Londër, 3 prill - Një anglez mund të shndërrohet në një milioner të papritur, pasi bleu për vetëm 100 funte një pikturë të vjetër, në një cep rruge. Në atë moment, ai nuk mund të kishte imagjinuar kurrë se ishte duke blerë një pikturë të mjeshtrit Paul Cezanne, e humbur prej kohësh dhe me një vlerë prej 40 milionë eurosh në treg.
Siç sqaroi anglezi, në të vërtetë ai mendonte që pikturën ta hiqte dhe hidhte, pasi nuk i kishte pëlqyer. Ai e bleu tablonë vetëm sepse kishte një kornizë të bukur dhe do të zbukuronte mirë shtëpinë.
Megjithatë, përpara se ta hidhte, ai vendosi ta pastronte një herë pikturën, pasi ajo ishte e përbaltur dhe një pjesë të mirë e imazhit ishte e pashquar.
Dalëngadalë, duke zbuluar lumin dhe peisazhin rrethues të tablosë, përpara të pasionuarit pas pikturës u shfaqën format e mjeshtërit të madh Paul Cezanne, një prej emrave më të shquar të impresionizmit dhe kubizmit të shekullit të 19-të.
Pasi dërgoi pikturën në një institut të specializuar, ekspertët mbetën të shokuar kur konstatuan se ajo ishte autentike. Jo vetëm kaq, por ajo mund të jetë tabloja e parë e realizuar nga mjeshtëri i madh.
Kjo do të thotë se vlera e pikturës është e jashtëzakonshme. Njeriu që e bleu për 100 funte (115 euro) tablonë e hedhur në një cep rruge, tani ka në dorë një pasuri që vlen 40 milionë euro.
Krijoni Kontakt