Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Trashëgimia shpirtërore në pritje të digjitalizimit

    Prishtinë, 6 prill - Digjitalizimi i trashëgimisë shpirtërore ka dalë të jetë punë e vështirë. Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve tash dy vjet merret me projektin i cili do të krijonte një arkiv të përbashkët të këngëve e incizimeve të vjetra. Pas dështimit të tenderit të 2009-s, projekti u hesht gjatë tërë vitit të kaluar, ndërkaq MKRS-ja për këtë vit e ka rikthyer atë sërish në agjendë. Fiks 150 mijë euro janë paraparë me buxhetin e sivjetmë. Zyrtarë të MKRS-së theksojnë se tenderi i dytë pritet të hapet së shpejti. Për dy vjet projekti ka ndërruar disa duar. Në fillim bartës i projektit qe Divizioni i Trashëgimisë Kulturore në MKRS. Pas emërimit të Lutfi Hazirit në krye të MKRS-së, projekti i kaloi Muzeut të Kosovës, përderisa tashti Departamenti i Trashëgimisë në institucionin më të lartë kulturor në vend është caktuar të merret me këtë projekt.
    Drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, edhe si ish-këshilltar i tij, vitin e kaluar ish-ministri Haziri ia kishte besuar projektin për digjitalizimin e materialeve zanore, nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
    “Ne nuk jemi bartës të këtij projekti sipas përcaktimit të MKRS-së për vitin 2011”, ka qenë përgjigjja e vetme e Hadrit për projektin që me buxhetin e 2010-s, MKRS-ja kishte planifikuar 100 mijë euro.
    Në anën tjetër Shasivar Haxhijaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, pos përshkrimit të asaj se çfarë synohet me këtë projekt nuk ka dhënë tjetër shpjegim.
    “Në këtë projekt janë të paraparë që nga përgatitja e materialit për digjitalizim, reproduktimi, konvertimi, regjistrimi i sinjalit digjital, monitorimi, kontrolli i kualitetit pas digjitalizimit, arkivimi e deri te aplikimi ‘online’ i arkivit digjital”, ka thënë Haxhijaj, teksa ka shtuar se do të përfshihen këngë, fjalime e materiale tjera zanore.
    Ai nuk ka specifikuar materialet që do të përfshihen.
    “Janë specifika teknike që zhvillohen në fazat e projektit”, ka thënë ai.
    Madje nuk ka dhënë as çmimin konkret sa do të duhej të shpenzoheshin për këtë nismë kur ka thënë se buxheti i sivjetmë do të mjaftojë vetëm për fazën e parë.
    “Në bazë të kërkesës dhe planifikimit që është bërë nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore janë ndarë 150 mijë euro për projektin ‘Digjitalizimi i materialit zanor’, mjete këto që do të shpenzohen për fazën e parë të këtij projekti”, ka thënë Haxhijaj. Sipas tij, vitin e kaluar projekti ka dështuar por për këtë nuk ka një arsyetim.
    “Në vitin e kaluar MKRS-ja ka ndarë një shumë prej 100,000 eurosh për këtë projekt, por nuk është arritur që të realizohet. Ky projekt do të fillojë të realizohet këtë vit për herë të parë, pasi vitin e kaluar nuk ka filluar implementimi i këtij projekti”, ka thënë Haxhijaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •