Kesaj here m'i ke marrur fjalet nga goja...
Ka ca tipa ketu, qe iu duket se po na thone ndonje shkence; eshte mbushe forumi me "doktore shkencash" qe ia fusin kurre e mos lidh!!!
Ne rradhe te pare, nuk duhet te ekzistoje ne fjalorin e nje shqiptari termi "kosovar" por vetem Shqiptare, sepse jemi Nje, madje nuk me pelqen as viktimizimi qe behet ndonjehere ketu ne forum, ku thuhet po na "diskriminoni ne kosovaret", si ketu po ashtu ne jeten e perditshme, te gjithe jemi Shqiptare dhe nje term i tille nuk duhet te perdoret.
Une e njof nje drenicak qe i ka ber ca vite ne vushtrri dhe merre me mend fol ne shtepi turqisht,bile ne nje bised e siper i thash ti akoma kembet i ke varr nga sornishta e nje fshati ketu dhe sot po thua se je turk,a nuk eshte paradoksale.
Ky burri i botes paska rrethin ne vushtrri te till ku po u folka vetem turqishtja dhe qenka asimilu keto na bejn per tu turprua.me sa di une ne kosove eshte fol se egzistoin vetem dy familje turke ne kosove te gjith tjeret jan zorragji(sheherli)qe duke u turprua se kan qen fshatar jan ber turq!!!
Prizren, 10 prill – Nënkryetari për komunitete i Komunës së Prizrenit, Orhan Lopar, është vënë në krye të nismës për mbledhjen e nënshkrimeve që synon zyrtarizimin e gjuhës turke edhe në dokumentet e identifikimit personal, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Peticioni, sipas tij, është i bazuar në dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por edhe në marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë komunale të Prizrenit, të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë, ndonëse gjuha turke gëzon statusin e gjuhës zyrtare në Komunën e Prizrenit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë pranuar se ekziston një dakordim me liderët e këtij komuniteti për futjen e gjuhës turke në letërnjoftime, porse jetësimi i kësaj praktike ndikohet nga pengesat teknike që në kushtet aktuale nuk mund të evitohen.
Pavarësisht nga ky arsyetim aktivistë të komunitetit turk brenda pak javësh kanë mbledhur afër katër mijë nënshkrime dhe presin që kjo shifër të mbërrijë në dhjetë mijë në mënyrë që peticionin t’ia dorëzojnë kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Insistojmë që gjuha turke të gjejë vendin e merituar në letërnjoftimet që shpërndahen në këtë komunë”, ka thënë Orhan Lopar.
Sipas tij, arsyetimet e deritanishme të zyrtarëve përgjegjës nuk janë valide, meqë bëhet fjalë për obligim ligjor.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Ndryshimi i kombësisë, fenomen mbarëshqiptar
Autoritetet shtetërore përkatëse të Kosovës ende janë në heshtje për këtë fenomen, ndoshta se kjo çështje mund të dëmtojë rëndë procesin e regjistrimit të popullsisë, që mund të rezultojë një proces me statistika jo të besueshme, të popullatës së regjistruar
Një javë pas fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, dyshohet se është shfaqur fenomeni i ndryshimit të kombësisë të një shtresë qytetarësh të ndryshëm në këmbim të parave ose përmes stimulimeve të tjera që po ofrohen nga disa persona të caktuar të kombësisë turke në Prizren e gjetiu. Ky fenomen i tillë dyshohet se është evident sidomos në Prizren, në mënyre që të rritet numri i minoritarëve turq në Kosovë. Ky është një abuzim që dyshohet se po ndodh përmes stimulimeve dhe në këmbim të parave nga burime të panjohura financuesish, në këtë proces të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Ky proces po drejtohet nga Ministria e Administratës Publike e drejtuar nga ministri Mahir Yağcilar, i kombësisë turke, i cili është edhe udhëheqës i Partisë Demokratike Turke të Kosovës.
Merret vesh se në Prizren, më datën 5 prill 2011 autoritetet shtetërore përkatëse kanë bërë përpjekje për të ndërhyrë në tri raste të dyshuara si të tilla në lagjet e ndryshme të qytetit, sikurse dhe në lagjen “Kurilla”, e gjetiu, ku jeton popullata e përzierë shqiptare, turke, e boshnjake, për ta hetuar dhe parandaluar këtë fenomen. Dyshohet se ky abuzim është i nxitur nga disa shoqata ose qarqe që frekuentohen nga disa qytetarët të caktuar minoritar turq, dhe të ndikuara edhe nga jashtë Kosovës. Në Prizren flitet shumë se njerëz të caktuar që flasin turqisht po ofrojnë pagesa me para në dorë ose dhe stimulime të tjera, që qytetaret e kombësive të ndryshme, shqiptare dhe minoritarët turq e boshnjakë të regjistrohen me çdo kusht si turq në Prizren dhe në vendet të tjera në Kosovë. Autoritetet shtetërore përkatëse të Kosovës ende janë në heshtje për këtë fenomen, ndoshta se kjo çështje mund të dëmtojë rëndë këtë proces, ose mund të rezultojë një proces me statistika jo të besueshme të popullatës së regjistruar.
Në gjithë këtë proces është vërejtur edhe një insistim i partisë turke, KDTP për të pasur kontroll mbi Komisionin e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fikrim Damka, është edhe anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
Ndërsa bashkëpartiaku i tij, Mahir Yagcilar (ministër i Administratës Publike në Kosovë), duket se ka lejuar emërimin e paligjshëm të Fikrim Damkës si anëtar i Komisionit për Procesin e Regjistrimit të Popullatës në Kosovë. Deputeti turk, Fikrim Damka si anëtar i Komisionit të Procesit të Regjistrimit të Popullatës dhe njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, është hapur në konflikt interesi dhe ka shkelur ligjin me të dy këmbët. Sipas ligjit, ky nuk ka të drejtë që në të njëjtën kohë të ketë pozitë të dyfishtë, të jetë edhe deputet i Parlamentit, edhe anëtar i Komisionit të Procesit të Regjistrimit të Popullatës në Kosovë. Një denoncim publik për këtë fakt, këto ditë, ka ardhur nga lëvizja qytetare “FOL”, në Prishtinë, e cila ka denoncuar dhe ka kundërshtuar publikisht emërimin joligjor të deputetit turk, Fikrim Damka në dy postet e sipërpërmendura.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 15 dhjetor 2010, disa shoqata turke në Turqi kishin organizuar udhëtimin e disa qytetarëve të cilët jetojnë në Stamboll, Bursa, Ankara etj, e të cilët kanë shtetësi të Kosovës, që të vinin nga Turqia për në Kosovë për të votuar në procesin zgjedhor në Kosovë. Dhe po ashtu, kishin marrë rekomandimet që këta të votonin partitë minoritare turke në Kosovës.
Shqip
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2015 më 15:32
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Keqyre more kush u bo me cu kry?!Keta as 1000 s'jane ne realitet. Mjafton ketyre nga nje shuplake me jau dhone edhe e ulin kryt menjehere .
Vetem ne vendet shqipetare ndodhin keto gjera, sepse ne shqiptaret jemi doreshlir, nuk iu prishim deshirat minoriteteve, e ata na qojne koken nqiell, pergjegjesit jan Qeveria Jone qe nuk i largojne shefat e minoritetit turk prej komunave, gjykatave, . . , E pastaj nuk munden ti bejn keto gjera kaq lehte, arsyeja eshte se une vet jam nga Prizreni dhe e kam pa vet se shumica e me shume e derguesve (e kam fjalen per ata qe i bijne keto fleta per regjistrim) kan qen Turqeli, e mendoj se kane mundur te bejne dredhina, sepse ata qe i kan futur ne kete pun iu kan dhen euro, a ndoshta ndoshta e kane ber kete pun edhe falas!
Nji rast qe m'ben te besoj se vertet ka mund te ndodh kjo qe thash me larte eshte se nga shum veta po ndegjoj qe kan qen t'interesun mu regjistru ne kete lloj pune per regjistrimin e popullsis, e nuk i kane pranue!, te gjithe moshes se rritur jan mbi 20,23 vjet e me shum, dhe sjane pranue!! Edhe rasti tjeter eshte qe ndegjova nga nje shok se kur kan shkue ne shtepin e tij per regjistrimin e popullsis, tha qe per kombesi ska pyet e ka plotsue vet!
![]()
Krijoni Kontakt