
Postuar mė parė nga
bamatat
Revista "Danas" nr. 40, dt. 23.11.1982, nė fq. 32
boton artikullin e shkruar nga Mirosllav Lazanjski (Brari , Fatlumi , puroshkodrani & Co- ha....ha...ha.... shenim i Bamatat) me titull:
"Mbrojtėsit zhurmėmėdhenj tė Otrantos";
midis tė tjerave lexon: "Fuqia ushtarake e Shqipėrisė ėshtė prapa nė krahasim me gjuhėn e forcės sė Hoxhės. Cilin do trembė Tirana, duke filluar kėto ditė pėrsėri me njė lumė akuzash e sulmesh? ... "Edhe ne dimė tė flasim me gjuhėn e forcės, ne jemi tė pėrgatitur", - thotė Enver Hoxha kėto ditė nė Tiranė. Thotė, por askush nuk e ka ftuar pėr kėtė gjė, askush kėtė "gjuhė tė forcės" nuk e ka pėrdorur. Meqė ėshtė puna kėshtu, le tė shikojmė se ēfarė force tė tillė disponojnė fqinjėt tanė tė jugperėndimit. Sė pari nė befasi. Edhe pse nga Tirana vazhdimisht dėgjohen pėr t'u bashkuar nė luftė kundėr armikut tė jashtėm e tė brendshėm, gjendja numerike e popullsisė shqiptare u pakėsua nė krahasim me vitin e kaluar pėr 20 mijė vetė dhe tani llogariten 2.750.000 njerėz, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė forcat ushtarake tė kėtij vendi u rritėn pėr 100 ushtarė dhe aktualisht numėrojnė 43.100 ushtarė, prej tė cilėve 23 mijė janė rekrutė... Prodhimi kombėtar bruto (i pėrgjithshėm) vitin e kaluar ishte 1.9 miliard dollarė, prej tė cilės pėr mbrojtjen janė ndarė 188 milionė dollarė ose 940 milionė lekė.
Nė krahasim me vitin e kaluar, shqiptarėt e pakėsuan numrin e brigadave tė kėmbėsorisė nga 8 nė 5, por rritėn numrin e efektivave dhe tani brigada numėron 2.500 ushtarė e oficerė... Organizimi i brigadės dhe i batalionit ėshtė mbi bazėn e principit tresh, si dhe nė ushtrinė sovjetike, por me shumė pak mjete teknike... Me 100 tanket e saj (70 copė T-34), (15 copė T-54 e 15 copė T-59) mezi kėnaq kėrkesat e njė regjimenti tė blinduar. Pėr sa i pėrket artilerisė, shqiptarėt kanė njė regjiment autonom (500 vetė) me topa obuzė tė tipit kinez (122 e 152 mm. tė cilėt tėrhiqen nga traktorė me zinxhirė tė prodhimit kinez tip 59... Ushtria tokėsore e Shqipėrisė numėron gjithsej 30 mijė vetė (20 mijė rekrutė), kurse nga teknika e rėndė luftarake ka edhe 20 autoblinda BA 64... Ushtria tokėsore rezervė ka 100 mijė vetė...
Nė mbrojtje tė vendeve tė kalueshme nga kėmbėsoria shqiptarėt mbėshteten nė dy pikėmbėshtetje anėsore, nė zonėn e Shkodrės dhe drejtimin e Dibrės dhe nė rrjedhjen e lumit Drin (Drini i Zi dhe i Bardhė), i cili kohė mbas kohe ėshtė edhe pengesė, sepse nė pranverė zakonisht vėrshon. Krahu nga kufiri jugosllav drejt Qafės sė Thanės ėshtė drejtim ndihmės pėr planet strategjike shqiptare.
Fortifikimet nė kėto drejtime, por edhe kudo nė gjithė Shqipėrinė, pėrbėhen nga grupe tė objekteve tė fortifikuara, nė shumicėn e rasteve tė lidhur midis tyre me rrugė. Lidhja nėntokėsore sot nuk ekziston... Pajisja e brendshme e bunkerėve ėshtė shumė e thjeshtė, pa instalime tė veēanta elektrike, hidraulike dhe ventilacioni.
... Njė moment thyerje nė konceptin e ri tė planeve mbrojtėse shqiptare ishte padyshim 1968 dhe ndėrhyrja e Traktatit tė Varshavės nė Ēekosllovaki. Frika nga njė zbarkim eventual nė bregdetin shqiptar nxiti ndėrtimin akoma mė tė shpejtė tė bunkerėve, kurse kinezėt atėherė ndihmuan shqiptarėt tė instalojnė 5 baza raketash me mbushje CSA-1, gjė qė ėshtė raketa e konstruktuar sovjetike SA-2 "guideline", e cila mund tė godasė objektiva nė ajėr e nė det. Nga kėto 5 baza njėra ėshtė afėr Tiranės, njėra mbron portin e Durrėsit dhe njė tjetėr atė tė Vlorės, kurse dy tė tjerat ndodhen nė jug pėr tė kontrolluar hyrjen nė Adriatik... Forcat ushtarako-ajrore shqiptare kanė 10 mijė vetė (2 mijė rekrutė) dhe disponojnė 100 avionė luftarakė... Aviacioni shqiptar disponon gjithsej 20 avionė F-2, 30 F-4, 30 F-6 dhe 20 F-8. Nga avionėt e stėrvitjes ekziston skuadrilja prej 10 avionėsh Mig 15, tashmė tė vjetruar, kurse nga helikopterėt ka 33th 30 copė tė tipit Mi-4.
... Nė fjalimin para zgjedhėsve, Enver Hoxha tha se "Shqipėria me siguri kontrollon Otranton dhe se flota sovjetike nuk mund tė kalojė pranė bazave shqiptare, tė cilat janė tė veshura me ēelik e beton". Me siguri ka menduar pėr rritjen e fuqisė sė flotės ushtarako-ajrore shqiptare, pasi ata 100 ushtarė mė shumė sesa viti i kaluar i pėrkasin marinės, kėshtu qė tani numėrohen 3.100 vetė (1 mijė rekrutė dhe 300 pjesėtarė tė kėmbėsorisė detare), me gjithsej 98 anije. Nė listėn e flotės janė 3 nėndetėse tė klasės ĖHISKEY, 3 anije patrullimi tė tipit Kronshtad, 44 tė tipit torpedinierė (prej kėtyre 32 tė tipit Huchėan dhe 12 tė tipit sovjetik P-4), 6 kanoniere tė klasės Shangai, 10 patrullues PO-2 dhe 8 dragomina ish-sovjetike si dhe disa lundrues tė vegjėl. Bazat kryesore tė marinės luftarake janė Durrėsi, Vlora, Sazani dhe Pashalimani.
Gjysma e flotės ėshtė mė e vjetėr se 20 vjeēe dhe fjalėt e Hoxhės duhen marrė me njė kokėrr kripė. Anijet luftarake shqiptare duken rrallė, jo vetėm pėr shkak tė vjetėrsisė sė tyre, por edhe pėr shkak tė fushave tė minuara qė ekzistojnė edhe tani nė paqe dhe nuk dėshirojnė tė hapin korridore nė to.
Nuk merret vesh se si Enver Hoxha mendon tė ndalojė ndonjė flotė tė fuqishme nė qoftė se ajo dėshiron tė hyjė e Otranto, i gjerė nga 70 deri nė 140 km dhe i thellė nga 700 deri nė 1.100 m. ėshtė e vėrtetė, kjo ėshtė njė zonė nėnujore ideale dhe objektivat perceptohen lehtė, por nėndetėset shqiptare janė tė vjetra dhe del pyetja se sa mund tė zhyten, nė qoftė se mund tė zhyten.
"Ne shqiptarėt kemi udhėkryqin e Otrantos, Sazanin dhe Karaburunin", - tha Hoxha para pak kohėsh nė Tiranė. Kėto janė dy baza detare nė gjirin e Vlorės, i futur nė tokė 12 milje, i gjerė 5 milje me thellėsi tė detit prej 40 metra; bregu i tij ėshtė i ulėt, ranor dhe moēalor pėr shkak tė deltės sė lumit Vjosa. Nė hyrje tė gjiut ėshtė ishulli Sazani dhe menjėherė pas tij ėshtė gadishulli Karaburuni, nė tė cilin galeritė nėnujore janė tė futura thellė nė kodėr. Ka 16 tė tilla. Pėrreth janė shpėrndarė bateritė e topave bregdetare (8 divizione), 88 mm (tip i vjetėr gjerman) dhe 122 mm. Bunkerėt nė Karaburun mbrojnė nga goditjet direkte tė artilerisė tė kalibrit tė mesėm dhe nga bombat e avionėve prej 100 kg.
Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme dhe shqiptarėt janė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė, prandaj dhe pėrpiqen tė zhvillojnė edhe forca tė veēanta territoriale nė tė cilat bėjnė pjesė edhe 8 mijė kufitarė dhe 5 mijė pjesėtarė tė shėrbimit tė sigurimit. Pėr ndokėnd qė pohon se ėshtė ruajtėsi i Otrantos - kjo ėshtė pak. Pėr atė qė provokon gjuhėn e forcės ėshtė mė shumė sesa qesharake. Por, pėr ngushėllim, kėto janė, me siguri, britmat e fundit tė luftės tė garniturės sė tanishme nė Tiranė.
Krijoni Kontakt