Postuar mė parė nga dikeafajtore
***
Sthem dot qe sme ke dashur Me ke dashur!
Po frike sa shume qe pate, shpirti im
Vertet e doja qiellin ne furtune
Nje ulerime perpara nje kuatjeje
Dhe kisha tmerr prej fjales se helmuar
Me tmerr se prej goditjes se nje shpate
Te desha si askush tjeter mbi dhe
*****
Sa hidhur kur luanet dergjen rrugeve
Me krifat zhgrryer baltes se mendimit
Ne avujt e alkoolit shohin turbull
Nje qiell prangosur, diell te semure
U mbeten syte nga Lindje e perflakur
Pa mundur dot te ngrehin ndonje ure
Dhe prape zhgerryhen gjumit te sterzgjatur
Dhe prape shpresojne tek Zoti a Teknika
Ndersa nje tufe e majmur xhuxhmaxhuxhesh
Po derdhin trupit petka te florinjta
******
Kam udhe te gjate perpara! Fundi dihet.
Por gjer atehere shpresoj te shkojne shume dimra
Dhe qiellin do ta shkel me dhjetra here
Qe shpirti mos me kthehet kopsht me hithra
E di qe mijera pyetje do me mbysin
Enigma si nje qiell mbytur me yje
Do doja te mbes prape si ne Fillim
Me shpirt te bute e rrathe te zinj poshte syve
[/B]
Krijoni Kontakt