projektit hyjnor dhe civilizues. Nėse nuk do u zinim sytė, bota nuk do tė merrej me ne. Nėse nuk ndihet lėvizja jonė, nuk do na frikėsohej dashakeqi. Ne nuk jemi njė racė etnike, as njė parti nacionaliste, as ideologji tokėsore, as grupacion politik, por jemi njė umet madhėshtor i cili mbart njė mesazh tė fisėm dhe parime tė drejta. Ne jemi arabė dhe jo arabė, tė bardhė dhe tė zinj, tė ditur dhe tė paarsimuar, tė pasur dhe tė varfėr. Ne jemi ndėrgjegjja e botės, hijeshia e jetės sė kėsaj bote dhe shpresa e popujve tė persekutuar. Ne jemi njė shoqatė bamirėse e madhe, ne jemi organizatė ndėrkombėtare e shtrirė nė tė katėr anėt, ne jemi piskama e shpėtimit nė ndėrgjegjen e humbur, ne jemi buzėqeshja e shpresės nė buzėt e ēdo shekulli, ne jemi njė shkėndijė e shkėputur nga nuri i Zotit nė botėn e errėsirės. E gjitha kjo, sepse ne ishim fetarė kur tė gjithė u bėnė ateistė, ne besuam kur tė gjithė pėrgėnjeshtruan. Ne bėjmė gjynahe, por pendohemi, rrėshqasim por kėrkojmė falje. Nėse rrėzohemi na ngre Zoti, nėse thyhemi na ndihmon Zoti, nėse s’kemi gjė nė duar, na e lehtėson Zoti. Kėshtu, ne jemi me Zotin, pėr Zotin dhe jemi nisur drejt Zotit. Ne ndihmi mirė dhe tė lumtur kur e ndjejmė prezencėn e Zotit, i besojmė Atij fuqishėm, i jemi mbėshtetur dhe me emrin e Tij ecim para. Ne jemi umeti i fundit, pasi me ne u mbyllėn mesazhet hyjnore. Ne jemi umeti i tė mesmes sė artė, pasi korrigjuam metodologjitė. Ne jemi umeti i dėshmisė, qė thotė fjalėn e fundit. Ne jemi umeti i xhihadit qė shkel me kėmbė tė keqen. Ne jemi umeti qė na ka sprovuar Zoti dhe me ne ka sprovuar tė tjerėt. Ne jemi umeti i natyrės sė pastėr, i kibles, fesė dhe sunetit, ku natyra e pastėr ėshtė monoteizmi, kibleja ėshtė Meka, feja ėshtė Islami dhe suneti ndjekja e tė pagabueshmit, profetit Muhamed a.s. Ne jemi ithtarėt e dy kibleve, dy besave, dy hixhreteve dhe dy epopeve. Dy kiblet, janė Qabja dhe xhamia Aksa, dy besėt janė ajo e Akabesė dhe ajo nėn pemė (ku u dha besa pėr jetė a vdekje), dy hixhretet janė ai nė Abisini dhe ai drejt Medines, dy epopetė janė ajo e misionit hyjnor dhe rilindjes.

Ne vdesim, por Zoti ynė mbetet i Gjallė, ne shuhemi, por Kurani mbetet i pėrjetshėm, ne lėvizim, por tradita profetike mbetet.

“Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė." (Al Imran, 139)




N J E B O T N J E P O P U L L