Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Islami, thesar i urtėsive universale!

    Si ta kultivoj dashurinė?





    Mėsoji dhe ushtroji shqisat e tua. Mėsoji dhe stėrviti duart si tė pėrkėdhelin, ushtroje fytyrėn si tė falė buzėqeshje, ushtroje syrin si tė pėrshėndesė.
    ...
    Ka njerėz qė kur tė japin dorėn, e japin si tė kėputur dhe pa ndjenja. Ka tė tjerė qė ta shtrėngojnė dorėn sikur duan ta kėpusin. Kurse ka tė tjerė, qė kur tė japin dorėn, e ndjen sikur tė ka dhėnė zemrėn dhe gjithēka tjetėr. Sytė e tyre shkėlqejnė nga gėzimi dhe respekti.

    Tregon Abdullah ibnu Mesudi:”Ma ka mėsuar (Muhammedi a.s) teshehudin (ajo qė lexohet ulur nė namaz) ashtu siē mė mėsonte njė sure Kurani. Kėtė e bėnte duke ma mbajtur dorėn nė dorėn e tij dhe supin ngjitur pas supit tė tij.”

    Pejgamberi a.s ishte i pari qė ia zgjaste dorėn tjetrit, i buzėqeshte dhe nuk e tėrhiqte dorėn derisa tjetri ta tėrhiqte i pari.

    Tregon Ebu Rafi, njė nga shokėt e Muhammedit a.s:”Qė kur pranova islamin, Profeti a.s sa herė mė takonte, mė buzėqeshte nė fytyrė.”

    Ushtroje dhe gjuhėn tėnde qė tė shqiptojė fjalė tė ėmbla dhe tė bukura.

    Abdullah ibnu Mubarek, nga brezi i tabi’inėve, ndodhej nė beteja dhe luftra tė njėpasnjėshme. Duke qenė se ndodhej larg familjes, ai i shkruan njė letėr tė shoqes ku i thoshte:”Shpirti im ndjen nostalgji pėr shpirtin tėnd. Po ti, e ke ndjerė kėtė gjė?”

    Ushtroje veten qė kur t’u falėsh buzėqeshje tė tjerėve, tė mos jetė buzėqeshje fallco dhe sa pėr tė kaluar radhėn. Mos buzėqesh siē buzėqeshin stjuardesat nė aeroplan, pasi ato e kanė punė diēka tė tillė.

    Falni dashuri, falni buzėqeshje, falni fjalė tė mira, tė jetoni tė lumtur dhe tė gėzuar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Dashuria



    Dashuria e bėn

    njeriun tė ėmbėl,

    dheun e kthen nė ar,
    ...
    shqetėsimin nė prehje,

    dhimbjen nė shėrim

    burgun nė kopsht,

    sėmundjen nė mirėsi,

    mposhtjen nė mėshirė.

    Dashuria zbut hekurin

    dhe shkrin gurin,

    ngjall tė vdekurin

    dhe e kthen dhe njė herė

    atė nė jetė.

    (Rumiu)




  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Kėshilla dhe porosi pėr ata qė logjikojnė!



    Si tė jem ambicioz dhe tė ėndėrroj pėr diēka?


    1 – Ulu me veten pėr njė javė, duke menduar mbi dhuntitė e tua. Kėtė mund ta bėsh duke ecur pėrgjatė bregut tė detit apo kudo tjetėr. Ndryshoje ritmin e jetės pėr njė javė, mjaft me facebook dhe chatt ēdo ditė, bėj diēka ndryshe.
    ...


    2 – Mendo pėr diēka tė bukur dhe tė dobishme qė do tė doje ta realizoje, shkruaje dhe rrėfejua tė tjerėve pa tė ardhur turp. Kurrė mos tė vijė zor nga ėndėrrat e tua, edhe pse mund tė qeshin tė tjerėt.


    3 – Lexo shumė mbi subjektin e ėndėrrės qė dėshiron tė realizosh. Lexo dhe konsultohu me ekspertė tė asaj fushe.


    4 – Bėj njė plan pune njė vjeēar, mbi mėnyrėn dhe format si mund ta realizosh ėndėrrėn tėnde.


    5 – Lute shumė Zotin qė kjo ėndėrr tė bėhet realitet. Pėrveēse lutjet pranohen nga Zoti, lutja e pėrforcon idenė nė tru, pasi pėrsėritet shpesh ideja. Prandaj Profeti a.s thotė:”Zoti i do ata qė e lusin me vendosmėri.”


    Lute Zotin sidomos gjatė Ramazanit qė ėndrra jote tė realizohet ashtu siē dėshiron. Ti ke provuar shumė gjėra dhe nuk tė janė realizuar, pėrse tė mos e provosh dhe kėtė? Nė kėtė rast, tė paktėn nuk humbet asgjė.


    Kėnaqėsia e fitores sė kupės nė ēfarėdo lloj kampionati nuk zgjat mė shumė se gjysėm minuti. Ėmbėlsia dhe kėnaqėsia mė e madhe gjendet pėrgjatė rrugės gjer tek kupa, gjatė ndeshjeve, stėrvitjes, lodhjes dhe mundit. Njė kupė qė fitohet pa mund dhe djersė nuk pėrmban kėnaqėsi dhe gėzim. Prandaj rruga pėr nė xhenet ėshtė e mbushur me vėshtirėsi.


    Cila ėshtė ėndėrra jote?











    Nxirr mėsime nga ata qė e kanė pėsuar!


    Kthehu majtas e djathtas dhe mė thuaj: A sheh veēse njerėz tė vėnė nė sprovė?! A dallon veēse njerėz nė hall dhe me probleme?! Nė ēdo derė do tė gjesh dikė qė vajton. Mbi ēdo faqe do tė gjesh njė lot qė rrjedh. Sa shumė vuajtje, sa shumė tė vuajtur dhe sa tė shumtė janė ata qė i pėrballojnė ato me... durim. Kėshtu qė, nuk je vetėm ti me halle dhe probleme. Madje, do tė thosha qė hallet e tua, nė krahasim me ato tė shumė tė tjerėve janė shumė tė vogla. Sa njerėz kanė zėnė shtratin duke u pėrpėlitur sa majtas sa djathtas, ankojnė, vuajnė nga dhimbjet dhe dergjen nga sėmundjet?
    Sa ėshtė numri i tė burgosurve tė cilėt kanė kaluar nė burgje kushedi sa vite, pa e parė dritėn e diellit dhe pa njohur dhomė tjetėr pėrveē birucės? Sa prindėr kanė humbur dritėn e syve tė tyre, fėmijėt, nė moshėn e tyre mė tė bukur?!

    Sa hallexhinj ka mbi tokė?! Sa janė zhytur nė borxhe?! Sa gjenden nė burgje?! Se femra janė pėrdhunuar?! Sa gjak ėshtė derdhur?! Sa mendje kanė lajthitur?! Sa pasuri janė plaēkitur?!

    Ti duhet tė nxjerrėsh mėsim nga tė gjithė kėto kategori dhe tė sigurohesh se kjo botė ėshtė burgu i besimtarit, se ajo ėshtė vatra e halleve dhe problemeve. Kėshtjellat dhe pallatet, gdhihen me gumėzhimat e banorėve dhe familjarėve tė tyre, sakaq ngrysen nė gėrmadha. Shohim familje tė mbledhura, trupa tė shėndetshėm, fėmijė tė shumtė dhe pasuri tė konsiderueshme, por qė pėr pak ditė pllakos fukarallėku, vdekja dhe sėmundjet. “Ju banuat nė vendbanimet e atyre qė e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit tė qartė se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumė shembuj.” (Ibrahim, 45)

    Prandaj, mbaje veten dhe tregohu i fortė, ashtu siē vepron deveja e sprovuara me erėrat e shkretėtirės. Krahasoji hallet e tua me ata tė njerėzve qė ke pėrreth dhe me ata qė i ka harruar koha tashmė! Do tė shohėsh se nė krahasim me ta, ti je nė begati dhe mirėsi. Do tė shohėsh se hallet e tua, janė thjesht disa shpime gjilpėre tė lehta, prandaj falėnderoje Zotin pėr mėshirėn dhe dhembshurinė e Tij, ji mirėnjohės pėr tė mirat qė ke dhe ngushėllohu me ata qė tė rrethojnė.

    Le tė jetė i dėrguari i Zotit, profeti Muhamed a.s, modeli mė i mirė pėr ty. Atij iu hodhėn sipėr mbi kokė zorrėt e devesė, iu gjakosėn kėmbėt, u plagos nė fytyrė, u rrethua nė njė sokak nė Mekė, u dėbua nga vendlindja e tij, iu thyen dhėmbėt e parė, u akuzua nė nderin e tė shoqes, iu vranė shtatėdhjetė shokė, humbi djalin, i vdiqėn vajzat, lidhte njė gur nė bark pėr tė pėrballuar urinė, shpifej pėr tė padrejtėsisht etj... megjithatė e mbrojti Zoti i lartėsuar.

    Sprova tė tilla janė tė pashmangshme, pasi janė mjet i diferencimit tė njerėzve tė mirė. Vetė profeti Zekerija mbeti i vrarė, u ther me sharrė Jahja a.s, u arratis Musai a.s dhe u hodh nė zjarr profeti Ibrahim a.s. Nė tė njėjtėn rrugė vazhduan dhe pasuesit e tyre, kėshtu u vra Umeri, i bėnė atentat Aliut r.a, u fshikulluan shpinat e dijetarėve, u burgosėn tė zgjedhurit dhe u torturuan tė ndershmit. “Vėrtet mendoni tė hyni nė Xhenet, pa provuar atė qė kanė provuar tė tjerėt para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sėmundjet dhe, aq shumė u tronditėn, saqė ēdo i dėrguar dhe ndjekėsit e tij, thirrėn: “Kur do tė arrijė ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut ėshtė afėr!” (Bekare, 214)

    Thuaji atij qė me qesėndi na flet

    A mund tė fitohet pa rrezikun qė kudo na pret

    A nuk e sheh detin mbi tė cilin ngordhėsirat notojnė

    Sakaq poshtė tij inxhitė i kėrkojmė?!



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ermedin : 06-04-2011 mė 11:37

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Gjithėpėrfshirėse


    Nga limoni, bėj njė pije tė ėmbėl


    Njė burrė i urtė e shndėrron humbjen nė fitore, kurse njė xhahil zemėrlepur, e dyfishon fatkeqėsinė..

    ...I dėrguari i Zotit a.s, u dėbua nga Meka dhe pasi u vendos nė Medinė, ngriti shtetin e tij i cili ndryshoi rrjedhėn e historisė.


    Ahmed ibnu Hanbel u burgos dhe u fshikullua me kamxhik, gjė e cila e bėri lider tė traditės profetike. Ibnu Tejmije u mbajt kushedi sa gjatė nė burg, prej ku botoi dhe shkroi xhevahiret e dijeve tė tij. Imam Serkhasij u la nė fundin e njė pusi tė tharė, prej ku shkroi njėzet volume librin e tij tė fikhut. Paraliza e Ibnu Ethirit, bėri qė tė shkruajė “Xhamiul Usul”, njė ndėr librat mė tė vyer tė hadithit, si dhe librin e historisė “En-nihaje”. Dėbimi nga Bagdadi i Ibnul Xheuzit bėri qė ai tė perfeksionojė shtatė leximet e Kuranit. Malik ibnu Rejb u sėmur nga ethet e vdekjes, me ē’rast shkroi poezinė e tij tė paharrueshme e cila ėshtė ekuivalente me tė gjithė divanet poetike tė dinastisė abasite. Ebu Dhuejb i vdiqėn djemtė, me ē’rast shkroi elegjinė qė u pėrhap nė tė katėr anėt, la pa mend njerėzinė dhe e duartrokiti historia.

    Nėse tė befason njė fat i keq, gjithmonė shih nga ana e dritės sė tij. Nėse dikush tė ofron njė gotė me lėng limoni tė thartė, shtoji njė lugė sheqer. Nėse tė dhurohet njė gjarpėr, merri lėkurėn e shtrenjtė dhe hidhe mėnjanė pjesėn tjetėr. Nėse tė pickon akrepi, dije se tė rrit imunitetin ndaj helmit tė gjarpėrinjve.

    Familjarizohu me kushtet e rėnda, qė tė na nxjerrėsh nė dritė petalet e trėndafilit dhe jaseminės. Ku i dihet, mund ta urreni diēka, por qė ėshtė nė dobinė tuaj.

    Para revolucionit tė saj historik, Franca burgosi dy poetė dhe shkrimtarė tė famshėm, njėri ishte optimist kurse tjetri pesimist. Kur hynė nė qeli, tė dy rendėn drejt dritares pėr tė parė ē’bėhej jashtė. Optimisti ia hodhi sytė yjeve dhe qeshi. Kurse pesimisti ia hodhi sytė baltės sė rrugėve dhe shpėrtheu nė tė qara.

    Tė keqen shihe nga ana tjetėr, pasi nuk ka tė keqe absolute. Pas ēdo tė keqeje fshihet njė e mirė, pėrfitim apo shpėrblim.



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Lapsi thotė: “Mos mė lėr nė duart e tė paditurve”.




  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Mė mirė ėshtė qė tė rrėshqasė kėmba, se sa gjuha.



  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Zgjidhi fjalėt pėrpara se t’i thuash dhe
    jepi zgjedhjes njė kohė tė mjaftueshme.



  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Njerėzit e dinė se Jeta e kėsaj Bote do tė mbarojė shumė shpejt,
    por ata ende sillen sikur nuk do ta lenė asnjėherė kėtė botė.




  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Tė durosh pėr tė mbajtur tė fshehtėn, ėshtė
    mė lehtė sesa tė pendohesh qė e ke zbuluar.




  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    "Nuk ka tё qarё, qё nuk e pason e qeshura... dhe nuk ka
    tё qeshur mё tё kёndshme, sesa ajo qё pason tё qarёt."



  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    "Mos debato me oratorin dhe as me te pamoralshmin, sepse
    oratori do tė munde me fjalė, kurse i pamorashmi tė ofendon."



  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    "Sjellja e mirė i mbulon shumė anė negative, sikurse
    sjellja e keqe qė mbulon shumė veti tė mira."



Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •