GSH
-------------

DOSSIER

Historia e panjohur e Ēezarinės, njė prej piktoreve tė para shqiptare nga Shkodra, qė studioi nė Dubrovnik dhe mori mėsime private nga mjeshtrat e mėdhenj, Idromeno e Simon Rrota

Daragjati, piktorja e famshme qė braktisi Realizmin Socialist


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Nėna ime Ēezarania Daragjati e cila kishte studiuar nė Dubrovnik tė Kroacisė dhe kishte marrė mėsime private pėr gjashtė vjet me rradhė nė qytetin e Shkodrės nga dy kolosėt e mėdhenj tė pikturės shqiptare Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk e lėshoi penelin nga dora deri nė fund tė jetės sė saj. Pak ditė para se tė ndahej nga jeta, aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte nė moshėn 81 vjeēare, m'u drejtua mua duke mė thėnė: "Zhani, do tė bėj njė buqetė me lulet e diellit" dhe pas kėsaj menjėherė hapi kavaletin dhe pėrgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca pėr tė punuar ashtu si nė vitet e shkuara nė rininė e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para nė telajo, e ndėrpreu punėn e mė tha se do ta vazhdonte njėherė tjetėr atė tablo dhe e la kavaletin ashtu tė hapur. Por ajo nuk mundi qė ta vazhdonte mė atė punė tė porsafilluar, sepse vetėm pas pak ditėsh u nda nga jeta".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 62-vjeēari Zhani Canco, ish-piktor-arkitekt i Kinostudjos "Shqipėria Sot", i dilpomuar nė Bukuresht tė Rumanisė, i cili rrėfen gjithė historinė e nėnės sė tij, Ēezarina Daragjati (Canco) njėra nga piktoret e para shqiptare nga qyteti i Shkodrės, qė ndonėse nuk e leshoi penelin nga dora deri nė moshėn 81-vjeēare, nuk mundi qė tė ekspozonte asnjėherė gjatė periudhės sė realizmit socialist.

Familja Daragjati
Ēezarina u lind nė vitin 1910 nė njė familje tė njohur qytetare shkodrane e cila asokohe merrej me tregti dhe banonte diku nė fillim tė rrugės Fushė-Ēelė, qė konsiderohej njė nga rrugėt mė tė bukura tė atij qyteti e ndėrtuar prej austriakėve. Babai i Ēezarinės, Gaspėr Daragjati, pasi kishte mbaruar studimet nė Stamboll, ishte kthyer nė qytetin e Shkodrės dhe kishte hapur njė aktivitet tregtar nga i cili nxirrte tė ardhura tė konside-rueshme. Ndėrsa bashkėshortja e tij dhe njėkohėsisht e jėma e Ēezarinės, quhej Angje dhe ishte bijė nga fisi i njohur i Dedėvukajve, qė njihej mė shumė prej Dedės sė Shan Dedės, i cili kishte marrė pjesė nė krye tė pėrfaqėsisė shkodrane nė Lidhjen e Prizrenit. Ēezarina kishte dhe dy motra tė tjera mė tė vogla se veten, Agetinėn dhe Domenikėn, si dhe dy vėllezėr, Simonin e Guljelmin. Duke qenė se Gaspėr Daragjati vdiq shumė i ri, pesha e familjes i ra gruas sė tij, Angjes, e cila u kujdes jo vetėm pėr rritjen e fėmijėve, por edhe pėr shkollimin e tyre. Lidhur me kėtė, i biri i Ēezarinės, 61-vjeēari Zhani Canaco, dėshmon: "Vėllai i nėnės sime, Simon Daragjati, pasi mori mėsimet e para nė vėndlindjen e tij nė qytetin e Shkodrės, shkoi nė Itali ku dhe mbaroi shkollėn e mesme nė qytetin e Barit. Mė pas ai fitoi njė tė drejtė studimi dhe shkoi nė Paris ku u diplomua me rezultate tė larta pėr Ekonomi. Pas diplomimit, Simon Daragjati u kthye nė qytetin e tij tė lindjes ku vazhdoi tė merrej me aktivitet tregtar ashtu si dikur i jati i tij. Duke qenė se ishte nga njė familje e pasur dhe me bindje antikomuniste, aty nga fillimi i vitit 1947 Simoni u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe vdiq nėn tortura nė njė nga qelitė e improvizura tė Degės sė Brendshme tė qytetit tė Shkodrės. Ndėrsa i vėllai tjetėr i Ēezarinės, Guljelmi, i cili kishte kryer mėsimet e shkollės sė mesme bashkė me Simonin nė qytetin e Barit, mė pas vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua pėr Ekonomi nė qytetin e Torinos. Aty nga viti 1943, Guljelmi u kthye nė qytetin e Shkodrės ku vazhdoi tė merrej me aktivitetin tregtar tė familjes, duke qenė pėrfaqėsues i firmės italiane tė pijeve "Martinirosi". Nė fundin e vitit 1944, Guljelmi u nis pėr nė Itali sė bashku me bashkėshorten e tij italiane qė priste tė lindėte dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri, duke menduar se do tė pėrfundonte ashtu si i vėllai i tij, Simoni", dėshmon Zhani Canco lidhur me origjinėn dhe familjen e nėnės sė tij, Ēezarinės.

Me mjeshtrat Idromeno e Rrota
Ndryshe nga sa kishte bėrė me dy djemtė e saj Simonin dhe Gulejlmin tė cilėt i kishte shkolluar pėr Ekonomi nė Francė dhe Itali, Angje Daragjati u kujdes qė tre vajzat e saj tė cilat kishin marrė mėsmiet e para nė Kolegjin e Motrave Stigmatine tė qytetit tė Shkodrės, tė shkolloheshin nė Kolegjin e famshėm tė Dubrovnikut nė Kroaci. Pas mbarimit tė atij kolegji qė njihej dhe konsiderohej si njė nga mė prestigjozėt e Ballkanit dhe drejtohej nga murgeshat austriake, Ēezarina Daragjati me dy motrat e saj u kthyen nė qytetin e Shkodrės. Me kthimin e tė bijave, ajo qė i ra mė shumė nė sy nėnės sė tyre, ishte prirja dhe talenti qė kishte shfaqur Ēezarina pėr vizatimet. Lidhur me kėtė, Zhani Canco dėshmon: "Prirjet pėr viztaimin, nėna ime, Ēezarina, i kishte marrė nga murgeshat austriake gjatė viteve tė shkollės nė Kolegjin e Dubrovnikut, ku nė programet e asaj shkolle pėrveē lėndės sė vizatimit qė shihej tradicionalisht si prioritare, zhvilloheshin gjithashtu edhe lėndė tė tjera si ajo e muzikės dhe arti i kulinarisė. Sigurisht qė krahas kėtyre lėndėve tė cilave u jepej mjaft prioritet nė atė shkollė, aty zhvilloheshin edhe lėndė tė tjerė tė kulturės sė pėrgjithshme si letėrsia, historia, gjeografia etj. Pasi gjyshja ime Angje Daragati u bind plotėsisht per prirjet qė kishte e bija e saj, Ēezarina, pėr vizatimet, ajo e mori atė dhe shkuan pėr tu takuar me piktorin e skulptorin e famshėm shkodran, Kol Idromenon, i cili gjithashtu njihej edhe si njė arkitekt e fotograf mjaft i zoti. Mjeshtri madh Idromeno pasi i pa vizatimet e Ēezarinės sė vogėl, e mori atė nė provė dhe shumė shpejt krijoi bindjen pėr talentin e saj. Pas kėsja ai pranoi qė t'i jepte asaj mėsime pikture privatisht duke parė tek Ēezarina njė vajzė tė talentuar dhe me tė ardhme nė artin e bukur tė pikturės. Kol Idromeno iu pėrkushtua seriozisht asaj duke i sjellė edhe revista e libra tė ndryshme pikture si edhe literaturė e metoda bashkėkohore tė mėsimeve teorike. Pėr afro dy vjet me rradhė nėna ime mori mėsime vizatimi nga mjeshtri i madh i pikturės shqiptare, i cili nuk nguronte ta shfaqte hapur kėnaqėsinė pėr talentin e nxėnėses sė tij tė vogėl. Mirpo pas dy vjetėsh, nėna ime, Ēezarina, u detyrua qė tė shkėputej nga profesori i saj, pėr arsye se nė atė kohė mjeshtri Idromeno, kishte mjaft kėrkesa nga familjet shkodrane pėr projektimin e banesave tė reja qė filluan tė ndėrtoheshin asokohe nė atė qytet. Kėshtu qė duke mos e pėrballuar dot atė ngarkesė tė madhe pune, Kol Idromeno i rekomandoi gjyshes sime, qė Ēezarina tė vazhdonte pikturėn me mjeshtrin tjetėr shkodran, piktorin e njohur, Simon Rrotėn, i cili ishte diplomuar pėr pikturė pranė Akademisė sė Arteve tė Bukura tė Gracit nė Austri. Edhe Simoni e priti mjaft mirė Ēezarinėn, e cila pėr katėr vjet me rradhė vazhdoi tė studjonte privatisht pranė mjeshtrit tė shquar shkodran qė ashtu si Idromeno, e vlersonte mjaft talentin e nxėnėses sė tij tė vogėl. Atė periudhė qė ajo qėndroi pranė mėsuesit tė saj Simon Rrota, ishin vitet mė produktive tė saj, sepse ajo kishte fituar mjaft pėrvojė dhe nė punėt e saj shprehte realitetin e pasqyruar me mjaft emocione tė brendshme tė shpirtit tė saj prej artisteje tė vėrtetė. Nė ato vite Ēezarina realizoi disa nga punėt mė tė mira tė saj si nė teknikėn e vajit, ashtu dhe nė vizatimet me karbon, tė cilat janė vlerėsuar mjaft nga piktorė tė ndryshėm tė asaj kohe dhe e pasuruan ndjeshėm fondin e punėve tė saj. Nga dy profesorėt e saj tė famshėm, Idromeno e Rrota, Ēezarina u njoh me kollosėt e mėdhenj tė pikturės italiane, franceze e angleze. Nė atė kohė me porosi tė profesorit tė saj tė gjuhės frėnge nė gjimnazin klasik tė qytetit tė Shkodrės, francezit Paul Guzhonit, Ēezarina realizoi mjaft riprodhime tė mjeshtrave tė mėdhenj tė shkollės klasike franceze si Vigee Le Brun. Roza Bokuer etj ", dėshmon Zhani Canco pėr nėnėn e tij, Ēezarina Daragjatin, e cila i mori mėsimet e para tė vizatimit nga dy kolosėt e mėdhenj tė pikturės shqiptare: Kol Idromeno dhe Simon Rrota.

1945 - 1990 asnjė pikturė nė ekspozita
Edhe pse u shkėput nga profesori i saj Simon Rrota me tė cilin mėsoi pėr katėr vjet me rradhė, Ēezarina Daragjati e vazhdoi pėrsėri pikturėn duke punuar nė shtėpinė e saj pėr vite me rradhė. Ajo kishte kėnaqėsi qė tė ndiqte ndonjė shkollė pikture jashtė shtetit, pasi nė atė kohė nė qytetin e Shkodrės nuk kishte shkollė vizatimi. Por edhe pse nuk iu dha mundėsia qė tė studjonte mė tej, Ēezarina nuk hoqi dorė pėr asnjė moment nga pasioni i saj pėr pikturėn dhe vazhdoi tė punonte me tė njėjtėn kėnaqėsi ashtu si dikur nė rininė e saj. Atė gjė ajo e vazhdoi edhe pas vitit 1937 kur u martua me Gjergj Cancon, ish mėsuesin e Gjimnazit Klasik tė qytetit tė Shkodrės, i cili ia nxiti akoma dhe mė shumė pasionin e saj pėr pikturėn. Me bashkėshortin e saj Cancon, Ēezarina jetoi nė qytetin e Shkodrės deri nė vitin 1945 dhe pas atij viti ata erdhėn dhe u vendosėn nė Tiranė, ku Gjergji u emėrua me detyrėn e Drejtorit tė Shhkollės Teknike (Politeknikumi "7 Nėntori") ku parardhės i tij kishte qenė amerikani Harry Fultz. Pas vitit 1945 Ēezarina u dėshpėrua mjaft pas dy goditjeve tė forta qė pati familja e saj me vdekjen tragjike tė vėllait, Simonit, qė u shpall armik i popullit dhe humbjen e vėllait tjetėr Guljelmit, i cili mbeti pėrgjithmonė jashtė Shqipėrisė nė Itali. Qė nga ajo kohė Ēezarina u mbyll brenda nė shtėpi dhe nuk u angazhua asnjėherė nė asnjė lloj punė shtetėrore, duke menduar hijen e keqe tė Luftės sė Klasave qė mund t'i shkaktonte asaj probleme tė reja. Lidhur me kėtė, i biri, Zhani Canco, dėshmon: "Ajo vazhdoi tė pikturonte pėrsėri dhe nga punėt mė tė spikatura tė saj, janė ato tė portreteve tė dy prindėrve tė saj, e gjithashtu dhe vjehrrit e vjehrrės (Zisi e Parashqevi Canco) tė cilėt ajo i donte dhe i respektonte pa masė. Po kėshtu nga tė gjitha punimet e saj nė fondin e familjes sonė kemi mundur tė ruajmė rreth 40 punime, ku nga mė tė spikaturat janė disa portrete dhe natyra tė qeta me lule shumėngjyrshe, tė cilat ajo i ka punuar me mjaftė dashuri dhe duket sikur brenda tyre ajo ka vėnė diēka nga bota e saj. Po kėshtu nė familjen tonė kemi ruajtur edhe shumė riprodhime tė saj nga mjeshtrat e mėdhenj tė shkollės klasike italiane, gjermane, franceze e angleze", kujton Zhani Canco lidhur me nėnėn e tij, Ēezarinėn, e cila ndonėse vazhdoi tė pikturonte vazhdimisht gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, nuk ekspozoi asnjėherė nė ekspozitat e shumta tė realizmit socialist.

Pas 65 vjetėsh nė Galerinė e Arteve
Ēezarina Daragjati vazhdoi tė punonte nė telajo dhe nuk e hoqi kurrė penelin nga dora edhe nė vitet e fundit tė jetės sė saj, kur kishte arritur tė tetėdhjetat. Lidhur me kėtė, i biri, Zhani, dėshmon: "Pak ditė para se tė ndahej nga jeta aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte nė moshėn 81 vjeēare, m'u drejtua mua duke mė thėnė: "Zhani, do tė bėj njė buqetė me lulet e diellit" dhe pas kėsaj menjėherė hapi kavaletin dhe pėrgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca pėr tė punuar ashtu si nė vitet e shkuara nė rininė e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para nė telajo, e ndėrpreu punėn dhe mė tha se do ta vazhdonte njėherė tjetėr atė tablo duke e lėnė kavaletin ashtu tė hapur. Por ajo nuk mundi qė ta vazhdonte mė atė punė , sepse vetėm pas pak ditėsh u nda nga jeta", kujton Zhani Canco ditėt me fundit tė jetės sė nėnės sė tij, Ēezarina Daragjatit, piktores sė famėshme shkodrane e cila ndonėse kishte marrė mėsime nga dy mjeshtrat e mėdhenj e kolosėt e pikturės shqiptare, Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk ekspozoi asnjėherė nė periudhėn e realizmit socialist. Ėndrra e saj u bė realitet vetėm pas viteve '90 kur punimet e saj u ekspozuan dy herė nė ekspozita tė ndryshme dhe u pritėn me mjaft interes si nga kritika ashtu dhe nga shikuesit e shumtė.


Mbrėmė nė Galerinė e Arteve

Nė kuadrin e 8 marsit ditės ndėrkombėtare tė gruas, Ministria e Rinisė Kulturės dhe Sporteve nė bashkėpunimim me Galerinė Kombėtare tė Arteve, organizuan mbrėmė nė njė nga sallat e kėsaj galerie njė ekspozitė tė titulluar "My Changes" nė kujtim tė Ēezarina Daragjati Canco. Nė prani tė shumė dashamirėsve tė artit, artistėve, piktorve tė njohur dhe personaliteteve tė kulturės, fjalėn e hapjes sė asaj ekspozite e mbajti kuratorja e Galerisė sė Arteve, Suzana Kuka Varvarica, e cila nxorri nė pah rolin e grave piktore shqiptare ndėr vite. Nė njė nga sallat kryesore tė galerisė, ishin ekspozuar 40 punime tė piktores sė famshme shkodrane Ēezarina Daragjati dhe nė sallat e ndryshme ishin ekspozuar punimet e piktoreve tė tjera shqiptare qė jetojnė ende. Nė punimet e Ēezarina Daragjatit binin nė sy riprodhimet e saj nga autorėt e famshėm tė shkollės klasike italiane, gjermane, franceze e angleze, si dhe disa vizatime nė karbon me portrete dhe kompozime origjinale tė saj tė realizuara nė teknikėn e vajit. Gjithashtu nė stendat e kėsaj ekspozite ishin ekspozuar dhe disa nga librat e piktores sė famshme shkodrane dhe veglat e saj tė punės, si penela, kavaleti dhe bojra tė ndryshme, tė cilat u ndoqėn me interes tė madh nga vizitorėt e shumtė. Sipas organizatorve tė kėsaj ekspozite, ajo do tė qėndroj e hapur deri mė datėn 8 mars, ditėn ndėrkombėtare tė grave.

------------