Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Gadafi i adhuron serbėt.



    Tripoli, 7 prill - Piloti ushtarak serb, Damjan Uzelac, i cili u bė i njohur kur lideri libian, Muamar Gadafi, e pėrmendi nė njė intervistė pėr televizionin serb TV Pink, thotė gjatė 25 vjetėve tė kaluara nė Libi ėshtė miqėsuar me Gadafin dhe ėshtė bindur se ai i adhuron serbėt.
    Gadafi nė intervistė tha se “Piloti Danijel”, duke menduar nė Damjan Uzelacin, ėshtė treguar si hero, pasi nuk ka dėshiruar ta tradhtojė. Shumė e kanė cilėsuar kėtė pilot si “njeri i besueshėm i Gadafit”, dhe njė nga mercenarėt serbė qė po luftojnė pėr liderin libian. Uzelac thotė se 25 vjet ka punuar nė Libi si inxhinier i aeroplanėve dhe ėshtė bindur sesa Gadafi adhuron serbėt, transmeton Press.
    Gadafi kishte thėnė pėr TV Pink se opozita libiane i kishte ofruar miliona dollarė pilotit serb qė nė njė televizion arab tė akuzonte regjimin nė Tripoli. “Ata dėshironin ta korruptonin pėr tė thėnė se Libia ka kėrkuar qė qytetarėt e saj tė sulmohen nga ajri. I thanė: ‘Thuaj kėtė e pastaj do tė marrėsh paratė’”, ka thėnė Gadafi. Por, piloti serb kishte refuzuar kėtė.
    Shumė medie botėrore kanė pohuar se “qentė serbė tė luftės” luftojnė pėr Gadafin dhe pėr kėtė marrin shumė para, dhe “piloti Danijel” ėshtė pėrgjegjės pėr sjelljen e tyre.

    www.koha.net

    Si duket barbarizmi gjenetik e lidh dashurine e Gadafit me Serbine.
    Nje popull kriminel qe perkrah nje diktator kriminel.

    Gadafi – idol i ri i nacionalistėve serbė

    Beograd, 6 prill - Pesė vjet pasi lideri i tyre, Sllobodan Millosheviq, vdiq derisa ishte nė proces gjyqėsor i akuzuar pėr gjenocid, disa nacionalistė serbė e kanė gjetur idolin e ri: kolonelin Muamer Gadafi, raporton agjencia AP.
    Njė grup nė Facebook, qė e mbėshtet liderin e Libisė, ka tubuar mė se 66 mijė “pėlqime” deri tė martėn, duke reflektuar urrejtjen e thellė, qė disa serbė e ndjejnė ndaj Perėndimit pėr shkak tė bombardimeve tė NATO-s nė vitin 1999 kundėr Serbisė, qė e mbylli sundimin e Beogradit ndaj Kosovės.
    “Agresorėt e njėjtė, qė na patėn vrarė neve, tash pamėshirshėm e sulmojnė popullin e Libisė”, tha organizata ekstremiste Nashi, e ndėrlidhur me njė grup rus me tė njėjtin emėr, qė ka dorė nė mbėshtetjen nė faqen shoqėrore nė Internet pėr Muamer Gadafin.
    “Ne e lansuam fushatėn nė shenjė tė sfidimit tė Perėndimit dhe mbėshtetjes sė vėrtetė pėr mikun”, ka thėnė grupi Nashi.
    Veprimtarėt e fushatės kanė shpėrndarė fotografi tė Gadafit nė Beograd dhe kanė bėrė thirrje pėr protesta kundėr bombardimit tė trupave tė tij nga ana e Perėndimit, raporton AP.
    www.koha.net


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Serbia,aleati i vetem ballkanik i Libisė

    Qė ka qeveri dhe shtete, tė cilėt mbėshtesin autokratėt nė shtetet e tjera, ėshtė njė dukuri e njohur, por qė ka qeveri dhe shtete, tė cilėt bėhen me autokratėt, nė kohėn kur ata po rrėzohen nga froni, ėshtė njė pėrjashtim i rrallė, tė cilit tė gjithė i largohen, sepse ėshtė njė bast i gabuar strategjik. Njė pėrjashtim tė tillė antihistorik paraqet sot Serbia, e cila nė mėnyrėn mė kontroverse, ka dalė si aleatja e vetme ballkanike e Gadafit.
    Mė 25 mars, nė kulmin e sulmeve ajrore tė forcave tė koalicionit ndėrkombėtar kundėr pozicioneve tė forcave ushtarake tė kolonelit Gadafi, ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiē, doli dhe nė emėr tė qeverisė sė tij deklaroi se “Serbia kėrkon njė armėpushim imediat tė zjarrit nė Libi”. Edhe mė 22 mars qeveria serbe deklaroi se Serbia ėshtė thellėsisht e shqetėsuar pėr situatėn e tanishme ne Libi dhe kėrkon ndalimin e menjėhershėm tė operacioneve luftarake. Nada Kolunxhija, kryetare e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, partia qė drejton qeverinė serbe, deklaroi se “Serbia ka arsye tė besojė se bombardimi i njė vendi nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė arritur tė drejtat e njeriut”.
    Kėto deklarata dhe qėndrime zyrtare serbe u bėnė pas fillimit tė sulmeve ajrore tė koalicionit ndėrkombėtar nė Libi, sulme qė u ndėrmorėn nė zbatim tė rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr vendosjen e zonės sė ndalim-fluturimit nė Libi, nė mbrojtje tė jetės sė civilėve nga fushatat represive tė regjimit libian. Qeveria e Serbisė i dha fund ambivalencės sė ndjekur prej saj si vijė diplomatike nė qėndrimin ndaj zhvillimeve nė Libi dhe doli hapur nė mbrojtje tė regjimit tė Gadafit. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se tė kėrkosh armėpushim nė kulmin e sulmeve ajrore tė koalicionit ndėrkombėtar mbi objektivat ushtarake qeveritare nė Libi, kur objektivi i rezolutės nuk ėshtė arritur ende, dhe kur forcat kryengritėse po fitojnė terren nė kushtet e reja tė raportit tė forcave ndėrluftuese, do tė thotė tė nxitosh t’i vish nė mbrojtje regjimit nė fuqi, t’i japėsh kohė atij tė rimarrė veten dhe tė kundėrsulmojė forcat prodemokratike.
    Serbia i kundėrvihet kėshtu rezolutės 1973 tė KS tė OKB-sė pėr Libinė, njė javė pas miratimit tė saj, ndonėse formalisht, nė kuadėr tė ambivalencės zyrtare diplomatike, Beogradi deklaron se e mbėshtet rezolutėn. Pėr mė tepėr, Serbia i kundėrvihet forcave dhe shteteve tė koalicionit ndėrkombėtar, i cili po zbaton rezolutėn e OKB me pjesėmarrjen e aviacionit ushtarak nė goditjen e objekteve ushtarake tė regjimit libian. I kundėrvihet jo vetėm NATO-s, por edhe shteteve arabe, tė cilat janė bashkuar me qėndrimet dhe politikėn e shteteve perėndimore pėr pėrkrahjen e forcave prodemokratike nė Libi dhe largimin nga pushteti te kolonelit Gadafi. Liga Arabe, qė pėrfaqėson 22 shtete arabe, miratoi mė 12 mars njė rezolutė drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB, ku i kėrkonte vendosjen e zonės sė ndalim-fluturimit mbi Libi. Dhe kur 22 shtete arabe i kėrkojnė OKB-sė ndėrhyrjen e faktorit ndėrkombėtar, dhe kur mbi bazėn e kėtij qėndrimi tė shteteve arabe u miratua mė 17 mars edhe rezoluta e 1973 e KS tė OKB-sė pėr Libinė, nuk mund tė mos duket e habitshme qė Serbia shfaqet me njė dashuri shtetėrore me tė madhe se sa vetė arabėt pėr njė regjim arab.
    E theksojmė “elementin arab” tė zhvillimeve tė kėtij konflikti nė Libi, sepse Serbia dhe sponsorė e llobistė tė saj po pėrpiqen ta pėrligjin qėndrimin pro regjimit tė Gadafit me argumentin absurd se, meqė Serbia ka qenė objekt i sulmeve ajrore tė NATO-s nė vitin 1999, nė kuadėr tė ndėrhyrjes humanitare tė Aleancės Atlantike pėr tė ndaluar genocidin serb nė Kosovė,
    ajo ėshtė e ndjeshme dhe pėrkrah regjimin e Gadafit.
    Kėtu qėllimisht ngatėrrohen gjėrat dhe faktet. Nė Libi ėshtė njė luftė mes forcave demokratike dhe regjimit autoritar 42 vjeēar tė Gadafit, dhe kushdo, qė ėshtė me demokracinė, nuk mund tė mos radhitet me forcat prodemokratike. Por Serbia, qė ende qėndron larg nga zbatimi i vlerave dhe i sistemit perėndimor tė standarteve demokratike, e pėrdor historinė e ndėrhyrjes humanitare tė NATO-s nė Serbi, si pretekst pėr t’iu kundėrvėnė forcave prodemokratike dhe pėr tė pėrkrahur regjimin e Gadafit. Nga ana tjetėr, ndėrhyrja e NATO-s nė Serbi ndodhi, sepse regjimi i Millosheviēit kishte ndėrmarrė njė agresion dhe genocid kundėr popullit shqiptar tė Kosovės. Shtrembėrimi, qė i bėn sot qeveria serbe ndėrhyrjes sė NATO-s nė Serbi, ka tė bėjė me mbrojtjen, qė ajo vazhdon t’i bėjė krimeve tė Millosheviēit nė Kosovė, politikė tė cilėn Serbia nuk e ka dėnuar asnjėherė.
    Mbėshtetja, qė Serbia po i jep regjimit tė Gadafit, nuk ka lidhje me ndėrhyrjen e drejtė dhe tė ligjshme tė NATO-s 12 vjet mė parė nė Serbi. Ajo ka tė bėjė me politikėn e njohur tė Serbisė pėr tė bashkėpunuar dhe pėr t’u lidhur me autokratėt dhe me diktatorėt, kudo qė janė. Sepse mbėshtetja, qė Serbia po i jep regjimit tė kolonelit nė Libi, ėshtė jo vetėm politike, diplomatike dhe morale, por shumė mė e komplikuar.
    Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se si ikėn menjėherė nė Libi, (dhe shteti serb nuk i pa), qindra ushtarakė dhe paraushtarakė serbė dhe u rreshtuan me trupat e regjimit tė Gadafit pėr tė shtypur forcat prodemokratike. Nė qytetin Bengazi, zėdhėnėsi i forcave prodemokratike, Omar Ban i deklaroi shtypit ndėrkombėtar se “forcat e Gadafit pėrfshijnė edhe mercenarė serbė. Disa kanė kėrkuar tė dorėzohen, por ata duan tė lejohen tė kthehen nė Serbi. Natyrisht ne nuk mund t’i lemė ata pa i pyetur, sepse pėrgjigjet e tyre janė tė dobishme pėr ne”. Mediat arabe kanė shkruar se pilotė serbė kanė pilotuar gjuajtėsit, qė bombarduan protestuesit prodemokraci nė Bengazi. Agjencia AFP shkruante se ėshtė pothuaj e sigurt, qė disa nga municionet e pėrdorura nga trupat e Gadafit kundėr protestuesve prodemokraci, janė tė bėra nė Serbi dhe pilotėt e forcave ajrore, qė qėlluan pozicionet mbajtura nga kryengritėsit, janė trajnuar nga serbėt.
    Mbėshtetja e Serbisė ndaj regjimit tė Gadafit shfaqet e organizuar dhe e orientuar. Ėshtė diēka e pazakontė, qė menjėherė organizohen 50 mijė hakersa nė Serbi, tė cilėt krijojnė nė internet lėvizjen nė mbėshtetje tė regjimit tė Gadafit. Nuk ndodh kjo gjė as nė Rusi dhe as nė Kinė, qė janė shtete tė mėdha, tė cilat gjithashtu nuk janė nė njė linjė me Perėndimin lidhur me Libinė. Nuk ndodh as nė Venezuelėn e Hugo Chavezit. “Lėvizja e Rinisė Libiane”, njė organizatė e tė rinjve libianė, qė luftojnė pėr vendosjen e demokracisė nė vend, protestoi kundėr kėsaj lėvizje tė fuqishme nė internet, tė organizuar nė Serbi nė favor tė Gadafit. Radio serbe B-92 njoftonte mė 24 mars se “Lėvizja e Rinisė Libiane” shkruante nė protestėn e saj : “Pėr njė vend tė vogėl si Serbia, me njė numėr relativisht modest tė pėrdoruesve tė internetit, tė organizosh 50 mijė vetė mbėshtetės tė Gadafit, tė cilėt veprojnė sė bashku on-line, pėrbėn njė projekt tė madh, qė kėrkon mjaft para, mjaft punė dhe mjaft angazhim. Ne dyshojmė se ka organizata politike tė fuqishme dhe parti politike prapa kėsaj lėvizje serbe proGadafi”.
    Njė mister ka shoqėruar edhe misionin e posaēėm diplomatik nė Libi tė Zoran Liliēit, ish president i Jugosllavisė nė vitet 1993-1997, nė kulmin e luftėrave tė pėrgjakshme tė Serbisė kundėr popujve jo serbė, dhe zėvendėskryeministėr i qeverisė nė Beograd nė kohėn e ofensivės sė pėrgjakshme tė ushtrisė dhe policisė serbe kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Zoran Liliē u dėrgua nė fund tė shkurtit nė Tripoli, ku zhvilloi takime me kolonelin Gadafi. Zyrtarisht u tha se ai u dėrgua pėr tė ndihmuar evakuimin e qytetarėve serbė, por evakuimi ėshtė njė operacion shtetėror, qė kryhet nga institucione shtetėrore, dhe Serbia me regjimin libian kishin marrėdhėnie tė shkėlqyera dhe nuk mund tė mendoheshin probleme nė evakuim. Ish krahu i djathtė i Sllobodan Millosheviēit duket se u dėrgua pėr tė shprehur mbėshtetje dhe vazhdimėsinė e aleancės sė Serbisė me regjimin e Gadafit, miqėsi qė ka qenė konstante, qė nga koha e Millosheviēit e deri te koha e Boris Tadiēit.
    Qendrimi, qė Serbia po mban nė mbėshtetje tė regjimit tė Gadafit, nuk mund tė shihet thjesht si njė stonaturė serbe me Perėndimin dhe me shtetet ballkanike. Nėse ajo del sot si aleatja e vetmuar ballkanike e Gadafit, kjo nuk mund tė regjistrohet thjesht si njė fakt historik. Ėshtė njė fakt historik, qė dėshmon se Serbia anon nga vlerat antidemokratike, dhe atė, qė Serbia po bėn sot me Gadafin, do tė pėrpiqet ta bėjė edhe nė Ballkan, duke pėrkrahur regjimet autoritare, financuar dhe sponsorizuar ata. Rrethi demokratik perėndimor dhe ballkanik ndaj Serbisė duhet ngushtuar edhe mė tepėr, me qėllim qė forcat gadafiste nė Beograd tė kenė hapėsirė gjithnjė e mė tė vogėl, sepse kjo ėshtė nė tė mirė tė zhvillimit demokratik dhe tė shmangies sė autokratėve nė Ballkan. /balkanweb/
    Nga: SHABAN MURATI

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Shume aleate ka serbia si Libyia,Irani,Iraki etj

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    dhe me e bukura eshte qe Pacolli e ka mik te ngushte Gadafin, reality is such a bitch
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga Geri Tr Lexo Postimin
    dhe me e bukura eshte qe Pacolli e ka mik te ngushte Gadafin, reality is such a bitch
    nuk eshte me Kryetar Pacolli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pilotėt serbė - shtyllė e trupave tė Gadafit



    Tripoli, 9 prill- Fatima Mahmud, anėtare e Kėshillit Kombėtar kryengritės tė Libisė pohon se nė pėrbėrje tė forcave ajrore tė Moamer el Gadafit luftojnė vullnetarė serbė. Ajo thotė se mercenarėt serbė, krahas atyre nga Kroacia e Bosnja, janė shtyllė e ofensivės sė qeverisė nė Tripoli.
    - Ėshtė pėr keqardhje qė Serbia, sikur dhe tė gjitha shtetet e ish-Jugosllavisė, ka qenė mike e madhe e Libisė dhe deri nė vėnien e embargos i kishte dėrguar armė asaj pėr tė vrarė popullin. E tė mos flasim pėr mercenarėt nga rajonet e ish-Jugosllavisė . nga Serbia, Kroacia dhe e B e H , qė aktualisht janė vrasės tė dėgjueshėm e tė paguar mirė tė Gadafit, thotė Fatima pėr gazetėn „Veēernji list“ tė Zagrebit.
    Fatima Mahmud, letrare dhe aktiviste qė me vite ka qenė e munduar nėpėr burgje nga regjimi Gadafit, shton se kėto tė dhėna nga terreni nuk e habisin sepse mercenarėt nga “rajonet e ish Jugosllavisė kanė pėrvojė lufte”.
    - Gadafi ka para dhe nuk ka problem tė paguajė kėdo qė do tė vrasė pėr tė pėr tė blerė kėshtu edhe ndonjė ditė nė pushtet. Mos u brengosni, sapo tė qetėsohet pak situata nė fushėbetejė, do tė bėjmė evidencėn e mercenarėve nė radhėt e luftėtarėve tė Gadafit. Do ta bėjmė listėn e tė gjithė tė vrarėve nga rajonet e ish-Jugosllavisė.
    Ajo thotė se mercenarėt nga Kroacia e B e H nė terren luftojnė krahas mercenarėve nga vende afrikane, ndėrsa ta tė Serbisė kryesisht nė aviacion.
    - Gadafi pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė mbeti nė anėn e Slobodan Milosheviqit dhe e ndihmoi nė tė gjitha mėnyrat qė tė mbete nė pushte e mė sė shumti e ndihmoi financiarisht. Veē kėsaj, se ēfarė ėshtė lidhja e tij me kėtė vend dėshmon edhe fakti se Serbia deri mė tash ende nuk e ka definuar qartė qėndrimin e vet ndaj situatės nė Libi.
    Fatima Mahmud thekson se angazhimi i mercenarėve tė huajmė vonė me siguri do tė ndikojė nė marrėdhėniet politike, siē ka thėnė ajo, tė Libisė demokratike dhe tė atyre shteteve.

    www.koha.net

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Normal kriminelat i adhurojn kriminelat,i tille eshte edhe ky fetyr majmuni..

  8. #8
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ajo thotė se mercenarėt nga Kroacia e B e H nė terren luftojnė krahas mercenarėve nga vende afrikane, ndėrsa ta tė Serbisė kryesisht nė aviacion.
    Shih shih, perkunder armiqesise prape vjen momenti kur bashkohen keto funderrinat ballkanike sllave !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    gjeti tenxherja kapakun
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    un serbet i urrej por ata ketu kane te drejte.
    franca dhe usa duan vetem naften, atyre nuk i rruhet shume per demokracine ne libi
    sot i bjen libise, neser mund ti bjen shqiperise
    pse nuk i bjen kines por i bjen ketyre popujve te vegjel
    dhe thone pse ka emigrante ne evrope

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •