ja lavdia..
njerin nga partizanet e nga gjeneralet e ushtrise e te sigurimit.. e bejne fertele..shoket e partise..
clavdi mo tutkun clavdi..
ja lavdia..
njerin nga partizanet e nga gjeneralet e ushtrise e te sigurimit.. e bejne fertele..shoket e partise..
clavdi mo tutkun clavdi..
Besoj se e kemi pasur ushtrine ne nivelin e fqinjve, por nuk mund te kerkojme qe te harxhojme per ushtrine tani, sic harxhonte enveri. Nuk mund ti themi pravo enverit qe bente bunkere e harxhonte per ushtrine, kur populli vdiste per buke. Do ishit dakort te rrinit pa buke prap qe te kemi nje ushtri te forte?
Flitet edhe per vjedhjet qe ben ministia e mbrojtjes tani. Sigurisht qe vjedhin, po pse atere cfare behej? Apo punonte partia nate e dite per popullin. Shpenzimet per ushtri ishin stil komunist per te treguar forcen e shtetit. Po ja qe u vertetua qe nje ekonomi e forte eshte kryesorja, dhe jo ushtria. Me ekonomi te forte e ben ushtrine e forte, kurse me ushtri te forte nuk do te thote qe mund ta besh edhe ekonomine e forte.
Kjo eshte dramatike shoku, shiko se cfar renditje armatimi kemi
http://www.armyrecognition.com/alban...lindes_fr.html
Revolution 1848
NATO, fatura 200 milionė euro
Milionat qė duhet tė shpenzohen pėr anije holandeze, aeroplanė ēekė e autoblinda
Gj.Erebara
Merkure, 02 Prill 2008 09:28:00
Shpenzimet pėr mbrojtjen
*Gjatė vitit 2008, Shqipėria do tė shpenzojė pėr mbrojtjen 21.6 miliardė lekė ose 176 milionė euro.
*Rreth 73% e fondit do tė shpenzohet pėr paga, ushqime e tė tjera shpenzime operative. Pjesa qė mbetet, rreth 47 milionė euro duhet tė shpenzohet pėr investime afatgjata.
Shpenzimet pėr mbrojtjen janė totalisht 2% e GDP-sė qė nga ky vit, por perspektiva ėshtė qė shpenzimet tė mos arrijnė tė realizohen tėrėsisht.
Kroacia shpenzon 2.39% tė GDP-sė, kryesisht pėr shkak se mban njė numėr tė fryrė forcash ushtarake, si pasojė e pamundėsisė pėr tė nxjerrė me reformė njė pjesė tė veteranėve tė luftės me serbėt.
Nė vitin 2006, qeveria shqiptare vendosi papritur tė shpenzojė 2% tė PBB-sė pėr mbrojtjen. Nė kėtė mėnyrė, shpresohej qė anėtarėsimi nė NATO tė lehtėsohej. Programi i mėparshėm qe qė shpenzimet e mbrojtjes tė rriteshin gradualisht dhe niveli prej 2% tė PBB-sė tė arrihej nė vitin 2010. Por nė Shqipėri ndodh zakonisht qė paratė jepen, por nuk shpenzohen. Viti 2006 u mbyll me shpenzime tė mbrojtjes prej 13.8 miliardė lekėsh, ose 1.5% e PBB-sė. Nė vitin e kaluar, shpenzimet ngecėn nė 1.8% tė PBB-sė. Shumica dėrrmuese e parave shkuan pėr shpenzime operative. Investimet mbetėn zėri mė i prekur nga mosrealizimet.
Deri nė vitin 2010 shpenzimet pėr mbrojtjen duhet tė arrijnė nė 26.4 miliardė lekė, ose 212 milionė euro. Afro njė e katėrta e kėtyre fondeve duhet tė pėrdoren pėr investime.
Avionė ēekė, anije holandeze dhe helikopterė gjermanė
Pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim, gjė qė mund tė ndodhė kėtė fundjavė, ushtria shqiptare do tė vijojė reformimin pėr zvogėlimin e numrit tė ushtarakėve, si dhe pėr t'u pėrgatitur pėr tė pasur trupa dhe mjete transporti pėr t'i zhvendosur kėto trupa.
Pasi hoqi dorė nga tanket, aeroplanėt "MIG" dhe nėndetėset ofensive, qeveria shqiptare i ėshtė drejtuar Ēekisė pėr aeroplanė, Holandės pėr anije si dhe ka marrė helikopterė gjermanė, dhuratė pėr transportin e trupave tokėsore. Secila prej kėtyre marrėveshjeve, pėrfshirė edhe helikopterėt dhuratė, kushtojnė miliona euro. Pasi hoqi dorė nga pėrdorimi i aeroplanėve "MIG", Ministria e Mbrojtjes nėnshkroi njė marrėveshje me Republikėn Ēeke pėr trajnimin e pilotėve shqiptarė me aeroplanėt luftarakė tė markės "L 159 A". Blerja e aeroplanėve tė tillė aktualisht ėshtė pėrtej mundėsive financiare tė Shqipėrisė, por njė zyrtar i Ministrisė Ēeke tė Mbrojtjes deklaroi nė atė kohė se, Shqipėria mund tė marrė me qera aeroplanė tė tillė, ndėrkohė qė pret qė ekonomia e vet tė rritet aq sa pėr tė pėrballuar blerjen.
Forcat Ajrore do tė pėrbėhen nga helikopterė tė markės "BO 105" M VBH, prodhim gjerman, dhuruar nga qeveria gjermane tre vite mė parė. Vetėm riparimi i tyre kushtoi rreth 10 milionė euro, nė atė kohė, sa gjysma e investimeve totale tė mbrojtjes. Anėtarėsimi nė NATO nėnkupton qė mbrojtjen ajrore tė Shqipėrisė ta mbulojė njė vend tjetėr anėtar. Edhe disa vende tė tjera tė NATO-s pėrdorin forcat e vendeve tė mėdha pėr tė patrulluar ajrin, nė pamundėsi pėr tė mbajtur forca ajrore. Projekti mė i shtrenjtė i mbrojtjes shqiptare duket se ėshtė blerja e katėr anijeve tė reja holandeze, me vlerė tė pėrbashkėt prej 31 milionė euro. Nga kėto, 11 milionė euro do tė dhurohen nga Qeveria Holandeze. Anijet do tė pėrdoren pėr patrullimin e bregdetit. NATO ka aktualisht njė operacion pėr patrullimin e tė gjithė Mesdheut, nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit.
Bilanc i shkurtėr i vendeve kandidate
Kroacia synon tė investojė 2 miliardė euro. Maqedonia dėshiron tė heqė dorė nga Kallashnikovi
"Reuters" - Kandidatėt pėr anėtarėsim, Kroacia, Maqedonia dhe Shqipėria kanė zvogėluar Forcat e tyre tė Armatosura, tė trashėguara nga koha e Luftės sė Ftohtė, pėr t'i ofruar aleatėve perėndimorė ushtri mė tė pėrdorshme pėr qėllime strategjike.
Kroacia dhe Maqedonia, dy republika ish-Jugosllave, zotėrojnė edhe trashėgiminė e asnjanėsisė mes Perėndimit dhe Bashkimit Sovjetik gjatė luftės sė NATO-s. Tė dyja vendet zotėrojnė stoqe armėsh tė dizenjuara nė Bashkimin Sovjetik. Shqipėria ka grumbulluar sasi tė mėdha armatimesh tė marra nga Moska dhe Pekini nė vitet '50 dhe '60.
Kroacia hoqi Ligjin e Shėrbimit Ushtarak tė Detyrueshėm nga 1 Janari dhe ka nė plan tė zvogėlojė mė tej ushtrinė e vet. Nė tė ardhmen, do tė ketė vetėm 16 mijė ushtarė profesionistė. Ajo bleu mjete tė blinduara tė markės "Patria" nga Finlanda vitin e kaluar dhe ka nė plan tė blejė njė duzinė aeroplanėsh kėtė vit. Nuk ka zgjedhur ende mes prodhimit suedez "Gripen", atij europian "Eurofighter", amerikanit "F-16" dhe rusit "MIG 29". Nė axhendė ėshtė edhe blerja e anijeve tė luftės pėr mbrojtjen e vijės sė gjatė bregdetare prej 800 kilometrash. Nė total, Zagrebi planifikon tė investojė 2 miliardė euro nė pajisje ushtarake moderne deri nė vitin 2015.
Shqipėria ka nė plan tė heqė shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm nė janar 2010 dhe tė krijojė njė ushtri profesionistėsh. Tė punėsuar nė mbrojtje aktualisht janė 14,500, shifėr qė duhet tė ulet mė tej. Aeroplanėt "MIG" dhe tanket sovjetike janė shitur pėr hekur. Nėndetėset e klasit "Odesa" do tė zėvendėsohen nga anijet e shpejta patrulluese. Kallashnikovi duket se do tė mbetet arma e parapėlqyer pėr kėmbėsorinė. Shqipėria zotėron aq shumė automatikė tė tillė sa i ka dhuruar disa edhe Irakut.
Maqedonia e hoqi shėrbimin e detyruar ushtarak mė 2006 dhe e ka ulur numrin e ushtarakėve nė detyrė nė 7800. Ushtarėt vazhdojnė tė pėrdorin kallashnikovin, ndėrsa Forcat Speciale pėrdorin automatikė tė prodhimit perėndimor. Ushtria ka vendosur tė ndėrpresė pėrdorimin e kallashnikovit, por nuk ka vendosur ende se ēfarė do tė pėrdorė. Shumica e tankeve ruse janė shitur pėr skrap, ndėrsa njė batalion me 32 tanke "T-72" janė ende nė pėrdorim. Ushtria ka 14 helikopterė, dhjetė prej tė cilėve janė prodhim rus "MIG-24".
Ushtria kroate ka mė shumė eksperiencė nė luftėn moderne pasi luftoi pėr pavarėsi nė vitet '91-'95 kundėr serbėve tė armatosur shumė mė rėndė, si dhe arsenalit tė ushtrisė jugosllave. Kėshilltarė amerikanė u blenė nė mėnyrė sekrete nė mes tė luftės, ndėrsa armatime moderne i dhanė mundėsinė tė fitonte luftėn kundėr rebelėve serbė nė vitin 1995.
Ushtria maqedonase luftoi kundėr gueriljeve shqiptare pėr gjashtė muaj nė 2001 dhe e pati pothuajse tė pamundur tė mbante luftimet nėn kontroll. Ajo pėrdori tanke kundėr guerrilasve dhe bleu helikopterė "Hind" tė prodhuar nė kohėn e Bashkimit Sovjetik, si dhe pilotė ukrainas para se ndėrkombėtarėt tė ndėrhynin pėr tė vendosur paqen.
Ushtria shqiptare rezultoi tėrėsisht jo eficiente nė vitin 1997. Pas rikonstruktimit, ajo sot merr pjesė nė operacionet perėndimore nė Afganistan dhe Irak.
Tė tria vendet kanė trupa nė misione jashtė vendit. Shqipėria ka 280 trupa nė Afganistan, Irak dhe Bosnje. Maqedonia ka 237 ushtarė. Kroacia ka dėrguar 45 oficerė nė misione tė OKB-sė, si dhe 200 trupa nė Afganistan.
Revolution 1848
Operacionet Luftarake tė FASH
Operacionet e para luftarake tė FASH u ndėrmorrėn nga Regjimenti kundėrajror "Ali Demi". Nė Gusht tė vitit 1948 njėsitė KA goditėn dhe rrėzuan njė avion Grek tė tipit "Spitfire" qė kishte shkelur hapėsirėn ajrore Shqiptare pėr mision spiunazhi. Avioni Grek u shkatėrrua dhe piloti u gjet i vdekur. Nė Gusht tė vitit 1949 njėsitė KA tė po kėtij Regjimenti goditėn dhe rrėzuan njė avion tjetėr Grek gjatė Provokacioneve tė gushtit. Avioni Grek, i dėmtuar nga zjarri KA, u detyrua tė ulej nė fushė ku u kap nga njėsitė luftarake Shqiptare. Piloti Grek u kap dhe u burgos si rob lufte.
Njėsitė fluturuese tė FASH panė aksionin e parė luftarak tė tyre nė vitin 1957. Mė 23 Dhjetor tė kėtij viti, njė avion luftarak Amerikan i tipit T-33 shkeli hapėsiren ajrore Shqiptare. Dy avionė tė tipit MiG-15 u ngritėn nga baza ajrore e Kuēovės, tė pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa. Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua tė ulet nė pistėn e pambaruar tė aeroportit tė Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti Amerikan u kap rob. Piloti Amerikan u lirua mė 11 Janar 1958, ndėrsa avioni u vendos nė muzeun e kėshtjellės sė Gjirokastrės, ku ndodhet edhe sot.
Mė 31 Dhjetor tė po kėtij viti, vetėm disa ditė mė vonė nga ky incident, njė avion tjetėr i huaj shkeli hapėsirėn ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel qė po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit. Dy avionė tė tipit MiG-15 u lėshuan pėr ta kapur. Transportuesi u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aeroportin e Kuēovės.Tė 5 pilotėt dhe avioni civil u liruan mė pas mė 4 Janar 1958 mbasi u vendos qė ishte vetem nje gabim navigacioni. Mė 31 Dhjetor 1958, njė avion tjetėr i huaj u kap nga avionėt reaktivė tė bazės sė Kuēovės. Ky ishte njė C-54D "Skymaster" qė pėrdorej nga CIA pėr tė transportuar armė nė Indonezi. Avioni u detyrua tė ulej nė bazėn e Kuēovės, dhe mė pas pilotėt dhe avioni u liruan pėr t'u kthyer nė Angli.
Nė 21 korrik 1967 njė incident i rėndė ndodhi mbi hapėsirėn ajrore Shqiptare. Njė avion jugosllav i tipit F-84 "Thunderjet", i armatosur me rraketa tė paderjtuara dhe bomba, shkeli hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė nė afėrsi tė Dibrės duke fluturuar nė drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranė. Avioni jugosllav me numėr regjistrimi 11 ishte i dislokuar nė aerodromin ushtarak tė Zemunit, rreth 15-20 km nė veri-perėndim tė Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte tė fluturonte pėr nė aerodromin ushtarak tė Kumanovės, Maqedoni, ku do tė merrte pjesė nė stėrvitje. Shėrbimet e radarit nuk arritėn tė diktonin shkeljen e hapėsirės ajrore tė Shqipėrisė pėr shkak se avioni jugosllav fluturonte ulėt duke ndjekur relievin. Avioni u diktua vetėm kur ai iu afrua bazės sė Forcave Ajrore nė Rinas. Pilotė tė gatshėm ishin Koēo Biku dhe Roland Sofroni. 3 avionė reaktivė tė tipit MiG-19, tė komanduar nga pilotėt Koēo Biku, Mahmut Hysa dhe Gėzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit pėr tė interceptuar avioni jugosllav. Avioni Jugosllav u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aerodromin e Rinasit. Mbas uljes piloti jugosllav deklaroi de ai kishte humbur orientimin gjatė fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen nė Jugosllavi mbas njė marrėveshjeje mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.
Disa incidente dhe operacione luftarake tė tjera u kryen mbi Shqipėri nė vitet 60-70, pėr tė cilėt nuk dihet shumė. Nė vitet 60, dy avionė tė Forcave Ajrore Italiane tė tipit F-84 "Thunderjet" u ulėn nė bazėn ajrore tė Rinasit nė rrethana tė panjohura (sipas njė versioni tjetėr, flitet vetem pėr njė F-84 Italian qė u ul nė Rinas). Nė vitet 70, njė avion i vogėl civil Grek u kap mbi Vlorė nga njė MiG-15. Ai u detyrua tė ulej nė pistėn ajrore tė Vlorės, ku piloti, njė shtetas Grek, u arrestua.
Gjithashtu, nė fund tė viteve 70 njė avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapėsirėn ajrore Jugosllave gjatė njė stėrvitjeje. Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionė Jugosllavė tė tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė njė aerodrom nė Kosovė. Por piloti Shqiptar, nė momentin kur avioni bėri kontakt me pistėn e aerodromit, e futi nė forsazh avionin dhe u ngrit pėrsėri, duke lėnė prapa dy avionėt Jugosllavė qė tashmė kishin hapur parashutat e frenimit. Luto Sadikaj iu drejtua Shqipėrisė me shpejtėsi tė madhe dhe u kthye nė atdhe. Fatkeqsisht, Sadikaj vdiq nė njė aksident me po tė njėjtin avion nė vitin 1982. Qė nga viti 1948, njėsitė KA dhe ajrore tė FASH kanė arritur 8-9 fitore kundėr avionėve tė huaj mbi hapėsirėn Shqiptare pa pėsuar humbje. Ky fakt flet pėr aftesitė operacionale dhe gatishmėrinė e lartė tė pilotėve tė FASH.
Revolution 1848
fillove me copy&paste.
se kam nji shok ketu, qe ka shetit ne te gjitha repartet ushtarake.![]()
ALBANIAN ARMY 2009/2015
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 14-04-2011 mė 14:50
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Krijoni Kontakt