Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Negociatat !!!

    Negociatat - Glauk Konjufca ((Nga tribuna
    04 PRILL 2011 - E Hėnė 13:30 Njėri prej vargjeve tė Hymnit tė Flamurit thotė kėshtu: “Tė drejtat tona ne s’i ndajmė”. Negociatat si koncept qėndrojnė saktėsisht pėrkundėr tė drejtave. Negociatat tė drejtat si domosdoshmėri i degradojnė nė mundėsi, pėr tė mos thėnė nė opcion, pėr tė mos thėnė nė gjasė, pėr tė mos thėnė nė pamundėsi. Kompromisi si logjikė e negociatavė atė qė tė takon plotėsisht e kthen nė atė qė eventualisht mund ta marrėsh tė pėrgjysmuar. Negociatat janė universi i asaj qė mund ta nxjerrėsh, koketimi i ofertės me kėrkesėn, pazari i pozicioneve. Negociatat si doktrinė absolute e zgjidhjes sė tė gjitha problemeve tė kėsaj bote tė ndėrlikuar, ėshtė shpirti i doktrinės sipas tė cilės zgjidhja ideale ėshtė tregu i lirė. E kjo do tė thotė aty ku gjithēka shitet e blehet, aty ku tregtohet edhe liria, edhe kombi, edhe tė drejtat, edhe morali. Termi negociatė, edhe pse ndoshta etimologjikisht lidhet me negacionin, pra me mohimin, kuptimi i vėrtetė latin si negotius do tė thotė “tė kryesh punė”.



    Negociatat janė ideologjia e relativizmit postmodern, fusha e paqėndrueshmėrisė totale tė tė gjitha vlerave, detabuizimi i gjithēkaje, duke i konsideruar si tabu edhe lirinė e pavarėsinė, kombin, historinė e shoqėrinė, perspektivizim dhe pragmatizmi absolut: e vėrteta ėshtė e negociueshme, ajo qė ėshtė e suksesshme.



    Negociatat pėrnjėmend janė e kundėrta e vetėvendosjes. Vetėvendosja niset nga liria si domosdoshmėri, kurse negociatat nga raporti i forcave si postulat. Asnjėherė liria nuk ėshtė arritur pėr shkak tė raportit tė forcave, sepse pėr nga definimi i pushtuari ėshtė mė i dobėt. Pėrndryshe, ai nuk do tė ishte pushtuar fare. Liria arrihet atėherė kur subjekti ēlirimtar e vendos lirinė pėrpara raportit tė forcave. Kjo ėshtė forca mė e madhe e cila e rikonfiguron si me magji vetė raportin e forcave.



    Vetėvendosja ėshtė krejt e kaluara e mpiksur nė njė pikė – nė aktualitetin tash dhe kėtu, menjėherė, pa kusht. Kurse negociatat janė e tashmja e vazhdueshme, qė e suspendon tė shkuarėn. Thelbi i filozofisė sė parė ėshtė ideali. I sė dytės ekzistenca.



    Teza 1: Kosova asnjėherė nuk ka qenė palė e negociatave



    Kosova nuk ka qenė negociatore por e negociuar. Sepse mendoj qė Kosova nė ēdo kohė dhe rast ka qenė objekt i negociatave mes palėve. Le ta marrim Rambujenė. Serbinė nė negociata e dėrgoi ultimatumi i Grupit tė Kontaktit bashkė me kėrcėnimin ushtarak tė NATO-s. Korniza negociatore nė kėtė process mund tė definohet si pėrballje e pozicionit tė Grupit tė Kontaktit me atė tė Serbisė. Grupi i Kontaktit mbante qėndrimet e veta tė forta qė ishin: a) NATO-ja nė tė gjithė ish Jugosllavinė; b) statusi I Kosovės autonomi nen Serbi; c) marrėveshja tė garantohet nga prania politike dhe ushtarake ndėrkombėtare; d) marrėveshja tė jetė e pėrkohshme etj. Kurse Serbia mbronte ēėshtjen e paprekshmėrisė sė sovranitetit, gatishmėrinė pėr njė autonomi tė kufizuar pėr Kosovėn etj. Qėndrimet e Kosovės ishin ato tė Grupit tė Kontaktit. Kosova nuk shkoi atje pėr ta mbrojtur pavarėsinė. Pozicioni i Kosovės pėr statusin e vet nė Rambuje u sqarua me pranimin e pikave tė panegociueshme tė Grupit tė Kontaktit, prej tė cilave mė e rėndėsishmja ishte ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial jugosllav. Serbinė nuk e bombardoi nėnshkrimi i Kosovės, por mosnėnshkrimi i Serbisė. Po ashtu, pika qė e bombardoi Serbinė ėshtė aneksi ushtarak i NATO-s. I gjithė ky kontekst marrėdhėniesh tregojnė se ajo qė ka negociuar ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare me Serbinė, kurse Kosova ka qenė mė shumė objekti i negociuar. Mendoj qė pikėrisht kėtu qėndron argumenti mė i rėndėsishėm qė i kundėrvihet tė gjithė atyre zėrave qė thonė se delegacioni i Kosovės e kishte tė domosdoshėm nėnshkrimin e Rambujesė, duke pretenduar se pot ė ndodhte e kundėrta nuk do tė vinin bombardimet e NATO-s.



    Teza 2: Negociatat pėr Kosovėn kanė qenė defaktorizim



    Nė ēastin qė Kosova e ka pėrvetėsuar pozicionin fillestar tė Grupit tė Kontaktit, ajo ėshtė defaktorizuar. Ajo qė doli si rezultat pėrfundimtar ishte njė pako kompromisesh mes bashkėsisė ndėrkombėtare e Serbisė pėrgjatė 78 ditėve bombardimesh. Kosova prej ēastit qė e vuri nėnshkrimin mbi Rambuje, e pėrjashtoi veten nga tė qenit madje edhe pjesėmarrėse formale nga procesi ku vendosej pėr ne. Prej Rambujesė deri te R1244 ka njė sėrė kompromisesh, por tė cilat politikanėt e Kosovės i kanė shikuar vetėm nė televizor. Pranimi i negociatave po ashtu e ka shkatėrruar UĒK-nė edhe politikisht edhe ushtarakisht. Politikisht, sepse e ka degraduar luftėn ēlirimtare nė njė konflikt civil etnik. Ushtarakisht, sepse e ka zhbėrė UĒK-nė si ushtri. Forca ushtarake ėshtė parakushti i subjektit ēlirimtar. Populli i Kosovės ka qenė subjekt politik me UĒK-nė nė krye deri atėherė kur i refuzonte draftet e Christopher Hillit si zgjidhje qė i maste forcat. Shkuarja nė Rambuje i ka dhėnė fund subjektivitetit, dhe kjo po na kushton edhe sot.



    Pėrfundimi 3: Kompromisi i njėanshėm – vazhdimi i Rambujesė si defaktorizim



    Kosova e pranoi Planin e Ahtisaarit. Serbia nuk e pranoi atė. Nėpėrmjet refuzimit tė Planit tė Ahtisaarit Serbia po imponon zgjidhje dhe negociata qė shkojnė pėrtej Ahtisaarit. Kurse nė negociata tė reja Kosova po shkon me pozicionin e Planit tė Ahtisaarit. Logjika e thotė qė nė rastin mė tė keq tė mundshėm, Plani i Ahtisaarit do tė mund tė kishte qenė plan B, kurse sovraniteti i plotė plani A. Me Planin e Ahtisaarit si pozicion maksimal, nuk ka rezultat mė tė garantuar sesa Plani 6 Pikėsh. Te Fenomenologjia e Frymės sė Hegelit, e vėrteta e shqisėsisė ėshtė tė kuptuarit, kurse e vėrteta e tė kuptuarit ėshtė vetėvetėdija, e kėshtu me radhė deri te Fryma. E vėrteta e Planit tė Ahtisaarit ėshtė 6 Pikėshi si dhe e vėrteta e 6 Pikėshit janė negociatate reja. Ashtu sikurse qė e vėrteta e vitit 1974 ka qenė viti 1989, si dhe e vėrteta e vitit 1989 ka qenė 1999. E vėrteta e Planit tė Ahtisaarit ėshtė 6 Pikėshi. Hegeli do tė thoshte qė Plani 6 Pikėsh ėshtė aktualizim i Planit tė Ahtisarit, sikurse qė pema ėshtė aktualizim i farės. Fara nuk ka tė vėrtetė nė vetvete. Pema ėshtė fara pėr vete. E vėrteta, thelbi, pėrmbushja e farės. Ēka do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se Plani i Ahtisaarit formėson terrenin e mundėsisė sė rrėshqitjes nė dy kahje tė kundėrta – ose kah Plani 6 Pikėsh, kah ndarja e Kosovės, kah bosnjėzimi i Kosovės dhe defunksionalizimi tėrėsor si dhe kontroll tė vazhdueshėm nga Serbia. Ose anulim i planit tė Ahtisaarit, pėrmbushje e vetėvendosjes, sovranitet i plotė dhe e drejtė e bashkimit me Shqipėrinė. Tė dy kėto kahje tashmė pėrfaqėsohen denjėsisht nė politikėn tone. I pari nga politika zyrtare e establishmentit kurse i dyti nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! dhe forcat tjera shoqėrore progresive. Ne e luftojmė Planin 6 Pikėsh, pikėrisht duke e luftuar Planin e Ahtisaarit, kurse establishmenti arrin te Plani 6 Pikėsh pikėrisht duke e mbrojtur Plaanin e Ahtisaarit.



    Pikėrisht kėtu jemi te rambujeja si déją vu. Sepse ashtu sikurse me Rambujenė, edhe me Ahtisaarin, nė momentin qė Kosova e ka pranuar atė, zgjidhja ėshtė zhvendosur si raport mes bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Serbisė. Negociatat fillestare gjithmonė kanė qenė vetėm sa pėr ta konfirmuar pėrputhshmėrinė e po tė mes pozicionit tė bashkėsisė ndėkrombėtare dhe Kosovės. Faza e dytė e negociatave, aty ku Plani i Ahtisaarit e gjen tė vėrtetėn e vet, ėshtė jo e pėrafrimit mes qėndrimit tė Serbisė dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. Edhe gjatė kėsaj faze Kosova ka qenė njė spekatator i vėrtetė. A nuk kaluan letrat e Ban Ki-moon-it nė qershor 2008 vetėm si njė informacion i thjeshtė pėr Kosovėn se tash po fillojnė negociatat e OKB-sė me Serbinė?



    Nė vend qė tė ishte e njėanshme shpallja e pavarėsisė – pra akt qė e mohon vetė nevojėn e pajtueshmėrisė nga ana e Serbisė, Kosovės i ndodhi kompromisi i njėanshėm.



    Negociatat janė faktorizim i Serbisė



    Serbia u bė palė. Serbia u bė parakusht i zgjidhjes. Vullneti i popullit tė Kosovės u degradua nga vetėvendosja si imperative nė peng tė pajtueshmėrisė sė Serbisė.



    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2874&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Bujqėsia - degė e rėndėsishme e zhvillimit ekonomik
    05 PRILL 2011 - E Martė 17:27 Tė martėn mė 5 prill 2011, Lėvizja VETĖVENDOSJE!, mbajti tribunėn e radhės me temė “Bujqėsia nė Kosovė dhe problemet e saj”.



    Anėtarėt e komitetit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr bujqėsi dhe pylltari, Hysni Guraziu - inxhinier i bujqėsisė dhe Salih Salihu - Profesor asistent nė Fakultetin e Bujqėsisė dhe Veterinarisė nė Universitetin e Prishtinės, prezantuan momente tė problemeve pėr sektorin e bujqėsisė duke iu referuar programit politik tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ku prodhimi vendor ėshtė pjesa thelbėsore e zhvillimit ekonomik dhe e aktivizimit tė burimeve njerėzore.



    Hysni Guraziu gjatė prezantimit tė tij foli rreth vėshtirėsive me tė cilat pėrballen fermerėt nė Kosovėnė pėrgjithėsi si dhe pėr mėnyrėn se si Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė bazė tė programit saj synon ta kthejė bujqėsinė nė shtyllė tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik pėr vendin tonė. Guraziu i kritikoi qeveritė e pasluftės e deri te kjo aktualja pėr arsye se nuk kanė subvencionuar bujqėsinė duke u stimuluar veprimtaritė shėrbyese e tregtare sidomos ato hoteliere dhe transportin e jo prodhimin vendor.



    Ndėrsa Salih Salihu nė mėnyrė tė detajuar ka shpalosur vėshtirėsitė me tė cilat pėrballohen fermerėt pėr shkak tė politikave tė gabuara agrare. Ai ka parashtruar edhe masat qė duhet t’i ndėrmarrė shteti pėr ta kthyer bujqėsinė nė promotor tė zhvillimit. Salihu ndėr tė tjera parashtroi nevojėn qė fermerėve t’u krijohen mundėsitė qė tė kenė mundėsi tė shpėrndajnė prodhimet e tyre nė tregun vendor.



    Ai ndėr tė tjera tha se pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e fermerėve duhet qė tė merren masat si:



    - rritja e buxhetit pėr bujqėsi e cila aktualisht ėshtė vetėm 0,9% nga buxheti i Kosovės



    - Krijimi i rezervave shtetėrore tė produkteve elementare nė mėnyrė qė tė mos ketė rritje tė pakontrolluar tė ēmimeve siē po ndodhė aktualisht me bukėn



    - Subvencionimi i prodhimeve vendore me qėllim tė konkurrimit tė barabartė nė treg



    - shqyrtimi i mundėsive pėr ngritjen e kapaciteteve pėr prodhimin e plehrave nė Kosovė, nė mėnyrė qė fermeret tė mos jenė tė detyruar qė tė blejnė plehra tė importuara tė cilat pėrpos ēmimeve tė larta nuk garantojnė as kualitetin e nevojshėm



    - Kontrollimi i cilėsive tė produkteve tė importuara ushqimore



    Pas prezantimit u zhvillua disktuim me pjesmarrėsit cilėt shtruan pyetje dhe dhanė komentet e tyre pėr mėnyrėn e pėrmirėsimit tė gjendjes sė rėndė nė fushėn e bujqėsisė. Midis tyre qenė pėr faqėsues tė sindikatave tė bujqėve, specialistė tė bujqėsisė, dhe fermerė.


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2875&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    VETEVENDOSJA, eshte parti e cila eshte per zhvillimin e nje ekonomine te mbyllur, centraliste. Kuptojni kete gje se kjo parti eshte ne kundershtim me te gjitha politikat kapitaliste per zhvillim ekonomik, prandaj nuk e ka perkrahjen e faktorit nderkombetar, poseqarisht ati AMERIKAN.

    HARROJENI, HARROJENI .. qe ky subjekt me keto politika do qeverise KOSOVEN!!
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    e po me ekonomin e hapur te hashim thaqit do ecime perpara si deri tani duke bler mille ne serrbije e tokate e kosoves jan mbushure therra.

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BĖJĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Tani demagogjia e pydykys shtrihet edhe nė rrafshin ekonomik!

    Cdo shtet i zhvilluar kapitalist ka disa shtylla kryesore te cilat i ka nėn kontroll.

    Posta,
    Prodhuesit e rrymmės
    Telekomunikacionin
    Burimet nėn e mbi tokėsore

    Edhe pse kėto ndėrmarje mund tė jen tė privatizuara , jan me kapital te pėrzier kapitalis - shtet.
    Shteti nė ato sektore vitale ka si zakonisht 51% tė aseteve , qė tė ket nėn kontroll ato.

    Edhe LVV kėtė lloj privatiziki kėkon.

    Privatizimi i stilit hashim thaqi ėshtė sikur nė kolumbia, venecuela...

    Shpėtimi i ekonomis Kosovare ėshtė privatizimi si nė shtetet normale teė zhvilluara ose nė zhvillim , e jo te miren shembujt e shteteve diktatoriale dhe antipopullore , ku 10% e popullates ėshtė e pasur dhe posedon tė gjitha resorset kurse 90% jan varfanjak!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  6. #6
    Qeveria e rrugės sė shitjesAlbin Kurti

    Ditė mė parė, Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet Ministrisė sė saj tė Zhvillimit Ekonomik, ka publikuar dokumentin e quajtur “Strukturimi dhe ekzekutimi i privatizimit tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės (PTK), pėrmbledhje e analizės dhe rekomandimeve”. Nė kėtė dokument 32 faqesh ka mė shumė ekzekutim sesa strukturim tė PTK-sė, dhe i gjithė strukturimi, nė fakt, ėshtė nė shėrbim tė ekzekutimit tė PTK-sė, pėrkatėsisht nė shėrbim tė shitjes sė saj.

    Ja se ēfarė thuhet nė faqen 10 tė kėtij dokumenti: “Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė e pėrkushtuar dhe ka politika tė tilla pėr kėtė proces, tė cilat kanė pėr qėllim tėrheqjen e njė investitori strategjik, tė cilėt kanė qasje afatgjate (> 15 vite) pėr investimet e tyre. Si rrjedhojė e kėsaj, njė investitor strategjik nuk do tė ishte i interesuar tė marrė dividendė nga PTK-ja nė planin afatmesėm, por do ta riinvestojė nė PTK fitimin e nxjerrė nga kjo kompani.”

    Pra, kjo Qeveri, e cila nuk e di se ku do tė jetė Kosova pas vetėm disa muajve dhe kjo Qeveri qė nuk e di se ku do tė jetė vetė ajo pas vetėm disa javėve (apo ndoshta edhe ditėve!), bėn plane shumėvjeēare, madje mbi 15 vjeēare, pėr pronarin e korporatės qė mendohet se do ta blejė PTK-nė! Sikur kjo Qeveri tė kishte plane pėr Kosovėn, ashtu siē bėn plane pėr investitorėt e huaj, sigurisht qė do t’i kishim punėt pakrahasimisht mė mirė. Mirėpo, jo – s’ka plane pėr Kosovėn, sepse projekti i Qeverisė ėshtė shitja e pasurisė sė Kosovės.

    Buxheti i Kosovės mbase ka pasur shumėēka tė debatueshme ndėrmjet qeveritarėve pėrderisa pėrpilohej ai, mirėpo njė gjė pa dyshim se ka qenė e padiskutueshme: pagesa pėr korporatėn Bechtel-Enka sipas kontratės tė cilėn s’e kanė parė as qytetarėt e as institucionet e Kosovės! Buxheti i Kosovės ėshtė i organizuar rreth kėsaj konstante tė pandryshueshme – kontratės me kėtė korporatė qė po e ndėrton rrugėn e kombit.

    Mbi tė gjitha, PTK-ja po strukturohet e po ekzekutohet pėr t’u paguar kjo korporatė sipas ēmimit qė vazhdon tė mbetet i panjohur. Mbase kjo kontratė ėshtė e mbyllur (pėr qytetarėt e Kosovės) pikėrisht pėr shkak se ėshtė e hapur (pėrbrenda pėr Bechtel-Enka-n). Ēmimi i saj nuk ėshtė publik sepse, nė tė vėrtet, as qė dihet ai: nė ecje e sipėr tė asfaltit do tė pėrcaktohet ēmimi dhe nė mėnyrė agregative nė fund do ta kemi njė ēmim tė cilin ndoshta as qė mund ta paramendojmė tani. As minimumi i llogaridhėnies siē ėshtė transparenca, as e drejta mė elementare siē ėshtė ajo pėr informim publik, nuk po respektohen te ne. Zaten, nė Kosovė fuqia po transformohet nė tė drejtė nė vend se tė drejtat tė fuqizohen.

    PTK-ja kurrsesi nuk do tė duhej tė shitej pėr ta paguar asfaltin e Rrugės sė Kombit. Kontrata me Bechtel-Enka-n duhet tė bėhet publike dhe ndėrtimi i Rrugės sė Kombit do tė mund tė financohej nga dividenda vjetore dhjetėramilionėshe e PTK-sė ose, ashtu siē ka propozuar Sindikata e Pavarur e Punėtorėve tė PTK-sė, me fitimin e saj PTK-ja do tė mund tė garantonte kthimin e ndonjė kredie nė vend se ajo tė privatizohet, me ē’rast fitimin do ta merrte blerėsi i PTK-sė. Dhe, ky fitim praktikisht ėshtė i sigurt duke qenė se PTK-ja nė mėnyrė absolute paraqet ndėrmarrjen mė fitimprurėse tė Kosovės sė pasluftės.

    Nėse duam qė vendi ynė tė jetė demokratik, atėherė qeveria duhet tė jetė e Kosovės dhe jo Kosova e qeverisė.

    Shtetet e ndryshme atėherė kur e kanė bėrė privatizimin kanė pasur parasysh interesa strategjike politike dhe ekonomike pėr vendin e jo interesa taktike pėr politikanėt e vendit (qė duan veēse tė shpėtojnė) sikurse te ne. Edhe nė rastin mė tė keq, ēfarėdo privatizimi do tė duhej tė karakterizohet gjithsesi nga tė menduarit e gjatė para shitjes, e jo nga shitja e shpejtė nė mėnyrė qė tė mos (ketė se pėr ēfarė tė) mendohet.

    (Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...es-se-shitjes/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •