Mooos qeka kthyer forumi ne thashetheme grash ....... ! Jam vonuar pak se i kam kerkuar nje mikut tim te skanoje hartat e veprimeve ushtarake dhe te mi dergoje me email ketu ku jam , sepse vete nuk po i gjej !
Vetem thashetheme grash ju kane mesuar te beni ? Dhe me kaq kapacitet pretendoni te beni shtet dhe ushtri te shtetit , apo te gjykoni per keto probleme ? Paradoks dhe fatkeqesi ! Prandaj ka kete pamje Shqiperia mendoj une .......
“Stalini, ndihmė Gestapos pėr goditjen e gjeneralėve tė kuq”
Share
Specialee Premte, Maj 25th, 2012
Josif Stalin
Botohen kujtimet e ish-shefit tė Zbulimit tė Stalinit
.
Valter Krivicki i (vet)vrarė nė 1941 tregon arsyet e eleminimit tė krerėve tė lartė ushtarakė.
Pėrplasja me Ushtrinė e Kuqe pėr kolektivizimin nė fshat.
Stalini, 7 muaj pėrgatitje pėr komplotin nė ushtri.
Nėse ishte njė i penduar, apo njė kundėrshtar i Stalinit, kjo ėshtė diskutuar gjatė, e rėndėsishme ėshtė qė Valter Krivicki i ka lėnė historisė ca dėshmi tė vlefshme. Pėr herė tė parė vjen nė shqip libri me kujtime i ish-shefit tė Zbulimin Ushtarak Sovjetik (GRU), pėrkthyer nga Skėnder Shkupi dhe nėn siglėn e shtėpisė botuese “55″. “Nė Shėrbimin e Fshehtė tė Stalinit” ėshtė njė libėr qė krahas gjithė botimeve tė tjera tė kėtij lloji, hedh dritė mbi politikėn e njė prej diktatorėve mė tė mėdhenj dhe mė tė frikshėm tė historisė. Po kėsaj here prej njėrit prej njerėzve qė i ka shėrbyer atij pėr njė kohė tė gjatė. “Valter Krivicki ėshtė njeriu qė kujtohet mė mirė sot, pėr shkak tė misterit tė pazgjidhur qė lidhet me vdekjen e tij nė njė dhomė hoteli nė Uashington D.C., nė shkurt tė vitit 1941, njė ngjarje e faqeve tė para tė shtypit tė asaj kohe. Policia gjeti njė plumb nė tėmthin e viktimės, njė pistoletė pranė tij, dhe jo mė shumė se tri shėnime lamtumire. Sipas tė gjitha gjasave, njė vetėvrasje. Por ata qė qenė njohur me historinė e tij ishin skeptikė. Ata ishin paralajmėruar se operativėt e NKVD (ose KGB, siē u quajt mė vonė) e kishin ndjekur atė qysh prej vitit 1937, vit kur ai braktisi postin e tij tė lartė nė Zbulimin Ushtarak Sovjetik (GRU) dhe doli me njė denoncim publik kundėr Stalinit. Avokati i Krivickit, Luis Uolldmen, kujton disa fjalė ogurzeza tė dėgjuara nga klienti i tij: “Nė njė ditė ēfarėdo ju jeni duke ecur pėrgjatė njė rruge ku ndeshni njė tė vdekur qė e ka shtypur makina. Dhe ju dalloni qė ai ėshtė Krivicki. Ju thoni ‘I shkreti burrė, duhet tė ishte mė i kujdesshėm’. Ju kurrė nuk do ta mendonit se ata e kanė vrarė. Ata janė shumė tė zgjuar!”, shkruan nė parathėnien e librit Sem Tenėnhoz. Kėshtu qė figura e Krivickit ka qenė shumė e diskutuar si nė tė gjallė, ashtu edhe nė vdekje tė tij. Nė librin “Nė Shėrbimin e Fshehtė tė Stalinit” tregohen disa momente pikante nė politikėn e ndjekur nga Stalini, siē ishte qėndrimi ndaj Hitlerit, prodhimi dhe hedhja nė qarkullim i 10 milionė dollarėve, shėrbimet e fshehta, apo arsyet pse diktatori eliminoi gjithė gjeneralėt e lartė tė Ushtrisė sė Kuqe. al.mi
Pėrse Stalini pushkatoi gjeneralėt e tij
Nė fillim tė muajit dhjetor 1936, ndėrkohė qė unė isha nė qendrėn tonė nė Hagė, aksidentalisht mė ra nė dorė ēelėsi kryesor i konspiracionit, qė rezultoi gjashtė muaj mė vonė nė ekzekutimin nga Stalini tė mareshalit Tukaēevski dhe afėrsisht tė tė gjithė komandės sė lartė tė Ushtrisė sė Kuqe.
Valter Krivicki
Ka konspiracione komplotesh nga njerėz qė kėrkojnė me epsh pushtet apo hakmarrje, dhe ka konspiracione pėr thurje komplotesh nė vijim tė ngjarjeve. Nganjėherė shtigjet e tė dy konspiracioneve tė tilla priten dhe gėrshetohen. Si pasojė historiani e gjen veten pėrballė njė lėmshi tė ngatėrruar qė sfidon aftėsitė mė tė mėdha tė tij. Kėsaj kategorie i takon misteri i asgjėsimit nga Stalini tė lules sė Ushtrisė sė Kuqe si spiune nė shėrbim tė qeverisė gjermane.
Ėshtė njė mister qė vazhdon tė hutojė mendjen e botės. Kudo njerėzit ende shtrojnė kėto pyetje:
Pėrse Stalini i preu kokėn Ushtrisė sė Kuqe nė njė kohė kur Hitleri pėrgjithėsisht besohej se po pėrgatitej etshėm pėr luftė? A kishte ndonjė lidhje ndėrmjet spastrimit tė Ushtrisė sė Kuqe dhe pėrpjekjeve tė Stalinit pėr tė arritur nė njė marrėveshje me Gjermaninė? A kishte nė tė vėrtetė ndonjė konspiracion nga ana e komandės tė Ushtrisė sė Kuqe kundėr Stalinit?
Ishte 11 qershor 1937, kur Kremlini lajmėroi zbulimin e papritur tė njė konspiracioni nga gjenerali i madh Tukaēevski dhe tetė nga komandantėt e lartė tė Ushtrisė sė Kuqe qė vepronin nė bashkėpunim me njė fuqi tė huaj jomiqėsore.
Tė nesėrmen bota u shtang nga ekzekutimi i mareshalit Tukaēevski, Shef i Shtabit tė Ushtrisė sė Kuqe; gjeneralit Jakir, komandant i Distriktit Ushtarak Ukrainas; gjeneralit Uboreviē, komandant i Distriktit Ushtarak Bjellorus; gjeneralit Kork, shef i Akademisė Ushtarake Sovjetike; dhe gjeneralėve Putna, Eideman, Feldman, dhe Primakov, pas njė gjyqi tė pretenduar tė fshehtė ushtarak. Mareshali Gamarnik, Ndihmės Komisar i Luftės (Zėvendės Ministėr i Mbrojtjes – Shėnim i Pėrkthyesit) dhe Shef i Departamentit Politik tė Ushtrisė sė Kuqe, u njoftua se kishte vrarė veten. Pėr kėta nėntė gjeneralė komandues papritmas u bė e njohur se kishin qenė spiunė tė Hitlerit e tė Gestapo-s, ndėrkohė qė tre prej tyre – Gamarnik, Jakir, dhe Feldman – ishin ēifutė.
Shumė kohė pėrpara se Stalini tė zbulonte “papritur” njė komplot tė Ushtrisė sė Kuqe kundėr pushtetit tė tij, unė kisha nė duar, pa e ditur, lidhjen kryesore nė njė zinxhir tė vetėm tė ngjarjeve qė provonte tė qenit e vetė Stalinit si konspirator, qė provonte se ai komplotonte tė paktėn qysh shtatė muaj pėrpara kėtė shfarosje tė komandės sė lartė tė Ushtrisė sė Kuqe.
Nėse bashkohen tė gjitha pjesėt e enigmės sė spastrimit tė madh tė Ushtrisė sė Kuqe, modeli pėrfundimtar zbulon faktet qė vijojnė:
1* Skema e Stalinit pėr tė piketuar Tukaēevskin dhe gjeneralėt e tjerė ishte vėnė nė lėvizje tė paktėn gjashtė muaj pėrpara zbulimit tė pretenduar tė njė konspiracioni tė Ushtrisė sė Kuqe.
2* Stalini ekzekutoi mareshalin Tukaēevski dhe shokėt e tij si spiunė gjermanė pikėrisht nė momentin kur vetė ai, pas muaj negociatash tė fshehta, ishte nė prag tė pėrfundimit tė njė marrėveshjeje me Hitlerin.
3* Stalini pėrdori “dosje” tė falsifikuar tė importuar nga Gjermania dhe tė pėrpunuar nga Gestapo-ja naziste nė inskenimin pėr tė njollosur gjeneralėt mė besnikė tė Ushtrisė sė Kuqe.
4* Kjo “dosje” i kaloi OGPU-sė nga organizatat ushtarake cariste qė vepronin jashtė vendit.
5* Stalini kishte shefin e Federatės sė Ushtrisė Cariste tė Veteranėve, gjeneralin Jevgenij Miller, i cili u rrėmbye nė Paris mė 22 shtator 1937. Ky krim i guximshėm u krye me qėllim qė tė shkatėrronte njė burim tė pakontrolluar informacioni, krahas atij tė vetė Gestapo-s, qė u bėnė burimi i “dosjes” sė Stalinit kundėr shefave tė Ushtrisė sė Kuqe, dhe kanaleve nėpėr tė cilat ai burim shtegtonte.
**
Mė lejoni t’u jap bazamentin e gjykimeve tė mia pėr kėtė ēėshtje. Mareshali Tukaēevski ishte figura ushtarake mė e shkėlqyer e Revolucionit Sovjetik. Nė fillim tė Luftės Civile, nė moshėn njėzetepesė vjeēare, ai u emėrua komandant i Armatės sė Parė tė Kuqe. Mė 12 shtator 1918, kur fatet e sovjetėve qenė nė pikėn e tyre mė tė ulėt, ai arriti njė fitore vendimtare mbi forcat e kombinuara Ēeke dhe Bjellogardiste nė Simbirsk. Pranverėn e ardhshme, kur Admirali Kollēak, duke pėrparuar nga lindja, kishte kapur basenin e Vollgės, dhe vetėm njė e gjashta e territorit Rus kishte mbetur nė duart e Bolshevikėve, Tukaēevski kundėrsulmoi nė Busulluk dhe ēau pėrmes vijave armike. Duke ndjekur kėtė sukses fillestar, ai nisi njė mėsymje sensacionale qė e detyroi Kollēakun tė tėrhiqet drejt Maleve Urale dhe tutje thellė, nė Siberi. Mė 6 janar 1920, ai e theu Kollēakun nė Krasnojarsk, nė gjysmėrrugėn pėrmes kontinentit Aziatik. Lenini nė njė telegram ngazėllyes, brohoriti Tukaēevskin dhe ushtrinė e tij.
Pasi dėrrmoi Ushtritė e Bardha nė Siberi, Tukaēevski u dėrgua drejt e nė frontin e Rusisė qendrore, kundėr Denikinit. Nė mė pak se tre muaj, Denikini u tėrhoq prapa drejt Detit tė Zi dhe u detyrua t’ia mbathė me anije pėr nė Krimé, i fundmi bastion i tė Bardhėve. Tukaēevski mundi dy armiqtė mė tė rrezikshėm tė qeverisė sovjetike, Kollēakun dhe Denikinin….
Mareshali Pilsudski (Jozef Pilsudski, presidenti i Polonisė sė pavarur pas L1B, komandant i ushtrisė dhe kryeministėr – Shėnim i Pėrkthyesit) deklaron nė kujtimet e tij se dėshtimi i Budjonit pėr t’iu bashkuar Tukaēevskit ishte njė faktor vendimtar nė luftė. “Vija e saktė e marshimit tė tyre (Kalorėsia e Armatės sė Dymbėdhjetė) do tė ishte ajo qė do t’i sillte ata mė pranė ushtrive kryesore ruse tė komanduara nga Tukaēevski, dhe kjo do tė thoshte njė rrezik shumė mė tė madh pėr ne. Ēdo gjė m’u duk e zezė dhe e pashpresė pėr mua, e vetmja dritė qė feksi nė horizont qé dėshtimi i kalorėsisė sė Budjonit tė mė sulmonte nė shpinė dhe paraqitja e dobėt e Armatės sė Dymbėdhjetė.”
As Tukaēevski dhe as Stalini nuk e harruan kurrė fushatėn polake. Nė njė seri leksionesh tė zhvilluara nė Akademinė e Luftės dhe tė publikuara nė trajtė libri mė 1923, Tukaēevski krahasonte sjelljen e Stalinit nė Lvov me atė tė gjeneralit carist Renenkampf nė betejėn katastrofike tė Tanenbergut mė 1914.
“Armata jonė fitimtare e Kalorėsisė,” deklaronte Tukaēevski, “u pėrfshi nė luftime tė ashpra nė Lvov ato ditė, duke shpenzuar kohėn mė kot e duke e prishur larg fuqinė e saj tek angazhohej kundėr kėmbėsorisė sė pozicionuar nė llogore pėrpara qytetit tė mbėshtetur nga kalorėsia dhe skuadriljet e fuqishme ajrore.”
Stalini s’e fali kurrė Tukaēevskin pėr atė kontribut nė biografinė e tij. Duke pritur kohėn e duhur, ky njeri herėt ose vonė do tė hakmerrej kundėr kujtdo qė i kishte bėrė atij dikur kritika pėrcėlluese. Tukaēevski nuk ishte paracaktuar si i vetmi pėrjashtim.
Vite mė vonė, pati mospėrputhje tė rėnda ndėrmjet Stalinit dhe Ushtrisė sė Kuqe nė ēėshtjet mė tė mėdha tė politikės. Kėto ndryshime qėndrimesh morėn fund, gjithsesi, me njė kompromis, dhe plagėt e vjetra, si vetjake ashtu edhe politike, nė dukje ngjanė sikur u shėruan. Asnjeri nga ne nuk dyshonte nė besnikėrinė absolute, qoftė tė njė kritikuesi tė vetėm nga Ushtria e Kuqe tė politikės sė Stalinit, ndaj qeverisė sovjetike.
Detaji i plotė i kėtyre mospėrputhjeve ndėrmjet Stalinit dhe Ushtrisė sė Kuqe i takon njė historie tjetėr. (Opozita trockiste nė ushtri, natyrisht, qé likuiduar vite pėrpara spastrimit tė madh). Ėshtė e domosdoshme, megjithatė, tė vijėzohen kėtu tiparet kryesore tė ndryshimit mė tė madh. Kolektivizimi i dhunshėm i fshatarėve, me shpėrnguljet dhe me masat e tjera ndėshkuese tė tij qė solli urinė dhe shfarosjen e miliona fshatarėve, u pasqyrua menjėherė nė Ushtrinė e Kuqe. Me gjithė rritjen e madhe tė numrit tė punonjėsve tė industrisė gjatė regjimit sovjetik, shumica dėrrmuese e popullsisė mbetej pėrsėri fshatare, dhe rrėnjėt e ushtrisė qenė ngulur thellė nė fshat.
Letrat qė merrnin ushtarėt dhe rekrutėt qė pėrshkruanin rrėnimin e vuajtur nga tė afėrmit e tyre nė shtėpi, i mbushnin ata me zemėrim, hidhėrim, e madje edhe me shpirt revolte. Fshatrat po grabiteshin dhe shkatėrroheshin nga trupat e OGPU-sė me urdhrin qė tė plotėsonin shpejt dhe plotėsisht detyrėn e “likuidimit tė kulakėve.” Rebelime fshatare shpėrthyen nė Ukrainė, zona mė e pasur bujqėsore e Bashkimit Sovjetik, si dhe nė Kaukazin e Veriut. Ato u shtypėn pa mėshirė nga detashmentet e posaēme tė OGPU-sė, pasi Ushtrisė sė Kuqe nuk i besohej tė pushkatonte fshatarėt rusė.
Nė kėto rrethana morali i Ushtrisė sė Kuqe ishte, nga njė kėndvėshtrim ushtarak, duke u pėrkeqėsuar me shpejtėsi. Departamenti Politik i Ushtrisė, i drejtuar nga gjenerali Gamarnik, ishte njė nga ndihmėsit mė tė vlefshėm tė mbrojtjes sonė kombėtare, njė organizėm delikat nervor qė kapte ēdo lėkundje qė kalonte nėpėr rangjet qė drithėronin. Nėpėrmjet kėtij Departamenti Politik, shtabi i pėrgjithshėm dhe e gjithė trupa e oficerėve zotėronte tė dhėna tė dorės sė parė pėr kushtet shpėrthyese tė tė dyja palėve, ushtarėve nė kazerma dhe fshatarėve nėpėr fshatra.
Mė 1933, Mareshali Blusher, atėherė komandant i Distriktit Ushtarak tė Lindjes sė Largėt, i dėrgoi njė ultimatum Stalinit pėr t’i kujtuar qė nėse fshatarėt e Siberisė Lindore nuk do tė ēliroheshin nga urdhėresat e ashpra, ai nuk mund tė ishte pėrgjegjės pėr mbrojtjen e provincave bregdetare dhe tė Amurit kundėr Japonisė. Pushteti i Stalinit nė atė kohė varej aq brishtas nė peshoren e fuqisė sa ai u detyrua tė kapitullojė. Koncesione gjithėpėrfshirėse iu dhanė fshatarėve tė distriktit tė mareshalit Blusher. Disa vite mė vonė Stalini u detyrua tė modifikojė programin e kolektivizimit tė pėrgjithshėm duke u lėnė nė pronėsi pėr kultivim familjar tė gjithė fshatarėve tė fermave kolektive ngastra tė vogla individuale.
Njė tjetėr pakėnaqėsi u rrit, afėrsisht nė tė njėjtėn kohė, nė trupat e oficerėve lidhur me politikėn e Stalinit tė paqėtimit ndaj agresionit japonez, duke filluar nga shitja e Hekurudhės strategjike tė Kinės Lindore. Komisari i Luftės Voroshilov ishte nė atė kohė plotėsisht nė anėn e komandės tė Ushtrisė sė Kuqe, dhe sė bashku me Gamarnikun dhe Tukaēevskin ushtruan trysninė e tyre pėr mbizotėrim tė pikėpamjes sė ushtarakėve mbi Politbyronė e Stalinit. Stalini mbronte pikėpamjen qė kolektivizimi do tė krijonte njė bazė tė qėndrueshme ekonomike pėr zhvillim nė pushtetin e ardhshėm, qė ēdo gjė duhej sakrifikuar pėr atė politikė, dhe me qėllim qė tė realizohet ajo, Rusia duhet ta sigurojė paqen me ēdo ēmim.
Tukaēevski pėr vite me radhė i kėrkoi mė kot Stalinit fonde pėr motorizimin dhe mekanizimin e Ushtrisė sė Kuqe, dhe pėr kėtė ai kishte mbėshtetjen e tė gjithė oficerėve tė rinj tė akademisė ushtarake sovjetike. Stalini e dinte kėtė dėshirė tė zjarrtė tė Tukaēevskit dhe vendosi ta qetėsojė atė duke ia pėrmbushur kėtė ėndėrr. Njė ujdi politike u gjet. Stalini kishte rrugėn e tij nė politikėn e pėrgjithshme tė brendshme dhe tė jashtme, dhe komanda e Ushtrisė sė Kuqe kishte tė vetėn nė kėndvėshtrimin e financimeve pėr modernizimin. Ushtria ia kishte dalė mbanė pėr pjesėn e saj tė kompromisit, por sa larg qé ecur nėpėrmjet strukturimit tė fermave kolektive nė krijimin e parakohshėm tė “bazės sė qėndrueshme”, zbulohej nė dekretet e kėsaj vere qė sapo kaloi.
E tillė ishte zanafilla e asaj qė u bė botėrisht e njohur si opozitė e Ushtrisė sė Kuqe kundrejt Stalinit. Ishte njė nga shumė mosmarrėveshjet politike qė shfaqeshin nė etapa tė ndryshme tė krijimit tė sistemit sovjetik tė mbrojtjes kombėtare. Por kėtė herė pėrplasja ēoi nė thashetheme tė egra jashtė vendit pėr njė luftė pėr pushtet ndėrmjet Voroshilovit dhe Stalinit. Asgjė e tillė nuk po ndodhte. Pėrplasja nuk i ngjante atyre tė viteve tė shkuara midis Stalinit dhe grupimeve tė ndryshme politike opozitare….
Pėr mua ishte e qartė tani se Stalini ishte i vendosur t’i lante llogaritė me opozitėn e Ushtrisė sė Kuqe me tė njėjtėn mėnyrė tė pėrgjakshme qė ai kishte pėrdorur ndaj kundėrshtarėve tė tjerė tė tij. Ēasti ishte i favorshėm. Kriza e kolektivizimit kishte kaluar nga akute nė njė etapė mpirjeje kronike.
Gjeneralėt e Ushtrisė sė Kuqe i kishin shpėtuar provės sė rėndė nėpėr tė cilėn opozita politike kishte kaluar pėr mė shumė se njė duzinė vitesh. Ata jetonin jashtė asaj bote tė posaēme partiake nė tė cilėn njerėzit ishin tėrė kohės duke “devijuar” nga rruga e drejtė e Stalinit, duke u “tėrhequr”, “devijuar”, “tėrhequr” pėrsėri dhe pėrsėri, ēdo herė me dėnime qė rriteshin dhe me njė rėnie vullneti qė binte poshtė e mė poshtė. Detyra e gjeneralėve, ndėrtimi i njė ushtrie tė fuqishme dhe sistemi i mbrojtjes kombėtare, e kishin ruajtur moralin e tyre.
Stalini e dinte qė Tukaēevski, Gamarnik, Yakir, Uboreviē, dhe gjeneralė tė tjerė tė rangut tė sipėrm kurrė nuk do tė thyheshin dhe tė vinin nė gjendjen e njė bindjeje pa kushte tė cilėn tani ai e kėrkonte prej tė gjithėve atyre qė kishte rrotull. Ata qenė burra tė njė kurajoje tė madhe vetjake, dhe atij i kujtoheshin ditėt qė kur prestigji i tij qé nė pikėn e vet mė tė ulėt, kėta gjeneralė, veēanėrisht Tukaēevski, gėzonin njė popullaritet tepėr tė madh jo vetėm te trupa e oficerėve dhe tek ushtarėt por edhe tek i gjithė populli. Atij i kujtohej gjithashtu qė nė ēdo etapė kritike tė regjimit tė tij – kolektivizimi i dhunshėm, uria, rebelimi – gjeneralėt e kishin mbėshtetur atė pa dėshirė, i kishin nxjerrė vėshtirėsi nė rrugėn e tij, dhe nga zori qenė marrė vesh me tė. Ai nuk ndiente siguri qė tani – pėrballė ndryshimit tė beftė tė politikės sė tij ndėrkombėtare – ata do tė vazhdonin ta njihnin autoritetin e tij totalitar.
Kėto qenė gjykimet e mia, dhe unė u habita se si ishte e mundur qė Stalini tė kurdiste “asgjėsimin” e gjeneralėve tė tij.
panorama
---
kush na sjell listen e gjeneraleve te ushtris shqiptare qe enveri i genocidoj barbarisht gjat viteve..?
..
kam bindje se me shum gjenerale ka ekzekutuar enver hysni kapoja ne shqiperine 2 meleonshe se stalini ne Bashkim Sovietik.. 200 milionesh..
.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-05-2012 mė 21:32
Po , pooo ! Me keta dhjeramane , qe shtetin shqiptar e kuptojne si prone individesh te vecante (se kane mbetur ne kohe te majmunit "banania eshte timja") , eshte e qarte qe tema do te hecte shume (me llogje dhe llapalloqe) .......
Jane patriote te medhenj dhe qytetare te lashte (akoma mendja iu ka mbetur tek prijsi i fisit , apo Muharrem Bajraktari ect.) , prandaj i kane zhdukur nendeteset duke i shit me kile per hekur per hesap te xhepin tyre ! (jane banania e tyne pra mooo !)
"Ku e lam dhe na mbeti , vaj vatani dhe mjer mileti ..." (F.S.Noli)
Po une nuk thashe qe ishte ushtri e lavdishme...as i hyra fare atij muhabeti....desha te them se skishte nevoje Dulla per 5 000 ushtare ,se popullit i kishte hyre lepurushi i vogel ne bark 1 here te dilte i plotfuqishmi i lagjes noi cerr 1m e 45 cm ja rrasnin vrapit te gjithe...ore e keni jetuar ju ate kohe apo e keni me te degjume ???Nese jo rrini e gezohuni per kohen qe po jetoni e mundohuni ta meritoni lirine qe e solli duam apo nuk duam Sala.Nese ste mbushet mendja pyet me te vjetrit per keto qe te thashe.
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Krijoni Kontakt