
Postuar mė parė nga
violativo
Shqiperine , Cercilli (anglo-Amerikanet) dhe Stalini (ruset) , nuk e kane zene ne goje o Krekso , sepse per ata Shqiperia nuk ekzistonte dhe territoret e saj ishin vendosur te coptoheshin ndermjet Greqise dhe Jugosllavise !
Ky ishte pretendimi Jugosllav per ta bere Republike te 7-te , dhe , po keshtu Anglia dhe USA mbeshteten Caldarisin per marrjen e Shqiperise se Jugut !
Me Jugosllavine tentuan me "mashtrim" fillimisht , gjoja me "vellazeri" , bashkim ekonomik e ndihma , bashkim me Kosoven , dhe , kur e pane qe nuk iu eci , kerkuan edhe pushtimin me dy divizionet "miq" jugosllave ... kunder rrezikut grek ! (E ka pohuar vete Gjilasi ne nje interviste te 1990 dhene gazetes ne Zvicer)
Staleshi (Stalini) kur e pa se Jugosllavia e Titos ia drodhi (shkoi me Anglezet dhe USA) , u detyrua te mbeshtese si kondrapeshe Enverin dhe Shqiperine duke i llogaritur te pavarur nga Beogradi ...!
Ndersa Anglezi dhe USA , mbeshteten Greqine si ne konferencen e Paqes ne 1946 ne Paris , ashtu edhe ne proven qe beri Greku me perdorimin e forces ne 1949 , ku tanket angleze dhe amerikane mesyne territorin shqiptar , ndersa avionet amerikane "Speedfire" , bombardonin dhe mitralonin trupat shqiptare dhe popullsine civile shqiptare !
Por ATA , qe vendosen se si do te shkonin punet me Shqiperine , ishin shqiptaret , te cilet ndryshe nga heret e tjera ne historine e tyre te pergjakshme , tani ishin te organizuar !
Ne keta kufij te nxehte "UJQERIT e MEDHENJ" u morren me kafshime te "buta" dhe vjedhje territoresh , por kurre nuk ua mbajti te benin luftera te nxehta serioze ! Po te mos kishte rezistuar Shqiperia si ne rastin e Jugosllavise , dhe ne rastin e Greqise , Shqiperia atdheu yne do te ishte i gjithi ndare , dhe shqiptaret , ashtu si ata te Kosoves do te ishin gjakosur mizorisht !
Kjo eshte nje pikpamje dhe kendveshtrim timi , te cilin e kam patur prej kohesh duke u bazuar tek faktet dhe ngjarjet reale te ndodhura ne ate kohe ! por keto dokumente te arkives se Cercillit dhe STalinit e mbeshtesin plotesisht kete teze timen . (sipas kendveshtrimit tim sigurisht )
Prandaj ti me te drejte sugjeron "qe t'i kerkohet demshperblim Anglise , USA-s dhe Rusise edhe per Luften e dyte Boterore..." , sepse ata e ndane Shqiperine , pavaresisht se nuk iu eci !
Une prandaj i shikoj me "gjak te prishur" zhvillimet ku po e cojne faktorin shqiptar keta "dashnoret' e huaj bashke me veglat e tyre shqiptare ! Carmatosja totale qe i bene faktorit shqiptar nderkohe qe Serbit i lejuan ngritjen e bazes me te madhe ushtarake ne kufi me Kosoven , ndersa grekun , megjithese me brek neper kembe , prape i "dhurojne" armatim .... apo tentativa per t'i nxjerre trojet shqiptare multietnike .....
Kam pershtypjen se "plani" i tyre (Fuqive te medha) ende eshte ne fuqi !
Krijoni Kontakt