ne ?????...... ti sikur ishe i persekutum apo perkohsisht
ne ?????...... ti sikur ishe i persekutum apo perkohsisht
Braro e shef pse nuk bie dakort me ty un?Postuar mė parė nga Brari
TOKA eshte ajo pjese e Atdheut qe njeriut i jep jete.
Perderisa Atdheu eshte fryt i punes e sakrificave te shume gjeneratave dhe TOKA eshte pron e te gjitheve.
Prandaj cdo Shqiptar ka te drejte te kete nji cop Toke te veten ose me nji qira te vogel ta kete ne Perdorim.
Nuk eshte mire qe dikush te kete TOKE sa as nuk e punon dot e ta shesi per te pasuruar veten e disa te kalben ne maj pallatesh te qelbura.
Ky nuk eshte kapitalizem miku im, kjo eshte 1945 dhe nje here nga e para, dhe e ka shpik qoftelargu dhe i vuri emrin Reforme Agrare.
Nuk eshte aspak e vertete qe toka eshte e te gjitheve, dhe se te gjitheve u takon nje cope toke.
Toka nuk eshte prone e te gjitheve.
Toka pushoi se qeni prone e te gjtheve ne 92.
Toka nuk i takon atij qe e punon, por atij qe e ka blere, apo e ka trasheguar etj.
Prandaj e djathta e sotme po zhgenjen bazen e saj konstituente.
Ja pse nuk do ja jepja kurre voten PD e as PS, deri sa ta kuptojne se nuk mund te luajn dot me pronen private, pasi Braro, respektimi i prones private eshte themeli i demokracise.
Harroje ti, respektimi i fjales se lire eshte lluks, ai i prones private eshte domosdoshmeri, pasi fjala e lire, vetem, nuk sjell e krijon mireqenie, ndersa prona private po.
Alvi, filozofia jote eshte e gabuar. Prona private eshte THEMELI i Shtetit, kur SHUMICA e popullsise e posedon kete dhe jo kur veē nje PAKICE e tij e ka te drejten e saj.
Vetem atehere kemi NJE INTERES TE PERBASHKET per te jetuar ne te njejtin ansambel, shtet.
Dikur ne epoken turke e ate zogolliane, shume zoterinj te pasur, pronare tokash kishin filluar te FALIMENTONIN, sepse kornin nga tokat e tyre me shume taksa nga fitime.
Ti tani kerkon, te regresojme ne te njejten epoke, po keta pronaret (ish zoterinjte) njerezit me te varfer te shoqerise post-komuniste, te vetmit persona te PERSEKUTUAR PADREJTESISHT nga regjimi komunist, si do te mund ti mirembajne, prodhojne, fitojne, por kryesorja PUNESOJNE pjesen me te madhe (tri here) te popullsise. A e mendon valle.
Apo kollaj me citu ligjet e botes e te drejtat universale. "Ne Rome vallja hidhet si romaket".
Ornamento me vjen keq, po nuk mund te pajtohem me mendimin tend.
Per mua prona private eshte e shenjte.
Mund te quhet dac regres dac progres, dac vendnumero.
Me reforme agrare nuk do pajtohem kurre, pasi i shkon perndesh parimeve dhe bindjeve te mia.
Teorizime mund te behen sa te duam, por sipas kesaj teorie te ngrihemi e tia marrim atij qe ka, dhe tia japim atij qe s'ka ata qe kane automatikisht quhen te ligj.
Pra dhe nje here te zhdukim stimulin, se po fitove ti, sado me ligj apo ndershmeri, nderrohet qeveria dhe ja jep frutin e punes tende, apo te babait tend, ose te gjyshit ten, dikujt tjeter.
Hajde ti Bill Gates, jepi paret e tuja Alvit, se ai nuk ka.
Pse duhet te ndeshkohet dikush se qe i sukseshem apo me fat, apo ku e di une?
Kur them une qe jemi te gjithe te indoktrinuar ne, nga rregjimi i meparshem me nje fare urrejtje per pronaret, pasi ata shfrytezuan kete, jo shfrytezuan ate, jo i pine gjakun ketij jo i pine gjakun atij.
Orno, me vje keq se ti paske qen dhe i shpronesum.
Dmth ti je dakort qe tokat e tuja ti ndash me te tjeret?
Orno, kapitalizmi ka nje veti qe nuk lejon vakuume.
Po tua japesh vertet token atyre qe u takon, do e gjejne ata mundesine per te punesuar ato 2/3 e tjera, une vete kam besim te patundur ne kapitalizmin si rregullator dhe i trembem reformave te tilla populiste qe duan perseri barazi midis njerezve, ne nje bote te krijuar te pabarabarte.
Boten mizore ne do ta shkaterrojme
qe nga themelet dhe pastaj
per vehten tone do te ndertojme
boten e re ne vend te saj.
Kjo kene i shpreh qarte premisat e asaj qe propozon ti.
Ti e di qe nuk po perpiqem as te ofendoj e as te ve ne loje Orno, se te kena dora jone(lol)
Ky problem nuk ekziston vetem tek ne po ne te gjithe boten( pra ekzistenca e pronareve te medhenj te tokes). Fatkeqesia tek ne eshte se klasa e borgjezise ketu nuk pati kurre kohe te marre fryme sic duhet para 90... ne nje kohe kur ne perendim ka qene e zhvilluar qe ne vitet 1800...dhe ne vendet rreth nesh po themi ne vitet e para te shekullit qe shkoi. Eshte pikerisht ngritja e klases borgjeze ajo qe shenon renien e rendit feudal dhe zhvendosjen e popullsise nga bujqesia ne industri. Ne amerike psh lufta civile shenon perplasjen mes dy klasave dhe perfundon me fitoren e borgjezise.
Ne Shqiperi kjo klase ndonese mori nje fare zhvillimi gjate kohes se Zogut nuk arriti dot te forcen dhe vetedijen per te imponuar vullnetin e vet ne zhvillimet politiko shoqerore te vendit..... mund te themi pa e tepruar se Shqiperia kaloi nga feudalizimi ne komunizem.
Sot ka nje zhvendosje te re te fshataresise drejt qyteteve, kjo lidhet kryesisht me gjendjen e tyre ekonomike si dhe infrastruktures ne fshat. Ajo qe dua te them eshte se nese kjo zhvendosje do kishte qene e lejuar dhe e mundur gjate komunizmit sot zgjidhja e problemit te tokave nuk do te perbente asnje problem nga pikpamja sociale sepse ndoshta do te shpronesohej vetem 10-15% e popullsise nga 70% qe duhet te shpronesohet sot per te kompensuar ish-pronaret.
Personalisht nuk jam dakort me idene qe shperfill pronen sepse prona = zhvillim dhe kush nuk garanton pronen nuk garanton zhvillimin...por ketu e keqja eshte se legjitimiteti mbi pronen eshte nje e drejte e varrosur prej 50 vjetesh dhe restaurimi i saj ne formen qe ka pas ekzistuar ka nje kosto socialo - elektorale te paperballueshme nga asjne force politike apo bashkim forcash politike. Prandaj forma me e pranueshme eshte kompensimi monetar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 08-03-2003 mė 17:38
Problemet me token sic e thote dhe Orku me lart, jane te pranishme ne gjithe boten e industrializuar.
Mos valle ne France apo ne Gjermani toka u takoi te gjitheve?
Jo, ai qe e pati, ai e ka dhe sot, nese nuk ka vendosur ta shese.
Marrja e tokes pa lejen e pronarit, pra nga shteti, sado kompensim te kete eshte shkelje e te drejtes se tij themeltare, te drejtes se pronesie.
Ne fillim do kete probleme afatshkurtera, por kapitalizmi i amortizon me kalimin e kohes, pasi drejtoeht nga kerkesa dhe oferta.
Ne Shqiperi po behet pazar votash mbi kurrizin e pronareve legjitime te tokes.
Per te marre votat e asaj perqindje popullsie qe nuk ka toke, po i mohohet e drejta pronareve te ligjshem.
Mendoj se po te kthehej prona 100%, vendi do zhvillohej me shpejt, ne vend qe te perdoren metodat e Diktatures se proletariatit te tipit "ra plani."
Toka ti kthehet pronarit te ligjshem.
Ose le te shkojme prap ne socializem ku gjthshka eshte "e jona" dhe ta mbyllim ket kapitull.
Ja nje shpjegim shkencor dhe i qarte. Dhe une them PARE dum, ne fakt sa here permen toke truri ma perkthen pare ket fjale.
Problemi eshte kush do na paguje, katnari varfer, apo komiteti europjan, he kush?
Kjo zgjidhej VETEM si ne Kine, me urtesi e largpamesi. Ish pronaret duheshin bere drejtoret e fabrikave dhe fermave shteterore, dhe jo te vareshin, rripeshin e jetonin ne bodrumet e shtepive te tyre. Po ajo ishklase e pasur tashme e ndergjegjshme moralisht po e drejton kinen e madhe ne social-kapitalizmin e saj origjinal.
Po ne s'jemi kineze dhe aq me mire keshtu.
Nuk dua politike partiake ne kete pike por filozofim per vendin tone.. pra ta hedhim vallen sic thote Orni shqiptarce dhe Shqiptarce te viteve 1990 -2000.
Ne nje Pallat qyteti nga ato te NSHN-se jetojne 40 familje.
Ne kohe te PPSH-se ato familje "kavardisen" me "rrogzen" qe u jep PPSH.
Dikujt ja jep rrogzen si polic te rajoni nr 3, dikujt si tornitor te uzina partizani, dikujt si mesues fshati ne Marikaj, dikujt si roje ke porcelani, dikujt si infermiere te klinika uadhjevshave..dikujt si oficer ne rrap trishit, e dikujt si murator ne 21 dhjetori.
Me i fituari ne kte pallat eshte Zenepja, shitsja Bylmetit dhe Jorgo, bufist te Bar sahati.
Te gjithe presin diten e rrogzes qofshin antar partie qofshin me biografi " bloze".
Vetem Jorgo me Zenepen qe nuk e dine c'dite eshte rroga se ju a bjen shefi te Dyqani dhe me ate rast rrun ndoj kile djath ke bylmeti Zejnepe Marshalla-Mullaqe-faqe-shal-bardhes ose i fut i dopjo juniperus te jorgo faqe-kuqi.
Pervec ktyre dy bosave qe kane pare me thase..shumica tjeter pra aty aty jane. Ky eshte populli i pallatit tone faqe-vyshkur e ndritur..pra qyteti yne..
Vjen kapitalizmi.
Posht pallatit ka dy dyqane te cilat privatizohen nga Zejnepi dhe Jorgo.
Veza qe blihej me pare 8 leke kokrra nga mesues Rakipi dhe tornitor Vangjeli e oficer Malo Bidollari tani shitet nga Jorgua e Zejnepi me 30 lek kokrra..
Pra 4 here me shume veza e 4 here me shume dhe gjerat e tjera ..por .. rrogzat a u rriten 4 here qe ta perballojne keta banore te lashte iliro-Pellazge te pallatit tone??
Jooo aspak..
Mbas ca muajsh veza nga 30 lek kokrra behet 120 leke kokrra..
Pra 120 : 8 = 15.
15 here u rrit cmimi i vezes e po keshtu dhe cmimet e tjera..
Por a u rriten dhe rrogzat 15 here??
6000 lek merte Vangjo, novator dhe hero i punes socialiste dhe 8000 leke merte Malo Bidollari qe ter jeten i mbiu kapelja ne koke.. e tash duhej qe rroga Vangjos te behej 6000 x 15 = 90 000 dhe e Malos 8000 x 15 = 120 000 leke.
Mirpo rrogzat ndryshuan shume pak dhe shume vone dhe aspak ne nji tempo me cmimet e ushqimeve baze..e vec kesaj Vangjo humbi punen se fabrika Vangjos po-rdhi dhe Malon e xhveshen se ish pa akademi e nuk ish mik me Perikli Teten..
Zejnepi u be milionere.. e i biri saje bleu truall tek Sauku e beri vile 3 kateshe kurse Jorgo jo vetem u be pronar i klubit posht pallatit po dhe ne plazh hapi restaurant ku hane pine e shullehen demokrat e socialiste me dashnoret e tyre..
Vec asaj Jorgo futi cupen ne pune te ministria e tenderave dhe ajo sot pushimet nuk i ben ne Golem e Velipoje por ne Parise, Majorka e Acapulko.
Po me kalamajt e Vangjos c'u be??
Ata ngelen pa buke. Filluan te vjedhin rrota makinash dhe te shesin femra ne Selanik.
Kurse Malos i iken kalamajte ne Greqi e nje cupe ju martua me nje plak italan..
Mos te ish italani kish ngordhur Malua me grua per nje cop buke..
Mesues Rakipi vdiq se nuk kish lek per trinitrina se farmacite u privatizuan e Rakipi as per buk nuk i dilte rroga jo me per ilace..
A i zgjodhi PD kto probleme??
Ose a e vrau mendjen per keto gjera??
Kush ta vriste mendjen.. Saliu qe sdin cshekull jetojme..apo Pashko me Rul Urjahipin..
Erdhen bijt e kllases ne pushtet..mbasi ben revolucion..
Malo u aktivizua ne revolucion..sepse nje nate i vjen ne vizite shoku Kico dhe i thote se PS ka besim ne ty e ti je i joni e duhet te permbisim keta burgjezet e Pjeter Arberorit na pushteti..
Nja dy dite Malua u kapardise andej nga Selia Roze pastaj nuk po-rdhi njeri me per Malon..Tani Malo spurdhjaku shikon te birin e Kicos qe me dy muaj pun ne Bashki ka bler Benx dhe po nderton grataciele te Oborri shkolles..
Vangjo si PS si PD po fukara ngeli..
Do i ziu te hape nje torneri te vogel e te nxjerri ndonje leke..po ku ta hapi..ne ballkon ne kat te trete..
Nuk i jep kush as truall, as lokal, as nje cop oborr te uzina ku punoi 40 vjet..qe te ushtroje profesionin..
Ndermarja Vangjos u ble nga Koco Kokdhima..i cili ja dha me qera nje firme italane..dhe nga italani merr ne muaj aq sa bleu nga Shteti ndermarrjen me 20 reparte e 10 km katror siperfaqe.
Cfare beri PD e cfare PS ??
E cfare mendojne te bejne ne te ardhmen??
Pra hallet i ka zgjidhur vetem ZEJNEPI..JORGO dhe cuni Kicos ..Blend Ronxa..kusuri..pra 36 familje te Pallatit jane rrugve e sdine nga tja mbajne..
Vetem nga ky pallat jane vrare 7 djem me kallash.. 7 vajza jan shitur ne Selanik.. 7 gra jan ndare nga burrat nga fukaralleku.. 7 cuna jan ne burg per grabitje.. 7 pleqve vjet u ra infarkt.. 7 femije te vegjell vuajne nga verdhesia e te pa ushqyerit.. e 7 burra kane ikur ne Itali e nuk i dihet fati..a u mbyten ne Otranto a jan gjalle..
Ne kete pallat te gjithe kerkojne pasaporta per jashte..
Ministria i "lutet" dhendrit te Agollit qe ti "lutet" firmes gjermane.. te na bej ca pasaporta per popullin..
Dhendri yne ( qe eshte bere bos i piramides) pranon me "zor" dhe shperblimin per sherbimin qe ja beri shtetit duke futur ne Xhep 900 000 dollare..
qashtu..
-----
Vertet kjo eshte tabloja e gjalle e shqiperise SOT. Ne horizont s'ka asnje fije drite. Por ēfare te bejme, te rijme e te qajme tere kohes, kush fiton nga kjo?
Gjendja do te filloje te ndryshoje kur ne shqiperi te krijohen sindikatat e para te cilat te anojne ne anen tjeter te ballances.
Ore kush me thote a ka sindikata ne shqiperi, apo ku s'ka klase punetore s'ka nevoje per sindik. Kam pershtypjen se ne shqiperi ka veē mafioze dhe te papune.
Braro,
Shume realist. Tabloja e qarte fare!
Alvi,
quote:
--------------------------------------------
Problemet me token sic e thote dhe Orku me lart, jane te pranishme ne gjithe boten e industrializuar.
Mos valle ne France apo ne Gjermani toka u takoi te gjitheve?
Jo, ai qe e pati, ai e ka dhe sot, nese nuk ka vendosur ta shese.
-----------------------------------------------
Nuk eshte tamam keshtu. Historia njeh shume raste, kryesisht periudha tranzicioni, ku toka ka ndruar zot jo ne menyre te bute, pra me shitje-blerje ose trashegimi, por me sekuestrime-dhurime ose sekuestrime-rishitje. Cfare ndodhi me tokat e fisnikeve franceze qe u preu koken revolucioni ne 1879?
Po keshtu reformat agrare jane kryer ne shume shtete te botes edhe paqesisht (pa patur qeveri komuniste ne pushtet) atehere kur puna e meditesve ka qene e pamjaftueshme per te dhene te ardhura te mjaftueshme. Eshte e vertete qe shume prej tyre kane qene me shperblim, por ka pasur edhe pa shperblim.
Persa i takon valles shqiptarēe, eshte nga me te veshtirat per tu luajtur dhe nuk mjafton te thuash qe t'i kthehet te zotit. Mos u eshte kthyer gje toka franceze pinjolleve te familjeve fisnike qe e kishin para 1879. A u kane dhene ndonje lek fermeret amerikane dhe kanadeze indianeve qe me te drejte natyrore ishin pronare te te gjithe kontinentit amerikan. Eshte e vertete qe nuk kishin kadastra dhe notere e me the te thashe, po ata te gjoret ishin aq te ndershem sa nuk ua kishin nevojen. Nje te ardhur "inteligjenca" e bardhe dhe fap shkrojti nje cope karte dhe vuri gardhin dhe zotnia na u be pronar e i tha indianit qyqar "Ec ere pirdhu ti!". Kete pune bene edhe ata qe bene reformen agrare. E kam fjalen qe ate qe ben historia ne nje moment kohe, po e ktheu mbrapsht shpejt, mire. Po kaluan nja 50 - 100 vjet eshte zor te kthehet mbrapsht fiks siē ishte. Prandaj edhe toka shqiptare do te perpelitet edhe per shume kohe bashke me pronaret e rinj e te vjeter, me ata qe e kane marre e me ata qe mezi presin ta marrin, po qe a e marrin a s'e marrin?
Krijoni Kontakt