Close
Faqja 13 prej 89 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 885
  1. #121
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Euro-Stare ka te drejte nqoftse Shqiptaret dikur kishin nje ushtri,ndersa sot nuk kemi ushtri fare!Ushrtia Shqiptare edhe pse me nje teknik te vjetruar dikur, ishte ne gjendje te siguronte kufijte e Shqiprise e pershtatur per nje stategji dhe taktik luftarake per vetembrojtje kur merr parasysh konfiguracionin e trrenit,sot pothuaj se kjo ushtri totalisht eshte e demontuar dhe nuk egziston fare!Ironia me e madhe eshte se reforma ne ushtri nuk ka shkuar ne modernizimin e logjistikes ushtarake duke e zavendsuar gradualishte ate te vjetren me te rene ,por eshte shkatruar edhe ajo qe ishte!Eshte turp per Shqiprine qe te mos ken te pakten dhjete helikopter transporter per raste emergjencash civile per evauimin e popullsise si ne rastin e permbytjeve te Shkodres, apo ne rrethana te tjera te jashzakonshme e te mos flasim per mjete ushtarake ne rrethana lulftarake,Se keto qe posedon sot Shqipria i kane edhe shtetet me te varfera te Afrikes!Eshte vertet per tu qeshur gomeret me ne ,se ne nuk dijme gje tjeter veēse te mburremi me gjera te kota!Antarsimi ne NATO i Shqiprise nuk nenkupton demilitarizimin e Shqiprise por modernizimin e saj,mbase e reduktuar ne numer por teknikishte me te me te pregaditur dhe te aftsuar me mjete moderne dhe logjistike,vetem athere Shqipria mund te jete antare e denje dhe respektuar e Natos dhe faktore ne ballkane ,jo me pralla dhe retorike boshe "Jemi antare te Natos"!!Jemi antare te Natos me ēka ,me morra ,po aq edhe edhe do na respektoje si antare si ate morrin parazit qe vetem pret nga dikush te ti jap nje lmoshe!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 24-04-2011 mė 19:21

  2. #122
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Pėr ēfarė duhet (ri)ndėrtuar njė ushtri me buxhet tė stėrfryrė sot nė shek XXI brėnda vetė kontinetit europian?! Kur paralelizohen epokat historike (lufta e ftohtė - globalizmi) dhe duke i shtuar si shtojcė pa leje dhe peshėn gjeopolitike tė njė shteti qė nuk ka shtrirje ndikimi kurrė pėrtej rajonit, siē ėshtė Shqipėria, situata ėshtė e ngjashme me proēesin e ngatėrrimit tė mollėve me dardha, ku produktiviteti ėshtė sharlatanizėm. Le ti rinovojmė armėt dhe ti adaptojmė me teknologjinė mė tė fundit qė tė luftojmė njė armik imagjinar dhe ti rikthehemi mesjetės sė hershme. Kjo ėshtė motoja pėr individėt qė nuk e kanė tė qartė se vetė koncepti luftė sot ekziston nė njė tjetėr rrafsh totalisht tė inkuadruar nė aspektin ekonomik.
    relata refero

  3. #123
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Le ti rinovojmė armėt dhe ti adaptojmė me teknologjinė mė tė fundit qė tė luftojmė njė armik imagjinar dhe ti rikthehemi mesjetės sė hershme. Kjo ėshtė motoja pėr individėt qė nuk e kanė tė qartė se vetė koncepti luftė sot ekziston nė njė tjetėr rrafsh totalisht tė inkuadruar nė aspektin ekonomik.
    Do te kishe te drejte sikur ,konceptin mbi luften,nje here e para ta ēmitizonin dhe demandonin pikrishte ato shtete,pikrishte qe kane fuqi ekonomike,por ata nuk jane te marre si shqiptaret ta bejne kete ,kjo thjeshte sepse ata nga kjo kuptojne diēka me shume se ne ,ndersa ajo me shume qe ne nuk kuptojme eshte se nje ushtri moderne eshte edhe nje suport me shume ne mbrojtjen dhe ndikimin e vlerave materiale dhe ekonomike,pra eshte nje ndershtyllat te pakontestushme te nje kombi dhe faktorizimit te tij!Dhe diēka mos genje veten se luftat ndonjehre s,kane perfunduar koncepti luft eshte diēka qe eshte i lidhur ngushte me teritorin dhe mbijetesen e njeriut ,pra ti nese mendon ndryshe je i dedikuar qe te jesh kusur i selekkcionimit natyror ne formulen e saj, nese nuk arin te behesh ai faktori ekonomiko -politik dhe te kesh nga mrapa ate suportin ushtarak,atehere specija jote ka marre fund ,pra do jesh viktim i pa vlere i perbuzur ,thjeshte do jesh nje numer ne kusurin e pazarxhinjve te mdhenj!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 25-04-2011 mė 11:53

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    126 Me gjithe pergjigjen time per kete teme,paskeni qene te fiksuar per ushtri ,me sa lexova shume pak nga ju kane bere sherbimin e detyruar ushtarak ne Shqiperi dhe sigurisht ndryshe eshte ta provosh vete e ndryshe me te thene dhe hapur foto arkivat.
    Une kam shkruajtur dhe nje here per kete teme ku kam thene qe ushtria shqiptare dhe ne pergjithesi cdo gje qe kishte te bente me te ishte paraziti me i madh i asaj shoqerie ku populli duhet te punonte jo vetem per sekretaret e partise [shumica nuk punonin fare]por dhe per ushtrine e cila ishte nje konsumator gjigand e i pavlere per Shqiperine.
    Kishim ne avjone ,tanke ,anije luftarake,raketa ,topa, benim dhe parada madheshtore [shume qesharake]te gjitha keto per te frikesuar popullin e shkrete .Analogji me ushtrine shqiptare eshte Muri i madh kinez,i cili u be me dhune per ti treguar popullit se ka armiq dhe se perandori eshte i fuqishem dhe mbrojtes i tyre.
    Ushtrita shqiptare...........dikush tha qe ishin 100000mije ushtare te gateshem per 30minuta,kjo eshte genjeshter e paster .Ne letrat e ministrise mundet qe ta kishin si kohe ,por nuk ishte e mundur qe te grumbulloheshin aq njerez per 30min.
    Kjo eshte qesharake si ajo parrulla e atehereshme qe, nje ushtar shqipta,r duhet te perballoje 10ushtare te natos e dhjete te traktatit te varshaves.???????????
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #125
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Perderisa serbet ne ate video, perqeshin ushtrine shqiptare, kjo e fundit eshte edhe pjese e aleances me te madhe ushtarake, perderisa Serbia jo


    i bie qe Serbia edhe pa NATO te mund ,ne kohen e luftes ne Kosov ata rrezuan nje F-17 kurse te Shqiptaret nuk me kujtohet nqoftse kane qelluar ndonje pellumb

    @Eurostar ,kisha nje pyetje si ishte armata shqiptare ne kohen e mbretit Zog dhe te okupimit italian?

  6. #126
    Citim Postuar mė parė nga Gordon Freeman Lexo Postimin


    @Eurostar ,kisha nje pyetje si ishte armata shqiptare ne kohen e mbretit Zog dhe te okupimit italian?
    Me e mire se e sotmja , shume e disiplinuar dhe e armatosur edhe pse modeste.


    Ahmet Zogu kur hipi ne fuqi dhe u shpall Presidenti i Republikes Shqipetare , duke pasur parasysh rrolin e Ushtrise ne kryengritjen e Qershorit 1924 u shpreh per largimin e Ushtrise nga politika shqipetare , menjanimin e Ministrise te Luftes , per shperndarjen e Ushtrise , organizimin e nje xhandermarie te forte dhe per carmatimin e popullsise. Ne fjalen e mbajtur me rastin e zgjedhjes si President Ahmet Zogu paraqiti nje program per riorganizimin e plote te Forcave te Armatosura te cilat me pare kishin krijuar shume probleme per politikanet. Programi i perpunuar nga Ahmet Zogu dhe dy keshilltaret e huaj te e tij per Ushtrine , kolonelin austriak Mirdash dhe kolonelin anglez Sterling parashikonte shkrirjen e Ministrise te Luftes dhe Ushtrise qe ne ate kohe perbehej nga 5500 trupa dhe ngritjen ne vend te saj nje milicie prej 3000 vetash e komanduar nga Komanda e Mbrojtjes Kombetare ku komandant ishte vete mbreti ose Presidenti. Kjo milici do te ndahej ne 9 Batalione Kembesorie , 5 bateri artilierie qe mision kryesore do te kishin ruajtjen e kufinjeve , nje Batalion te Gardes se Republikes si dhe krijimin e nje trupe qe do te kishte si mision ruajtjen e ujrave teritoriale Shqipetare.

    Filloj nje riorganizim i thlle i Ushtrise duke u krijuar njesi dhe arme te reja. Ne Dhjetor te vitit 1925 u formuan Forcat e para Detare Shqipetare te cilat perbeheshin nga 30 vete. Ishin dy anije motovedeta-patrullimi 190 toneshe te tipit ``Mas`` qe u blene nga Italia dhe u “pagezuan’’ me emrat simbolike ``Shqipnia`` dhe ``Skenderbeu``. Po kete vite u derguan ne Itali per specializim ne Forcat Detare 4 vete. Per krijimin e Ushtrise Tokesore ne vitin 1926 mberriti ne Shqiperi nje mision ekspertesh italian te cilet do te organizonin Ushtrine Shqipetare. Fillimi ishte krijimi i nje Batalioni ne Elbasan i cili u quajt Batalion Model. Ne kete Batalion do shkonin te gjithe oficeret shqipetre per stervitje dhe seleksionim

    Te paaftit u perzune nga Ushtria kurse te tjeret krijuan njesite ushtarake. Keshtu ne vitin 1926 u krijuan tre Batalionet e para te kembsorise te Ushtise Shqipetare. Ata ishin Batalioni ``Vjosa ``qe u pasua nga ai ``Erzeni ``dhe ai`` Devolli. Me pas ne vitet 1927-1928 u formuan Batalionet e kembsorise - Shkumbini - Semani - Buna - Devolli 2 - Sulmuesi A - Zogu dhe - Mesi i Vitit - . Ne 28 Tetor 1928 hapet ne Tirane Shkolla Ushtarake Mbreterore qe ishte shkolla e pare ushtarake qe hapej ne Shqiperi. Ne Shtator te vitit 1927 krijohet Sherbimi i Topografise me qellim studimin e territorit Shqipetare. Me 24 Qershore 1928 krijohet arma e Tankeve me tanke tipit ``Fiat3000`` dhe autoblinda tip ``Lancia`` qe u blene nga Italia. Po ne te njejten dite u krijua dhe Garda Mbreterore. Me 25 Shkurt 1929 u krijua Komanda e Kufive qe perbehej nga 3 Batalione kurse me 1 Shtator 1929 u krijua Sherbimi i Transportit me disa kamione te vegjel qe kryenin sherbimin e transportit ushtarak. Nje vit me vone u krijua dhe parku i teknikes te transportit si dhe autoficina. Gjithesej gjate vitieve 1926-1930 Ushtria Shqipetare kishte rreth 8526 efektiva. Kete vit u krijua per here te pare dhe Komanda e Forcave Detare qe kishte bazen ne Durres dhe me 24 Qershore 1928 u thiren dhe rekrutet e pare te kesaj force. Po ne vitin 1928 Forcave Detare ju shtuan edhe 3 motovedeta te tjera qe u blene po nga Italia te cilave ju dhane emrat e 3 qyteteve kryesore - Shkodra - Tirana dhe Vlora.

    Per te pakesuhar shpenzimet e medha ne Ushtri ne vitin 1930 Mbreti Ahmet Zogu deklaroj se do te bente shkurtime dhe nje riorganizim te Ushtrise Shqipetare. Ai vendosi te shkurtonte kembesorine nga 9 Batalione ne 6 dhe artilierine nga 5 Bateri ne 2 Bateri topash shoqerues 76mm. Keto Batalione do te ishin bashkim i disa Batalioneve dhe do te perbenin keshtu Grupe ushtarake. Gjithashtu ai parashikonte te fuste ne Ushtrine Shqipetare dhe kalorserine. U zbrit dhe sherbimi ushtarak qe ne ate kohe ishte 18 muaj ne 12 muaj dhe ne vitin 1932 do te ulej ne 6 muaj. Me kete menyre Mbreti donte te bente nje Ushtri me te efekteshme dhe me te fuqishme. Kto Grupe dhe bazat e tyre ishin : Grupi1 ne Tirane me Batalionet - Dajti - dhe - Rrashbulli - Grupi 2 ne Elbasan me Batalionin - Kaptin - , Grupi 3 ne Shkoder me Batalionet - Taraboshi - Shar dhe Bateria e artilierise - Taraboshi - Grupi 4 ne Tirane me Batalionet - Korrabi dhe Balgjoj - Grupi i 5 ne Berat me Batalionet - Tomorri - Lungana dhe Bateria e artilierise Tomorri si dhe Grupi i 6 ne Korce me Batalionet - Gramozi - Mali I Thate dhe Nemercka. Po ne kto vite u mundua por pa sukses te formoheshin Divizioni aktiv - Kosovadhe Divizioni Rezerviste Cameria . Ne vitin 1934 u blene nga Italia dhe 2 Motovedeta te tjera te cilat u emeruan Durresi dhe Saranda. Keshtu Forcat Detare kishin 5 motovedeta-patrulluse

    Gjate viteve 1925-1939 Ushtria Shqipetare pesoj nje rritje 133.3% ( ne krahasim me vitin 1912 ) dhe perbehej nga 600 oficere , 1600 nenoficere dhe rreth 8000 trupa aktive. Ne rast mobilizim Ushtria arrinte ne 18000 efektiva. Per nevojat e strehimit te ketyre efektivave u ndertuan disa gazerma te reja dhe sidomos ne zonen e Tiranes. Shteti shpenzonte 57% te buxhetit te tij per Ushtrine. Armatimi , municioni , veshmbathjet dhe e gjithe llogjistike e Ushtrise u jepte nga Italia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 25-04-2011 mė 14:35
    Revolution 1848

  7. #127
    Shiko cfar madheshtie qe ka pasur ushtria jone ne ate kohe





    Revolution 1848

  8. #128




    Revolution 1848

  9. #129




    Revolution 1848

  10. #130
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    EuroStar mos ja fut kot. Lere te kaluaren. Nuk ka asgje per t'u mbajtur mend tek ajo ushtri e kequshqyer, keqmbathur dhe gjithmone nen dridhje per puēistet e rradhes.
    Armatimi ishte mjaft i vjeter, J. Watson, t'a ka shpjeguar mjaft mire. Nje ose dy dhjetevjeēare mbrapa krahasuar me blloqet nderluftuese. Greqia ishte shume me moderne se Shqiperia ne armatim, ndersa jugosllavet kishin te njejtin hap te blloqeve edhe pse ishin spektatore.
    Doktrina e mbrojtjes dhe e luftes ishte akoma ajo e Ushtrise se Kuqe e Luftes Dyte Boterore, thuajse Shqiperia kishte nje popullsi qindra milioneshe per t'a bere kurban.
    Nuk e di efiēencen e ushtrise, pasi shyqyr Zotit nuk e patem tersin t'a provonim, por besoj se po te sulmohej nga blloku perendimore do te dorezohej ne mase.

    Edhe sot nuk eshte se kemi ndonje ushtri moderne, por te pakten perpiqemi. Diēka te vlefshme edhe na e falin, diēka perpiqemi edhe t'a blejme. Duhet te kesh parasysh se mjetet e blinduara tokesore, mjetet ajrore dhe ato ujore kushtojne mjaft dhe per nje shtet si Shqipria jane nje shpenzim i paperballueshem nqs nuk ke ndonje pus nafte.

    Nje mjet i blinduar si Lince Iveco, qe perdoret per trasport trupash me goma, kushton rreth 300.000 - 400.000 euro. Nje tank Abrams kushton rreth 4 - 5 milion euro.

    Nuk besoj se Ushtria Shqiptare mund t'ia lejoje vetes mbajtjen e tankeve Abrams. I njejti diskutim eshte edhe per avionet luftarake. Nje zgjidhje eshte forma e leasing per nje skuadrilje te plote ose dy ēifte, por kane nje kosto te larte operativiteti dhe mirembajtje.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 13 prej 89 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •