baba halilin nuk e shajne ata qe e kan njohur..
ishte babaxhan e burr qe nuku i bente kujt qeder..
euro..
e solla se kujtimet e nji ish bllokmeni jan gjithmon interesante..
saura po ku je oj qik..
ku po i kalon kto dit vapore..?
a vajte ne albani a jo..
??
tu beti shoqja me pozite..
i urojme suksese..
Brari mo me hap gojen se nuk mbaj pergjegjsi se ņfare del pastaj lol
Burre me i shkurter se gruaja ,i urte korbi ngrofte dyshekun
ashtu mund te ket qene po dhe keto qe nuk qullosin gje nuk jane gje Brari (teoria ime kjo ) nuk behem oportunist me asnje femi une ...
le te jete mbret djali ne shtepin time mbret jam vete deri sate mbyll syte dhe te me punoje mendja ....
Ne shtator do shkoj Brari ...
Ti ke ndermend te vish te pinim kafen bashkerisht me shoqe e shoke ahahaha
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
saura..
po nuk i dihet..ndoshta lirohem pak ne shtator e ndoshta dal nga shqiperia..
ja cthot vaidi..
---
Vahid Lama, sekretari i Enverit qė u dėnua pėr agjitacion e propagandė
8
Specialee Mėrkurė, Gusht 15th, 2012
Vahid Lama, foto e vitit 2004
Nė mesnatėn e 10 nėntorit 1981, forcat e hetuesisė speciale arrestuan nė fshehtėsi Vahid Lamėn, juristin qė kishte punuar 13 vite nė paradhomėn e Enver Hoxhės.
Pak ditė mė parė, kur pėrgatitej tė merrte pjesė nė Kongresin VIII tė Partisė, sekretari personal i Sekretarit tė Parė tė KQ u shkarkua nga detyra dhe u internua familjarisht nė njė fshat tė skajshėm tė Gramshit. Prangosja menjėherė pas mbylljes sė punimeve tė Kuvendit historik tė Partisė ishte certifikuar mė herėt nė zyrat e KQ, aty ku mė parė ishte kryqėzuar pėr veprimtari armiqėsore ndaj vijės sė Partisė. Prej kėtej, Vahid Lama iu nėnshtrua njė kalvari pa fund nė ferrin e burgjeve tė komunizmit, pėr tu kthyer pranė familjes nė fillimin e viteve 90. Nė rrjedhėn midis ekstremeve, jeta e tij pėrshkoi njė histori tė trishtė e tė ēuditshme, pėr tė cilėn nuk preferoi tė flasė kurrė sa ishte gjallė. Panorama ka siguruar sė fundi dosjen e Sigurimit tė rastit Lama dhe kopjen e dorėshkrimit tė kujtimeve me pėrjetimet e jashtėzakonshme nga koha kur punonte nė kabinetin e Enverit. Duke filluar nga sot, do tė publikojė pjesėt kryesore tė tyre, ku pėrshkruhet jo vetėm drama e tmerrshme e Vahid Lamės, por edhe njė profil i panjohur i diktatorit, parė nė vėshtrimin e njeriut qė punoi 13 vite nė zyrėn e tij
PRETENCA E SIMON STEFANIT
Vahid Lama u shkarkua nga detyra nė aparatin e KQ dhe u pėrjashtua nga funksionet partiake mė 27 tetor 1981, vetėm pak ditė para fillimit tė punimeve tė Kongresit VIII, ku ishte zgjedhur delegat. I pari qė i komunikoi ndėshkimin e papritur
(Historinė e panjohur te juristit tė njohur, qė punoi 13 vite nė zyrėn e Sekretarit tė Parė tė KQ tė Partisė e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
---
cna polli me kto gazetat..
nuk i japin me ne internet te plota gjerat interesante..
saura.. nje qifire..me kte vaidin..
e ka treguar i biri i tij e mua ma tha nje i njohuri i tij..
i than shokit enver..
te kemi zgjedhur filanin qe te punoj ketu pran jush si keshilltar per ceshtje juridike..
nga ėshtė ki mo.. kish then enveri..
eshte krutan shoku enver ..i than ata..
hmmm kish ber ai.. po e dini ju mo.. se cthon per krutanet?
jo shoku enver i than ata..
eee u a thom u..kish then enveri..
kur u martuati gjarpri me shejtanin..polli krutanin..
hahaha..
kete e merr vesh ki vaidi.. shum koh mbasi e kish ngren..
pra nuku e kish pelqier qe ne fillim te ziun..
dhe ja futi..
lol
Goditja politike e Bedri Spahiut dhe replika me babanė e Enverit
Nga Spartak Ngjela
Pėrjetimi i Spartak Ngjelės pėr ndėshkimin politik tė Bedri Spahiut dhe Tuk Jakovės dhe biseda qė su harrua kurrė mes Halil Hoxhės dhe armikut tė ri tė Enverit. E, Bedri, po ikėn? i tha plaku, me njė ton shumė miqėsor. Po, po iu pėrgjigj Bedriu menjėherė po iki, por pėr mua u gjet njė kamion, pėr atė tėndin nuk do tė ketė as karrocė, xha Halil
Klasa e parė fillore kishte nisur pas njė viti tė ēuditshėm, ku pėrreth meje kishte pasur tė burgosur politikė qė ndėrtonin pallatet mė tė larta tė Tiranės, por kishte pasur edhe njė goditje tė armikut tė brendshėm, qė nė fakt kishte tronditur tė gjithė Bllokun dhe rrethet pranė tij: ishin pėrjashtuar nga Partia, Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu. Qė tė dy figura tė njohura. I kisha njohur edhe fėmijėt e tyre dhe ndjeva pėr herė tė parė tensionin e fatkeqėsisė, sepse mund tė tė ndodhte gjėma e madhe edhe ty, nėse yt atė pėrjashtohej nga Partia. Ata tė dy ishin shpallur armiq tė popullit dhe tė Partisė dhe unė vetė i kisha parė tek ngarkonin plaēkat nėpėr kamionė, sidomos familjen e Bedri Spahiut, sepse ajo jetonte mu nė hyrje tė Bllokut, pėrgjatė rrugės Pjetėr Bogdani, pikėrisht aty ku sot ndodhet bari qė quhet Lux.
Ishte mėngjesi i njė fund qershori, ndoshta 22 ose 24 qershor i vitit 1955 dhe me kujtohet se, bashkė me shokėt, po rrinim pėrpara njė fushe tė vogėl qė ndante atėherė shtёpinė e Enver Hoxhёs nga tё gjitha shtёpitё qё gjendeshin ne rrugёn Pjetёr Bogdani, pikėrisht aty ku ndodhet sot bar Rovena. Madje, ndonėse tani ėshtė e mbuluar me ndėrtim, aty pėrbri, pėrballė me Lux-in, ndodhej njė bunker i ndėrtuar si vendstrehim nga italianėt pėr tu mbrojtur nga bombardimet. Tё gjithё pamё nga larg se te dera e shtёpisё sė Bedri Spahiut po ngarkohej njё kamion me plaēkat qė dilnin prej saj. Pas disa ēastesh u afrua edhe njё tjetёr e po priste. Pas rreth njė ore pamё se tё dy kamionёt e mёdhenj u ngarkuan cit me plaēka, kurse vetė Bedri Spahiu, njė burrė i zeshkėt e me njė nishan nė faqen e djathtė, i ngrysur e nervoz, lėvizte aty afėr, a thua se po priste qė tė ikte me gjithė kamionėt. Por, aty pashё tė afrohej ndėrkaq i ati i Enver Hoxhёs, xha Halili, i cili i foli kėtij sikur ta kishte njė mik tė vjetėr:
-E Bedri, po ikėn? i tha plaku, me njė ton shumė miqėsor, a thua se vetė Bedriu po bėnte njė lėvizje rutinė, nga ato qė dihen. Por ajo qė na bėri pėrshtypje tė gjithėve, ishte pėrgjigjja me ton tė ashpėr e me njė luajtje gishti akuzues, e Bedriut.
- Po, po iu pėrgjigj Bedriu menjėherė po iki, por pėr mua u gjet njė kamion, pėr atė tėndin nuk do tė ketė as karrocė, xha Halil.
Halili ndenji i shtangur nė vend, dhe nuk po kuptonte gjė prej gjėje nga ajo ndodhi, prandaj si i hutuar nuk e zgjati bisedėn dhe iku dalėngadalė pėrgjatė rrugės, e cila ishte fare e paasfaltuar atėherė dhe me dy kanale anash.
Nuk di kush ishte pranė meje, por kemi qenė disa vetė, kur aty u tha se familja e Bedriut dhe e Tukut po niseshin pėr nė plazh. Kjo sepse, tė gjitha familjet e udhėheqjes shqiptare, duke filluar nga 25 qershori, niseshin pėr nė plazhin e Durrėsit; tė gjithė bashkė nė plazh, nė atė vend qė edhe sot quhet Bllok, pėr tė veruar aty deri nė fund tė muajit gusht. Por mė vonė e morėm vesh se nuk kishte qenė fjala pėr njė nisje nė verim, por pėr njė goditje politike qė u ishte dhėnė tė dyve, edhe Bedri Spahiut, edhe Tuk Jakovės; pra, kishte qenė thjesht njė largim politik. Nė tė vėrtetė, ky ishte njė nga ato largime politike, tė cilat ishin bėrė tė njohura nė Shqipėrinė e pasluftės, por qė unė po e pėrjetoja pėr herė tė parė, sepse goditjet e mėparshme qė kishin qenė tė ngjashme me kėtė, nuk mund ti mbaja dot mend, ngaqё ato kishin ndodhur nė vitin 1948, 1950, 1951. Por kuptohet se, as Halili nuk ka pasė ditur gjė, e siē duket pėr ketė shkak iu drejtua Bedriut me atė ton, ngaqė ka menduar se Bedriu po shkonte pėr verim, duke qenė se ishte fundi i qershorit.
Ja, kjo ishte ngjarja, njė replikė e ēuditshme pėr ne dhe krejt e pakuptueshme atėherė, ndonėse ndihej se ajo, brenda vetes, mbante njė nėntekst hakmarrės. Nuk po kuptoja dot qartė asgjė, por kur shkova nė shtėpi, aty mu sqarua gjithēka: Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu ishin goditur nė atė fund qershori tė vitit 1955 si armiq tė Partisė e tė popullit. Gjithmonė mė pas, tė dy tė goditurit ishin nga njerėzit qė u pėrfolėn mė shumė nė historinė e komunizmit shqiptar, por pėrsėri nuk kuptohej dot fare se cili ishte faji i tyre, pėr shkak tė tė cilit ata u trajtuan aq mizorisht, atėherė dhe pėr dekada tė tėra nė vazhdim. Ata kishin shprehur mendimet e tyre qė nuk pėrputheshin me ato tė Enver Hoxhės. O Zot! Megjithatė, asnjėherė nuk e harrova replikėn tronditėse tė Bedri Spahiut: Pėr atė tėndin nuk do tė gjendet as karrocė, xha Halil!, i kishte thėnė Bedriu Halilit pėr djalin e vet, pėr Enver Hoxhėn, tė atit tė tij, dhe tė them tė drejtėn, ashtu tė duket, por kjo replikė, e cila kurrė smu hoq nga kujtesa, mė ka dhėnė forcė gjithmonė, sepse pėrherė gjatė pėrplasjeve tė mia, e kisha njė model, i cili as qė kishte ēarė kokėn fare pėr fuqinė e Enver Hoxhės.
Tė them tė drejtėn, gjatė gjithė jetės sime, unė kurrė nuk arrita dot tė kompleksohem ndonjėherė se shprehja e idesė sė kundėrt mund tė ishte edhe faj. Ndoshta kjo ka tė bėjė me konstitucionin shpirtėror tė njeriut, e po tė jetė kėshtu, unė nė kėtė ndėrtim timin nuk duket ta kem pasur ndonjėherė ndjenjėn e brendshme se mendimi i kundėrt i njeriut pėrbėn faj apo krim. Por, nga ana tjetėr, me vete kam mbėrritur nė pėrfundimin se ka qenė pikėrisht kjo pika qė mė ka revoltuar sė brendshmi kundėr regjimit diktatorial tė Tiranės, sepse mė pas, kjo ndjenjė u rrit e u rrit derisa arriti tė bėhej dominantja e jetės time.
Kėshtu pra, e mendova gjatė faktin e goditjes familjare tė Tukut dhe tė Bedriut gjithė atė verė dhe jo vetėm qė nuk arrita tė organizoja ndonjė mendim tė qartė pėr veten, por me sa pashė, edhe moshatarėt e tjerė nuk kishin ndonjė ide mė tė qartė pėr kėtė fakt. Megjithatė, ndonėse pėr arsye tė moshės nuk mund tė kem qenė shumė i saktė, nė tė vėrtetė, pavarėsisht se nuk kam ditur sesi ta artikuloja si mendim, e ndieja se gjithė armiqėsia e tyre, por edhe e tė tjerėve para kėtyre tė dyve, kishte lidhje me Enver Hoxhėn. Qė fėmijė, unė dhe tė gjithė moshatarėt e mi e dinim se Enver Hoxha tė vriste po tė ishe kundėr tij. Dhe natyrisht qė kjo mė dukej njė gjė normale, sepse e konceptoja atė si njė njeri tė fuqishėm, paēka qė kuptohet se nė atė kohė nuk mund tė isha nė gjendje tė konceptoja se nga i vinte ajo forcė komandantit Enver Hoxha. Megjithatė, e shihja atė si komandantin e tė gjithėve, por kurrė nuk arrita tė pyesja se pėrse kishin zgjedhur pikėrisht atė si komandant? Kurse propaganda bėhej, se ai ishte udhėheqėsi kryesor, sepse ishte mė i miri dhe mė humani, dhe sigurisht mė i dituri. Historia kishte qenė krejt tjetėr dhe vetėkuptohet qė edhe forca e tij vinte nga tė tjera burime, por kjo do tė mė lidhej brenda vetes si e kuptueshme vetėm atėherė kur dallova mirė se ēishte pushteti dhe si ishte fituar pushteti politik nga klasa dirigjente qė ishte nė fuqi e qė unė e kisha aq pranė.
Lexo mė shumė
mapo
--
i beson keto pralla ti brar?
kicua mund ti ket perjetuar
Sekretari personal i Enver Hoxhės: Si zbardhnim nė letėr gjestet e tij
4
Specialee Hėnė, Gusht 20th, 2012
Vahid Lama gjatė punės nė paradhomėn e Enverit
Njė ditė e zakonshme pune nė kabinetin e Enverit. Haxhi Kroi njeh vartėsit me axhendėn ditore. Ata rendin tė sistemojnė materialet e kėrkuara. Njėri pėrgatit letrėn pėr babain e njė dėshmori me emrin e diktatorit. Njė tjetėr u jep dorėn e fundit konkluzioneve qė ai do parashtrojė nė mbledhjen e Plenumit. Nė mesditė, mbledhja e Byrosė Politike. Haxhi Kroi aty bėhet mė kėrkues. Duhen zbardhur nė letėr shprehjet e Enverit njė pėr njė. Duhen deshifruar me kujdes gjestet e tij. Shumė herė, udhėheqėsi, thoshte shpesh Kroi, flet mė qartė me gjeste se me fjalė. Ndihmėsit duhet ta deshifrojnė aty pėr aty ēdo tė thotė kur i bie tavolinės me grusht, kur kruan kokėn me siklet, kur prek i nervozuar pjesėn fundore tė bėrryli. Natyrisht, axhenda ditore nė zyrėn e Enverit, pėrshkruar nga ndihmėsi qė ka punuar pranė tij nga 2 janari i vitit 1969 deri 27 tetor 1981, ka qenė shumė herė mė komplekse dhe e gjerė se kaq. Sidoqoftė, Lama, siē shprehet ai nė dorėshkrimin e kujtimeve, pa pretenduar tė bėjė biografinė e Hoxhės, ėshtė munduar tė koleksionojė nė formė refleksionesh njė panoramė tė ngjarjeve e momenteve mė tė rėndėsishme nga dinamika e ditėve kur ka qenė pjesė e zyrės sė kreut tė regjimit. Nė mungesė tė shėnimeve tė mbajtura gjatė punės nė aparatin e KQ, tė cilat ia sekuestroi hetuesia menjėherė pas arrestimit, sekretari i Enverit u referohet skedave tė kujtesės, tė cilat nuk e tradhtuan asnjėherė a.imaj
(vijon nga numri i kaluar)
Pa qėrohuni andej, ti me gjithė atė tjetrin! Pėr herė tė parė dėgjoja Enverin tė fliste nė njė mėnyrė tė tillė. Aty pėr aty mu kujtua porosia e shefit, qė mė pati thėnė se njė pjesė e paraardhėsve e kishin ngrėnė ngaqė nuk ishin pėrshtatur me tabiatet e tij. Njė moment u pushtova nga njė gjendje limontie. Mė zhgėnjyen jashtė mase ato fjalė pėrēmuese qė shqiptoi goja e ėmbėl e Enverit tonė tė dashur, qė ishte mėrzitur pa shkak
POROSI TĖ BUKUR PASKA DHĖNĖ HAXHIU!
Sa herė qė Haxhi Kroi ishte sėmurė dhe nuk dilte nė punė, mė telefononte dhe mė porosiste tė njoftoja njė punonjės tė Sektorit tė Jashtėm tė Komitetit Qendror, i cili do ta zėvendėsonte, sepse, sikurse mė thoshte, ai kishte punuar dikur te Enveri dhe ky i fundit ishte mėsuar me tė. Sido qė ky qėndrim ishte njė pėrēmim ndaj meje, prapė nuk mė vinte keq, ngaqė nuk e kisha fort tė kėndshme tė punoja nė paradhomėn e Hoxhės. Kisha dėgjuar qė njė zotėri, i cili punonte aty para meje, nė njė rast, i kishte thėnė Ramiz Alisė me tė cilin njihej nga afėr: Mė ndihmo tė mos rri mė nė paradhomėn e shokut Enver. Aty mė luan tepeleku i kokės!
(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
panorama
Kujtimet e sekretarit tė Enver Hoxhės: “Gjithēka nė Komitetin Qendror kalonte nga Nexhmija”
3
Specialee Mėrkurė, Gusht 22nd, 2012
Vahid Lama
PĖR HERĖ TĖ PARĖ: Kujtimet e sekretarit personal, Vahid Lama.
“Enveri s’donte t’i kujtoje babain, shpesh fliste pėr xhaxhain, baba Cenon”
“Ditėn kur i vdiq motra, Farija, e veja e Bahri Omarit, erdhi nė zyrė si zakonisht, sikur s’i kishte ndodhur gjė”
(vijon nga numri i kaluar)
Diktatori pėrballė kolegėve. Nė kohėn e lirė. Nė takime me njerėzit. Nė biseda me familjarėt. Nė kafe, gjueti, nė festa, morte, shėtitje. Enveri qė nuk shikonin shqiptarėt! Kujtimet e Vahid Lamės, juristit qė punoi 13 vite nė kabinetin e tij, zbulojnė njė pjesė nga tė panjohurat e kreut tė regjimit, qė drejtoi vendin me dorė tė hekurt gjysmėshekulli. Ndėr to spikasin raportet me vartėsit, tė njohurit, miqtė, djemtė, motrat, nuset, konsideratat pėr babain, anenė, baba Cenon, “tabiatet” nė komunikimin e pėrditshėm. Nė kėtė kompleks marrdhėniesh, Enveri, nė kujtimet e Lamės, shfaqet i drobitur fizikisht, manjak i ironisė, shpėrfillės e mosbesues pėr tė tjerėt, megaloman e pėrbuzės, paranojak e pervers…
Dukej pėrherė i lodhur
Ndryshe nga sa shfaqej nė publik, Enveri i kishte shumė bezdi takimet me njerėzit. Ai nuk kishte durim tė dėgjonte tė tjerėt, me pėrjashtim tė njė grupi vogėl zyrtarėsh me tė cilėt e lidhte dinamika e pėrditshme. Edhe nė ato pak raste kur duhej tė priste ndonjėrin qė i vinte nė shtėpi pėr urim me rastin e ditlindjes, Enveri e dėgjonte fare pak. Nė tė gjitha rastet kėrkonte tė fliste vet. Nė zyrė shfaqej pėrherė i lodhur, mėrzitej shpejt dhe, tė shumtėn e herės, ishte pa humor. Kur fliste me tė tjerėt, i vėshtronte drejt nė sy, po kur mėrzitej gjatė bisedės, e kthente shikimin nė drejtime tė tjera dhe nuk dėgjonte mė. Nė njė mbledhje tė Sekretariatit tė K.Q. ishte duke raportuar kryetari i Komisionit tė Kontrollit tė Partisė pėr vrasjen e njė ēifti tė rinjsh nė njė rreth tė Jugut. Kur ai po shpjegonte fabulėn e ngjarjes dhe thashethemet qė, sipas tij, u bėnė shkaku i saj, Hoxha, i mėrzitur, e ndėrpreu: Shpjegimet e tua me kujtojnė romanet e verdha qė lexonim kur ishim tė rinj. Bjeri mė shkurt, se e bėre tėrkuzė! Sakaq, u kthye nga tė tjerėt duke i porositur qė t’i mėsojnė njerėzit pėr t’i artikuluar mendimet nė mėnyrė tė pėrmbledhur. “Jashtė mbledhjeve, shtoi Hoxha, ata flasin qartė e saktė, kurse nė forumet e Partisė, tjerrin e tjerrin pa mbarim, duke u bėrė tė mėrzitshėm. Tė tjerėt e miratuan pa mėdyshje. Ndėrkaq, ai qė lexonte raportin pėr ngjarjen, me sa duket e humbi toruan dhe pasi shqiptoi shprehjen “Kaq kisha shoku Enver”, u ul i skuqur nė fytyrė. Aq e pavend ishte ndėrhyrja e Hoxhės, sa qė aty askush nuk mėsoi gjė pėr ngjarjen tragjike qė raportonte zyrtari i KQ. Tė tilla ndėrhyrje ishin tė shpeshta. Ai nuk kishte durim ta dėgjonte tjetrin deri nė fund, madje as kur ishte fjala pėr ēėshtje tė rėndėsishme, siē ishte ajo qė raportohej atė ditė. Gjatė 13 viteve qė punova nė kabinetin e Enverit, ishin shumė tė rralla takimet nė zyrėn e tij me ndonjė veteran tė Luftės. Pėr tė nuk ishin tė pėlqyeshme takimet e drejtpėrdrejta me letėrshkruesit, qė ishin jo tė paktė. Edhe pėr raste tejet tė rėndėsishme e pėr persona tepėr tė njohur qė kėrkonin takim, zakonisht autorizonte ndonjėrin prej sekretarėve tė K.Q. ose ndonjė funksionar tjetėr tė lartė qė ta prisnin nė emėr tė tij, duke e justifikuar mungesėn me punėt e shumta qė kishte.
(Artikullin e plotė e lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Panorama)
Vahid Lama: Si nisi debati nė zyrėn e Enverit pėr Festivalin e 11-tė
3
Specialee Martė, Gusht 21st, 2012
Vahid Lama gjatė punės nė paradhomėn e Enverit
“Stuhia ndaj Festivalit tė 11 tė Kėngės nė RTSH u ngjiz nė zyrėn e Enverit”. Pjesa nė vijim e kujtimeve tė Vahid Lames, jurisitit qė punoi 13 vite nė paradhomėn e diktatorit, zbulon pėr herė tė parė si nisi debati pėr “shfaqjet e huaja borgjezo-revizioniste” qė u demonstruan nė tri netėt e festivalit dhe reagimet pas kėsaj nė mbarė vendin. Sakaq, sekretari personal i Enverit, tregon pėr peripecitė e shumta qė ai dhe ndihmėsit e tjerė pėrballonin gjatė punės pėr pėrgatitjen e fjalimeve tė diktatorit…
…vijon numrin e kaluar
Nga tėrė periudha qė kam punuar nė kabinetin e Enverit, dekada e vite ’70 ka qėnė mė dramtikja. Ishte kjo koha kur Enveri, i mbėrthyer nė njė paranojė tė ēuditshme “fshiu” me “fshesėn e hekurt tė Partisė”, pjesėn mė tė madhe tė liershipit komunist. Madje nuk kurseu as bashkėpuėtorėt e tij, duke filluar nga ata tė Luftės me tė cilėt deri atėherė krenohej. Furtuna nisi me sė pari me zbulimin e grupeve armiqėsore nė art dhe vazhdoi me atė nė ushtri, ekonomi, naftė… FESTIVALI 11 NĖ RTSH Nė dhjetor tė vitit 1972 u organizua nė Tiranė Festivali 11 i kėngės nė Radiotelevizion. Rinia e pėlqeu atė festival, sepse gjeti tė shprehura nė tė shijet artistike dhe aspiratat shpirtėrore tė saj. Festivali u vlerėsua si njė risi e guximshme artistike, sepse ishte i vetmi deri atėherė qė qėndroi larg folklorizmit dhe shablloneve tė realizmit socialist. Kudo nė mjediset intelektuale, madje edhe nga punonjės tė Komitetit Qendror tė Partisė, ishin komentuar pozitivisht liria e krijimit, optimizmi, interpretimi etj. Njerėzit kishin vlerėsuar, se me kėtė festival artistėt shqiptarė, kompozitorėt, regjisorėt, kėngėtarėt, piktorėt, skenografėt etj. demonstruan cilėsi tė lartė. Me mbresa nga mė tė mirat kishin dalė nga salla e festivalit edhe njė pjesė e drejtuesve tė lartė tė Partisė. Mirėpo Enveri nuk mendoi kėshtu. Ato ditė ai vinte nė zyrė i vrejtur dhe shpesh nevrikosej pa shkak. Me sa dukej festivali nuk i kishte pėlqyer. Nė njėrėn prej ditėve pas tij, u shpreh hapur pėr atė qė kishte menduar. Festivali njė hiē, njė zero me xhufkė, u shpreh ai nė fillim tė vlerėsimeve pėr tė. Kėngėt e tij nuk janė gjė tjetėr veēse bonbone tė mbushura me helm e tė lyera me sheqer! Aty nuk kishte asgjė shqiptare. Mjaftoi kaq pėr tu ndezur stuhia dėrrmuese ndaj atyre qė e kishin organizuar. Enveri, siē na tha, ato ditė kishte marrė njė letėr nga njė grua myzeqare, e cila qahej pėr “tė zgjuarit” nė Tiranė, qė kishin organizuar kėtė “Koncert” me pikėpamje borgjezo-revizioniste dhe kėrkonte qė ata tė viheshin para pėrgjegjėsisė, se asaj nuk i kishin pėlqyer as tekstet e kėngėve, as meloditė, as maksifundet dhe asgjė tjetėr. Rinia shqiptare, sipas saj, ishte e pakėnaqur….
(Rrefimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
Krijoni Kontakt