Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Nga Ditari I Njė Rebeli Kosovar

    DEVĖR DYNJAJA ...!? Nė vitin 1989, nė njė lokal publik dhe nė prezencė disa tė njohurve tė mijė, kisha brohoritur pėrudhėn armiqėsore “Kosova Republikė” dhe nė shenjė proteste pėr situatėn aktuale politike, i kisha ngritur lartė dy gishtėrinj nė formė tė simbolit “V” (Victoria). Pėr kėtė “mėkat” tė madh qė kisha bėrė atėbotė, tek organet pėrkatėse shtetėrore (serbe) tė kohės, mė kishte denoncuar, kush tjetėr, pėrveē se shokut tim (shqiptar) qė nė atė moment ishte nė shoqėri me mua. Pėr shkak tė “prishjes sė rendit dhe qetėsisė publike”, nga Gjykata pėr Kundėrvajtje e qytetit tim, isha dėnuar me 40 ditė burg. Kuptohet, edhe ekzekutimi i kėtij kallėzimi sėrish bėhet nga gjykatėsi shqiptar, e pėr tė qenė edhe mė e keqe, ai ishte njė mik i imi tė cilin e njihja mirė. Nejse! E shkuara dhe e harruara, thotė populli, por ironia mė e madhe e gjithė kėsaj mesele, qėndron pikėrisht aty se, ky gjyqtar i imi ekzekutues, sot ėshtė pėrsėri gjyqtar, bile-bile gjyqtar i lartė i Gjykatės sė Qarkut tė po kėtij qyteti, dhe tė po kėsaj “Kosove Republikė” pėr tė cilėn mua dikur mi kishte shqiptuar 40 ditė burg, e nga ana tjetėr, unė shėtisė i mjerė rrugėve saj pa punė... Dynja - dynja, hee...devėr dynja?!!

    ĒKA NA VYEN NE USHTRIA...?! Para disa dite, si zakonisht duke shfletuar gazetat tona ditore dhe me kafen e mėngjesit pranė, nga titujt e aktualitetit politik ditor, vėmendjen ma tėrhoqėn dy artikuj: “FSK-ja ende nuk ėshtė ushtri “ dhe “Me aprovimin e fundit tė Buxhetit, qeveria i hap rrugėn edhe shitjes sė PTK-sė”. Aty pėr aty mendova nė vete: “Ēdo gjė te ne shitet! Ēdo gjė ėshtė nė shitje nė Kosovė. E shitėm sė parė fytyrėn dhe dinjitetin, e shitėm Mitrovicėn, shitėm shumė toka pjellore dhe monumente tona historike pėrreth manastireve dhe kishave ortodokse, mė pas, vazhduam me shitjen e ndėrmarrjeve shoqėrore, dhe ja tani, po i qesim nė pazar edhe disa ndėrmarrje publike qė na kanė mbetur nė fund: Aeroporti veē u shit e radha po i vije PTK-sė, KEK-u etj. Mbase, nuk duhet tė jetė aspak ēudi ky proces transformues i cili tanimė veē ėshtė kryer kaherė nė shumė shtete pos-komuniste tė Ballkanit dhe mė gjerė, por, mė tepėr po mė befason ai lajm i dytė, qė unė, ndoshta pa ja qėlluar fare, e lidha me kėtė tė parėn: “FSK-ja ende nuk ėshtė ushtri”. Kur mendon mė thellė njeriu nė kėtė drejtim, neve kosovarėve, as qė na vyen mė ushtria? Sepse, siē po duket, tanimė nuk na ka mbetur asgjė se ēka tė mbrojmė me ushtri? Ēdo gjė u shit, pėrveē objekteve qeveritare qė po shtohen...”

    MBASE NJĖ LOJĖ FĖMIJĖSH KJO ...?! Sa isha i vogėl, mė kujtohet shumė mirė njė lojė e jona fėmijėrore e quajtur “Vėlla me motra”. Sipas rregullave tė kėsaj loje, dikush nga ne u bėnte babė, e dikush nėnė, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fėmijėt tanė dhe gjėsendet pėr improvizimin e skenografisė sė lojės. Gjersa ne tė gėzuar papenguar loznim lojėn tonė, prindėrit tanė nga ana tjetėr e dhomės, na pėrcillnin nė heshtje dhe tė kėnaqur. Kjo nemitej e tyre zgjaste deri nė momentin kur nė mes nesh plaste sherri dhe ne fillonim nė mes veti tė ziheshim pėr ndonjė detal tė parėndėsishėm. Nė kėtė rast, fillimisht duke na marr me tė mirė, reagimi i prindėrve tanė ishte kėshillėdhėnės dhe mė tepėr me karakter bindės (karota), por, shpesh nė rast tė mosbindjes ndaj kėrkesave dhe kėshillave tė tyre nuk mungonte edhe ndonjė flakaresh (shkopi).
    Nė fakt, atėbotė, niveli i lirisė sė lojės tonė si fėmijė, shtrihej aq larg, derisa diēka si veprim, nuk prishte qetėsinė e prindėrve tanė, tė cilėt, nga kėndi tjetėr i dhomės, gjatė tėrė kėsaj kohe na shikonin dhe mbikėqyrin me vigjilencė.
    E, pra, ndoshta ėshtė qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua mė duket se edhe politikėbėrja kosovare i ngjason mu kėsaj loje tonė fėmijėrore alla “Vėlla me motra”. Mu pse, aty, shumė lehtė dikush mund tė bėhet babė, dikush nėnė, e dikush edhe politikan, ministėr dhe kryetar... dhe, kjo kėnaqėsi do tė vazhdoj aq gjatė gjersa me ndonjė veprim tė palejueshėm ndėrkohė nuk do t’ua prishėsh qetėsinė e “prindėrve” tanė qė na vrojtojnė dhe monitorojnė pandėrprerė...

    KUSH DUHET TĖ SHKOJ NĖ RIPARIM…?
    Sigurisht se shumica prej nesh e dinė barsoletėn me atė personazh torollak i cili e kishte ēuar radioaparatin e vet te mjeshtri pėr riparim. Kur mjeshtri e pyet se ēfarė prishje ka radioja, ai i pėrgjigjet: “Kohėn e fundit gjithnjė po ma tregon orėn me 10 minuta pėrpara”. Besoj se po e kuptoni metaforėn e kėsaj barsolete tė marrė si shembull. Andaj, a thua kush duhet tė shkoj ne riparim (eliminim): Kosova apo politikanėt tanė aktual nė pushtet?!

    DHE ZGJIDHJA... Pas gjithė kėsaj katrahure politike qė dita-ditės po e shpie Kosovėn tonė tė dashur nė theqafje tė sigurt, ėshtė momenti i fundit, o milet, qė kėsaj gjendje tė padurueshme t’i themi “BOLL MĖ”.“BOLL MĖ” kėsaj varshmėrie akute tė shkartuar nga terapitė e gjata droguese qė na janė pėrshkuar kundėr dhimbjeve tona shoqėrore si qetėsues nga kėta matrapaz tė papėrmirėsueshėm politik kohėn e fundit, sikur diēka nga brendia e jonė e fjetur kolektive po pipėtinė. Po, po! Ėshtė ky paralajmėrimi i pėrjetimit tė esėlltit tė kėndshėm tė arsyes sonė vetėdijesuese e cila tashti ka filluar tė vihet nė veprim. Rrezet e para agimore tė kėsaj dite tė re premtuese, kanė filluar me tė madhe tė flakėrojnė nė horizont. Dallojeni kėtė ndjenjė si efekt, o populli im i pėrvuajtur! Ėshtė ky zėri yt i brendshėm kolektiv. Ėshtė apoteozė kushtrimi! Andaj, ēka pret? ZGJOHU...!

    Adnan Abrashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NANDA : 02-04-2011 mė 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •