Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Leo, pjesëtari i EULEX që terrorizoi shqiptarët

    Leo, pjesëtari i EULEX që terrorizoi shqiptarët


    Stefan Loren raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.



    E hëne 18 Prill 2011



    Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni. Klan Kosova që raportoi e para për ngjarjen ka dhënë detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.

    Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.

    Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raporton Indeksonline.

    Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

    Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.

    /indeksonile/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    esht hapur nje tem me heret per ket racistin leo nga franca por disa poj largojn kto tema kur esht fjala per zyrtar te eulexit

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Leo, pjesëtari i EULEX që terrorizoi shqiptarët


    Stefan Loren raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.
    Qendrojme dhe e perkrhahim kete puntorin shqiptar qe paska ngritur zerin, se nuk durohet gjithfare injoranti qe nuk ka logjike per cka flet e te tallet si te doje.

    Shqiptaret e Kosoves nuk fyhen nese flitet dicka per islamin, si mire si keq eshte njejte, nuk na hyn ne pune se nje francez flet dicka per islamin. Nese deshirohet te sulmohet islami Kosova e Shqiperia jane vendet e fundit te listet qe te behet kjo.

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.
    Flamuri Shqiptar eshte gjeja me e mire qe kane shqiptaret si ne Shqiperi, ne Kosove e ne Maqedoni. Ne krenohemi me kete flamur qe na la Gjergj Kastrioti dhe Rilindasit tane. Flamurin nuk e leme te na neperkembe askush dhe do te duhej te ishte ligj qe nese dikush tallet me kete flamur, te denohet me burg deri ne disa vite.

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raporton Indeksonline.
    Se nuk ka shtet kete po e dime, se po te kishte patur shtet i nderuari e shume i respektuari z. Leo ti s'do te ishe ne Kosove nuk do te ishte nevoja qe te vinin tipa si ti ne Kosove, por qe nuk ka shtet per kete vini dhe nuk i jepni llogari askujt.

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.
    E paska bere namin, ne cilen lufte paska ndodhur kjo a thua? Lufterat po bejkan sepse njerezit nuk qenkan te edukuar.

    Pff, ky qenka me injorant se Gostivari_usa (we miss him).

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Kush ka qene ne France mund te kete pare se gjithandej ka permendore qe perkujtojne "La Grande Guerre" (Luften e Madhe), pra Luften e Pare Boterore. Kjo ishte nje lufte qe u fitua nga francezet (Antanta), eshte i cuditshem fakti se nuk ka as edhe nje monument (te pakten une nuk kam pare) per te nderuar te renet ne L2B, lufte ne te cilen francezet u dorezuan turpshem para Hitlerit per disa jave.

    Duke ditur se aleat te francezeve ne L1B ishin serbet, sidomos me hapjen e frontit te Selanikut, ka edhe sot shume franceze qe i dojne serbet shume per kete shkak.

    Gjyshi i ketij Leos mund te kete luftuar ne L1B bashke me serbe dhe vete Leo mund te kete respekt per serbet, mirepo sigurisht se kjo nuk i jep te drejte ketij si zyrtar i nje misioni ne nje vend te perbere 90% prej shqiptareve qe te shprehe kete simpati dhe me tej edhe te shprehe urrejtjen e tij per shqiptaret!!

    Une pergezoj punetoret shqiptare te EULEX-it qe paten guximin te ngrisin zerin kunder monstrave si puna e ketij Leos, jam i bindur qe Leot jane te shumte, por te pakte jane ata qe kane guximin te reagojne ndaj tyre!

  5. #5
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Pse kjo tem tek toleranca fetare?

    Me qfar logjike hapet kjo tem ketu?

    Mungesa trurit tek ne eshte duke u rritur...
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Pse kjo tem tek toleranca fetare?

    Me qfar logjike hapet kjo tem ketu?

    Mungesa trurit tek ne eshte duke u rritur...
    Sepse ka folur keq per islamin, normal tani kjo teme eshte ne vendin shume te qelluar te tolerances fetare. Qe ka folur keq per flamurin tone, vendin, popullin kjo s'ka rendesi edhe shume. Dhe si do ta hapte nje teme te tille kur ketyre u intereson dhe fyhen vetem nese permendet islami, per tjetercka as qe u intereson.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 21-04-2011 më 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •