Close
Faqja 36 prej 89 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 885
  1. #351
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Mos u nxef morr burr ! Ai qe shkruan aty eshte ushtarak aktualisht dhe e di me saktesi kete pune ! Une e morra nga nje forum ushtarak dhe nuk e kam shkruar vete ! Ky eshte fakt ! Aeroplanet greke dhe italiane patrullojne hapsiren tone ajrore !

    Ndersa te gjitha keto hartimet e tjera qe ke shkruajtur , jane krijimtaria jote entuziaste apo me hamendesi , por gjithsesi eshte e drejta jote ! Mua nuk me terheqin ! Dikujt tjeter mundet t'i pelqejne me i lexu para gjumit ....... Subjektive jane !


    Bamke !!!

    Cili eshte ky forumi ushtarak ??? Nqs ke mundesi mund t'a shkruash adresen ketu apo ne mesazh privat ??? Jam shume kurioz t'i hedh nje sy ...


    Rrofsh.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #352
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ja ketu marr ndonje informacion profesional , te cilin e bashkoj me dijenite e tjera dhe leximet edhe te huaja dhe pastaj nxjerr ne drite mendimin tim .

    http://www.albmilitary.com/index.php

    Lexoje dhe ti ! Mua me duken pak ngushtesisht profesionale por dhe shume te devotshem ! Megitheate nuk eshte se i marr qorrazi sa gjej aty ! Sigurisht qe i verifikoj pastaj edhe me lajmet , apo informacionet qe gjej jashte nesh (shqipove).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 26-09-2011 mė 12:14

  3. #353
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Rrofsh Bamke ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #354
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Tani tė flasim eralen, shtete si Shqipėria as kanė shansin tė kenė ushtri moderne. Maksimumi mund tė kenė njė tip Garde apo tip Brigade Speciale. Ushtri mund tė mbajnė vetėm Superfuqitė.

    Edhe Enveri kishte ushtri tė madhe dhe moderne se paguante xhaxhai Xho apo Teze Kina.
    Kur shterėn furnizimet kineze ajo lloj ushtrie e ēoi vendin nė faliment.
    -

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635


    S'kane turp, te poshtrit. Me keto futeshim ne Pireo per ēerek ore... (me e mbajte frymen)
    Mire qe na e lane nje te shkojme e te qajme per kohet e bukura, kur ia benim rrup-sup revizionisteve sovjetike

  6. #356
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1317066718

    na ishte njeher

    ps ai ne mes i biri i Dragues( ish pedagog ne shkollen Skenderbej.mik dhe katundar i Petrit Dumes)

    ai ne mes jom une.kush o bektesh e merr vesh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1317066718

    na ishte njeher

    ps ai ne mes i biri i Dragues( ish pedagog ne shkollen Skenderbej.mik dhe katundar i Petrit Dumes)

    ai ne mes jom une.kush o bektesh e merr vesh
    Paske qen king mer kadosh ! E te bente dot gje serbi apo greku ty ? Ti qe tre vjec dukesh si ushtarak ! ha...ha...ha...

    Shume e lezetshme foto , sidomos kur e sheh pas shume vitesh !

    Pershendetje

  8. #358
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Paske qen king mer kadosh ! E te bente dot gje serbi apo greku ty ? Ti qe tre vjec dukesh si ushtarak ! ha...ha...ha...

    Shume e lezetshme foto , sidomos kur e sheh pas shume vitesh !

    Pershendetje
    Nje pjese e jetes tone ka qene ushtria.jemi rritur me te.

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ej shikoni gjeta nje cike kete ! Shikoni gjuhen e serbit ne 1982 dhe krahasojeni me gjuhen e Brarit , Puroshkodranit , Fatlumit & Co ne ditet e sotme !

    Ju thashe qe eshte propogande e vjeter ?

    Artikullshkruesi serb jo vetem qe nuk ka informacion (sic del nga publikimet sot ) por vihet re edhe frika ne llogarite qe ben ! Njelloj si ketu ne forum , ku pervec acarimit nervoz te falangave te mbetura serbe ne gjirin tone , gjen edhe nihilizmin dhe sharjet !

    Ke ka genjyer mendja se serbin nuk e kemi ne gji tone ? Edhe shqipfoles madje !



    Albmilitary forum


    .............Marre nga gazeta shekulli. Duket qe eshte nje artikull , komplet propangandistik dhe i bazuar ne te dhena ushtarake jo reale...por i vlen te lexohet per te pare se cmendim kishte ate kohe per ushtrine shqiptare

    Revista "Danas" nr. 40, dt. 23.11.1982, nė fq. 32
    boton artikullin e shkruar nga Mirosllav Lazanjski (Brari , Fatlumi , puroshkodrani & Co- ha....ha...ha.... shenim i Bamatat) me titull:

    "Mbrojtėsit zhurmėmėdhenj tė Otrantos";

    midis tė tjerave lexon: "Fuqia ushtarake e Shqipėrisė ėshtė prapa nė krahasim me gjuhėn e forcės sė Hoxhės. Cilin do trembė Tirana, duke filluar kėto ditė pėrsėri me njė lumė akuzash e sulmesh? ... "Edhe ne dimė tė flasim me gjuhėn e forcės, ne jemi tė pėrgatitur", - thotė Enver Hoxha kėto ditė nė Tiranė. Thotė, por askush nuk e ka ftuar pėr kėtė gjė, askush kėtė "gjuhė tė forcės" nuk e ka pėrdorur. Meqė ėshtė puna kėshtu, le tė shikojmė se ēfarė force tė tillė disponojnė fqinjėt tanė tė jugperėndimit. Sė pari nė befasi. Edhe pse nga Tirana vazhdimisht dėgjohen pėr t'u bashkuar nė luftė kundėr armikut tė jashtėm e tė brendshėm, gjendja numerike e popullsisė shqiptare u pakėsua nė krahasim me vitin e kaluar pėr 20 mijė vetė dhe tani llogariten 2.750.000 njerėz, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė forcat ushtarake tė kėtij vendi u rritėn pėr 100 ushtarė dhe aktualisht numėrojnė 43.100 ushtarė, prej tė cilėve 23 mijė janė rekrutė... Prodhimi kombėtar bruto (i pėrgjithshėm) vitin e kaluar ishte 1.9 miliard dollarė, prej tė cilės pėr mbrojtjen janė ndarė 188 milionė dollarė ose 940 milionė lekė.

    Nė krahasim me vitin e kaluar, shqiptarėt e pakėsuan numrin e brigadave tė kėmbėsorisė nga 8 nė 5, por rritėn numrin e efektivave dhe tani brigada numėron 2.500 ushtarė e oficerė... Organizimi i brigadės dhe i batalionit ėshtė mbi bazėn e principit tresh, si dhe nė ushtrinė sovjetike, por me shumė pak mjete teknike... Me 100 tanket e saj (70 copė T-34), (15 copė T-54 e 15 copė T-59) mezi kėnaq kėrkesat e njė regjimenti tė blinduar. Pėr sa i pėrket artilerisė, shqiptarėt kanė njė regjiment autonom (500 vetė) me topa obuzė tė tipit kinez (122 e 152 mm. tė cilėt tėrhiqen nga traktorė me zinxhirė tė prodhimit kinez tip 59... Ushtria tokėsore e Shqipėrisė numėron gjithsej 30 mijė vetė (20 mijė rekrutė), kurse nga teknika e rėndė luftarake ka edhe 20 autoblinda BA 64... Ushtria tokėsore rezervė ka 100 mijė vetė...

    Nė mbrojtje tė vendeve tė kalueshme nga kėmbėsoria shqiptarėt mbėshteten nė dy pikėmbėshtetje anėsore, nė zonėn e Shkodrės dhe drejtimin e Dibrės dhe nė rrjedhjen e lumit Drin (Drini i Zi dhe i Bardhė), i cili kohė mbas kohe ėshtė edhe pengesė, sepse nė pranverė zakonisht vėrshon. Krahu nga kufiri jugosllav drejt Qafės sė Thanės ėshtė drejtim ndihmės pėr planet strategjike shqiptare.
    Fortifikimet nė kėto drejtime, por edhe kudo nė gjithė Shqipėrinė, pėrbėhen nga grupe tė objekteve tė fortifikuara, nė shumicėn e rasteve tė lidhur midis tyre me rrugė. Lidhja nėntokėsore sot nuk ekziston... Pajisja e brendshme e bunkerėve ėshtė shumė e thjeshtė, pa instalime tė veēanta elektrike, hidraulike dhe ventilacioni.

    ... Njė moment thyerje nė konceptin e ri tė planeve mbrojtėse shqiptare ishte padyshim 1968 dhe ndėrhyrja e Traktatit tė Varshavės nė Ēekosllovaki. Frika nga njė zbarkim eventual nė bregdetin shqiptar nxiti ndėrtimin akoma mė tė shpejtė tė bunkerėve, kurse kinezėt atėherė ndihmuan shqiptarėt tė instalojnė 5 baza raketash me mbushje CSA-1, gjė qė ėshtė raketa e konstruktuar sovjetike SA-2 "guideline", e cila mund tė godasė objektiva nė ajėr e nė det. Nga kėto 5 baza njėra ėshtė afėr Tiranės, njėra mbron portin e Durrėsit dhe njė tjetėr atė tė Vlorės, kurse dy tė tjerat ndodhen nė jug pėr tė kontrolluar hyrjen nė Adriatik... Forcat ushtarako-ajrore shqiptare kanė 10 mijė vetė (2 mijė rekrutė) dhe disponojnė 100 avionė luftarakė... Aviacioni shqiptar disponon gjithsej 20 avionė F-2, 30 F-4, 30 F-6 dhe 20 F-8. Nga avionėt e stėrvitjes ekziston skuadrilja prej 10 avionėsh Mig 15, tashmė tė vjetruar, kurse nga helikopterėt ka 33th 30 copė tė tipit Mi-4.

    ... Nė fjalimin para zgjedhėsve, Enver Hoxha tha se "Shqipėria me siguri kontrollon Otranton dhe se flota sovjetike nuk mund tė kalojė pranė bazave shqiptare, tė cilat janė tė veshura me ēelik e beton". Me siguri ka menduar pėr rritjen e fuqisė sė flotės ushtarako-ajrore shqiptare, pasi ata 100 ushtarė mė shumė sesa viti i kaluar i pėrkasin marinės, kėshtu qė tani numėrohen 3.100 vetė (1 mijė rekrutė dhe 300 pjesėtarė tė kėmbėsorisė detare), me gjithsej 98 anije. Nė listėn e flotės janė 3 nėndetėse tė klasės ĖHISKEY, 3 anije patrullimi tė tipit Kronshtad, 44 tė tipit torpedinierė (prej kėtyre 32 tė tipit Huchėan dhe 12 tė tipit sovjetik P-4), 6 kanoniere tė klasės Shangai, 10 patrullues PO-2 dhe 8 dragomina ish-sovjetike si dhe disa lundrues tė vegjėl. Bazat kryesore tė marinės luftarake janė Durrėsi, Vlora, Sazani dhe Pashalimani.


    Gjysma e flotės ėshtė mė e vjetėr se 20 vjeēe dhe fjalėt e Hoxhės duhen marrė me njė kokėrr kripė. Anijet luftarake shqiptare duken rrallė, jo vetėm pėr shkak tė vjetėrsisė sė tyre, por edhe pėr shkak tė fushave tė minuara qė ekzistojnė edhe tani nė paqe dhe nuk dėshirojnė tė hapin korridore nė to.
    Nuk merret vesh se si Enver Hoxha mendon tė ndalojė ndonjė flotė tė fuqishme nė qoftė se ajo dėshiron tė hyjė e Otranto, i gjerė nga 70 deri nė 140 km dhe i thellė nga 700 deri nė 1.100 m. ėshtė e vėrtetė, kjo ėshtė njė zonė nėnujore ideale dhe objektivat perceptohen lehtė, por nėndetėset shqiptare janė tė vjetra dhe del pyetja se sa mund tė zhyten, nė qoftė se mund tė zhyten.
    "Ne shqiptarėt kemi udhėkryqin e Otrantos, Sazanin dhe Karaburunin", - tha Hoxha para pak kohėsh nė Tiranė. Kėto janė dy baza detare nė gjirin e Vlorės, i futur nė tokė 12 milje, i gjerė 5 milje me thellėsi tė detit prej 40 metra; bregu i tij ėshtė i ulėt, ranor dhe moēalor pėr shkak tė deltės sė lumit Vjosa. Nė hyrje tė gjiut ėshtė ishulli Sazani dhe menjėherė pas tij ėshtė gadishulli Karaburuni, nė tė cilin galeritė nėnujore janė tė futura thellė nė kodėr. Ka 16 tė tilla. Pėrreth janė shpėrndarė bateritė e topave bregdetare (8 divizione), 88 mm (tip i vjetėr gjerman) dhe 122 mm. Bunkerėt nė Karaburun mbrojnė nga goditjet direkte tė artilerisė tė kalibrit tė mesėm dhe nga bombat e avionėve prej 100 kg.

    Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme dhe shqiptarėt janė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė, prandaj dhe pėrpiqen tė zhvillojnė edhe forca tė veēanta territoriale nė tė cilat bėjnė pjesė edhe 8 mijė kufitarė dhe 5 mijė pjesėtarė tė shėrbimit tė sigurimit. Pėr ndokėnd qė pohon se ėshtė ruajtėsi i Otrantos - kjo ėshtė pak. Pėr atė qė provokon gjuhėn e forcės ėshtė mė shumė sesa qesharake. Por, pėr ngushėllim, kėto janė, me siguri, britmat e fundit tė luftės tė garniturės sė tanishme nė Tiranė.


    PS Pas kesaj artikullshkruesi veshi pampersat !

    Hoxha ishte blofist i talentuar , kur kishte sekrete , por armatimin ia dinin te 4 Fuqite kryesore , keshtu vetem nje gje nuk ia lejonte vehtes ai te behej karagjoz tek fuqite serioze , qe dinin te benin llogari ! Ketu nuk kishte me bllofe !
    Kujtoni perballjen me Hrushovin (BRSS) ku ishte ne rrezik jo vetem Shqiperia , por edhe vete personalisht !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 06:13

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Eh mer cuna , mer cuna , sa ka loja !

    Shoke kemi ne mes tene
    shume armiq dhe tradhetore
    po po mos qofte e thene
    vecse s'kane gje ne dore ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 06:13

Faqja 36 prej 89 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •