Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 196
  1. #121
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #122
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Po edhe keta politiqarat e sodit o GaniMet kan me u vjerr per brinave vete.
    pjelle e komunistve oreve para jan, heret a vone felliqesinat kan me ju dale sheshit.
    Per pisa sua kalon ase dreqi ma ketyne te soteshemive.
    Me nje ndryshim te vockel kjo koha e sodit na lejon s'paku te ankohemi, ne kohe te envero-titistave ase kete se kishem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 12-04-2011 mė 18:27
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nė Ferizaj, pėrkujtohet Enver Hoxha




    Nė Ferizaj, pėrkujtohet Enver Hoxha

    Nga Express mė 10 prill 2011 nė ora 12:49

    “Fronti popullor i Kosovės pėr mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarisė revolucionare tė shokut Enver Hoxha”, me rastin e 26-vjetorit tė vdekjes sė liderit komunist, Enver Hoxha, ka mbajtur nė Ferizaj njė marsh pėrkujtimor.

    Kryetari i kėtij formacioni, Remzi Hasani, me kėtė rast ka shkėputur momente nga biografia e Enver Hoxhės, duke thėnė se ai pėrfaqėson njė figurė shumėdimensionale qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė mė tė re tė Shqipėrisė.

    Ai ka thėnė se nėn pėrkujdesjen dhe dorėn e fuqishme tė Enverit, Shqipėria arriti tė ngrihej nė njė kala tė re tėrėsisht moderne, duke pėrballuar dhe shpartalluar ēdo ndėrhyrje dhe komplot nga bota e jashtme.

    “I goditi pa mėshirė tė gjitha agjenturat dhe qendrat e spiunimit ndėrkombėtar, tė cilat moto tė veprimit kishin pėrmbysjen e pushtetit popullor, ri-copėtimin dhe aneksimin e vendit tonė, por qė u shpartalluan” theksoi Hasani.

    Nė kėtė tubim tė pėrmotshėm u tha se gjurmėt e enverizmit ndėr shqiptarėt edhe sot duken kudo.

    “Ai foli qartė dhe fuqishėm gjatė luftės nė Kosovė, sepse armėt e tija tė deponuara nė nėntokėn shqiptare e tė dedikuara pėr vėllezėrit kosovarė, e goditen pėr vdekje makinerinė ushtarake tė Millosheviqit. Enveri foli fuqishėm edhe nė Gėrdec, duke porositur, mos luani me armė qė i ndėrtuan pėr mbrojtjen e Shqipėrisė, sepse do tė digjeni nė to. Zėri i Enverit u dėgjua edhe nė kohėn e vėrshimeve”, ka thėnė Hasani.

    Ndėrkohė, ky tubim solli edhe fakte se periudha e enverizmit asnjėherė nuk ka punuar nė dėm tė Kosovės dhe popullit shqiptar.

    “Faktet historike dėshmojnė se Enver Hoxha nuk e nėnshkroi Helsinkin, duke u pėrballur me presion dhe rreziqe ndėrkombėtare, vetėm e vetėm pėr tė mos e legjitimuar copėtimin e Shqipėrisė edhe nga vetė shqiptarėt”, ka theksuar kryetari i frontit, Remzi Hasani.

    Kėtė marsh pėrkujtimor e ka pėrshėndetur edhe pėrfaqėsuesi i kėtij fronti nga Prishtina, Zenel Hasani, ndėrsa pėr tė pranishmit nuk munguar poezitė dhe kėngėt pėr Enver Hoxhėn.

    Gjatė muajve tetor dhe prill, Ferizaj, bėhet qendra e pėrkujtimit tė kėsaj figure historike, duke mbledhur shumė simpatizantė jo vetėm nga Ferizaj. U bė e ditur se ky formacion politik, me qėllim tė fuqizimit, shumė shpejt do tė bėhet edhe me degėt e saja nė Prishtinė, Shtime dhe Mitrovicė, pėr t’u shtrirė nė qendrat tjera tė Kosovės./kosovapress/

  4. #124
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    mos eshte shkrim kot,ne Ferizaj???

  5. #125
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Po edhe keta politiqarat e sodit o GaniMet kan me u vjerr per brinave vete.
    pjelle e komunistve oreve para jan, heret a vone felliqesinat kan me ju dale sheshit.
    Per pisa sua kalon ase dreqi ma ketyne te soteshemive.
    Me nje ndryshim te vockel kjo koha e sodit na lejon s'paku te ankohemi, ne kohe te envero-titistave ase kete se kishem!
    Plak , a u lodhe hiq ? Besa shum pune tė ka dale ne forum

    Hajt se po tė pėrshėndes me kėtė Kėngė pėr mundin qė e ke ba nė kėtė teme

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enkeleu : 12-04-2011 mė 18:38
    I lumtur ėshtė ai qė nuk shpreson nė asgjė, sepse nuk zhgėnjehet asnjėherė...!

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    http://img510.imageshack.us/img510/4...iladinihz7.png[/QUOTE]

    sipas informatave sekrete te arkives se nexhmijes menjeher pas skandalit seksual ne mes enverit dhe dashnorit te nexhmijes ishte lansuar kjo foto!

    ky ishte krimi me 'monstruoz' qe kishte ber enveri ndonjeher ndaj panteres se zeze!
    kete 'krim' nuk ia falin dot ata qe nexhmijen e therasin 'nene'!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 12-04-2011 mė 18:54

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    A e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!

    Kjo ėshtė "njė polemikė e detyruar me njė diplomat tė Enverit", thotė studiuesi i njohur Elmaz Leci, qė nė kėtė shkrim, i pėrgjigjet njė funksionari tė lartė tė diplomacisė shqiptare, i cili kohė mė parė ka polemizuar me tė nė faqet e "Korrierit", pėr rolin e Hoxhės pėr sa i pėrket Kosovės.


    Enver Hoxha me vėllan e tij Stalinin - derisa ("miqtė" e tij) kosovarėt internoheshin e persekutoheshin nga nėna Shqipėri - A i thuhet ēmendurisė dashuri pėr Kosovėn !?

    Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.

    Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.

    Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!



    Se pari: Si, dashuria me Beogradin e varrosi ēėshtjen shqiptare ?

    Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.

    Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

    Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

    Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

    Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.

    I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

    Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:

    Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

    Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

    Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

    Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:
    "Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).

    Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

    Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

    Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
    I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes.

    Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

    Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

    Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!



    Se dyti: Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

    Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)

    Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.

    Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.

    Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.

    Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).

    Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".

    Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!

    Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.

    Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.

    Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.

    Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!

    Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.

    Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare. Aferim!...



    Se treti: Ne c'organizma e mbrojti Enveri ceshtjen e Kosoves?!

    Le ti bejme "polemizuesit" nje pyetje: Per 100 mije shqiptaret e perzene nga Kosova e viset e tjera shqiptare nen ish Jugosllavi, ne periudhen 1953 - 1966, a e ngriti ndonjehere Enver Hoxha represionin qe ushtrohej ndaj shqiptareve?! A e ngriten ndonjehere "diplom - humburit e tij" ne organizmat nderkombetare, si ne OKB ose ne ndonje organizem tjeter, nese benim pjese?! Me sa di, ju si ish ambasador, "keni folur ne Hanoi neper simpoziume e konferenca perkujtimore per te drejtat e neperkembura te vietnamezeve e te tjereve te tjere me ngjyre, por per shqiptaret e ceshtjen shqiptare te Kosoves, kurre ndonjehere! Tirana zyrtare me megafonet e saj ka folur ne tribunat e OKB-se e valet e radios per neperkembjen e njerezve te Afrikes se Zeze e martirizimin e palestinezeve (dhe mire ka bere), vec per shqiptaret e Kosoves, jo, nuk ka folur kurre!

    As nje lloj diplomati i ish Tiranes zyrtare apo ish lider komunist nuk ka protestuar as per debimet e kosovareve, e as per dhunen e 1963-it, te 1968-es, madje as per ato te 1974-s. Sic e theksova edhe me pare, po, per ato te vitit 1981 ka nje impenjim, e theksoj propogandistik te Tiranes zyrtare per ngjarjet ne Kosove dhe pse-ne, do ta argumentoj: Pikesepari duhet thene se "ajo lloj mbrojtje" e Kosoves dhe e shqiptareve, ishte sa per fasade, per opinionin brenda vendit shume - shume per marksiste - leninistet e Amerikes Latine. Arsyeja?: Sepse Enver Hoxha nuk kishte cfare tu bente ngjarjeve ne Kosove, ngjarjet nuk ja mbulonte dot opinionit. Se dyti; sepse vete Kosova u be epiqender dhe ngjarjet u nderkombetarizuan. Nuk po kerkoj me se a e mbrojti Enveri ceshtjen e Kosoves ne ndonje organizem nderkombetar por pyes per artikujt.

    Sa artikuj ka bere Shqiperia zyrtare (ne se mund te quhen veper e vyer) per ngjarjet e 1981-it ne Kosove dhe sa bota!? Po ua them: Shqiperia (regjimi i Enver Hoxhes) vetem 13 artikuj ne nje kohe qe shtypi perendimor, boton qindra. Jo vetem gjate vitit 1981, periudhe qe ndodhen trazirat (mars-prill 1981), por mediat e masmediat perendimore per gjendjen e rende ne Kosove, vazhduan te shkruanin e transmetonin edhe ne vitet pasardhese si ne 1982-n, 1983-n, 1990 e me pas. Permes tyre denohej dhuna e ashper e regjimit te Beogradit ndaj shqiptareve te Kosoves, kerkohej mbrojtja e sigurimi i te drejtave te njeriut, barazia ne mes te kombeve e kombesive dhe shpallja e Kosoves Republike. Ketu me poshte po japim disa nga ato gazeta e revista te ndryshme te botes, qe kane shkruar per ngjarjet e Kosoves (evidentojme vetem per vitin 1981) qe me publikimet e tyre tronditen boten:

    "Gjate muajve mars e prill 1981, - shkruan Tomas Nyrdali ne revisten suedeze "Tempus" ne Kosove "nisen protestat, te cilat u shnderruan ne demonstrata kunder shtypjes politike".

    "Marshimi pa zhurme i studenteve u kthye ne perleshje", shkruan me 28 prill 1981 gazeta turke "Hyrijet". "Situata me sa duket mbetet e pastabilizuar",- shkruan gazeta "Nju Jork Tajms" e 27 prillit 1981. "Informacionet flasin per qindra viktima", shkruan gazeta zvicerane "Noje Zyrher Caitung" e 25 prillit 1981."Trupat u perdoren per te shtypur crregullimet ne Kosove", e perjavshmja angleze "Gardian", e dates 26 prill 1981. "Qetesi varrezash ne Kosove", artikull qe botohet ne disa gazeta ne datat 20 e 27 prill te vitit 1981 ne Gjermanine Perendimore. "Arsyet e trubullirave ne Kosove", gazeta "Sud Kurier", po ne Gjermanine Perendimore e dates 25 prill 1981. "Kush e ka koken ne Kosove?" "Frankfurter algemanie" e dates 27 prill 1981. "Vrojtues te informuar e cmojne minimumin e te vrareve 30 deri 40 vete dhe te te plagosurve deri 1000 vete dhe se lufta ne Kosove synon shpalljen e Republikes", shkruan gazeta daneze "Socialistik daglad" e dates 29 prill 1981. "Mendoj se pakenaqesia me e madhe eshte pakenaqesia kombetare", revista angleze "Ekonomist" e dates 7 maj 1981. "Thirrja per nje republike shqiptare ne Kosove, eshte shkaterrimi i Jugosllavise", shkruan gazeta amerikane "Herald Tribjun" e 28 prillit 1981. "Trubullirat ne krahinen e Kosoves, e banuar kryesisht nga shqiptare, padyshim qe spostojne ne hije te gjitha krizat e tjera", shkruante gazeta berlineze "Der tagesshpigel" e dates 5 maj 1986. Kerkesa e demostruesve ne Kosove, eshte shpallja e republikes. Mali i Zi, me nje popullsi prej gjysme milioni, eshte shpallur republike. Kosova pse jo?...", shkruan Klas Bergman, korrespondent ne Beograd i gazetes suedeze "Dages nyheter" ne daten 9 maj 1981.

    "Udheheqja jugosllave po tenton qe ngjarjet e dhimbeshme qe ndodhen ne Kosove, te banuar kryesisht nga shqiptare, t'i paraqese sipas kokes se vet",- shkruan gazetari i mirenjohur Viktor Majer, ne gazeten gjermanoperendimore "Frankfurter Algemajne cajtung", te dates 13 maj 1981. "Shqiptaret ne Jugosllavi duhet te kene te gjitha te drejtat, qe kane qytetaret e tjere", shkruan gazeta zvicerane "Noje Zyriher Cajtung" e 12 majit 1981. Po kjo gazete, ne nje koment tjeter me daten 19 maj 1981 shkruante: "Zerat thone se ministri i Puneve te Brendeshme Herljevic perfaqeson grupin qe eshte per nje politike te "dores se forte ndaj kosovareve". Gazeta "Frankfurter Algemanje", me 18 maj 1981 bete komentime se: "Nje paqe e vazhdueshme do te jete e veshtire te vendoset ne Kosove". Lidhur me nje koment te saj rreth artikullit te 17 majit 1981 te gazetes "Zeri i popullit", nder te tjera Agjencia angleze e lajmeve "Rojter" transmetonte: "artikulli, i cili eshte pajtues ne ton dhe me sa duket ka per qellim qe te ule temperaturen politike midis dy vendeve i ben thirrje Beogradit qe te mos e lejoje ceshtjen qe te shkoje deri ne demtimin me tej te mardhenieve dypaleshe". Shihni sa diskretitues eshte, kur mbi gjithcka sipas ish politikes se PPSH-se, rendesi kishte mos demtimi i marredhenieve Tirane - Beograd.

    Ne gazeten italiane "L'Umanita" e dates 15 maj 1981 thuhej se,"Gjendja ne Kosove vazhdon te na jape te papritura te reja". "E verteta po del pak nga pak ne shesh. Statusi i republikes eshte e vetmja zgjidhje, jo vetem per ruajtjen e paqes ne Kosove, por gjithashtu per te ruajtur sigurimin ne nje zone te ndjeshme te Ballkanit", shkruan gazeta amerikane "Kriscen rajens monitor", 21 maj 1981. Duke komentuar terrorin ne Kosove, gazeta angleze "The Times" e 20 majit 1981 shkruante: "Trupat dhe policia u dynden ne Kosove nga te gjitha anet e Jugosllavise dhe gjendja ne Kosove nuk eshte qetesuar". "Me gjithe nderhyrjen e forcave te sigurimit nga e gjithe Jugosllavia, shkruan gazeta austriake "Die Presse", ne nje koment me daten 20 maj 1981. "Me kerkesen per Republike, mijera studente demostruan perseri ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine," shkruan me 21 maj 1981 gazeta turke "Hyrjet". "Njeriu lexon cdo dite ne gazetat jugosllave, shkruante gazeta "Frankfurter allgemanie caitung" e dates 26 qershor 1981,- se gjendja ne Kosove, eshte e rende dhe e komplikuar" ."Gjithcka nisi ne marsin e fundit ne Universitetin e Prishtines", gazeta franceze "Figaro", e dates 30 qershor 1981, sepse "qeveria jugosllave po sillet si pushtues, gazeta franceze "Le Kotidien Rome Alpe" e dates 17 qershor 1981.

    "Cfare ndodh ne te vertete ne Kosove?", bente pyetjen gazeta austriake "Noje Cait", ne artikullin e dates 31 maj 1981. "Lideret ne Beograd kane frike se mos Kosova, shpallet repulike," shkruante gazeta italiane "Korriere dela sera" e dates 22 qershor 1981, prandaj "tanke te maskuar qendrojne neper shkurre ne aeroportin e Prishtines", gazeta tjeter italiane ne gjuhen angleze "Internejshenell dejli njus" e dates 25 qershor 1981. "Edhe ne burgjet e Prishtines ka rebelime, shkruante gazeta turke "Ege Telegraf" e 20 nentorit 1981. "Qeveria federale dhe ajo serbe derguan me shpejtesi ne Kosove forcat e rregullta kembesore, ajrore dhe tankiste, per te shtypur me force demostruesit dhe bene qe te derdhet gjaku i qindra veteve" shkruan gazeta turke "Jeni Gyn" me 15 nentor 1981. "Vale e re arrestimesh ne Kosove", gazeta italiane "Korriere dela sera" 21 nentor 1981. "Ne Kosove po duket se udheheqesit ushtarake te federates , te cilet shpesh kane treguar se u mungon largpamesia, kerkojne me shume ashpersi ",gazeta "Frankfurter algemajne cajtung", 21 nentor 1981.

    Jo pa qellim dhame pothuaj axhenden e medias boterore te nje viti. Le te kalojme te organizmat, te "punet e medhaja" sic na flet "polemizuesi" te "Korieri" i 5 nentorit 2003, se na paska bere ish regjimi dhe vete Enver Hoxha per Kosoven. Ne periudhen e viteve 1980-1990, "si e thote edhe "polemizuesi", rinia shqiptare e Kosoves u ngrit ne greva e demostrata per Republiken e Kosoves, per barazine njerezore e zgjidhjen e ceshtjes kombetare. Per kerkesat e tyre te drejta, afro 700 mije shqiptare u torturuan nga organet e policise serbe e 10 mije te tjere u denuan, plus qindrave te tjere qe i vrane. Per ato ngjarje Kongresi Amerikan mblidhet e diskuton, Tirana zyrtare heshtete. Me konkretisht: Me 22 prill 1990 Kongresi amerikan zhvillon nje debat lidhur me shkeljen e te drejtave te shqiptareve te Kosoves.Debati u organizua me propozim te Keshillit te Kongresit Amerikan per te Drejtat e Njeriut, te cilin e udheheqte kongresmeni Tom Lantosh. Gjate debatit, qe u zhvillua, e moren fjalen mjaft senatore amerikane si Leri Presler, Kjellborn Pell dhe kongresmenet Uilliam Brunfilld, Xhon Porter, Donald Rigel, Alfon Damater etj.

    Ne ate debat, i cili ishte me i gjeri i atij lloji i organizuar nga Kongresi Amerikan, moren pjese edhe 14 perfaqesues te alternatives kosovare, te kryesuar nga Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, nga akademiku Rexhep Qosja etj. Ne ate periudhe jane bere edhe 10 mbledhje plenare te OKB-se ku jane diskutuar ceshtje te Lindjes se Mesme, te varferise etj, por per ceshtjen shqiptare nuk ka folur njeri.

    Ne mars te vitit 1990, Federata Nderkombetare e Helsinkit per te Drejtat e Njeriut harton nje raport me mese 40 faqe, me te cilin denonte me force shtypjen e te drejtave te popullsise shqiptare ne Kosove. Raporti ishte i mbeshtetur ne deshmite, ne faktet dhe ne te dhenat e mbledhura nga delegacioni i derguar prej saj ne Kosove. Atehere ne shtypin boteror ai raport u botua gjeresisht, dhe edhe u cilesua si denimi me i ashper nderkombetar per shkeljen brutale te te drejtave te njeriut ne Kosove. Keto i ngrinte e i denonte me force raporti i Federates Nderkombetare te Helsinkit, por regjimi i Tiranes jo.

    Organizata "Mjeket Amerikane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut" dergoi mjekun holandez, doktori Baren Kohen, ne pranveren e vitit 1989 dhe ne veren e vitit 1990-te ne Kosove, i cili arrin ne perfundimin se "shqiptaret e vrare te Kosoves,jane qelluar pas shpine ose prapa koke". E ndersa ky mjek kerkon boterisht qe Qeveria Jugosllave te percaktoje kush dha urdher per te shtene me arme zjarri kunder demostruesve dhe kerkonte te merreshin masa ndaj atyre qe jane pergjegjes", Qeveria shqiptare (kupto regjimi i Tiranes) "koloviste diplomatet" e zyrtaret e tij, duke i kaluar neper bote nga Beogradi. Per te mos u zgjatur, pervecse ne Konferencen e Paqes ne Paris, (ku Enver Hoxha e publikoi vete boterisht shitjen e Kosoves), ne asnje organizem e organizate tjeter nderkombetare, ai dhe sejmenet e tij, nuk e ngriten ceshtjen e Kosoves, nuk e mbrojten Kosoven ndonese ajo kullonte gjak. Flitet, ne intervisten e botuar ne "Korieri"-in e 5 nentor 2003, per organizime e mbiorganizime te ish Ministrise sone te Jashteme, te ish Byrose e Komitetit Qendror, por me gazetat qe priteshin ne ato institucione, me informacionet e "katit te siperm" dhe me lajmet e supercensuruara te Sofos, nuk "mbrohej" Kosova.



    Se katerti: Si, Enveri e shkembeu Kosoven me fronin?!

    Pyetjen qe ne fillim e shtruam: A e shiti apo jo Enver Hoxha, Kosoven?! Kjo eshte ceshtja. Me fakte e ngjarjet qe parashtruan, me dokumentat historike e ato autentike, tregohet qarte se Enver Hoxha per interesat e sundimit e te pushtetit te tij absolut, e shiti Kosoven. Ne argumentim te ketij pohimi permbledhtazi evidentojme :

    Miladini jo vetem nuk i lejoi diskutimet per Kosoven, por u mesoi themeluesve te partise internacionalizmin proletar, qe e sakrifikoi ceshtjen e Kosoves. Sharra ne goxhde, Miladinit (qe rrinte nen hijen e fiqve ne 16 shtator 1942 ne Peze) i hasi, kur Konferenca nen ndikimin e nacionalisteve, vendosi edhe per Kosoven, por qe Enveri (qe doli ne krye) asnjehere nuk i zbatoi. Ekzistojne procesverbalet origjinale.

    Ne Konferencen e Mukjes, u deklarua Shqiperia etnike, gje te cilen sapo e mori vesh Miladini ne Labinot, (deklaronte ne gusht te vitit 1996, Ymer Dishnica ne nje emision televiziv ne TVSH), ja hodhi letrat ne fytyre Enver Hoxhes.

    Ne Konferencen e Bujanit, perseri doli ne evidence bashkimi i Kosoves me Shqiperine, por Tito dhe Enveri e denuan unanimisht Bujanin se ajo ishte per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare.

    Ankesen dhe kerkesen e Fadil Hoxhes per Kosoven ne shtator 1945, Enver Hoxha ja raportoi Titos. Nje vit me pas ne tetor 1946, me dijenine e Enver Hoxhes minohet Kanali i Korfuzit, qe te mos kishte pengese bashkimi me Jugosllavine. Ne vitin 1946-1947, Enver Hoxha firmos marreveshjet e bashkimit me Jugosllavine, "sepse - thekson ai, - duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme sa me shpejt bashkimin defakto te Shqiperise me Jugosllavine ne te gjitha fushat, dogana, ekonomi e ushtri" . Kur ne Kosove nen egiden "mbledhja e armeve" (1949-1953) beheshin reprazalje te medha, Tirana,- shkruan albanologu i mirenjohur Noel Malkolm - heshtete. Perzihen nga Kosova (ne vitet 1953-1966) 100 mije shqiptare dhe Enver Hoxha nga dashurite me sllavet, (jugosllave e ruse) flirton me kinezet dhe perseri per Kosoven hesht.

    Torturohen nga policia serbe (ne vitet 1968-1974) afro 700 mije kosovare e 10 mije te tjere denohen me burgime te ndryshme, Enver Hoxha jo vetem perseri hesht, por i dorezon UDB-se (ish sigurimi jugosllav) djemte e Kosoves, qe vinin te gjenin strehe ne Shqiperi.

    Mbrojtja (ne se mund te quhet e tille) me 13 artikuj e Enver Hoxhes per ngjarjet e 1981-it, tashme dihet se u be per arsyet e nderkombetarizimit qe mori ceshtja shqiptare e Kosoves, veprim qe edhe sot "cuditerisht per disa kosovare Shqiperia, shteti ame, identifikohet me mbrojtesin e tyre(!?) ndersa Enver Hoxha si kampion i nacionalizmit, kur ne fakt eshte krejt e kunderta. "Gjate atyre viteve, ishin te shumte ata qe vinin ne Shqiperi per te shpetuar nga terrori antishqiptar i viteve '50 e me pas dhe perfunduan ne burgje, internime e izolim, sepse konsideroheshin spiune apo titiste, e me vone revizioniste" (Dr. Aleksander Meksi, artikull ne gazeten "Zeri" i Prishtines, 8 nentor 2001).

    Besoj se ti, ish shoku diplomat dhe opinioni qe deshe te perpunoje, eshte i qarte se: Enveri Kosoven nuk e mbrojti ne asnje moment kritik te historise se saj c'ka do te thote as me shume e as me pak por qe e shiti ate (Kosoven) per fronin e tij te faraonit. Ja perse u detyrova qe edhe njehere te shkruaj per kete problem historik, per ti dhene pergjigje "polemikes" qe na hapi nje diplom(ut)at i Enverit.


    Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
    Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Kam degjuar se ka pasur nje limit per nje familje te thjesht sa i perket furnizimeve me ushqime.

    A me tregon dikush nga Shqiperia ne lidhje me furnizmin me; Mish, Kafe apo produkte te tjera per nje muaj.

    Gogi, eshte e vertete. Nuk me kujtohen detajet se kam qene e vogel, por shume ushqime ishin pjese e racjonit mujor per familje. Mishi ishte nje nga keto ushqime (ndoshta 1 kile per muaj? s'jam e sigurt).

    Nga c'me kujtohet kafja kishte dale komplet nga 'qarkullimi', vec ne te 'zeze' ose me 'miq' mund te gjeje. Per te saktesuar, flas per pjesen e dyte (dhe fundin) e viteve '80.

    Kam degjuar dhe nje shprehje "ti humbe si sheqeri ne kohen e xhaxhit"

    tung

  9. #129
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Gogi, eshte e vertete. Nuk me kujtohen detajet se kam qene e vogel, por shume ushqime ishin pjese e racjonit mujor per familje. Mishi ishte nje nga keto ushqime (ndoshta 1 kile per muaj? s'jam e sigurt).

    Nga c'me kujtohet kafja kishte dale komplet nga 'qarkullimi', vec ne te 'zeze' ose me 'miq' mund te gjeje. Per te saktesuar, flas per pjesen e dyte (dhe fundin) e viteve '80.

    Kam degjuar dhe nje shprehje "ti humbe si sheqeri ne kohen e xhaxhit"

    tung

    atyne te bllokut su ka mungu gje. Pastaj fabrikanetet qe kan prodhue ushqim shqirtenor ideologjik kan punua nate e dite per tua mbushe mendjen viktimave si enkeleu,se partia kujdeset per te gjithe! cdo gje lulezon ne socializmin stalino-enverist, kenge kan kendu e sharkijat kan ushtue tuj iu thurur kenege prijesave partis dhe nenes parti, trushpelamit iu kan besu, edhe sot jan tuj na shuredhu me trimenit partizane me gjerman tuj liftu e shqyptar tuj shkurtu!
    Shikoje enkeleu, sa mire enver djalli i qendron ne krahe te djathete meladin popoviqit! pse sju kenoni te dyve sot si ne kohen diteve para kurr ishen basheke enverista e titista si mishi me thoin! rrofesh per kangen o enkeleu per kngen q te kenaq ty mbase shef anderra me sy qel.

    http://img510.imageshack.us/img510/4...iladinihz7.png
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 12-04-2011 mė 20:16
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #130
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Fazli Veliu madhėron Enver Hoxhėn
    Publikuar: Sot, mė 12 prill 2011


    http://www.koha.net/repository/images/12veli4.jpg

    Reinach , 12 prill - Nė tubimin i madh kushtuar demonstratave tė vitit 1981 qė u mbajt nė Reinach tė kantonit tė Argaut nė Zvicėr , tė shtunėn e kaluar, kryetari i Shoqatės sė veteranėve tė luftės sė ish UĒK-sė, Fazli Veliu pasi pėrmendi se Kosova konsiderohej si atdhe i tė gjithėve, me kėtė rast pėrshėndeti Rexhep Mejdanin, sipas tij njėri nga kryetarėt mė tė suksesshėm tė Shqipėrisė, pas atij qė ishte nga Gjirokastra, duke aluduar nė Enever Hoxhėn. Kėtė e konfirmuan edhe prezentėt nė tubim, duke duartrokitur pas fjalimit dhe duke brohoritur: “Enver Hoxha- Enver Hoxha”, shkruan “Lajm” i Shkupit.
    Ndryshe nga tė gjithė presidentėt e Shqipėrisė vetėm Enver Hoxha ėshtė nga Gjirokastra, pasi Sali Berisha i zgjedhur nė vitin 1992 ėshtė nga Tropoja, Rexhep Meidani nga Tirana i zgjedhur mė 24 korrik tė vitit 1997, Alfred Moisiu i zgjedhur mė 24 korrik 2002 ėshtė nga Shkodra, ndėrsa presidenti aktual Bamir Topi, i zgjedhur mė 24 korrik 2007 ėshtė nga Tirana. Deklarata e Veliut vjen nė kohėn kur zhvillohet debat mes majtistėve dhe djathtistėve nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia lidhur me rolin e Enver Hoxhės nė organizimin e demonstratave tė vitit 1981. Pėrderisa majtistėt thonė se ish diktatori ka ndihmuar kėto demonstrata, djathtistėt vlerėsojnė e pikėrisht Enver Hoxha ia ka shitur Kosovėn Serbisė.
    Nė tubim pos familjeve tė dėshmorėve veprimtarėve nga diaspora ishin ftuar edhe organizatorėt e Pranverės sė Vitit 1981, nga Kosova: Hydajet Hysenin, Ali Lajēin, Bajram Kosumin e Zymer Nezirin si dhe nga Shqipėria, ish-presidenti, Rexhep Mejdani. Merrnin e pėrshėndetėn edhe ambasadori i Kosovės nė Zvicėr, Naim Malaj; i Maqedonisė Ramadan Nazifi dhe ambasadori i Kosovės nė Austri, Sabri Kiēmari . Ishte edhe Ambasadori i Maqedonisė nė OKB- Gjenevė, Aziz Pollozhani. Munguan vetėm ambasadorėt e Shqipėrisė.
    Ndėrsa Ali Lajēi , pasi shtroi nevojėn qė kėto ngjarje tė trajtohen nė mėnyrė tė gjithanshme e shkencore tė lėvizjeve tona tė mėdha ndėr shekuj, dhe tash kur Kosova e Shqipėria nuk kanė kufij ideologjik qė tė kemi njė “Shqipėri tė plotė etnike territoriale nė njė tė ardhme”, pasi qė bashkimi kombėtar ėshtė i natyrshėm dhe i domosdoshėm, por se mė parė duhet ta bėjmė Kosovėn shtet funksional”.

    Turpi dhe tradhetia nuk maten me kanarre !! Fazli Veliu , ishte marksist leninisti me i rrezikshem per shqiptarizmin. LPK ,si nje organizate marksiste -leniniste ishte po thuaj e organizuare ne gjithe evropen perendimore nga disa mbeturina shqipefoles te cilet nje nder ata ishte edhe Fazli Veliu. Kjo fare e kuqe ,pervec qe kishte nje bashkepunim sekrete me sllavo -sjkijet UDB jugosllave keto mbeturina i sherbyene me profesionalizem sherbimeve sekrete sllave per nje kohe te gjate ,deri sa u shkaterua murri i Berlinit ,dhe dobesimi i Rusise . Me dobesimin e Rusise dhe shkaterimin e ish Jugosllavise ,keto hora staliniste (LPK) shume shpejte e kuptuane se ju kanoset rreziku , dhe njekohesishte bene c'mos qe te zhyten ne demokracine shqipetare.

    Luften ne Maqedoni , ne vitin 2001 , e organizuane keto hora marksiste -leniniste LPK , endacak ne rruget e evropes ,qe ishin ne bashkepunim me Branko Cervenkovskin nje sherbetore serbe .

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •