Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Bie monopoli i CEZ, liberalizohet tregu i energjise

    Bie monopoli i CEZ, liberalizohet tregu i energjise

    Shitja e energjise elektrike nuk do te jete vetem ne dore te CEZ-it, por edhe nepermjet operatoreve te tjere te tregut, te cilet kane marre "ok" nga Ministria e Ekonomise dhe Qeveria. Kjo menyre e re e shperndarjes se energjise do t'i heqe operatorit te shperndarjes CEZ nje xhiro vjetore prej rreth 50 milione euro. Ky vendim eshte bere publik dje, nga Ministria e Ekonomise, e cila tashme ka perfunduar se hartuari projektligjin me te ri, ate te hapjes dhe liberalizimit te tregut te energjise.

    Projektligji

    Me kete projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto te ulet dhe kapital 100 per qind shteteror, do te shkoje per furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve te vogla dhe te mesme. Keto ndryshime duhen bere shpejt, ne menyre qe te gjithe operatoret e tregut te jene te pergatitur per te operuar normalisht ne vitin 2012, dhe ERE te kete mundesi te marre ne konsiderate keto ndryshime, ne percaktimin e cmimeve dhe tarifave per sektorin e energjise elektrike per vitin 2012. Me kete ligj, disa industri te renda dhe konsumatore te tjere te medhenj te energjise. mund te blejne ne menyre te pavarur energjine nga KESH-i ose Operatori i Transmetimit, duke shmangur CEZ-in. Edhe ata pak kliente te kualifikuar, te cilet vepronin ne treg perpara nje viti, jane kthyer ne kliente tarifore, qe furnizohen nga CEZ Shperndarje sh.a. me energjine elektrike te prodhuar apo te siguruar nga KESH sh.a. Kalimi i klienteve te kualifikuar, ne kliente tarifore eshte verejtur edhe tek konsumatoret shume te medhenj te energjise elektrike ose te lidhur ne tension te larte, kryesisht te industrise minerare dhe asaj te prodhimit te cimentos. Sipas Ministrise se Ekonomise, kjo dukuri shoqerohet edhe me transferimin e marredhenieve te tyre tregtare, keshtu qe ata po furnizohen direkt nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes/CEZ Shperndarje sh.a. me energjine elektrike, qe KESH sh.a. i furnizon kesaj shoqerie per plotesimin e nevojave te klienteve tarifore me tarifat perkatese te rregulluara. Por, nga ana tjeter, kjo ka sjelle nje rritje shume te madhe te kerkeses per energji elektrike, e cila u verejt gjate vitit 2011 dhe parashikohet te jete akoma me e larte per vitin 2012.

    Kerkesat

    Kerkesa e CEZ Shperndarje sh.a. per energji elektrike per kete vit, per kete kategori konsumatoresh, parashikohet te jete rreth 800.000.000 kWh ose rreth 15 % e kerkeses vjetore te kerkuar nga KESH sh.a., pra nje rritje mjaft e konsiderueshme. Por, kjo shifer nuk perfshin kerkesat e reja per trajtimin si kliente tarifore te konsumatoreve te tjere industriale gjate vitit 2012. Per te riparuar dukurite prezente ne tregun e energjise, shoqeria KESH sh.a. propozon te nderhyhet ne ligjin 9072, date 22.5.2003 "Per sektorin e energjise elektrike", ku te percaktohet qe konsumatoret e energjise elektrike, te lidhur me rrjetin 110 kV e lart te transmetimit te energjise, si dhe ata, qe pavaresisht se nuk jane te lidhur ne kete rrjet, por qe konsumojne mbi 50.000.000 kWh (pesedhjete milione) energji elektrike ne vit, te konsiderohen automatikisht kliente te kualifikuar dhe te furnizohen me energji elektrike ne treg te lire nga furnizuesit e kualifikuar.

    Rritja e kostove per KESH-in

    Rritja e kerkesave nga kompanite te cilat shpenzojne me shume se 50 milione kah, con dhe do te coje edhe me shume ne te ardhmen, ne rritjen e kostove, te cilat do te duhet te perballohen nga KESH sh.a., i cili, per te mbuluar kete kerkese, do te jete i detyruar ne shume raste, dhe vecanerisht ne ato te mungeses se reshjeve, pra te uljes se rezerves energjetike, te importoje me cmime tregu, qe jane me te larta se kostot e prodhimit te energjise elektrike nga hidrocentralet e KESH-it. KESH-i vihet perballe dy detyrimeve. Te siguroje energji elektrike per te gjithe kerkesen e shoqerise CEZ Shperndarje sh.a, qe eshte shume me e larte se prodhimi i hidrocentraleve te KESH-it, dhe te perballoje nje kosto me te larte per sigurimin e saj.

    Sonila Isaku - Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush jane operatoret e tjere te licensuar nga METE ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Kėto janė vėrtetė p.ordhė me rigon...
    Mbasi ja shiti Qeveria dhe mbasi CEZ u bė pronare e tė gjitha linjave tė transmetimit na u liberalizuaka tregu i energjisė!!!!
    Po ja ta zėmė se ka njė operator tjetėr qė na afruaka ēmim mė tė lirė, me ē'farė do ta transmetojė kėtė energji?? Do ta bjeri me kontejner??
    Prap CEZ_it do ti lusin menderen pėr transmetim dhe mbasi CEZ ti kėrkojė sa i do qejfi pėr shėrbimin (se ėshtė monopol nė transmetim) atėher na del ēmimi i operatorėve tė tjerė mė i lartė se i CEZ.
    Ku ishim ?? Asgjėkundi.

    P.s. Se pėr pak harrova... Operatori i transmetimit quhet CEZ-Shpėrndarja, mos ushqeni iluzione kot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Station : 25-10-2011 mė 13:55

  4. #4
    METE paralajmėron liberalizimin e interkonjeksionit tė energjisė

    Tiranė- Duke nisur nga viti 2012, Shqipėria do tė nisė liberalizimin e tė drejtave tė interkonjeksionit tė linjave ndėrkombėtare tė energjisė elektrike.

    Zv/ministri i Ekonomisė, Eno Bozdo shpjegon hapat qė do tė ndėrmerren pėr kėtė program liberalizimi, qė pėrbėn dhe njė nga kushtet e anėtarėsimit tė vendit nė BE.

    “Kjo do tė bėhet nė mėnyrė graduale dhe tė kujdesshme. Liberalizimi do tė nisė nė 2012, kur kuota e ekskluzivitetit tė KESH-it do tė zvogėlohet gradualisht”, tha Bozdo.

    Aktualisht, KESH-i ka eskluzivitetin pėr 50% tė kapacitetit tė linjave transmetuese dhe 25% i ka CEZ-i, ndėrsa ėshtė nxjerrė nė tender kapaciteti tjetėr prej 25%. Por sipas Bozdos, tenderat pėr shfrytėzimin e kapacitetit tė lirė kanė dėshtuar pasi nuk ka pasur interes.

    Ndėrsa kuota e KESH-it do tė zvogėlohet duke nisur nga 2012-ta e nė vijim, Bozdo shpjegon se kompania CEZ do tė vijojė tė ruajė kuotėn e saj prej 25% si njė detyrim qė rrjedh nga kontrata e privatizimit tė sistemit tė shpėrndarjes.

    Shqipėria disponon disa linja interkonjeksioni 400 Kv me vendet e rajonit, Greqinė dhe Malin e Zi, ndėrsa ėshtė nė ndėrtim linja e tretė me Kosovėn. Me lidhjen me Malin e Zi, vendi ynė do tė jetė vend tranzit nga vendet e Ballkanit Verior drejt Greqisė, qė aktualisht nė rajon mbetet konsumatori mė i rėndėsishėm i energjisė elektrike tė importuar.

    Nė shtator, ministria e Ekonomisė hodhi njė hap drejt liberalizimit tė tregut tė konsumatorėve tė mėdhenj tė energjisė elektrike duke propozuar disa ndryshime ligjore, qė i heqin KESH-it detyrimin pėr tė furnizuar me ēmim tė pėrcaktuar nga ERE 7 kompani industriale, qė konsumojnė mbi 50 milionė kėh/vit.

    Pėr vite me radhė, konsumatorėt industrialė kanė blerė energji nga KESH me ēmim 7 lekė/kėh, ndėrsa KESH-i detyrohej tė importonte energji me ēmim mė tė lartė, ose tė pėrdorte prodhimin hidro. Pas ndryshimit ligjor, i gjithė prodhimi hidro do tė pėrdoret pėr furnizimin e konsumatorėve familjarė dhe biznesit tė vogėl, duke shmnagun rritjen e ēmimit tė energjisė pėr konsumatorin familjar.

    Duke nisur nga 2012-ta kėta klientė do t’i drejtohen tregut privat pėr tė blerė energji dhe KESH pritet tė kursejė rreth 50 milionė euro nė vit.
    Sipas rregullave tė BE-sė dhe Traktatit tė Energjisė tė firmosur nga Shqipėria dhe vendet e tjera tė Ballkanit, linjat e transmetimit tė energjisė duhet tė jenė tė hapura pėr tė gjithė operatorėt e interesuar.

    Nisur nga fakti se linjat shqiptare tė transmetimit janė tė pamjaftueshme pėr tė mbuluar gjithė nevojat e import-eksportit nė periudha tė ndryshme tė vitit, e drejta e pėrdorimit tė tyre duhet tė jepet me tender.

    Sekretariati i Energjisė nė Vjenė, institucion i BE-sė qė mbikėqyr liberalizimin e tregut nė Ballkan, i ka kėrkuar Shqipėrisė tė hedhė hapat drejt liberalizimit tė sistemit tė interkonjeksioneve tė energjisė elektrike dhe tė njėjtėn kėrkesė u ka drejtuar dhe vendeve tė tjera.

    Lajme Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •