SHBA: Berisha dhe Topi, tė pėrfshirė nė aferėn e shitjes sė pronave tė ushtrisė
Shkruar nga SOT NEWS
Njė tjetėr kabllogram qė zėvendėsambasadorja amerikane nė Tiranė Deborah Jones i ka dėrguar Departamentit Amerikan tė Shtetit, flet mbi pėrfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut tė shtetit nė njė skandal me pronat e ushtrisė shqiptare. Nė kabllogramin e tij, Uidhers shpreh shqetėsimin e thellė pėr spastrimin e tė gjithė drejtuesve tė lartė tė ushtrisė, tė cilėt nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisė miqve tė Berishės. Zėvendėsambasadorja informon DASH pėr shkarkimet arbitrare tė komandantėve tė ushtrisė, si dhe pėr zėvendėsimin e tyre me njerėz tė besueshėm tė partisė nė pushtet.
Sipas kabllogramit, Berisha urdhėroi shkarkimin e Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi, pasi ky i fundit nuk firmosi shitjen e tokės nė pronėsi tė ushtrisė. Toka qė ndodhej afėr stadiumit Dinamo ishte planifikuar qė ta merrte njė mik i Berishės. “Burime pranė Ministrisė sė Mbrojtjes thanė se Qiriazi ėshtė shkarkuar pas njė mosmarrėveshje pėr ēėshtje pronash. Dikush pranė kryeministrit Berisha apo Presidentit kishte kėrkuar tė blinte tokėn qė ndodhej afėr stadiumit Dinamo nė Tiranė. Qirjazi ka refuzuar tė firmosė dokumentet qė kalonin pronėn e ushtrisė nė duart e privatit”, thuhet nė kabllogram. Nė kabllogramin e saj, zėvendėsambasadorja Jones shpreh shqetėsimin pėr mungesėn e transparencės nė kėto emėrime. Ajo thotė se qeveria pėrdor njė praktikė ndėshkuese, ēka sipas saj kjo po dėmton rėndė administratėn profesionale nė ushtri.
Kritika Topit
Zėvendėsambasadorja amerikane nė Tiranė Deborah Jones, nė telegramin drejtuar Departamentit Amerikan tė Shtetit, kritikon edhe kreun e shtetit Bamir Topin, i cili ka firmosur lėvizjet nė ushtri pa u konsultuar. “Mė 2 shtator, zyra e Presidencės njoftoi shkarkimin nga puna tė disa ushtarakėve. Komandanti i Komandės Detare Kristaq Gerveni u emėrua zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm, njė pozicion qė ka mbetur bosh qė nga korriku. Admiral Kudret Ēela ishte emėruar pėr tė zėvendėsuar Gervenin si komandant i Komandės Detare. Gjeneral Brigade Vladimir Qiriazi u shkarkua si komandant i Komandės Logjistikės dhe u emėruar zėvendės-komandant i Komandės sė Forcave tė Bashkuara. Presidenti Topi pretendon se kėto lėvizje i ka bėrė me kėrkesė tė Ministrit tė Mbrojtjes. Disa burime nga Ministria e Mbrojtjes, duke pėrfshirė edhe Shefin e Shtabit Maksim Malaj, thanė se emrat nė fjalė nuk kanė njohuri nga fusha ushtarake. Sipas tij, shkarkimet dhe emėrimet e reja ishin bėrė nga Topi pa u konsultuar. Topi, sipas Kushtetutės ka tė drejtė tė shkarkojė dhe tė emėrojė kėdo qė ai dėshiron, por ėshtė e pazakontė qė ai ta bėjė kėtė pa konsultuar”, thuhet nė kabllogram.
Maksim Malaj raportoi kundėr Topit
Ish-shefi i Shtabit Maksim Malaj ka raportuar nė ambasadėn amerikane pėr lėvizjet nė ushtri. Malaj ka akuzuar Topin se ka pranuar tė firmosė propozimet klienteliste tė Imamit dhe Berishės pa u konsultuar. Malaj thotė se emrat e rinj nuk kanė pėrvojė dhe aftėsi organizative.
Kabllogramet, Prokuroria nis hetimin e skandaleve
Kabllogramet tronditėse tė zbardhura nga Uikiliks, tė cilat flasin pėr njė seri skandalesh tė politikės shqiptare, kanė vėnė nė lėvizje organin e akuzės. Me urdhėr tė Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama mėsohet se ėshtė ngritur njė grup i posaēėm hetuesish, i kryesuar nga drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale nė organin qendror tė akuzės Sokol Stojani, tė cilėt do tė verifikojnė ēdo kabllogram, nė tė cilin pėrmenden raste konkrete tė korrupsionit dhe lidhjes se zyrtarėve apo politikanėve me botėn e krimit tė organizuar. Bėhet fjalė pėr ēėshtje konkrete sikurse dosja 'Gėrdeci', dosja 'Damir Fazlliē', dosja e 'rrugės Durrės-Kukės', dosja 'Dritan Dajtit e tė tjera. Grupi i hetuesve qė po kryen kėto verifikime ėshtė i pėrberė nga prokurore nga taks- force nga Prokuroria e Tiranės, katėr ekspertė tė atashuar para tre muajsh nė organin qendror si dhe dy prokurorė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Se ēfarė do ndodhė mė tej me kėto verifikime, burimet nė prokurori nuk japin detaje. Megjithatė pritet tė procedohet sikurse edhe nė rastet, kur prokuroria ka nisur verifikimet e mė pas edhe hetimet bazuar nė faktet e bėra publike nė media, siē ndodhi nė rastin e dosjes Damir Fazlliē, ku task forca mori shkas nga disa publikime nė shtypin e shkruar, pėr biznesmenin serbo-boshnjak duke e hetuar pėr pastrim parash. Kabllogramet e Uikiliks pėr Shqipėrinė qė ngjasojnė me hapjen e kutisė se Pandorės pėr shkak tė fakteve dhe zyrtarėve tė lartė tė pėrfshirė nė skandale tė ndryshme, janė cilėsuar nga socialistėt si njė mundėsi themelore pėr Prokurorinė pėr t’i dhėnė udhė hetimit tė disa ngjarjeve ta pazbardhura. Mbi tė gjitha, sipas deputetit Taulant Balla, kabllogrami i qershorit 2008 ku gjatė njė bisedė mes shefit tė shtabit tė kohės, Luan Hoxha dhe ambasadorit amerikan Uidhers pėrmendet edhe djali i kryeministrit Shkėlzen Berisha si njė person i pėrfshirė nė ngjarjen e Gėrdecit.
Deborah Jones: Komanda Detare, u pėrfshi nė paktin detar
Njė kabllogramin qė zėvendėsambasadorja amerikane nė Tiranė Deborah Jones
i ka dėrguar Departamentit Amerikan tė Shtetit, thuhet se Komandanti i Komandės Detare Kristaq Gerveni papasur njė rol tė madh nė negociatat me Greqinė pėr paktin e detar. Sipas, kabllogramit, Berisha e rriti nė detyrė Gevenin si shpėrblim pėr punėn e bėrė. Ndėrkohė, nė njė tjetėr kabllogram, Uidhers flet pėr marrėveshjen e detit me Greqinė dhe prapaskenat e kėtij skandali. Sipas ambasadorit Uidhers, mosmiratimi i marrėveshjes sė ujerave dhe ai i varrezave greke ka bėrė qė marrėdhėniet shqiptaro-greke tė kthehen nė pikėnisje, ku siē pėrmend ai ato ishin tė komplikuara e tė tensionuara. Uidhers shprehet i pasigurt pėr tė ardhmen e kėtyre marrėdhėnieve, pasi nuk e di se si do jenė ato nė njė kohė qė nuk janė miratuar dy marrėveshje, ajo e varrezave greke dhe pakti detar. Nė letrėn e ambasadorit shkruhet se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtė marrėveshjen e prillit 2009 me Greqinė.
SHAB, skandalet mė tronditėse tė qeverisė
Mes ēėshtjeve mė tronditėse tė zbardhura nė kabllogramet e ambasadės amerikane ėshtė ajo e tragjedisė se Gėrdecit, njė histori qė ende zvarritet dyerve tė gjykatės. Kabllogramet tregojnė pėr devijime tė hetimeve dhe presione tė qeverise ndaj Prokurorisė. Raporti sekret i ambasadės amerikane rendit njė lisė deputetėsh tė rėndėsishėm tė parlamentit, sipas tė cilės ata janė tė lidhur me krimin e organizuar. Deputetet Gramoz Ruēi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sokol Olldashi, Lefter Koka, sipas kabllogrameve janė tė lidhur me trafikun e drogės dhe organizata kriminale. Ndėrkohė qė kryetari i bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, citohet si pėrgjegjės pėr lirimin e njė krimineli pėr t'u pėrdorur pėr qėllime elektorale. Njė kapitull shokues ishte edhe ai i akuzave pėr numrin dy tė policisė shqiptare, Agron Kuliēaj, ku sipas kabllogrameve ai ishte i korruptuar dhe i lidhur ndoshta edhe me kriminelin Dritan Dajti. Ndėrkohė, Uikiliks vijon publikimin e skandaleve shqiptare.
Uidhers, raporton pėr raportet mes Pollos dhe Berishės
Nė njė kabllogram tė zbardhur nga Uikiliks, ish-ambasadori amerikan nė Tiranė Xhon Uidhers, trajton raportet mes Genc Pollos dhe kryeministrit Berisha. Uidhers pėrshkruan tė gjithė karrierėn e Pollos nė PD si dhe ndarjen e madhe me Berishėn, kur Pollo krijoi partinė e tij. Uidhers thekson se Pollo i shkaktoi njė dėm tė madh Berishės, saqė ky i fundit u detyrua tė tėrhiqej. Nė njė tjetėr kabllogram tė zbardhur nga Uikiliks, ish-ambasadorit amerikan nė Tiranė Xhon Uidhers e konsideron Berishėn si rrezik pėr zgjedhjet nė Shqipėri.
Krijoni Kontakt