Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 196
  1. #111
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Te vertetat e panjohura te Sigurimit te Shtetit
    Nga Kastriot Myftaraj

    Shqipėria ėshtė i vetmi nga vendet ish-komuniste ku nuk ėshtė shkruar njė libėr qė tė tregojė historinė e Sigurimit tė Shtetit dhe ta analizojė veprimtarinė e tij. Policia sekrete e kohės sė komunizmit vazhdon ende ta ruajė me sukses sekretin e punėve tė veta, edhe 14 vite pasi supozohet se ėshtė shpėrbėrė. Kjo nuk ėshtė njė gjė e rastit, madje ėshtė njė provė e fuqisė qė ka pasur Sigurimi i Shtetit mbi shoqėrinė shqiptare. Sigurimi i Shtetit shqiptar ka qenė me siguri policia mė sekrete nė historinė e policive sekrete tė shekullit XX, pasi ajo qe aq sekrete saqė nuk ekzistonte as njė ligj pėr krijimin, organizimin dhe funksionim e saj. Sigurimi i Shtetit vepronte vetėm mbi bazėn e njė platforme tė Komitetit Qendror tė PPSH. Por Komiteti Qendror, nga pikėpamja formale, nuk ka pasur fuqi legjislative. Atė e kishte vetėm Kuvendi Popullor.

    Enver Hoxha dhe PKSH, qė me krijimin e saj nė 1941 kopjoi modelin komunist jugosllav. Enver Hoxha dhe PKSH e kopjuan me besnikėri blueprint-in e Titos nė ndėrtimin e strukturave tė pushtetit komunist qė gjatė luftės nė mbledhjet e Pezės, Labinotit, Helmėsit, Pėrmetit dhe Beratit, tė sjellė nga emisarėt jugosllavė Miladin Popoviq, Dushan Mugosha dhe Velimir Stoiniq.

    Por, nė njė mėnyrė sa tė cuditshme aq edhe domethėnėse ky imitim i komunistėve shqiptarė, deri nė vitin 1946, ka njė anomali nė fushėn e shėrbimeve sekrete dhe kjo jo nė sensing se komunistėt shqiptarė kanė zhvilluar njė model tė ndryshėm nga ai jugosllav, por se e kanė vėnė veten nėn juridiksionin e strukturave respektive jugosllave. Kjo pėrbėnte njė devijim nga modeli jugosllav, pasi nė Jugosllavi, qė nė vitin 1941 lidershipi komunist partizan krijoi dy struktura inteligjence:

    1) Sherbimin e Zbulimit tė Ushtrisė Popullore Clirimtare dhe Forcave Partizane (NOV dhe PO), sipas direktivės tė dhėnė nga komandanti supreme Josip Broz Tito. Sherbimi i Zbulimit kishte dy seksione, Seksionin e Informacionit dhe Seksionin e Kundėrspiunazhit.

    2)Sherbimi i Sigurimit

    Sipas versionit zyrtar tė historiografisė komuniste, shėrbimi sekret komunist shqiptar u krijua nga Komiteti Qendror i PPSH nė vitin 1943. Si datė e krijimit tė Sigurimit tė Shtetit mbahet 20 marsi vitit 1943, kur me vendim tė KQ tė PKSH u krijua Sherbimi Qendror i Informacionit. Nė 30 prill 1943, Komiteti Qendror PKSH u dha komiteteve qarkore njė urdhėr pėr krijimin e seksioneve tė Shėrbimit tė Informacionit. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet se kjo strukturė e krijuar nga lidershipi komunist partizan shqiptar i korrespondonte vec njė seksioni tė Shėrbimit tė Zbulimit tė strukturave partizane jugosllave, saktėsisht Seksionit tė Informacionit. Nė Shqipėri nuk u krijua nė kėtė kohė as Shėrbimi i Zbulimit dhe as Sherbimi i Sigurimit. Pse? I vetmi shpjegim ėshtė se Enver Hoxha dhe lidershipi komunist nė kėtė kohė e vunė Shqipėrinė nėn juridiksionin e agjensive tė inteligjencės komuniste jugosllave. Sherbimi i Informacionit partisan shqiptar funksiononte si njė pjesė e njė departamenti tė Shėrbimit tė Zbulimit Jugosllav, saktėsisht e Seksionit tė Informacionit.

    Nė prill 1943, me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare dhe Forcave Partizane Jugosllave (NOV dhe POJ), u krijua Komisioni pėr tė luftuar “kolonėn e pestė” dhe “terrorizmin”. Porn ė Shqipėri nuk u krijua njė homolog i tij gjė qė nuk ka njė shpjegim tjetėr vec atij se kjo strukturė jugosllave e kishte dhe Shqipėrinė nėn juridiksionin e vet.

    Nė shtator 1943, strukturat komuniste jugosllave tė inteligjencės u riorganizuan dhe si rezultat u krijua Seksioni pėr Sigurimin e Popullit (OZN). Kjo qe policia sekrete e bėrthamės sė pushtetit komunist qė Titoja pati ngritur qė gjatė luftės. Policia sekrete qė ngriti Tito gjatė luftės quhej “Sigurimi Popullit” dhe kjo qe e kuptueshme pasi shteti nuk qe ende nė duart e komunistėve. Pas sesionit tė dytė tė AVNOJ-t nė nėntor 1943, nė varėsi tė OZN kaluan tė gjitha agjencitė e zbulimit dhe kundėrzbulimit tė ushtrisė partizane jugosllave. Asgjė e ngjashme me OZN nuk u krijua nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit 1943, cka nuk ka tjetėr shpjegim vec atij se territory shqiptar konceptohej tė qe nėn juridiksionin e OZN.

    Nė 13 maj 1944, saktėsisht 11 ditė para se Enver Hoxha dhe PKSH tė organizonin Kongresin e Pėrmetit sipas modelit jugosllav, Titoja e shndrroi OZN nė OZNA, domethėnė Departamenti pėr Sigurimin e Popullit. Kjo qe njė strukturė e krijuar sipas modelit tė policisė sekrete sovjetike mbi principe ushtarake dhe ku qenė bashkė zbulimi dhe kundėrzbulimi. OZNA kishte kėtė juridiksion: punėn zbuluese politike ofensive kundrejt vendeve tė huaja dhe territoreve tė pushtuara, mbrojtjen kundėrzbuluese tė territoreve tė kontrolluara nga forcat partizane, luftėn kundėr “armikut tė brendshėm”. E megjithatė, nė Kongresin e Pėrmetit, pak ditė mė vonė, Enver Hoxha dhe PKSH, kopjuan tė gjitha krijimet e reja tė komunistėve nė sferėn e pushtetit, me pėrjshtim tė shėrbimit sekret. Asgjė e ngjashme nuk u krijua nė Shqipėri. Pse?

    Kjo pyetje ka vetėm njė pėrgjigje. Enver Hoxha dhe PKSH me vetėdije nuk e krijuan njė shėrbim sekret (“Sigurimi Popullit”), sepse pėrsa pėrket sferės qė mbulonte shėrbimi sekret, Shqipėria komuniste qė po ndėrtonte Enver Hoxha dhe PKSH mbulohej nga shėrbimi sekret jugosllav, OZNA. Kėshtu e patėn gjetur mė konvenuese jugosllavėt. Shefi i parė i OZNA-s nė Shqipėri ka qenė Dushan Mugosha, ish- dėrguari i PKJ nė Shqipėri qė nga viti 1941, i cili pas luftės u bė gjeneral UDB-s.

    Kur komunistėt shqiptarė morėn pushtetin nė nėntor 1944, ata ende nuk patėn krijuar njė shėrbim sekret dhe vazhduan mos ta krijonė ende dhe pėr mjaft kohė.

    Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit (DMB) forcė speciale e OZNA-s

    Historiografia komuniste ėshtė pėrpjekur ta mbulojė kėtė tė vėrtetė lakuriqe skandaloze me njė gjethe fiku, duke thėnė se Sigurimi i Shtetit nė vitet 1944-46 vepronte pas emėrtimit “Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit” (DMB), njohur ndryshe si forcat e ndjekjes. Por, kjo strukturė nuk qe njė shėrbim sekret, por qe vetėm njė forcė e armatosur speciale qė kryente operacione pėr asgjesimin e kundėrshtarėve politikė tė regjimit. Ajo kishte nė varėsi Divizionin e Mbrojtjes sė Popullit, tė pėrbėrė prej 5000 vetėsh, cili qe krijuar sipas modelit sovjetik, qė e kopjuan dhe jugosllavėt, qė pranė policisė sekrete (atėhere NKGB) tė atashoheshin forca speciale operative tė armatosura, nė mėnyrė qė shėrbimi sekret tė mbulonte me forcat e veta dhe sferėn inteligjente dhe atė ushtarake tė operacioneve. Ėshtė e qartė se DMB qe forcė speciale ushtarake e njė shėrbimi sekret, por ku qe dhe kush qe shėrbimi sekret shqiptar? Shėrbim sekret shqiptar nuk kishte nė atė kohė. Shqipėria mbulohej nga OZNA dhe DMB qe njė forcė speciale nė varėsi tė OZNA-s. Si i pari Drejtor Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit ka qenė Koci Xoxe, cili nė atė kohė qe nr. 2 nė PKSH pas Enver Hoxhės. Zėvendėsdrejtor DMB qe Nesti Kerenxhi, cili mė pas do tė bėhej zėvendėsministėr Punėve tė Brendshme.

    Nė kėtė kohė DMB qe njė strukturė e pavarur qė nuk varej nga Ministria e Punėve tė Brendshme (nė krye tė sė cilės qė nga maji vitit 1944 qe Haxhi Lleshi), nė varėsi tė sė cilės qenė vetėm forcat policore.

    Njė provė e fuqishme pėr tezėn se Enver Hoxha dhe PKSH pranuan qė Shqipėria tė qe nėn juridiksionin e shėrbimit sekret jugosllav qe fakti se menjėherė pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet, nė Tiranė, arkivi sekret Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė shtetit shqiptar, ku pėrfshihej dhe arkivi shėrbimit sekret shqiptar tė kohės sė paraluftės dhe tė luftės, tė njohur si Zyra Sekrete nė vitet 1922-40 dhe Zyra Politike nė vitet 1940-44, u ēua nė Beograd. Ky veprim dėshmon qartė se qendra nga varej Shqipėria sa pėrket shėrbimit sekret qe Beogradi dhe OZNA. Arkivi i shėrbimeve sekrete shqiptare tė paraluftės dhe luftės, me tė rėnė nė duart e partizanėve shqiptarė, u vu nėn mbikqyrjen e rreptė tė tė dėrguarve tė OZNA-s, tė cilėt e siguruan dhe e ēuan nė Beograd ku gjendet edhe sot e kėsaj dite. Dhėnia e arkivit tė shėrbimit sekret njė vendi tradicionalisht armiqėsor, njė ngjarje kjo pa precedent nė historinė botėrore, ėshtė njė nga tradhėtitė mė tė rėnda qė Enver Hoxha dhe regjimi komunist drejtuar prej tij, u kanė bėrė shqiptarėve kudo qė janė. Mbi bazėn e tė dhėnave qė morėn nga ky arkiv jugosllavėt hartuan me ngut lista tė zeza me emra shqiptarėsh qė qenė tė vendosur nė rezistencėn kundėr sundimit sllav dhe zbatuan nė genocidin e madh qė komunistėt jugosllava bėnė nė Kosovė dhe nė trevat e tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė dhjetor 1944-maj 1945, ku u vranė 50 mijė shqiptarė.

    Pse Sigurimi Shtetit u mbajt nga Enver Hoxha si njė shėrbim sekret ilegal?

    Me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė Jugosllavi dhe themelimin e Republikės Federale Popullore tė Jugosllavisė, nė mars 1946 OZNA u riorganizua, duke u shndrruar nė Administrata e Sigurimit tė Shtetit (UDB). Prej kėtej fjala UDBa. Me anė tė njė ligji tė nxjerrė nga Skupshtina (parlamenti komunist) shėrbimi sekret partizan krijuar nė kohėn e luftės, u shndrrua nga Sigurim Popullit (OZNA) nė Sigurim Shtetit, akronimi tė cilit qe DB (Drzhavna Bezbednost- Sigurimi i Shtetit). Sipas modelit sovjetik u bė pėrqėndrimi organeve tė diktaturės sė proletariatit nė kuadrin e Ministrisė sė Brendshme (SMUP). Sigurimi Shtetit u bė njė drejtori e SMUP. Prej kėtej emri UDB-a (Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit nė serbisht). Ky ndryshim u bė pėr faktin se tashmė komunistėt jugosllavė patėn ardhur nė pushtet dhe tashmė ata e kishin shtetin nėn kontroll kėshtu qė termi “Sigurim Shtetit” mund tė pėrdorej nė vend tė atij “Sigurim Popullit”.

    Nė kėtė kohė, sipas modelit jugosllav bėhet edhe nė Shqipėri e njėjta gjė. U krijua Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit, qė ishte nė varėsi tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Por, ēuditėrisht, ndryshe nga rasti jugosllav, krijimi kėsaj strukture nuk u bė me njė ligj tė Kuvendit Popullor, por vetėm me njė vendim tė Komitetit Qendror tė PKSH. Pse kjo mangėsi? Me siguri pėr faktin se krijimi i shėrbimit sekret shqiptar, Sigurimi i Shtetit ėshtė bėrė nga Enver Hoxha pas urdhėrit qė dhanė sovjetikėt, tė cilėt, ndėrsa nė atė kohė donin qė institucionet e shtetit shqiptar tė qenė nėn varėsinė e jugosllavėve, nuk donin megjithatė qė njė strukturė kaq e rėndėsishme si policia sekrete tė mungonte krejt nė Shqipėri, ēka do t’ u jepte jugosllavėve njė kontroll mė tė madh se ai qė qenė tė prirur t’ u lejonin sovjetikėt. Kjo duke u nisur dhe nga fakti se, sipas modelit qė zbatohej nė atė kohė nė vendet e sferės sovjetike, administruesi i partisė komuniste (sekretari organizativ), mbante njėherėsh dhe postin e ministrit tė punėve tė brendshme, domethėnė tė shefit tė Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu, qė nė kėtė kohė, sekretari organizativ i PKSH, Koci Xoxe, u bė dhe ministėr i brendshėm, domethėnė shef i Sigurimit tė Shtetit. Kjo qe njė gjetje shumė konvenuese pėr jugosllavėt dhe posaēėrisht pėr homologun e Xoxes, serbin Aleksandėr Rankoviq, pasi Xoxe, njė sllav ortodoks, shihej si njė njeri i lobit ser btė lidershipit komunist jugosllav dhe nė fakt qe njė puppet strings e Rankoviqit dhe njė krijesė e emisarėve serbė nė Shqipėri.

    Gjithsesi, jugosllavėt, tė cilėt patėn planifikuar bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė, nuk qenė tė kėnaqur me krijimin nė Shqipėri tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr ta relativizuar kėtė zhvillim tė ri, ata i kėrkuan Enver Hoxhės qė krijimi i shėrbimit sekret mos tė legalizohej nga Kuvendi Popullor, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė qe mė thjeshtė abrogimi tij. Dhe Enver Hoxha ua plotėsoi dėshirėn jugosllavėve. Pėr organizimin dhe funksionimin e sherbimit sekret regjimi komunist shqiptar nuk nxorri asnjė lloj ligji, por vetėm njė platformė tė Komitetit Qendror tė PKSH tė vitit 1947, pra post factum, qė u ripėrtėri disa herė dhe nė periudhėn e mėvonshme dhe shėrbeu si bazė pėr punėn e kėtij shėrbimi deri nė vitin 1991.

    Pse u asgjesuan dosjet e tė dėnuarve si agjentė tė spiunazheve tė huaja?

    Sipas platformave tė njėpasnjėshme tė KQ tė PKSH (PPSH) mbi bazėn e tė cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, njė nga detyrat kryesore tė kėtij sherbimi qe lufta kundėr veprimtarisė agjenturore nė Shqipėri tė spiunazheve tė huaja. Pėr luftėn e Sigurimit tė shtetit kundėr spiunazheve tė huaja u ngrit njė propagandė e madhe gjatė kohės sė regjimit komunist, sikur Sigurimi i Shtetit qe duke arritur suksese madhėshtore nė luftėn kundėr agjenturės sė shėrbimeve sekrete perėndimore e lindore, amerikane, sovjetike, britanike, italiane, greke, jugosllave, gjermanoperėndimore, polake etj. Njė nga gjėrat qė tė intrigon nė kėtė propagandė ėshtė se nuk pėrmendej shėrbimi mė i fuqishėm i bllokut sovjetik, STAS-i gjermanolindor, i cili shpesh pėrdorej nga KGB sovjetike si njė instrument pėr tė vepruar nė botėn e jashtme, nė mėnyrė qė mos t’ i ndotte duart vetė. Por, gjėja qė tė habit mė shumė ėshtė se regjimi komunist, nė fund tė ekzistencės sė vet, asgjesoi dosjet qė mbulonin kėtė sferė, pra luftėn kundėr spiunazheve tė huaja qė vepronin nė drejtim tė Shqipėrisė.

    Me urdhėrat 1-7 tė datės 12 shkurt 1991, ministri brendshėm Hekuran Isai, urdhėron qė tė asgjesohen:

    “Dosjet pėr krimet e parashkruara, dosjet e pėrpunimit 2A dhe 2B tė agjitacionit dhe propagandės, tentativės sė arratisjes, tė agjentėve nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja. Dosjet e tjera tė asgjesohen me listė tė veēantė”.

    Njė nga gjėrat qė tė habit nė kėtė urdhėr ėshtė se regjimi po asgjesonte edhe dosjet pėr ēėshtjet penale tė tė dėnuarve si agjentė tė shėrbimeve tė huaja sekrete nė Shqipėri. Nė Shqipėri qenė dėnuar mijėra njerėz si agjentė tė shėrbimeve sekrete amerikane, OSS dhe CIA, tė shėrbimeve sekrete britanike SIS dhe MI 6, tė shėrbimit sekret grek, qė Sigurimi Shtetit vazhdonte ta quante Asfalia, edhe pse ai qė prej vitit 1952 quhej QYP, e prej vitit 1986 quhej EYP, tė shėrbimeve sekrete italiane SISMI e SISDE, tė shėrbimit sekret jugosllav UDB, qė sigurimi i Shtetit vazhdoi ta quante UDB edhe pse pas Sesionit tė Katėrt Plenar tė PKJ nė 1966, UDB u transformua nė Sherbimi i Sigurimit tė Shtetit (SDB), tė shėrbimit sekret sovjetik, KGB etj.

    Nė Shqipėri, nė kohėn e diktaturės komuniste regjimi pati dėnuar me mijėra njerėz si agjentė tė kėtyre shėrbimeve sekrete tė huaja. Madje, shumė ish-sigurimsa, qė shkruajnė sot, kanė dashur qė ta bėjnė apologjinė e Sigurimit duke thėnė se ai ka luftuar kundėr spiunazheve tė huaja, duke e vėnė theksin tek UDB, me tė cilėn nė fakt Sigurimi shqiptar ka qenė nė bashkėpunim tė ngushtė, apo edhe me shėrbimin sekret grek e atė sovjetik.

    Nė rast se Sigurimi i Shtetit ka luftuar vėrtet kundėr agjenturave tė huaja e sidomos kundėr shėrbimit sekret jugosllav, grek e sovjetik, dosjet me praktikat e kėsaj lufte ishte dashur qė tė ruheshin nė mėnyrė qė kjo luftė t’ u dėshmohej brezave tė ardhshėm. Por, e vėrteta ėshtė se lufta e Sigurimit tė Shtetit kundėr agjenturave tė huaja dhe sidomos kėtyre qė pėrmenda, ka qenė fiktive dhe etiketa agjent jugosllav, grek apo sovjetik u vihej njerėzve qė dėnoheshin me akuza politike pėr t’ i rėnduar edhe mė tepėr. Se sa fiktive qe kjo luftė kuptohet dhe nga fakti se, edhe pse qė prej vitit 1952 sherbimi sekret grek quhej QYP (Qentriko Ypiresia Pliroforion), nė Shqipėri vazhdonin tė dėnoheshin njerėz si bashkėpunėtorė tė shėrbimit secret grek, qė nė akt-akuzat e tyre figuronte me emrin e vjetėr Asfalia!? E njėjta gjė ndodhte edhe me agjentėt e sherbimit sekret jugosllav. Edhe pse shėrbimi sekret jugosllav qė prej vitit 1967 nuk quhej mė UDB, por SDB, nė Shqipėri Sigurimi Shtetit vazhdonte tė zbulonte agjentė tė UDB, pra njė sherbimi sekret tashmė inekzistent dhe kėta dėnoheshin sit ė tillė. Natyrisht qė me kėtė gjė regjimi Enver Hoxhės donte t’ u thoshte serbėve dhe grekėve se ne nuk e kemi seriozisht luftėn kundėr jush, por vetėm pėr qėllime propagandistike, prandaj rrini tė qetė.

    Asgjesimi i dosjeve qė lidhen me luftėn kundėr spiunazheve tė huaja ka vetėm njė shpjegim, se kėrkoheshin qė tė mbuloheshin gjurmėt e sė vėrtetės se lufta kundėr spiunazheve tė huaja ka qenė vec njė truk propagandistic dhe se asnjėherė spiunazhet e huaja perėndimore dhe lindore nuk kanė vepruar seriozisht pėr ta pėrmbysur regjimin komunist shqiptar (me pėrjashtim tė veprimtarisė sė CIA-s dhe MI 6 nė vitet 1949-1953), pasi regjimi komunist shqiptar mbijetonte mbi bazėn e kompromiseve gjeopolitike tė dy superfuqive.

    Njė tjetėr aspekt kurioz i kėtij asgjesimi dosjesh ėshtė periudha kur ka ndodhur ky proces. Urdhėri pėr asgjesimin e tyre ėshtė dhėnė nė 12 shkurt 1991 dhe kuptohet qė pėr asgjesimin e tyre janė dashur disa javė, kjo dhe pėr faktin se ajo ka qenė njė periudhė shumė e turbullt (pas tetė ditėsh u rrėzuan monumentet e Enver Hoxhės) kur Sigurimi i Shtetit qe shumė i impenjuar nė cėshtje tė tjera. Asgjesimi, nė rastin mė tė mirė, ka zgjatur disa javė, cka do tė thotė se ai ėshtė bėrė nė kohėn e qeverisė Nano 1, qė erdhi nė fuqi nė 22 shkurt 1991, pra dhjetė ditė pas daljes sė urdhėrit dhe ėshtė zbatuar nga ministry i brendshėm i qeverisė Nano1, Gramoz Ruci, sot sekretar i pėrgjithshėm i PS. Nano dhe Ruci nuk mundet mos ta kuptonin se cfarė qe duke u bėrė dhe ata me vetėdije tė plotė kanė vazhduar qė ta bėjnė kėtė krim shtetėror, cka qe asgjesimi i kėtyre dosjeve tejet tė rėndėsishme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 12-04-2011 mė 17:44
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #112
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Prona ,jeta e qytetarit te shqipris me nuk do ta ket sigurin si ne kohen e Enver Hogjes.Akuzat qe i mvishen se pse ai se beri Shqiprin Amerik ...smundi o burra ,smundi edhe pse ai deshironte ta bente .Tani esht puna se shqiptaret nuk duan me teper se sa qe nuk munden ta bejn Shqiperin.
    Ku ka sot siguri ,gjith ato vrasje ,dhunime e poshtrime,aman mos e fajsoni se sngritet nga varri shoku Vel.
    Shoku Enver e donte Shqiprin me shqiptar ,tani ajo po behet me shtar sa cilin e prek me gjuh te del me i njemt se tjatri.
    Jo na quajn kosovar te derrit ,jo te derrit jo po shkerdhat e derrit se si su ciu nene serbve se ju doni salen tuaj ate bir serbi e spo e doni Edvushin vet grekun he po e dini .
    Qfar te bejm me mir se shoku Enver se per keq po ja kalojm ..ket po e di.

  3. #113

    Lule Enver Hoxha, lule!

    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #114

    Kenge per Enver Hoxhen Brigada 124 Shqiperi

    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #115

    Dida, Ēela, Kovaēi - Enver Hoxha tė qofshim falė

    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. #116
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin

    Ah mer plak nji pytje kisha per ty ate kujtohet si thoshin plakut ngoja fjalt spo me kujtohet.
    Te pershende Plaku po nji gje sarrij ta kuptoi se pse behen krahasime ver e dimer kur ato ndryshojn ne koh.
    Kishte shum te meta regjimi i Enverit po kto politiqarve te tashe dikur kur tu u hapim dosjet druaj se do na dalin vet serbi.

  7. #117

    Plot pesė shekuj nėna priti

    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  8. #118
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga BreguL Lexo Postimin
    ... Fakte historike te pamohushme.Biografia e baballareve te udheheqjes se partise socialite. Enver Hoxha kur ishte me pune ne dyqanin flora ne Tirane qihej ne ***** nga i zoti i dyqanit qe ne ate kohe ai ishte i ekspozuar si homo aktive dhe Enveri ishte nje homo pasive prova te pakundershtueshme.Gruaja e Enver Hoxhes Nexhmije Xhuglini ishte dashnorja e Mustafa gjinishit per nje kohe te shkurter dhe dashnorja e Qemal Stafes qe Enveri i hengri koken. Mehmet shehu ishte djal altari te teqeja e Tiranes kur ishte ne shkollen e Fulcit dhe atje ai perdorej si djemt e Greke nga Romaket e atehershem dhe me vone Gruaja e tij Fiqerete Shehu qihej nga Dushan Mugosha,Velomir Sojnici dhe nga shoferi i saj deri pak me perpara se Mehmeti te vritej. Shume kurveria te tjera e degjenerime kane pas pasur ne ate ne bllokun e Byrose politike. Ne ate kohe dhe familja e Spiro Kolekes ishte po ashtu e degjeneruar sepse ai kishte nje vajze te ndare qe jetonte ne Elbasan dhe ********* si **** deri sa Shkelqim Bumci e ndau dhe e pesoj me burg.Po kjo eshte krenaria e partise socialiste dhe e udheheqjes se tyre. . .
    ahahahah.............. e kuptova tani kush i paska ver stadiumit te futbollit emrin Qemal Stafa dhe pse!.http://www.forumishqiptar.com/images/icons/icon10.gif

  9. #119
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    100 VJETORI I LINDJES SĖ ENVER HOXHĖS, EDHE KĖSHTU E NJOHIN KOSOVARĖT ENVER HOXHĖN

    Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica (www.besiana.de)

    Enver Hoxha kishte dhe ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes, tė panjohur dhe jo tė publikuar, shumė pak tė popullarizuar. Ai nė vitin 1946 ishte shpallur Hero i Popullit tė Jugosllavisė, pas marrjes sė njė medalje tjetėr Jugosllave nė vitin 1945 qė quhej “Ylli Partizan”, ai bėhet me dy medalje mė prestigjioze tė Jugosllavisė!! Fillet e angazhimit dhe aktivitetit politik, Enver Hoxha i ka me Miladin Popoviēin dhe Dushan Mugoshėn, tė dėrguar tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė si instruktor nė themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare! Miqėsi kjo e Enver Hoxhės me Partinė Komuniste tė Jugosllavisė qė vazhdoi pėr 8 (tetė) vite me radhė. Nė kontekstin aktual del se Titisti i parė shqiptar dhe mė i “vlerėsuar” nga Titoja ishte Enver Hoxha!!
    Nga kėndvėshtrimi aktual, fjala mė e butė pėr Enver Hoxhėn do tė ishte tė thuhet se ishte nė “shoqėri tė gabuar”! Tash, kjo miqėsi 8 (tetė) vite me Jugosllavėt, mbi 20 (njėzetė) vite me Rusėt dhe mbi 20 (njėzet) vite me Kinezėt - sė paku tani ish dashtė tė bindemi se Serbėt, Rusėt dhe Kinezėt mė sė paku mund tė quhen miq tė shqiptarėve !!
    Nė vitin 1945 nė Kosovė ishte vendos gjendja e jashtėzakonshme, Kosova ishte aneksuar nga Serbia-Jugosllavia, ishte bėrė masakra e Drenicės (Shaban Polluzhės) masakra e Sremit, masakra e Gjilanit, masakra e Tivarit... tė gjitha kėto nė kohėn e “miqėsisė” shqiptaro-Jugosllave! Pėr tė rritur absurdin e kėsaj miqėsie Enver Hoxha vjen nė Beograd me 1946 takon ata qė kishin bėrė ato masakra !! Ndėr tė tjerė ai takon babėn e Milladin Popoviqit, duke vajtuar pėr Milladinin tė vrarė nga “reaksioni shqiptar”!!! Me kėtė rast Enver Hoxha i “harron” ose shkel mijėra viktima shqiptare nė trojet e veta nė Kosovė, Maqedoninė Perėndimore dhe Mal tė zi !!
    Edhe po tė i heqim marrėzitė tjera, si eliminimi i forcave nacionaliste tė Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė prira nga i biri i Abdyl Frashėrit, apo pushkatimi i grupit tė Deputetėve tė Legjislacionit tė parė tė zgjedhur nė vitin 1945, si deputetėt: Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Kurbunara, Shefqet Beja, Salaudin Toto... , e deri te likuidimi i shokėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij si Bedri Spahiu, Sejfullah Maleshova, Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu... etj., vetėm qėrimi i hesapeve nė mėnyrė tė pėrgjakshme me bashkėpunėtorėt e vet mė tė ngushtė, e bėnė atė figurėn mė tė kontestuar tė Kombit shqiptar.
    Kur Enver Hoxha mori Medaljen Hero i Popullit tė Jugosllavisė - nė korrik tė vitit 1946 – nė Kosovė ishte gjendja e jashtėzakonshme, ajo ishte aneksuar nė mėnyrė tė paligjshme nga Serbia-Jugosllavia nga e ashtuquajtura Konferenca e Prizrenit korrik 1945, atėbotė ishin bėrė shumė vrasje e masakra ndaj shqiptarėve si nė Llap, Drenicė, Gjilan, Srem .... Tivar etj!!
    Jo vetėm nga kėto ... por duke u nisur vetėm nga krimet qė Serbia dhe Jugosllavia kishin bėrė ndaj shqiptarėve nė Kosovė dhe viset shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė zi, qė nga viti 1912 – 1913 deri me 1940 ... vetėm nga ky fakt, nuk ka guxuar asnjė shqiptarė tė pranoj Medalje Hero i Jugosllavisė !! Enver Hoxha kishte edhe Medaljen tjetėr Jugosllave “Ylli Partizan”, nga viti 1945 !! Vetėm pėrpara 6 (gjashtė) viteve shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė Perėndimore dhe nė Mal tė zi, ishin nė gjendjen ma tė mjerueshme, pa tė drejtė shkollimi, pa tė drejta elementare pėr jetė dhe i detyruar pėr shpėrngulje pėr Turqi nga zbatimi i Elaborateve shfarosėse nga regjimi Jugosllav. Absurdi i Medaljes Hero i Popullit Jugosllav dhe “miqėsisė” Shqiptaro-Jugosllave rritet nga fakti se nė Qeverinė e Josip Broz Titos atėbotė ishte Vasa Ēubriloviē, autori dhe planifikuesi i pastrimit etnik tė Kosovės dhe viseve shqiptare nė ish Jugosllavi !!
    Edhe po tė mos ishin kėto vuajtje tė shqiptarėve tė Kosovės nga viti 1912 deri 1940 pastaj 1944 - 1948, nuk ka qenė e vjetruar masakra dhe gjenocidi ndaj shqiptarėve nė Sanxhakun e Nishit me 1877 - 1878 !! Nga kjo masakėr kishin kaluar vetėm 68 vjet, kanė qenė gjallė njerėzit qė kanė pėrjetuar masakrimet dhe dėbimet nga Sanxhaku i Nishit !!
    E njė lider politik shqiptar promovohet dhe formohet nga instruktor Jugosllav, nga ai shtet qė e ka nda, e ka robrue dhe sakatue kombin shqiptarn, nga ai shtet tė pranoj Medaljen mė tė lartė, kjo e bėnė Enver Hoxhėn rastin mė tė veēantė nė historinė e popujve tė robėruar nė raport me agresorin!!
    Kėto fakte nuk mund tė i bėjnė vend tė nderuar Enver Hoxhės, vend nė histori po, se historia nuk mund tė ndryshohet, po nuk mundemi ta kujtojmė pa i kujtuar edhe tė metat, dėshtimet dhe huqjet e tij qė gati e bėjnė pėr Libėr tė Ginisit !!
    Partia Komuniste Shqiptare, ishte i pari organizim politik i shqiptarėve nė kufijtė e Shqipėrisė sė ndarė, edhe ata komunist shqiptar si Elhami Nimani, Sinan Hasani, Fadil Hoxha etj. qė ishin anėtar tė grupeve komuniste nė Shqipėri, nga instruktorėt komunist Jugosllav u udhėzuan tė angazhohen nė Partinė Komuniste Jugosllave pėr Kosovė !! Edhe kur bėhet prishja e marrėdhėnieve tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė me Partinė Komuniste tė Jugosllavisė, nė vitin 1948, ajo prishje bėhet pėr “fatet e komunizmit botėror”, pėr Byron e Internacionales Komuniste, pėr mbrojtje tė vijave tė komunizmit, e jo pėr shkak tė gjenocidit dhe aneksimit tė territoreve shqiptare nga ana a Jugosllavėve si ishte Kosova, Maqedonia Perėndimore dhe malėsia nė Mal tė zi !! Titoja dhe Enveri u prishėn duke i “dėshmuar” njeri tjetrit se cili ėshtė mė komunist, apo cili ėshtė ma besnik ndaj Mekės sė komunizmit – Moskės!!
    Asnjė organizim politik i shqiptarėve qė nga Lidhja e Prizrenit, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Hoxhė Kadri Prishtina, Mithat Frasheri, Gjon Sereqi .... deri te Adem Demaēi, organizimet politike tė shqiptarėve, nė themelimin dhe drejtimin e tyre nuk kishin instruktor sllav !!! Ata organizimet politike i kanė bėrė dhe planifikuar tė shtrira nė tėrė etnikumin shqiptar, pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar... Vetėm Partia Komuniste e Shqipėrisė e instruktuar nga Mugosha e Popoviēi e bėjnė tė detyrueshme shtrirjen politike dhe ushtarake tė shqiptarėve vetėm nė kufijtė e Shqipėrisė Londineze!!
    Modeli dhe programi i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė ėshtė ai qė ka shkaktuar ndarjen e shqiptarėve nė organizimin politik dhe ushtarak nė rezistencėn antifashiste, ky veprim ka "ligjėsuar" ndarjen e kombit shqiptar nė programin e saj politik, ushtarak dhe kombėtar!! Antifashistėt shqiptar nga Kosova, Maqedonia Perėndimore dhe Mali i zi u detyruan tė angazhohen nė Partinė Komuniste Jugosllave !!
    Absurdi i kohės, nė vitin 1945 burgoset nė Tiranė patrioti shqiptar Bedri Pejani dhe i dorėzohet Jugosllavėve pėr tė u dėnuar me vdekje nė vitin 1946 ! Bedri Pejani pjesėmarrės nė Kongresin e Alfabetit, bashkėpunėtor i Ismail Qemalit e Hasan Prishtinės i dorėzohet Qeverisė Jugosllave tė Titos dhe Vasa Ēubriloviēit !!
    Bedri Pejani mė 26 shtator 1924 bashkė me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinėn dhe Bajram Currin nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė protestuan dhe denoncuan gjenocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė.
    Vetėm mund tė paramendojmė se si ėshtė ndier Bedri Pejani, njeriu qė kishte luftuar dhe protestuar kundėr gjenocidit tė Vasa Ēubrilloviēit, tė burgoset pikėrisht nga shqiptarėt nė Tiranė dhe tė ju dorėzohet xhelatėve tė tij dhe kombit tė tij!! Tė i dorėzohet Vasa Ēubriloviēit!!
    Edhe kjo fatkeqėsia e Bedri Pejanit nuk ishe e vetme dhe e hershme, nė vitet `80-ta do tė pėrsėritet, nga burgu i Pejės do tė arratisen nė Shqipėri 2 (dy) tė dėnuar politik pėr lirin e Kosovės me dėnime tė larta (R.V. dhe BF) dhe qė tė dy do tė kthehen mbrapa, do tė dėrrmohen me torturė nga policia Jugosllave dhe do tė u rriten dėnimet ! Po ashtu edhe veprimtarė tė tjerė do tė kthehen mbrapsht nga Shqipėria si (S.D.) etj, raste pa presedan, asnjė shtet nė Evropėn Perėndimore nuk e ka bėrė ndaj asnjė tė arratisuri politik nga Kosova !! Personat e pėrmendur po i pėrmendi vetėm me iniciale, pasi qė nuk i kam konsultuar se a dėshirojnė tė ju publikohen emrat, ata janė tė gjallė dhe kanė pėrjetuar zhgėnjimin ma tė madh tė mundshėm nė jetėn e tyre! Ata pa tė drejt kanė bart nė vete etiketėn e “tė dyshuarve”, sepse nuk i kishte ndihmuar dhe strehuar shteti dhe regjimi i kombit amė !!
    Marrėzia e radhės, pėrdhunimi i varrit tė At Gjergj Fishtės dhe hedhja e eshtrave tė tij nė lumin Drin, ndalimi i veprės sė tij !! At Gjergj Fishta pėrpos se ėshtė autor i veprės sė famshme “Lahuta e Malcisė”, ishte i nominuari i parė shqiptar pėr ēmimin NOBEL !! Sot At Gjergj Fishta nuk ka njė varr nė tokėn e vet, nė Shqipėrinė e vet qė aq shumė bėri pėr te!!
    Nė vitet 80-ta njė pjesė e tė rinjve i janė kundėrvu Titizmit duke u thirrur nė Enverin ... por kjo ishte nga inercioni ... mirėpo nė momentin kur rritet vetėdija politike dhe fillojnė tė kuptojnė politikėn dhe ideologjinė kombėtare me kokė tė vet, fillojnė gjėrat tė kthjellohen ! Nė Kosovė rritet vetėdija pėr ēlirimin e Kosovės, e jo vetėdija e Revolucionit si proces botėrorė, edhe pse ka ndonjė qė edhe nė ditėt e sotme ka mbet te ideologjia e Revolucionit tė Socializmit si proces botėror, tė cilin nuk mund ta kuptojmė ndryshe veē si tė lajthitur pėr tė u mėshiruar ! Shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoninė Perėndimore dhe Mal tė zi nuk kanė ditur shumė pėr veprimet e Enver Hoxhės dhe regjimit tė tij, andaj edhe ai “respekti” nga inercioni ishte i ngjashėm me “monarkistėt” Kosovarė qė mė shumė e donin Mbretin Zog se Kral Petrin e Jugosllavisė ! Sot nė fahun e politikės, po qė se cilėsohesh se gjykon me inercion, kjo nėnkuptohet si fyerje dhe pėrshkrim i prapambetjes sė vetėdijes politike.
    Enver Hoxha nė vitet 60-ta dėrgon ushtar dhe oficer vullnetar pėr nė Vietnam, pėr tė luftuar Amerikėn!! Nė kohėn e krizės rreth Kubės, Enver Hoxha e quan tradhtar Hrushqovin, pse ai i tėrheqė raketat bėrthamore nga Kuba!! Ku ėshtė sot qėndrimi i Vietnamit pėr Shqiptarėt, ku ėshtė qėndrimi i Kubanezve (Fidel Kastro edhe ka shkruar kundėr ēlirimit tė Kosovės ėshtė nė anėn e Serbisė)! Ndėrkohė qė Enver Hoxha kishte shpall rrezikun ma tė madh pėr shqiptarėt: imperializmin Anglo Amerikan! Pa asnjė tė vetmin fakt!!
    Nga njė dashuri dhe besnikėri mbi 20 vjeēare ndaj Kinės dhe kinezėve, shtrohet pyetja: ku janė kinezėt sot? ku janė Rusėt? qė njė qytet nė Shqipėri, deri nė vitet `90-ta kishte emrin "Qyteti Stalin"! Kishte me qindra buste tė Leninit dhe Stalinit nė Shqipėri, me tonelata libra tė pėrkthyera nga rusishtja ! Gjithė ajo pėrulje dhe ajo besnikėri ndaj Rusisė, nuk i ėshtė kthyer shqiptarėve me asgjė, madje as me ndonjė kurtuazi reciprociteti!
    Kėto nuk janė lapsuse tė momentit tė njė lideri tė njė Partie, po huqje totale tė njė lideri dhe njė Partie nė pushtet nė Shqipėri, pėr tė cilat dėshtime, mashtrime dhe vetėmashtrime ne gjeneratat e sotme duhet tė jemi kritik qė mos tė pėrsėriten ato gabime!

    http://img510.imageshack.us/img510/3...1946vh3jo2.jpg

    http://img152.imageshack.us/img152/7...or46zemws7.jpg

    http://img510.imageshack.us/img510/4...iladinihz7.png

    http://frasher.beepworld.de/files/1enveri100vjet.jpg

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Po ky thi cakiqi ku i gjen keto shkrime se qe ju del zot dhe nuk ua tregon burimin?!
    Ja cfare mund te ben nje ishe kuqalosh si cakiqi !
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #120
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ***************************
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •