Nuk di kush e mesoi Nanon qe te shtype njerez me makine e tja mbathi.. por dihet se keta qe shtypin tani e ikin kan ku marrin shembull..
Tek Shefi i madh i Shtetit..
Koha Jone:
-------
E Marte, 28 Dhjetor 2004
AKSIDENT TRAGJIK NE VORE, VDESIN KATER PERSONA
Dy prej viktimave ishin motra dhe se bashku me nusen e xhaxhait kishin ardhur per pazarin e Vitit te Ri
Rigels Malile
TIRANE - Aksidenti me i rende qe ka ndodhur gjate diteve te fundit ka qene pikerisht ai i ndodhur ne autostraden Tirane-Durres, diten e djeshme. Automjeti tip fuoristrade me targa DR-0461-D, ne krah te rruges prane Vores, ka aksidentuar me vdekje kater kalimtare, tre prej te cilave te nje familjeje. Sipas policise viktimat jane Suzana Pecani, Bukurie Pecani, Pranvera Pecani dhe Mimoza Marku, qe te katerta banuese ne Shkoder. Nderkohe, drejtuesi i mjetit Hajredin Allaraj, dhe nje femer qe ishte ne shoqerine e tij, jane larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur dhe mjetin. Burimet policore kane bere te ditur se aksidenti ka ndodhur rreth ores 09.45, kur nje makine tip Daihatsu fuoristrade me targa te Durresit, po udhetonte nga Vora ne drejtim te Durresit dhe ka marre perpara kater kembesore.
Ngjarja
Suzana, Bukurie dhe Pranvera Pecani se bashku me Mimoza Markun sapo kishin zbritur nga treni i linjes Shkoder-Tirane. Fuoristrada po vinte nga Vora dhe udhetonte ne drejtim te Durresit. Ne nje moment drejtuesi Hajredin Allaraj ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur fatalisht kater grate. Mesohet se pas goditjes fuoristrada i ka marre zvarre per rreth 20 metra grate duke lene te vdekura ne tre prej tyre. Nderkohe qe njera prej tyre ka vdekur ne spitalin e kirurgjise ne Tirane. Per shkak te rregullimeve ne linjen hekurudhore, treni qe prej disa ditesh ben kthimin ne Vore dhe pasagjeret e Tiranes jane te detyruar qe nga Vora deri ne Tirane te udhetojne me furgona. Nga perplasja fatale, tre grate e familjes Pecani kane mbetur te vdekura ne vend, ndersa kusherira e tyre, Mimoza Marku, eshte derguar menjehere per ne urgjencen e Spitalit Ushatarak. Por pas disa minutash edhe kjo e fundit ka gjetur vdekjen, ne reanimacionin e repartit te Kirurgjise te ketij spitali. Mjeket kane deklaruar se per Markun eshte bere e pamundura, por demtimet e shumta dhe humbja e gjakut gjate rruges nuk i kane dhene asnje shprese per jeten gruas. Pas ngjarjes policia ka mundur te lajmeroje edhe disa prej familjareve te grave te aksidentuara.
Deklarimet
Tre grate e vdekura menjehere ne momentin e aksidentit ishin pjesetare te se njejtes familje. Dy prej tyre, Suzana dhe Bukurije Pecani, ishin motra dhe se bashku me nusen e xhaxhait te tyre, Pranvera Pecani, kishin ardhur ne Tirane per pazarin e Vitit te Ri. Familjaret jane shoqeruar per ne polici per te dhene shpjegimet e tyre. Mesohet se grate ishin nisur ne drejtim te Tiranes per te bere disa shpenzime me rastin e festave te fundvitit dhe se do te ktheheshin serish diten e djeshme per ne hkoder. Keto te fundit nuk kane mundur te largohen shume nga vendi i ku i ka lene treni pasi jane perplasur ne menyre fatale nga fuoristrada e cila ka qene duke udhetuar me shpejtesi shume te madhe. Deshmitaret ne vendin e ngjarjes kane deklaruar se e gjithe ngjarja ka ndodhur sa hap e mbyll syte. Grate kane qene duke kaluar rrugen nderkohe qe makina nuk ka patur asnje mundesi per te evituar perplasjen, pasi shpejtesia dhe humbja e kontrollit nuk jepnin asnje mundesi per evitimin e saj. Sipas deshmitareve okulare ne vendin e ngjarjes, makina ka ardhur me nje shpejtesi te jashtezakonshme dhe duke bere zig-zage ne rruge. Autori i kesaj tragjedie, pasi ka perplasur te katerta grate, ka braktisur makinen dhe eshte larguar me vrap nga vendngjarja duke mos u perballur me fajin e tij. Ai ka lene ne mes te rruges kater viktimat e tij, duke mos u interesuar me me fatin e tyre.
Hetimet
Grupi i eksperteve ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Nga hetimet paraprake rezulton se shpejtesia e automjetit ka qene mbi normat e lejuara ne kete zone. Drejtuesi i automjetit ka shkelur pikerisht tabelen e detyrueshme per uljen e shpejtesise ne fillim te qytetit te Vores. Tabela detyronte gjithe drejtuesit e makinave qe te ulin shpejtesine ne 40 kilometra ne ore pasi futeshin ne zone te banuar. Punonjesit e policise jane vene ne ndjekje te autorit te kesaj ngjarjeje. Nderkohe per ne polici eshte shoqeruar babai i autorit te ngjarjes per te dhene disa shpjegime. Ky i fundit ka deklaruar se nuk kishte pasur kontakte me te birin pas aksidentit dhe se nuk ishte ne dijeni te vendodhjes se tij. Nderkohe qe te katert trupat e pajete te grave nga Shkodra jane derguar ne morgun e Qendres Spitalore Universitare "Nene tereza" per t'iu nenshtruar autopsise. Mjeket ligjore tashme do te gjejne edhe shkaqet e vdekjes se tyre. Nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim shtetasi Hajredin Allaraj si edhe vajza me te cilen ai ka qene ne makine ne momentin e aksidentit.
Kerkimi
Drejtoria e Policise Tirane, ka shperndare te dhenat dhe karakteristikat e dy te kerkuarve neper te gjitha komisariatet e policive te vendit. Nderkohe qe keto te dhena jane shperndare edhe neper te gjitha pikat e kalimit kufitar, kjo gje eshte bere per te mos lejuar largimin e ketyre dy personave nga vendi i ngjarjes. Policia tashme eshte duke punuar per arrestimin e autorit te aksidentit. Per ne drejtorine e Policise Tirane jane shoqeruar shume persona te cilet me deklarimet e tyre kane ndertuar minutat para dhe pas aksidentit tragjik. Policia mendon se autori i ngjarjes nuk mund te jete larguar shume nga vendi i ngjarjes. Keshtu qe forca te shumta policie jane duke kontrolluar te gjithe zonen per arrestimin e dy te kerkuarve. Mesohet se shpejtesia jashte normave te lejuara ka marre fatalisht jeten e kater grave nga Shkodra. Drejtuesi i mjetit eshte larguar pa nje drejtim te caktuar dhe Policia e Tiranes po ben te gjitha perpjekjet per kapjen e tij.
Autostrada Tirane-Durres shpesh eshte bere burim aksidentesh ku kane kumbur jeten shume persona. Mungesa e mbikalimeve dhe pareteve anesore favorizojne dukshem aksidentet rrugore. Vetem vitin ne vazhdim si pasoje e aksidenteve rrugore kane humbur jeten 288 persona dhe jane plagosur dhjetra te tjere. Megjithese nga drejtuesit e policise shpesh eshte folur se jane marre masa te rrepta per parandalimin e aksidenteve, mesatarja e tyre ne vitin ne vitin 2004 eshte mee larta e te gjithe viteve te fundit.
-------------------
Krijoni Kontakt