Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Poezia e Humbjes

    Poezia e Humbjes

    Ti asnjėherė s'e kupton ēfarė humb

    lodron si njė mace nė hapėsirėn

    e gjelbėr tė syve tė tu

    dhe unė i fyer i poshtėruar

    tė pėrgjoj pas hijes sime

    bėhet vonė, sa vonė nga ndarja

    unė mbi prush thyej shkarpa

    si idiot i fryj hirit

    ndizu zjarr

    dhe hedh aty lule, shami, vjersha

    rrobat e ēdo gjė qė kam

    e ngel njė lakuriq i varfėr, zhveshur

    qė zjarri dot mė s'e ngroh.

    Ti asnjėherė s'e kupton ēfarė humb

    lodron si njė gjethe nė lulishtet pa anė

    tė syve tė tu

    por unė dua tė tė dua

    me ēdo kusht

    Ervin Hatibi
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Na mungon njė e qarė ngazėllyese

    Sot nuk e di nėse do kisha qarė po ashtu nėse zogun do ta kishin bėrė rilindasit tė fliste gegėnisht. E qara ime u kushtėzua kėshtu edhe pėrmes abetares sė gjithė komunikimeve tė tjera tė rėndėsishme tė kohės, qė fillonin me buzėt e folėsit e radiotelevizionit (pėrshėndetje xhaxhi Dhimitri!) e deri tek Kadri Rroshi i filmave, rahmet pastė, dhe tek gjithė oraliteti zyrtar i cili kishte hapur nė veshėt e mi analfabetė monopatin e gjuhės sė lartė, me retorikėn dhe gramatikėn e duhur dhe ky monopat kėmbėngulte e pėrparonte drejt guvės sė lotėve, asaj pranė zemrės, (jo gjėndrrės)

    Njė nga efektet mė tė shpejta tė afrimit fizik me Kosovėn pas viteve ’90 ishte zbulimi i pėrkėmbimeve midis q-sė dhe ē-sė. Njė kronikan paradokohe komentonte me humor nė shtyp njė foto qė e kish bėrė me dorėn e vet dhe nė foto paraqitej njė lokal me tabelėn “Qajtore”. Do tė kisha dashur qė tabela tė kishte qenė e vėrtetė dhe humori tė kursehej pėr ndonjė dyqan tjetėr po sigurisht bėhej fjalė thjeshtė pėr njė ēajhane dhe asgjė mė tepėr. Mendova: kaq shumė arsye pėr tė qarė dhe kaq pak infrasukturė pėr ta bėrė kėtė punė. E vetmja fjalė qė dua tė them edhe pėr letėrsinė e gjithė kėtyre viteve ėshtė se edhe aty nuk na qahet fare. Nė poezi kjo ka shumė mundėsi tė ndodhė pėr faktin se nė pėrgjithėsi aty nuk banon mė njeri. Nė njė epokė kur poezia e re shqipe ia arriti gradualisht tė shpopullohet me sukses nga kolonėt e buzėqeshur tė masivizimit socialist, rrezik se prej poezisė, pėrkrah me anėtarėt e fundit lirikė tė mitingut, paradės, kolektivit, brigadės, po emigron edhe ēdo njeri tjetėr bashkė me poetin. Simptoma e poezisė sė sotme shqipe mė duket se ėshtė dorėzimi nė pavetore, nė njė lloj vetėbėrjeje ku gjuha jonė gjithnjė e mė shumė evropiane se indiane po mėton tė jetė personazh e kėshtu zė vendin e poetit, mu ashtu si nė galeritė e artit kamera e ndjeshme dixhitale ka zėnė vendin e piktorit. Por nė fakt ai qė na duhet mė shumė se poezia ėshtė poeti, poeti, ai robi i Zotit, ai marsupiali qė na mbart nė vete kur kėrcen drejt qiellit. A ėshtė ndonjė faj tė dėshirosh tė hidhesh nė erė pėrqafuar me poetin? A ėshtė ndonjė faj qė dėshiron tė qash pak fare nė prehrin e tij?
    Poshtė vijojnė nja dy ilustrime tė asaj se ē’mundet tė bėjė njeriu nė bashkėpunim me poezinė dhe me lotėt.

    “Qau dhe e puthi, pastaj e lėshoi”: kėshtu pėrfundonte vjersha dhe kėtu ndalonte zėri i mamit dhe mu kėtu me pikėn fundore tė vargut ia nisėn pikėlat e para tė ca lotėve tė tjerė nga ata tė deri asaj kohe. Kėta ishin lotėt e mi tė parė qė nuk kishin tė bėnin me ndonjė hall, me ndonjė dhembkė a mungesė lektisėse frutash a lodrash apo stinėsh. Kėta lot m’i shkaktoi ekspozeja e qartė dhe e thjeshtė e njė zogu tė vogėl dhe krejt tė pėrgjithshėm, tė pėrbėrė nga vetėm tre shkronja. (“Njė zog tė bukur zuri njė djalė/ ai po dridhej dhe i thosh ca fjalė…”). Zogu nė fjalė i kujtoi djalit se edhe ai ishte i mitur e po ashtu edhe ai e kishte njė mėmė qė e priste nė shtėpi. (“Nuk tė vjen keq qė jam i mitur, si ti i vogėl e i parritur? Jam bir i vetėm, mėma mė pret…”)

    Sot nuk e di nėse do kisha qarė po ashtu nėse zogun do ta kishin bėrė rilindasit tė fliste gegėnisht. E qara ime u kushtėzua kėshtu edhe pėrmes abetares sė gjithė komunikimeve tė tjera tė rėndėsishme tė kohės, qė fillonin me buzėt e folėsit e radiotelevizionit (pėrshėndetje xhaxhi Dhimitri!) e deri tek Kadri Rroshi i filmave, rahmet pastė, dhe tek gjithė oraliteti zyrtar i cili kishte hapur nė veshėt e mi analfabetė monopatin e gjuhės sė lartė, me retorikėn dhe gramatikėn e duhur dhe ky monopat kėmbėngulte e pėrparonte drejt guvės sė lotėve, asaj pranė zemrės, (jo gjėndrrės). Puna erdhi deri tek ēukitja iniciale-finale me sqep dhe ja tek u shpua shtegu e lotėt sipėrorė rrodhėn dhe vazhdojnė periodikisht tė rrjedhin gjer mė sot e kėsaj dite.

    Zbulimi i mirėsisė dhe i ēdo ideali tjetėr qė i nėnshkruhet, ka shumė mundėsi tė fillojė me mėshirėn apo me rahmetin, si i thoshin kėsaj edhe nė trevat tona gjatė kohės sė obskurantizmit oriental osman (O.O.O.), para se tė nacionalizoheshin ndjenjat dhe fjalėt. Rahmeti e ka rrėnjėn e vet nga fjala arabishte rahim qė do tė thotė mitėr. Deri vonė gjuhėtarėt e kanė prekur fjalėn rahėm tė pulsojė nė zonėn e Shkodrės nė vendin ku normalisht sot kemi mitėr. Nėse fjala e sotme shqip nuk e ka origjinėn dukshėm nga burimi latin, le tė themi se ashtu si rahmeti qė e paraqet mėshirėn gati si simetri tė empatisė, duke e vėnė tė mėshiruarin nė formė fetusi pėrbrenda teje, ashtu edhe le tė mė pėlqejė tingullimi kaq pranė mishit i fjalės mėshirė. Unė besoj se kur je i vogėl, mėshira mpikset e formohet pikėrisht mbi gjallesa tė vogla, tė tilla qė mund t’i pėrmbanim brenda, si zogjtė, macet, kėlyshėt e qenit e tė tjera nga kėto. Hapja e prehrit pėr sa mė shumė subjekte tė mėshiruara e bėn njeriun detyrimisht pėrherė e mė tė madh po aq sa tė brendashkruarit gjallesa vetes kapėrcen sa mė shumė kategori dhe numra. Por kjo gati pėrherė mbetet ēėshtje e fantazisė: duhet tė mėshirosh kryesisht zogj qė nuk ke pėr t’i kapur kurrė apo zogj qė i kanė kapur tė tjerėt. Kurse, nė rastin e vjershės mėsipėr, misioni i poetit pėrfundonte me lėshimin e zogut, dhe vetėm mund tė hamendėsohet sesi ky shpend ka mė shumė se 100 vjet qė del nga kuvlia si zogu mekanik i orės me zog dhe hynte brenda sa e sa kalamajve tė shqipes dhe u ēelte vendin pėr mėshirėn. Gjithė ai mallėngjim, gjithė ajo mėshirė ngazėllyese, gati tė shtynte tė ngrihje ndonjė **** pėr zogj, pra ta instaloje mitrėn nė formė ēarku si e si ta kapje zogun dhe tė shkriheshe nga kėnaqėsia duke e lėshuar sėrisht, duke ia qetėsuar nė duar sustat e frikės nėn puplat dhe duke i thėnė se gjithė qėllimi i kėsaj zėnie ishte shprehja e dashurisė: aty nė qiell e degė mė degė as ai e as ti nuk do tė mundnit kurrė tė provonit asgjė tė tillė dhe do tė vdisnit vetėharruar nė anonimat si gjithė qeniet qė nuk kanė dashuruar ndonjėherė nė jetė. (Arroganca e tė shtėnit nė dikė amper dashurie, kaq e pafajshme…)

    …shumė vite mė pas qarjes sė parė pėr zogun vjershėtor, ndodhi qė u shkreha sėrish, edhe mė keq, nė lotė tė pafrenueshėm aty mbi njė shpinore tė lyrshme tė njė autobusi qė vinte nga Saranda pėr Tiranė. Diku nė tė hyrė tė Labėrisė, kishin zėnė pusi nja tre burra dhe fill pasi bėnė vend me poterė nė fund tė autobusit, ia morėn kėngės me iso. Kanė kaluar 12 vjet po ato vargje tė projektuara mbi njė ekran tė kalldrėmtė eeeee-sh isoje mė rreshtohen ende mirė nė kujtesė: “S’tė qėllova pėr tė vrarė/ moj kunadhja gushėbardhė/ tė qėllova pėr tė marrė/ moj kunadhja gushėbardhė…” (Nuk e di a ėshtė me interes tė riprodhoj edhe nja dy vargje tė tjera nga po ai autobus. “O florir’ i vogėl fare/ pse s’dole mbrėmė nė valle/ s’dola se s’kisha sandale…”) Edhe sot nuk e di sesi mė kapi e mė shkuli e qara, dhe thjesht kisha ulur kokėn e dridhesha si qen duke luajtur rolin e atij qė e ka zėnė makina. Edhe kėtė herė, mu si nė rastin me zog, poeti (e para) e bėn tė dashurėn e vet tė vogėl si kunadhe qė tė mundet ta mbajė pėrbrenda si nėna fėmijėn dhe (e dyta) prapė si nė aspiratėn pėr ta kapur e pėr ta futur brenda mėshirės zogun, edhe poeti lab sqaron me lot nė sy mbi gėzofin e pėrgjakur se i vetmi qėllim i gjithė kėsaj dhune ishte “marrja”, bėrja pėr vete, futja nė vete e kunadhes gushėbardhė. Po si t’ia shpjegosh asaj tanimė…

    Sot kuptova sa mė mungon ajo shija e tė provuarit mbi mish tė vargut, ajo shija e bekuar politike e lotėve tė poezisė, lot qė herė-herė mė dukej se mė ishin tharė njėherė e mirė nė kashtėn mbėshtjellė me zogun gjenerik, gati-klerik tė Naimit, apo me kunadhen kuisėse tė autobusit lab, ballcamosur tė dy nė dy skaje kohe me fėmijėn tim pėrmes.
    "Shoku Mjekesise"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •