Mė 5 maj, Lėvizja Qytetare ZGJOHU! shėnon 5 vjetorin e themelimit. Nė kėto 5 vite tė funksionimit, kemi ndėrmarrė shumė beteja pėr t'i mbrojtur shqiptarėt nė Maqedoni dhe pėr t'i avancuar tė drejtat e tyre. Kėto beteja i kemi ndėrmarrė nė bashkėpunim me qytetarėt, organizatat partnere, me mediat dhe me partitė politike shqiptare.
Me krenari qėndrojmė para jush sot pasi qė funksionimi jonė 5 vjeēar i dha jetė shoqėrisė civile shqiptare, sfidoi shoqėrinė e partizuar dhe promovoi qytetari aktive. ZGJOHU! bahskė me partnerėt e Lėvizjės protestoi kundėr dhunės dhe padrejtėsive, vendosi themelet e dialogut tė mirėfillitė politik, mbushi sheshin me njerėz dhe flamuj kombėtar ēdo 28 nėntor, ēdo vit pėrkujtoi sakrificėn shqiptare, institucionalizoi Plisin, rigjallėroi rrėnjėt ilire tė kėtyre trojeve, bashkoi tė gjitha partitė, mediat dhe organizatat nė shkallėt e Akademisė sė Shkencave nė Shkup, afroi Shkupin me Prishtinėn dhe Tiranėn. Bashkė me shumė faktorė tė tjerė, arritėm qė politikės provinciale shqiptare t'ia hapim horizontet e shikimit dhe veprimit duke e sjell aty ku duhet tė mirret hisja qė na takon, nė Shkup. Politika shqiptare duhet tė institucionalizohet dhe t'i vejė nė shėrbim institucionet e vendit pėr tė avancuar tė drejtat e qytetarit.
Gjithashtu luftuam tendencat pėrvetėsuese tė figurave mė tė mėdha tė kombit dhe njėkohėsisht parandaluam asgjėsimin e rrėnjėve tona shekullore. Shoqėria civile shqiptare ja preu rrugėn politikave asimiluese qė kishin pėr qėllim pėrsėritjen e fushatave qė dėbuan shqiptarėt nga Velesi, Prilepi, Manastiri, Ohri.
Nė kėtė pėrvjetor, jemi tė vetėdishėm qė fuqia jonė ėshtė e kufizuar vetėm nė identifikimin dhe sfidimin e diskriminimit dhe problemeve nė shoqėrinė tonė. Si pasojė e mungesės sė fuqisė ekzekutive, edhepse identifikonim problemet dhe ofronim zgjidhje tė qėndrueshme, e kishim tė vėshtirė t'i zgjidhim tė gjitha ato ēėshtje gjatė 5 viteve tė kaluara. Nė tė shumtėn e rasteve kemi korrur fitore edhe pa patur pushtet, por vetėm zgjuarsi dhe vullnet si nė rastin e ligjit pėr natalitet, enciklopedisė, kishės nė shesh, apo nė Kala. Tė gjitha tė arriturat tona u bėnė falė pėrkushtimit tė pashoq tė ēdo aktivisti dhe mbėshtetėsi, tė sakrificės tonė e cila u bekua me pėrkrahje tė parezervė nga qytetarėt, e frymės sė re qė sfidoi metodat e vjetra tė politikbėrjės, tė filozofisė sė re tė veprimit dhe tė bashkėpunimit me qytetarin, u bėnė si rezultat i vullnetit tė pashuar tė rinisė pėr tė ardhme mė tė mirė dhe pėr tė kėrkuar gjithnjė mė tepėr.
Ndėrsa sot, nė vigjilje tė zgjedhjeve tė parakohėshme, jemi tubuar kėtu para jush dhe para gjithė opinionit pėr ta promovuar nismėn tonė tė re. Kėtu, para simbolit mė tė madh tė unitetit shqiptar dhe kryetrimit tė kombit tonė, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, gjetėm frymėzimin pėr t'i angazhuar tė gjitha kapacitetet tona rinore, shoqėrore, intelektuale dhe familjare nė avancimin e pozitės sė shqiptarėve nė Maqedoni dhe kėtė mund ta bėjmė vetėm nėpėrmjet tė kyējes tonė tė drejtpėrdrejt nė tė gjitha proēeset, pėrfshirė edhe zgjedhjet. Sot, nga Shkupi Dardan themi qė ka ardhur KOHA pėr BASHKIM. Ne, aktivistė tė shoqėrisė civile, intelektual tė rinj, studentė, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, njerėz qė na mbėshtesin dhe shumė tė tjerė qė janė me ne dhe do tė na bashkangjiten, kemi vendosur qė tė kyēemi drejtpėrdrejt nė proēesin zgjedhor me pėrpjekje pėr t'a unifikuar dhe pėrqėndruar votėn shqiptare sepse ėshtė Koha pėr tu Bashkuar dhe pėr tu bėrė njė. Ne do tė nisim bisedime me tė gjitha partitė politike shqiptare, do t'ju ofrojmė mbėshtetjen dhe kapacitetet tona dhe do tė kėrkojmė qė bashkarisht ta faktorizojmė votėn shqiptare dhe me forca dhe fytyra tė reja ta marrim hisen qė na takon.
Pas kėrkesave tė panumėrta nga pėrkrahėsit tanė, pas konsultimeve me miqte tanė dhe duke gjetur frymėzim tek figura mė unifikuese e kombit shqiptar, Skėnderbeu, e kemi gjykuar si mėse tė nevojshme tė themelojmė dhe regjistrojmė listėn e pavarur tė quajtur Koha pėr Bashkim e cila do tė hap forum me partitė shqiptare dhe do t'ju ofrojė partneritet nėpėrmjet pėrpjekjeve tona pėr tė bashkuar sa mė tepėr parti politike shqiptare nė zgjedhjet e qershorit. Konsiderojmė qė sot ėshtė koha pėr tu bashkuar, sot ėshtė koha pėr tė dal mė tė fortė, sot ėshtė doemos tė bashkėpunojmė sepse nesėr do tė jetė vonė. Gjykojmė qė, nė rrethanat e sotme, vota shqiptare nuk duhet tė fragmentohet dhe tė humb nė fuqi dhe pėr kėtė arsye kemi vendosur tė bashkėpunojmė me partitė politike pėr ta institucionalizuar hisen tonė, por po qė se nuk arrijmė gjuhė tė pėrbashkėt me partitė politike, ne nė asnjė mėnyrė nuk do tė kontribuojmė nė pėrēarjen e votės, por do tė bėhėmi kritikuesi i tyre mė i madh dhe nuk do t'i falim pėr asnjė gabim tė vetėm.
Nga kėtu, nė emėr tė tė gjithė neve, familjeve tona dhe pėrkrahėsve tanė, dua tė apeloj deri tek tė gjithė qytetarėt qė tė dalin masovikisht nė kėto zgjedhje si asnjėherė mė parė dhe tė na mbėshtesin nė kėto pėrpjekje sepse nuk do ti zhgėnjejmė dhe do tė bėjmė ēmos qė secili nga ju tė krenohet me pėrfaqėsuesit e tyre politik tė cilėt me pėrgjegjėsi do tė punojnė qė bashkarisht tė dalim nė dritė.
Zoti i bekoftė shqiptarėt
![]()
Krijoni Kontakt