Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 84
  1. #71
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    A u Nis Peticioni

    Dua te di nese peticionet jane nisur, si u derguan dhe kujt ju nisen konkretisht.
    Nese merrni pergjigje nga burimet kujt ju nisen peticionet ju lutem i ndani me ne si bashkepuntore
    Shpresoj ta shoh peticionin te botuar ne nje faqe te ndonje gazete apo edhe te anuncohet ne media te tjera
    Faleminderit
    Winners Don't Quit

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Edhe une si Albo dhe Niko D'Angelo desha te di nese Letra eshte derguar apo jo dhe kujt nese po.
    Pashe ne faqet e disa gazetave dhe radiove ne internet, por nuk gjeta sikur nje rresht ku permendej Letra e hapur.

    Faleminderit dhe gjithe te mirat.

  3. #73
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Letra eshte nisur dhe ne internet e keni vetem tek gazeta "tema,
    deri tani.
    Mos prisni reagime te medhaja, mendoj une.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #74
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Kujt dhe Si

    Pse te mos presim reagime te medhaja?? A i eshte derguar letra institucioneve qe thate me pare? Kujt perkatesisht dhe si me poste apo email?
    700 firmosen peticionin, kjo nuk do te thote se cdo gje ndryshon tani, por per faktin qe ndoshta eshte nga te paktat peticione te firmosura nga nje numer i madh njerezish sidomos nga ata te diaspores - kjo do te thote dicka ne mos me shume
    Pra kujt perkatesisht ju dergua peticioni ju lutem dhe si?
    Winners Don't Quit

  5. #75
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te dashur po me cuditni,

    ne e kemi shkruar qe ne fillim ne faqe:

    "Nisur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, ku po vihet në pikëpyetje sovraniteti i Shqipërisë dhe vendimet për të ardhmen politike te vendit tonë po diktohen nga Athina, pasi lobi grek në Amerike po ndikon fuqishëm mbi politikanët shqiptarë, ne kemi përgatitur një Letër të hapur që do t'i drejtohet Parlamentit Shqiptar, dhe do i dërgohet më pas edhe shtypit shqiptar. "


    Ne fund te letres eshte ky shenim:

    Shenim:
    Kopje të Letrës së Hapur janë dërguar për:
    - Prof. Dr. Rexhep Meidani – President i Republikës së Shqipërisë.
    - Prof. Dr. Sali Berisha – Kryetar i PD-së dhe BF-së.
    - Kryeministrit Pandeli Majko, dhe
    - Shtypit e Medias shqiptare.
    - Kjo leter e hapur eshte nenshkruar nepermjet internetit
    nga 730 bashkatdhetare nga te gjitha trojet etnike shqiptare.
    - Ne internet gjendet ne adresen:
    http://www.geocities.com/sosalbania/l1.html

    Letra eshte nisur me poste dhe me e-mail


    Ajo eshte nje sukses i madh i te gjitheve ju, ne u perpoqem e beme sa mundem.

    FALEMINDERIT

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #76
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Faleminderit

    te gjitheve !

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Letra botohet nga QIK

    U gëzova pa masë tek pash që Letra drejtuar Parlamentit të Shqipërisë është botuar në Kosovë dhe mund ta shihni dhe tek adresa e mëposhtëme :
    http://www.kosova.com/, Rubrika "Opinione"

    Ajo gjendet gjithashtu tek Gazeta TemA.

    Rycki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rycki2001 : 24-05-2002 më 16:35

  8. #78
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Peticioni eshte pergezuar si akt kombetar edhe nga Z. Abdi Baleta ne numrin e fundit te gazetes "RIMEKEMBJA" lexo tek:

    http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #79
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te lutem mos perto na sill nje kopie te paragrafit ketu.
    Jo per gje , por une i hedh gjihmone nje sy se cfare shkruan e nuk po e gjej.

    Dhe te gjitha sulmet personale qe jane aty nuk kam mundesi ti lexoj.

    Anton
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anton : 25-05-2002 më 09:48
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #80
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Anton

    Ne faqen e rimekembjes te paraqitur Iceberg arrita ta gjej paragrafin.

    Eshte ne artikullin

    “ANTINACIONALIZMI I PLLESHËM” I ARDIAN KLOSIT

    te dates 21/05/2002 [ i ]

    ne kete paragraf:


    Edhe sikur askush të mos kishte dyshuar në vitin 1997 se ishte kryesisht dora greke në ngjarjet në Shqipërinë e jugut, gjithkush që do të kuptojë tani, pas 5 vitesh, atë që ndodhi duhet të mos e verë në dyshim se ka qenë Greqia promotori i katastrofës shqiptare. Pikërisht këto ditë kur Ardian Klosi merr përsipër të bëjë rolin e avokatit të politikës shoviniste të Greqisë kundër Shqipërisë , në shtypin shqiptar e botëror po dalin shumë fakte e po bëhen shumë pohime se Shqipëria është kthyer tashmë në një koloni greke. Dr. Antoni Kogan ka botuar në gazetën “Dakota San” në SHBA artikullin tronditës “Ekspansioni grek në Shqipëri”, ku argumenton me fakte se vendi ynë ka rënë totalisht në kthetrat garbitqare greke. Eksperti finaciar shqiptaro-amerikan Geri Kokari në intevsitat e tij ka ngritur fuqishëm zërin kundër kolonizimit ekonomik të Shqipërisë nga Greqia. Parlamentit të Shqipërisë i është drejtuar një thirrje që të veprojë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat greke. Në kohën që po shkruaj këto radhë kam përpara listën e nënshkruesve të kësaj thirrjeje nëpërmjet Internetit ku numri i nënshkruesve është në shifrën 496, shqiptarë nga Shqipëria londineze, Kosova, por më shumë nga Europa, SHBA, Kanadaja.



    Dita!

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •