Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1

    Thumbs down Plani për “turqizimin” e Prizrenit

    Selvije Bajrami | 09-04-2011 10:10 CET (E plotësuar) Frika se mos po humbin identitetin dhe po asimilohen si komunitet, turqit e Kosovës në fillim të procesit të regjistrimit të popullsisë kanë përdorur edhe rrugë joligjore me qëllim që përqindja e këtij komuniteti të rritet dhe të jetë shumë më e madhe sesa në fakt ekziston.

    E tëra ka ngjarë në qytetin e Prizrenit, vend në të cilin komuniteti turk është më i pranishëm, madje edhe gjuha turke është mjaft e përdorur edhe nga ata që e cilësojnë vetën kosovarë apo pjesë e komuniteteve të tjera.

    Nën organizimin e degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren me në krye Xhemil Lumën dhe me përkrahjen e nënkryetarit të komunës së Prizrenit Orhan Lopar, sipas burimeve të gazetës, dy ditë para nisjes së procesit të regjistrimit, janë hapur tri zyra “për të informuar popullatën se si të bëhet regjistrimi”.

    Zyrat të cilat janë hapur në lagjet “Kurillë”, “Terzi Mahallë” dhe “Ortakoll” të Prizrenit, sipas burimeve të gazetës kanë pasur të angazhuar punonjës të cilët kanë pasur obligim që të inkurajojnë popullatën për t’u regjistruar si turq dhe që të mos e humbin identitetin, por madje edhe të bindin persona të komuniteteve të tjera të regjistrohen si turq.

    Burime brenda komunitetit turk në Prizren, i kanë thënë gazetës se iniciatorët e hapjes së këtyre zyrave kanë marrë donacione e fonde të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të komunitetit në lidhje me rëndësinë e këtij projekti.

    “Qëllimi i projektit ka qenë ruajtja e identitetit dhe vërtetësia e pranimit të komunitetit turk në shifra reale”, ka thënë një zyrtar brenda komunitetit turk.

    Zyrat të cilat janë hapur dy ditë para regjistrimit dhe atë pas takimeve e debateve të ndryshme që janë mbajtur, kanë pasur jetë vetëm një javë, ngase ato janë lajmëruar nga qytetarët tek organet kompetente dhe si të tilla janë mbyllur në ditën e katërt të procesit të regjistrimit në Kosovë, përkatësisht paraditen e 4 prillit.

    Se ato zyra kanë ekzistuar nuk e mohon askush, por për veprimtarinë e tyre ka shumë interpretime.

    “Nuk dihet kush i hapi”

    Koordinatori dhe përgjegjësi për sensibilizim në Komisionin Komunal për regjistrim në Prizren, Nexhat Çoçaj, është i informuar se ato zyra janë hapur, por sipas tij janë mbyllur ngase kanë qenë në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

    Ky nen sipas tij, saktëson se kush është përgjegjës për informimin e popullsisë në gjithë Kosovën. As Komisioni komunal sipas tij, nuk ka të drejtë të bëjë fushatë e të shpërndajë pllakata ngase përgjegjësinë për sensibilizim e ka Komisioni qendror.

    “Në ditën e parë dhe të dytë kemi qenë shumë të angazhuar për procesin e regjistrimit dhe në ditën e tretë jemi informuar nga qytetarët që janë hapur tri zyra. Ata na kanë informuar se zyrat që janë hapur kanë logon “Regjistrimi i popullsisë 2011”. Me të marrë vesh kemi alarmuar te Komisioni Qendror dhe ata na kanë sugjeruar që të punojmë konform ligjit”, ka sqaruar Çoçaj.

    Por ai nuk komenton se cili ka qenë qëllimi i këtyre zyrave e madje as kush i ka hapur. Ndonëse në Prizren të gjithë e dinë se ato janë hapur në bashkëpunim me degën e partisë turke KDTP, Çoçaj e mohon një gjë të tillë.

    “Sikur ta dimë se kush i ka hapur ato zyre, i kishim burgosur. Ata nuk janë nga KDTP ngase ato zyre nuk kanë pasur logon e partisë”, ka thënë më tej ai.

    Por, zyrtarë brenda Komisionit komunal për regjistrim të cilët nuk pranojnë të flasin me emra e dinë qëllimin e hapjes së këtyre zyrave.

    “Qëllimi ka qenë që të regjistrohen sa më shumë turq”, thotë një zyrtar komunal.

    “Kemi bërë keq që i kemi mbyllë. Sikur t’i linim të hapura do ta dinim se kush po hyn e kush po del në ato zyra. Tash janë mbyllë dhe ne nuk mund t’i përcjellim shtëpi për shtëpi për të parë nëse po vazhdojnë ato fushata”, thotë një zyrtar tjetër brenda komisionit komunal.

    Komunarët të përfshirë

    Orhan Lopar, që është nënkryetar i Komunës së Prizrenit për çështje të komuniteteve, i angazhuar edhe në komisionin komunal për regjistrim, thotë se ai nuk ka të bëjë me këtë punë.

    “Unë nuk kam të bëjë me këtë punë. Unë merrem vetëm me regjistrimin përkatësisht me regjistruesit dhe kontrollorët”, thotë Lopar teksa reagon kur i bëhet pyetja për lidhjen e tij me ata që kanë hapur zyrat në Prizren për të informuar komunitetin turk për regjistrimin.

    “Unë e kam ditë që po hapen këto zyra dhe jam informuar nga dega e partisë në Prizren. Këto zyra janë hapur me qëllim që të mësohen njerëzit se si të regjistrohen”, thotë më tej Lopar. Ai pranon se këtë çështje e ka biseduar me kryetarin e degës së KDTP-së në Prizren, Xhemil Luma.

    “Unë kam biseduar me Xhemil Lumën për këtë, mirëpo kanë qenë biseda jozyrtare”, sqaron më tej ai. Xhemil Luma në anën tjetër, në një bisedë për gazetën fillimisht mohon se KDTP-ja ka të bëjë me hapjen e këtyre zyrave për të cilat është folur se edhe kanë shpërndarë para tek individë vetëm të regjistrohen si turq.

    “Nuk është e vërtet që na kemi shpërnda para. Është bërë propagandë këtyre ditëve në Prizren saqë edhe një qytetar që e takova më tha ‘pse i keni mbyllë zyrat se dëgjova që keni dhënë para”, bën me dije Luma, i cili më pas vërteton se ka qenë pjesë e planit për hapjen e zyrave. Por sipas tij, ato zyre nuk janë hapur për qëllime të manipulimit apo qëllime të këqija.

    Derisa kërkon që të mos shkruhet në media për këtë çështje, ai bën me dije se zyrët kanë qenë të hapura në bashkëpunim me disa shoqata joqeveritare turke.

    “Këto zyra nuk kanë pasur lidhje me regjistrimin, se regjistrimin e bën Qeveria e Kosovës dhe ne i besojmë këtij regjistrimi. Ajo ka qenë një tendencë për të ndihmuar në sensibilizimin e popullatës. Nëse dikush që dëshiron të regjistrohet nuk ka mjaft informata, ato zyre kanë qenë për t’iu ndihmuar”, ka bërë me dije Luma.

    “Unë kam qenë i kyçur, por ju lutna që të bëni sa më pak zhurmë për këtë çështje

    Këto zyra kanë qenë në bashkëpunim me shoqatat joqeveritare. Ju lutem që të keni mirëkuptim dhe kjo çështje të merr fund. Dijeni që ka qenë qëllim i mirë e jo siç po flitet”, përfundon Luma.

    Fushatë edhe në Prishtinë

    Thirrje për regjistrim të komunitetit turk në Procesin e Regjistrimit në Kosovë që ka nisur me 1 prill e që do të zgjasë deri më 15 prill, pjesëtarëve të komunitetit turk, i është bërë edhe në kryeqytet. Një javë para nisjes së procesit, nën organizimin e shoqatave turke është mbajtur një mbrëmje në njërin nga restorantet e kryeqytetit.

    “Në atë mbrëmje fjalim ka mbajtur një turk i ardhur nga Turqia. Ai në fjalimin e tij ka kërkuar që regjistrimi të jetë sa më masiv me qëllim që numri i turqve në Kosovë të rritet”, ka sqaruar një pjesëtare e komunitetit turk, pjesëmarrëse në ahengun e organizuar në Prishtinë.

    Komisioni i informuar

    Për fushatën joligjore të turqve në Prizren është informuar edhe Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë më në krye Rifat Blajan. Ky i fundit, sipas zyrtarëve në Prizren ka qenë në takim në këtë qytet dhe pas vizitave që ka bërë ai, është bërë edhe mbyllja e zyrave. “Një gjë e tillë ka qenë kundërligjore, ngase në bazë të ligjit sensibilizimin e bën Enti Statistikor i Kosovës”, sqaron një zyrtar brenda Komisionit Qendror.

    Pa rast në polici

    Me gjithë se veprimtaria e zyrave të hapura në Prizren cilësohet të ketë qenë joligjore, për një çështje të tillë nuk janë lajmëruar organet e rendit. “Nuk kemi të iniciuar asnjë rast të kësaj natyre”, ka sqaruar togeri nga policia rajonale e Prizrenit, Vesel Gashi.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...n-e-prizrenit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Bravo iu qofte ketyre, pasi na asimiluan miliona shqiptare ne Turqi, qitash le te mundohen te regjistrojne edhe shqiptaret e Kosoves si turqe, se jane me te civilizuar dhe me qytetare. Keta nuk jane turqe, por shqiptare te asimiluar, fatkeqesisht kjo i ndodhi shqiptareve.

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Normal qe behen "turq" se i kemi "sheherli". Edhe romet e ashkalite degjova se jane duke u munduar te bejne manipulime. Po a nuk jemi ne fund te fundit shtet "multietnik".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 09-04-2011 më 09:44

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Normal qe behen "turq" se i kemi "sheherli". Edhe romet e ashkalite degjova se jane duke u munduar te bejne manipulime. Po a nuk jemi ne fund te fundit shtet "multietnik".
    po me ty cpaten moj???

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Politika e turkut eshte pis-politike.Hic nuk diskutohet kjo.
    Pastaj vjen e verteta tjeter : Turqia eshte aleat i shqiptareve.Edhe kjo nuk diskutohet,kur behet fjale per ferkimet shqiptaro-greke.Kjo e dyta ,sic ndodh zakonisht me shtetet aleate,vje per pune te interesit te ketij shteti.

    Qe politika turke eshte pis,po e ilustroj me dy shembuj.
    Se pari;kur ndodhi perzanja e shqiptareve te Kosoves dhe te Ilirides per ne Turqi,pisat turq merrnin pare te majme nga shkau, si demshperblim per tokat e shqiptareve te perzane.E shqiptareve iu jepnin toka ne shkretina te Turqise.
    Se dyti; sot ne Turqi jane realisht 6-7 milion shqiptare, nga te cilet se paku gjysa flasin pak a shume shqip.Pse s`hapen shkolla shqipe per ta ?!!

    E vjen pis mileti turk ne Prizren e do ta rris numrin e paqene turk.
    Edhe nje gja po jau perkujtoj;eshte fat shuuuume i madh qe nuk e kemi fqinj Turqine,se ndryshe na kish rrue dreqi me ka krejt,na kishin dale permbi 20 %.

    Dashta me pyet Adnan Abrashin,qe qenka nga Prizreni,cka i thote ai kesaj pune?

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    po me ty cpaten moj???
    Keto funderrinat "sheherlike" a?! Jo mor s'guxojne me m'bo zo mu "sheherlite" se jam me origjine "malore" une ...

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Keto funderrinat "sheherlike" a?! Jo mor s'guxojne me m'bo zo mu "sheherlite" se jam me origjine "malore" une ...
    dreqthashe se te kan cu me pushime

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jo bre se heret eshte hala lol

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Normal qe behen "turq" se i kemi "sheherli". Edhe romet e ashkalite degjova se jane duke u munduar te bejne manipulime. Po a nuk jemi ne fund te fundit shtet "multietnik".
    E vertete kjo per "sheherlite".Ka plot shqiptar ne shume qytete te Kosoves qe per inat te katundareve ne shtepite e tyre kan folur turqisht,duke menduar se te flasesh turqisht te bene me qytetar(kjo ka qene me moti),sa per tu dalluar nga te ardhurit nga rrethet ne qytet.Te njejtin fenomen e ke edhe ne Prishtine,besa nje pjese e madhe edhe ne Peje.Nuk eshte se jane turq,por jane turqizuar nga mendjelehtesia dhe injoranca e teperte per tu treguar si qytetar.

  10. #10
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po de, a ke ni kur t'ja nisin turqisht per me tregu qe jane "sheherli", medemek "qytetare te vjeter me tradite" Sidomos ne Prizren e ke edhe ne Prishtine lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 09-04-2011 më 16:49

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •