Close
Faqja 80 prej 89 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 885
  1. #791
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po pra, me eshte bo per t'u rrujt ... mjekra.
    haha ,bravo baloz te paska shku menja per RRUSH STAMBOLLI............

  2. #792
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    haha ,bravo baloz te paska shku menja per RRUSH STAMBOLLI............


    Rrush Stamolli s'kom, po RRUSH TIRONE t'jap vile vile me shumic ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #793
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Rrush Stamolli s'kom, po RRUSH TIRONE t'jap vile vile me shumic ...
    EH mer daj ti do me i msu ku ka hurdhen shejtonit..

  4. #794
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Gatishmėria e ushtrisė, 72 orė 750 mijė ushtarė “nėn armė”


    Leonard Veizi

    Nėse lufta do tė fillonte krejt papritur, pa paralajmėrime dhe pa pėrqendrim tė trupave armike nė vijėn e kufirit, ushtria shqiptare ishte pėrgatitur qė pėr 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, tė hapte zjarrin e parė me mitralozat e rėndė tė cilėsuara si “armė roje”, apo me anė tė batalioneve qė gjithashtu quheshin “art-mitraljer”.
    Kjo sa pėr fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte qė pėr 72 orėt e para, tė mund tė viheshin nėn armė tė paktėn 750 mijė njerėz me uniformė jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare nė vitet ’75-’85, gjė qė daton dhe me kulmin e fuqisė sė saj? Ish drejtuesit e lartė tė saj kanė dhėnė kėto shifra:



    Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar
    Aviacioni, 240 mjete fluturuese.

    “I gjithė aviacion u inkuadrua nė 3 regjimente gjuajtės-bombardues tė cilėt u inkuadruan nė tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuēova. Reparti i parė u krijua nė Tiranė nė vitin ’51. Regjimenti i parė i Aviacionit Reaktiv u krijua nė vitin 1955 nė Kuēovė. Ai do tė pasohej me krijimin e Repartit tė Transportit Ushtarak nė Tiranė, Regjimentin e Rinasit, Shkollėn e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterėve, Regjimentin e Gjadrit. Tė paktėn 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, qė pėrbėnin armėn e Aviacionit Luftarak.

    Kolonel Estref Musabelli zv/komandant i Grupimit tė 6-tė operativ pėr tanket.

    Ushtria, 1200 mjete tė blinduara.
    “Ushtria shqiptare nė fund tė vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete tė blinduara nė arsenalin e saj. Kompania e parė e tankeve u krijua nė 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Nė prill 1948 u krijua Regjimenti i parė i tankeve “Vojo Kushi”, ku pėrfshinė tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, tė ardhura nga BS. Brigada e Parė u krijua nė 24 prill 1963 nė pėrbėrje tė tė cilės ishin tanket tip T-59 tė prodhimit kinez. Nė vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke tė tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime tė caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotėronte dhe 3-4 batalione tė mekanizuara me transportues tė blinduar.

    Bajram Mane, ish-zėvendėsministri i Mbrojtjes nė vitet ‘82- ‘90.
    Organizimim me 9 korpuse.

    “Ushtria jonė rreth viteve ’80 erdhi pas njė riorganizimi tė thellė dhe tė gjerė nė strukturė dhe nė pėrmbajtje, duke filluar nga njėsitė e repartet e vogla ushtarake deri nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Nė ato vite ushtria kishte nė strukturė 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative nė rang Korpusi, tė cilat pėrmbanin njėsi rezervė tė Komandės Pėrgjithshme tė pajisura me armė dhe teknikėn e nevojshme. Gjithashtu kishte Komandėn e Mbrojtjes Kundėrajrore, Komandėn e Aviacionit, Komandėn e Flotės Luftarake Detare, njėsi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininė Shkollore tė armatosur.

    Kolonel Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadės sė Nėndetėseve.
    Flota Luftarake Detare me 100 anije.

    “Nė vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake tė tipave dhe destinacioneve tė ndryshme, luftarake e ndihmuese, tė ardhura nga BS e Kina”

    Hetem Halili, ish- Komisari i Korpusit tė 7-tė.
    Normat e gadishmėrisė, njėsoj me Izraelin.

    “Nivelin e normave tė gatishmėrisė e kishim mė tė lartin nė botė. Me kėto norma na afrohej vetėm Izraeli. Nė 6 orė deri nė 6 e 30 minuta kompletohet njė brigadė, efektivi i tė cilės varionte nga 5 mijė deri nė 7 mijė trupa. Ndėrsa njė korpus vihej nė gatishmėri tė plotė brenda 9-10 orėve. Pėr rastin konkret, kur flitej qė Shqipėria kėrcėnohej nga trupat e Traktatit tė Varshavės, merrej parasysh qė pika mė e afėrt, nga ku mund tė ngriheshin avionėt desantues, ishte aeroporti i Sofies nė Bullgari, me njė largėsi prej 650 kilometrash.”

    Kostaq Karoli-ish shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė.
    Shkelja e kufirit, pėr 3 minuta zjarr i pėrqendruar.

    Forcat e Armatosura kishin njė efektiv shumė tė madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi pėrbėhej nga rreth 16.500 oficerė, rreth 9.000 nėn/oficerė, rreth 60.000 ushtarė si dhe nga rreth 8.000 civilė. Ndėrkohė qė rezervistė kishte rreth 450.000 vetė, dhe 230.000 Forca Vullnetare. Kėto forca pėrfshiheshin nė 22 Divizione dhe tre Forca qė ishin: Mbrojtja Kundėr Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni. Ishin 127 Brigada Kėmbėsorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokėsore; 34 regjimente tė artilerisė kundėrajrore pa llogaritur artilerinė kundėrajrore tė Brigadave, etj. Nė kufi, mitralozėt e rėndė (armėt roje), bateritė e gatshme tė artilerisė kundėrajrore, hapnin zjarr pėr 2-3 minuta. Pėr 20-30 minuta, batalionet mitraliere nė vijėn e kufirit kishin bėrė gati pėr luftim. Po kėshtu pėr 15– 20 minuta, artileria tokėsore e gatshme kishte hapur zjarr.

    Namik Shehaj, ish-komisari i Regjimentit tė Raketave.
    Mbrojtja kundėrajrore me 240 raketa.

    Nė pėrbėrje tė ushtrisė shqiptare janė 3-Grupe luftarake raketash njė Grup tjetėr qė pėrdoret pėr qėllime mėsimore si dhe njė grup teknik. Katėr grupet e raketave janė tė vendosura nė Petrelė, Sukth, nė Patos dhe Krujė. Ēdo Grup ka nga 6-tė shtretė raketash. Pra gjithėsej 24 shtretė. Ėshtė pėrllogaritur qė ēdonjėri nga shtretet tė lėshojė deri nė 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanė njė gjatėsi prej 10.,88 metrash. Raketat qė kanė qenė pjesė e armatimit tė Mbrojtjes Kundėr Ajrore tė Ushtrisė Shqiptare nuk kanė pasur mbushje bėrthamore, por kanė pasur vetėm mbushje luftarake, e cila kur shpėrthente ndahej nė 3600 copa.

    Irfan Lulo ish-shefi i Katedrės nė Zall-Herr.
    Artileria 6 gryka zjarri pėr ēdo kilometėr tė frontit.

    “Ndėrmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike mė tė sofistikuara, ndėrsa nė vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Nė vitet 1959-1969, nė armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katėr tyta, dhe me radarė tė zbulimit tė largėt. Nė vitet '70 kishte 22 regjimente tė AKA, 18 batalione mitraliere AKA, qė llogarisnin rreth 6 gryka zjarri pėr ēdo kilometėr tė frontit”.

    Kolonel Thoma Lakra, ish-komisari i Divizionit tė Xhenjos.
    100 mijė qendra zjarri nė 5 vjet.

    “Tėrė procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit tė mbi 100 mijė qendrave zjarri u bė pėr afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bėnė njėkohėsisht qendrat e zjarrit tė montuara me kėrkesėn e Mehmet Shehut, tė cilat iu nėnshtruan eksperimentimit me qitje direkte me tė gjithė kalibrat e armėve, ku u nxorėn konkluzionet dhe reflektime nė projektimin dhe prodhimin e tyre. Nė Shqipėri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijė qendra zjarri. Vitet me intensitet mė tė lartė kanė qenė 1976-1980”.

    Bazat e Betonizuara

    -Aerodromit tė Gjadrit, i tunelizuar-
    Baza e Shėngjinit tė Tunelizuar
    -Baza nė Porto Palermo
    -Tunelizimi i Uzinės nė Poliēan
    -Tunelizimi i Bazės Ajrore nė Kuēovė
    -Depove tė tunelizuar nė Vermsh Gjerbes, Qafė, Shtamė
    -Ndėrtimi i Radiostacioneve pėr kohė lufte, nė Bizė, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”.

    Pėrbėrja e Aviacionit Ushtarak.

    95 avionė MIG-19-S,
    12 avionė MIG-21,
    12 avionė MIG-17,
    3 avionė IL-14 pėr shėrbime qeveritare
    1 avion bombardues IL-28.
    36 helikopterė MI-4.
    12 avionė AN-2 transporti

    Ushtria - Fuqia njerėzore dhe ajo e zjarrit.

    Ushtria Shqiptare nė vitet ’80-‘90 ka pasur nė pėrbėrjen e saj:

    -22 Divizione
    -Mbrojtja Kundėr Ajrore (MKA),
    -Flota Luftarako-Detare (FLD)
    -Aviacioni

    Efektivi pėrbėhej nga:

    -rreth 16.500 oficerė
    -rreth 9.000 nėn/oficerė
    -rreth 60.000 ushtarė
    -rreth 8.000 civilė
    -rreth 450.000 rezervistė
    -rreth 230.000 Forca Vullnetare
    -Ishin 127 Brigada, Kėmbėsorie, Artilerie dhe Sulmuese
    -Ishin 34 regjimente tė artilerisė kundėrajrore
    -Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar nė 9 brigada e dy batalione
    -Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokėsore
    -Ishin mė shumė se 100 anije tė tė Luftės Luftarake Detare
    -Ishin rreth 240 avionė e helikopterė tė Flotės Ajrore

    Flota Luftarake Detare:

    1. Katėr silurues 80 copė rus + kinez
    2. Dragamina rade 6 copė rus
    3. Dragamina bazė 2 copė rus
    4. Gjuajtėsa detarė 4 copė rus
    5. Nėndetėse 4 copė rus
    6. Motovedetė tip Shangai II 6 copė kineze

    (zgjohushqiptar.com)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kush e sulmoi ne ate kohe Shqiperine dhe nga kush kercenohej per sulm ushtarak ne ate kohe.???

    (Perveq armiqeve imagjinar,ne enderra?)

    Kujt i rruhej per nje Shqiperi qe skish buke per te ngrene?

    Lerini pallavrat,ushtria ne kohen e Enverit ishte per ta mbajtur pushtetin absolut te Enverit dhe piuneve te tij,jo qe kishte fuqi ti perballonte ndonje sulmi nga jashte,sepse nje sulm i tille as qe egzistonte ne realitet,perveq ne propaganden dhe mendjen e njerezve te asaj kohe.

  6. #796
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Kush e sulmoi ne ate kohe Shqiperine dhe nga kush kercenohej per sulm ushtarak ne ate kohe.???

    (Perveq armiqeve imagjinar,ne enderra?)

    Kujt i rruhej per nje Shqiperi qe skish buke per te ngrene?
    Nuk pret puna me ble armatime kur te sulmojne o fattlum

    Po pse kush po i sulmon vendet e tjera te botes qe rinovojne armatimet e tyre dhe i shtojne ?
    Revolution 1848

  7. #797
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Kush e sulmoi ne ate kohe Shqiperine dhe nga kush kercenohej per sulm ushtarak ne ate kohe.???

    (Perveq armiqeve imagjinar,ne enderra?)

    Kujt i rruhej per nje Shqiperi qe skish buke per te ngrene?

    Lerini pallavrat,ushtria ne kohen e Enverit ishte per ta mbajtur pushtetin absolut te Enverit dhe piuneve te tij,jo qe kishte fuqi ti perballonte ndonje sulmi nga jashte,sepse nje sulm i tille as qe egzistonte ne realitet,perveq ne propaganden dhe mendjen e njerezve te asaj kohe.
    Deri diku ke te drejt ,por jo plotesisht jam dakort me ty ,nuk dua te ve ne dyshim intelektin tend ..por edhe ti udhehiqesh ndoj her nga emocjone te castit si te gjith ne SHQIPTARET...

  8. #798
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u derėzeza o stalin..shoku i nazifit tim..


    ...

    mapo

    -

    Dialogu i babait tė Enverit me gjyshen time pėr vdekjen e Stalinit



    Nga Spartak Ngjela



    Pėr tri ditė rresht, Blloku i udhėheqjes, e gjithė shtėpia e madhe e Komitetit Qendror ndihej e tronditur: Stalinit i kishte rėnė damblla; kėshtu thoshin plakat e atij rrethi. Ca tė tjerė thoshin “i ka rėnė gjaku nė tru”, por pa dyshim qė me gjak tė ngrirė prisnin qė ai tė ngrihej nga koma ku e kishte futur sėmundja e beftė. Do tė ngrihet apo nuk do tė ngrihet mė Stalini: ja, kjo ishte ēėshtja qė mundonte Enver Hoxhėn dhe rrethin e tij. Kjo ka qenė ēėshtja edhe pėr gardėn qė rrinte pranė Stalinit dhe tani qė kanė dalė nė shesh dokumentet, duket se po me gjak tė ngrirė kishin ndenjur tė gjithė, qė nga Beria e deri te Zhukovi dhe Hrushovi. Tė gjithė terroristėt e njė sistemi botėror nuk e dinin se ēfarė do tė ndodhte pas vdekjes sė Stalinit. Mos ndoshta krimi do tė mund tė shkonte drejt ndėshkimit? Ja, kjo i ka trembur tė gjithė, por mė sė shumti, kjo trembte sekretarėt e parė tė vendeve socialiste dhe jo tė gjithė gardėn e Stalinit, e cila, nė pjesėn mė tė madhe, sot tė duket se kishte marrė pjesė nė komplotin e helmimit tė tij.

    Ndonёse fёmijё, e mbaj mend mirё se ndёrkohё e kisha tё ngulitur nё kokё atё emėr, pa e kuptuar fare se ēfarё donte tё thoshte, por kishte qenё e mjaftueshme siē duket vetёm fakti qё e adhuronin tё gjithё tё mёdhenjtё. Sot mua mё duket se, me atё emёr, unё kam lidhur nё mendje tё gjitha konceptet e tjera tё mbretit apo tё njeriut tё fuqishёm apo tё atij qё drejton gjithēka. Mё tёpёr tё njё tё plotfuqishmi qё adhurohej dhe quhej madje edhe baba, njё plak ndoshta, e ku e di unё ēfarё tjetёr, sepse, nё fund tё fundit, ai dukej sikur ishte pёr mua edhe vetё udhёheqёsi apo drejtuesi i shtёpisё time. Dhe ja, tani kishte rёnё i sёmurё dhe tё gjithё rrotull meje ishin nёn peshёn e ankthit qё u shkaktonte ideja se ai edhe mund tё vdiste. Dhe kёtё sigurisht qё e ndieja edhe unё dhe mё dukej se pas asaj vdekjeje mund tё ndodhte njё gjё shumė e keqe, e ndoshta ndonjё tёrmet apo pёrmbytje. Kur nё fakt ndodhi ajo tjetra, njё ēlirim i beftё qё u erdhi njerёzve nё tё gjithё botёn nga njё figurё e frikshme qё gjithsesi mua mё dukej si i plotfuqishmi qё na drejtonte dhe qё duhej adhuruar.

    Radioja jepte lajme njė herė nė dy apo tri orė, dhe tė gjithė, udhėheqės e shėrbyes, ishin tė pėrqendruar aty. “Zonja Athina, nuk e kalon dot kėtė sėmundje ai”,- i tha Halil Hoxha, i ati i Enver Hoxhės, gjyshes time nė njė nga ato mėngjeset e pritjes sė madhe, kur edhe kjo m’u duk se e kishte pyetur me njė zė tė shtirur pėr gjendjen e Stalinit.

    Nuk arrija ta kuptoja, por si fėmijė, fjalėt e tij mė kanė mbetur nė mendje, e sidomos gjesti i tij mospėrfillės. S’e kuptoja dot se pėrse nuk ishte i shqetėsuar ai plak i ēuditshėm, i shkurtėr e gjithmonė me ca mustaqe tė verdha e tė mėdha qё kishte bёrё vizitёn e radhёs te gjyshja ime atё mёngjes tё plumbtё marsi tё vitit 1953. Vinte shpesh te gjyshja ime, madje edhe pėr Pashkė dhe e mbaj mend mirė se mё bёnte shumё pёrshtypje qё kjo i vinte gjithmonė nė xhep njė vezė tė kuqe. Feja ishte ende e lejuar atёherё dhe Halili me sa di unė kishte qenė hoxhė, sepse shpesh i kanė thirrur mulla Halili, por nuk ishte kjo arsyeja qė m’u duk aq i qetė atё ditё, aq sa me mendjen time mendova se nuk e donte Stalinin. “Sepse nuk ka shpėtuar njeri nga njė damblla kaq e gjatė”, tha mė pas xha Halili, gjithė duke tundur njėherėsh kokėn dhe dorėn e djathtė, tė cilėn qetė e me siguri e vendosi pastaj pėrmidis kėmbėve. Por, aty pėr aty, gjyshja sikur u pendua qė i kishte bėrė atė pyetje.

    Pinte kafe Halil Hoxha dhe mua mė dukej se e mbulonte tė gjithė filxhanin e kafesė me mustaqet e tij tė verdha, e shumė tė mёdha… Por gjyshja nuk foli, vetėm se tundi kokėn edhe ajo me njė pikėllim tė shtirė, dhe biseda mbaroi. Ndėrsa unė sikur kisha mbetur i habitur, sepse, qė tė dy ata pleq tė nomenklaturės sė lartė shqipare, sikur e dėshironin vdekjen e Stalinit, tė paktėn kėshtu m’u duk atėherė, sidomos pёr tё atin e Enver Hoxhёs, gjё pёr tё cilёn mё vonё u binda, ashtu sikundёr pashё vetё se Enver Hoxha nuk para kishte pasur ndonjё afёrsi tё madhe me tё atin, aq sa, shumё rrallё e ka pёrmendur. Siē duket, kёtu janё ndarё. Unė mė pas e kam menduar shpesh kėtė fakt, por gjithmonė e kam lidhur edhe me atė qё, plaku Halil, kurrё nuk ia kishte falur tё birit ekzekutimin qė i kishin bėrė menjėhėrė pas lufte dhėndrit tё tij, Bahri Omarit. Ky kishte qenё burri ligjor i sё bijёs, por edhe njė nga eksponentėt e Ballit Kombėtar, organizatės kundėrshtare tė Enver Hoxhės, krerėt e sė cilės u ekzekutuan tė gjithė bashkė nė vitin 1945, pas njė gjyqi farsė dhe pa asnjė diksion ligjor.

    Kёshtu pra, mė kishte habitur ai dialog aq i ēuditshėm nė ato ditė dhe duke qenė se gjithmonė e pata si tė gjallė nė kujtesėn time, shumė vite mė vonė, nga fundi i viteve gjashtёdhjetё, me kast e pyeta gjyshen pėr atė rast, por, pėr habinė time, edhe ajo e mbante mend shumė mirė, ashtu sikundėr edhe unė. “M’u duk se sikur e donte qė Stalini tė vdiste”- tha gjyshja, pastaj, ndenji pak e sikur u pendua qė pёrmendi njё pohim tё tillё para meje. Pas pak, ajo vazhdoi: “Ishte shumė plak Halili atėherė”, tha, dhe sikur nuk donte tё vijonte mё tej nё kёtё bisedё, pasi kishte menduar se, me pleqёrinё e tij, e kishte justifikuar mё nё fund babanė e Enver Hoxhёs, i cili shumė vite mė parė kishte folur me njė ton qė tė jepte tė kuptoje se e kishte dёshiruar vdekjen e Stalinit nё ditёt e pritjes sё ankthshme.

    Nejse, Stalini mė nė fund vdiq. Lajmi u dha me pikėllim tė madh. Tė mėdhenjtė u

    thoshin tė vegjėlve se kishte vdekur Baba Stalini. Por shqetėsim kishte kudo. Sidomos ushtarakėt ndiheshin shumė tė shqetėsuar. Tė gjithė rrinin pranė radiove sepse nė atė kohė, ditė pėr ditė, gjatė njė ore e gjithmonė aty rreth orės 17-18, Radio Moska fliste shqip nė emisionin e pėrgatitur posaēėrisht pėr shqiptarėt. Por unė ende nuk di ta shpjegoj dot perceptimin e njė fėmije pėr njė radio tė huaj sepse nė atė kohė nė Shqipėri, vetė radioja, ishte njė ēėshtje luksi dhe tifozllėku bashkė, pėr fėmijėt e pėr tė rriturit; sepse, siē duket, me anė tė atij komunikimi sikur kuptohej me njėfarė intuite ēėshtja e progresit tė ardhshėm teknik nė tė gjitha fushat, e sidomos nė elektronikė. Megjithatė, ajo qė mund tė theksoj ėshtė fakti se, me atė radio tė huaj qė fliste shqip, lidhej Bashkimi Sovjetik me Shqipėrinė dhe kjo besoj se ka qenė e mjaftueshme pėr mendjen e njė fėmije….


    p

  9. #799
    Aman o brar ku ma gjete kete Spartak halene qe te ma postosh ketu pa lidhje

    Halili nuk i ndahej gjyshes si perfundim eee
    Revolution 1848

  10. #800
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Aman o brar ku ma gjete kete Spartak halene qe te ma postosh ketu pa lidhje

    Halili nuk i ndahej gjyshes si perfundim eee
    Per teme qe ke hapur dhe ti ahahahah
    gjjyshja e jepte veze ahahah
    veze kishte vete mulla Halili
    sikur te kishte ndonje ide me brilante se sa ti fuste vezet ne xhep mulla Halilit , zonja Athina lol do ishte me interesante kujtimet e vegjelis te xhaxhi Takut
    Baba plere thuaj te me vrasi im bir mua nje pjestar te familjes dhe te jetoj me te ..
    e shporr nga shtepia e nuk ja sho syte per gjith jeten ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 80 prej 89 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •