Psikologjia e tiranisė (2)

Njė ndėr ligjet universale qė Zoti ka vendosur nė kėtė botė, ka tė bėjė pikėrisht me atė qė pushtetit dhe jetės njė ditė u vjen fundi. Vetėm Zotit i pėrket pushteti dhe pėrjetėsia.


Tipat e personalitetit qė priren pėr despotizėm

A ekzistojnė tipe tė caktuara personaliteti qė kanė prirje pėr sjellje despotike? Po. Studimi i jetės sė tiranėve dhe despotėve mė tė njohur, kanė zbuluar ekzistencėn e tipeve tė caktuara tė personalitetit qė anojnė nga sjelljet me natyrė tirane dhe despotike. Kjo pėrforcohet mė shumė nėse kushtet dhe rrethanat janė tė pėrshtatshme. Bazuar nė kėtė, njohja me kėto tipe merr rėndėsi tė veēantė, pėr tu mbrojtur nga sjelljet me natyrė tirane dhe nga vetė kėta despotė. Mė poshtė, do tė sjellim tipet e personalitetit qė priren pėr despotizėm:

1 – Personaliteti narcisizt. Ky njeri e sheh veten shumė tė rėndėsishėm, madhėshtor dhe e tepron me mbivlerėsimin pėr dhuntitė, aftėsitė dhe arritjet. Ai pret nga tė tjerėt respekt dhe vlerėsim tė pazakontė pėr personalitetin e tij, vlerat dhe sukseset mbresėlėnėse qė ka korrur. Ai beson se ėshtė unik nė formimin qė ka, idetė dhe lipsen njerėz tė sėrės sė lartė qė ta kuptojnė dhe vlerėsojnė statusin e tij.

Ai kėrkon vlerėsim dhe lėvdata tė pėrhershme, kėrkon qė tė tjerėt ti kėndojnė hijeshisė, aftėsive, ideve dhe heroizmave mitologjike tė tij, udhėzimeve historike dhe qėndrimeve madhėshtore tė pazakonta. Ai nuk ndjen keqardhje pėr askėnd dhe nuk do t’ia dijė pėr nevojat e tyre. Ai i pėrdor ata si mjete pėr realizimin e objektivave dhe interesave vetjake. Ashtu siē ėshtė shumė egoist, gjatė gjithė jetės orvatet ta fryjė sa mė shumė veten, duke e konsideruar si boshtin e universit. Mund tė ketė sukses nė karrierė duke arritur nė poste tė larta dhe kjo falė dėshirės sė madhe pėr vetėaktualizim, si dhe dėshirės pėr tu lartėsuar mbi tė tjerėt.

2 – Personaliteti paranojak. Ky personalitet, sillet rrotull dyshimeve dhe hamendėsive. Ai nuk i beson askujt dhe e pret tė keqen nga tė gjithė njerėzit. Ēdo fjalė dhe akt, sipas tij mban ironi, pėrqeshje dhe tallje pėr tė. Prandaj e shohim gjithmonė tu ruhet tė tjerėve, nuk ndihet kurrė i qetė, nuk fle dhe gjithė jetės lufton pėr ta fuqizuar veten dhe pėr ta mbrojtur nga tė tjerėt, tė cilėt janė armiqtė e tij. kėto dyshime dhe hamendėsime, e bėjnė tė punojė shumė dhe me rigorozitet, me qėllim qė tė arrijė nė shkallėt mė tė larta tė karrierės sė tij. Kur e arrin kėtė, ai ushtron dhunė dhe ua nxin jetėn njerėzve qė ka nėn vete. Ai ka memorizuar “talljet, ironinė dhe pėrqeshjet” e tyre nė brendėsi. Ai nuk mund tė falė kurrė dhe e ka tė pamundur tė harrojė. Prandaj, ai shfrytėzon kompetencat pėr agresivitet ndaj vartėsve, si formė hakmarrjeje dhe nėnshtrimi. Ai i shpėrfill tė gjithė njerėzit qė ka nėn vete, pasi i urren dhe ka neveri per to.

3 – Personaliteti obsesiv. Njė njeri i tillė jepet shumė pas detajeve, disiplinės, rreptėsisė dhe rregullit, duke mos i pranuar gabimet. Ai ėshtė kokėfortė dhe kėmbėngulės nė maksimum. Prandaj, ai kėrkon tė sigurohet pėr gjithēka vetė, duke mos i zėnė besė kujt. Kjo, sepse sipas tij, tė gjithė janė tė rrėmujshėm dhe tė padisiplinuar, sepse ata do e prishin gjithēka qė u besohet. Nėse ėshtė prind, ai sikur dėshiron tė ketė nė duar gjithēka, tė kontrollojė ēdo gjė, duke mos i lėnė rast askujt qė tė shprehet ose tė marrė pėrgjegjėsi. Tė tjerėt, nė sytė e tij janė jo seriozė, tė papėrpiktė, tė pavendosur siē ėshtė ai vetė. Ata kanė gjithmonė nevojė pėr tu kontrolluar dhe orientuar nga ai, pasi sipas tij, ata janė fėmijė qė abuzojnė dhe pėr kėtė duhen disiplinuar dhe orientuar.

4 – Personaliteti sadist. Ai ėshtė njė njeri i cili ndjen kėnaqėsi teksa i shtyp tė tjerėt, i nėnshtron dhe i ka nėn kontroll. Sa herė qė konstaton dhimbje nė sytė e tyre, ai rehatohet, kėnaqet dhe vazhdon dhunėn dhe shtypjen, pėr mė shumė kėnaqėsi.

5 – Personaliteti anti social. Ai ėshtė njė person qė nuk i respekton ligjet, rendin dhe kushtetutėn. Madje, ai ndjen kėnaqėsi kur i thyen ligjet. Ai nuk ndihet fajtor karshi asnjė njeriu, nuk mėson nga pėrvojat e dėshtuara, jeton duke zhvatur dhe shfrytėzuar tė tjerėt, falė zotėsisė nė tė folur dhe aftėsisė pėr tė gėnjyer, manipuluar dhe mashtruar. Ai ėshtė person qė nuk mendon veēse pėr veten dhe rehatinė e tij. Pėr tė, tė tjerėt nuk janė veēse mjete qė duhen pėrdorur pėr tė arritur sa mė shumė kėnaqėsi.

Pasi paraqitėm kėto modele personalitetesh qė priren mė sė shumti pėr despotizėm, mund tė themi se tiran dhe despot mund tė bėhet njėri nga kėto tipe ose njė pėrzierje mes tyre.

Sakaq njerėzit e shtypur, nė pėrgjithėsi karakterizohen nga njė lloj mazokizmi naiv, qė do tė thotė se janė tė prirur tė kontrollohen nga dikush, ti nėnshtrohen dhe dorėzohen dikujt, gjė e cila u fal kėnaqėsi dhe njė lloj rehatie. Ata sikur janė tė kėnaqur qė janė tė nėnshtruar dhe tė persekutuar. Ndjenjat e varrosura tė fajit, nuk i lehtėson gjė tjetėr pėrveē shtypjes sė despotit, nėnshtrimi i tij dhe persekutimi, edhe pse mund tė deklarohen kundėr tiranisė dhe despotizmit.

Kėta tė shtypur, mund ti pėrkasin ndonjė feje ose kulture, e cila ngre lart tė persekutuarit tė cilėve u bėn thirrje pėr falje dhe tolerancė ndaj persekutuesit dhe tiranit. Njė reagim tė tillė, ata e shohin si katarsis pėr veten dhe mėkatet e tyre.

Personalitetet e nėnshtruara dhe tė persekutuara, vuajnė nga ndjenja e frikės nga vetmia, prandaj u duhet njė tiran pas tė cilit fshihen, tė cilin e konsiderojnė babanė e tyre dhe i besojnė udhėheqjen dhe vullnetin e tyre. Ata heqin dorė nga tė gjithė pėrgjegjėsitė, pasi sipas tyre, despoti i tyre ėshtė i aftė pėr gjithēka. Ata e durojnė shtypjen e tij, nėnshtrimin dhe persekutimin, madje ndonjėherė ndihen edhe tė kėnaqur.

Pra, pėrgjegjės pėr lindjen e sistemit tė diktaturės dhe tiranisė, nuk ėshtė vetėm tirani dhe despoti, por edhe vetė njerėzit qė e pranojnė kėtė gjendje me apo pa vetėdije. Kjo, me gjithė refuzimin e tyre formal tė tiranisė. Fenomeni i tiranisė dhe despotizmit, nuk mund tė zhduket praktikisht, veēse pasi tė jetė zhdukur mė parė psikologjikisht nga vetė njerėzit qė kanė gatishmėrinė pėr ta pranuar. Diēka e tillė arrihet kur tė piqen, tė ēlirohen psikologjikisht dhe tė duan tė rikthejnė vetėdijen, dinjitetin dhe vullnetin tė cilat ia patėn dorėzuar me apo pa dėshirė pushtetit tė despotit. Vetėm atėherė mund tė ligėshtohet sistemi diktatorial dhe despotik, derisa tė shuhet tėrėsisht. Asnjė rrugė dhe metodė tjetėr pėrveē kėsaj nuk mund ta luftojė despotizmin dhe tiraninė. Ėshtė e paimagjinueshme qė tirani dhe despoti tė heqin dorė nga tė gjithė privilegjet e tyre, aq mė tepėr qė tipi i personalitetit tė tyre e shtyn fort pėr tė mos hequr dorė nga privilegjet e shumta.

Nėse njerėzit e nėnshtruar qė e kanė pranuar tiraninė, presin qė tirani t’ua dhurojė lirinė, kjo ėshtė njė shenjė e fortė e mediokritetit tė tyre. Ata kanė nevojė pėr mė shumė kohė dhe vetėdije, me qėllim qė ta meritojnė lirinė. Pėrvojat historike tregojnė se liria nuk dhurohet, por merret dhe fitohet.

Tirani dhe motivet pėr pėrjetėsi dhe mė shumė pushtet:

Motivi i pėrjetėsisė dhe pushtetit nuk kufizohet vetėm tek tiranėt dhe despotėt, pasi ato janė motive qė i hasim tek tė gjithė njerėzit. Kėtė instinkt njerėzor e kuptoi edhe vetė shejtani dhe luajti me Ademin a.s me kėtė kartė, duke e tunduar dhe joshur qė tė hajė nga pema e ndaluar.

“Zoti juaj jua ka ndaluar pemėn, vetėm qė tė mos bėheni engjėj ose tė pavdekshėm.” (Araf, 20)

“mos iu afroni kėsaj peme, se ndryshe do tė bėheni tė padrejtė”. (Bekare, 35)

Me gjithė paralajmėrimin hyjnor, shejtani arriti ta bindė Ademin a.s tė hajė nga pema, duke shfrytėzuar motivet e tij tė lartpėrmendura. Kjo, edhe pse Ademi a.s gėzonte privilegjin qė tė shėtisė dhe tė ushqehet me ēdo gjė tjetėr qė ekzistonte nė xhenet. Kjo, tregon forcėn e kėtyre dy motiveve dhe thellėsinė e tyre nė psikologjinė e njeriut. Ato janė pikat e dobėta tė njeriut, me tė cilat ai mund tė joshet dhe tundohet mė kollaj.

Kėto dy motive, janė akoma mė tė rrėnjosur nė psikologjinė e tiranit, i cili nuk ngopet me prona dhe synon pėrjetėsinė, duke e urryer nė ekstrem vdekjen. Sa mė shumė tė shtohen kompetencat dhe ti rriten kompetencat, sa mė shumė ti pėrhapen fotot dhe bustet nė tė katėr anėt, aq mė shumė e josh ideja e pėrjetėsisė. Nėse e prek sėmundja, ose fillon e plaket dhe bindet se po vdes, kapet fort pas pasurisė dhe postit, duke ua trashėguar gjithēka fėmijėve. Ata janė pjesė dhe shtrirje e tij nė kohė. Kjo ėshtė psikologjia e regjimeve tė cilat bazohen nė trashėgimin e pushtetit, pėr ta ruajtur pasurinė, pushtetin dhe pėrjetėsinė e emrit.

Njė ndėr ligjet universale qė Zoti ka vendosur nė kėtė botė, ka tė bėjė pikėrisht me atė qė pushtetit dhe jetės njė ditė u vjen fundi. Vetėm Zotit i pėrket pushteti dhe pėrjetėsia. Kur Ademi u orvat tė fitojė pėrjetėsinė, Zoti e nxori fare nga xheneti dhe e privoi nga veshja qė gėzonte. “Pasi e shijuan frytin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme” (Araf, 22)

E njėjta gjė ndodh me ēdo tiran dhe despot, tė cilit ia merr mendja, ose e mashtron shejtani me idenė e pėrjetėsisė dhe pushtetit tė pafund. Ai privohet tėrėsisht nga pushteti, duke u dėbuar njė herė e mirė nga parajsa ku jetonte, nga e cila mendonte se nuk do tė ndahej kurrė.

Shkallėt e despotizmit:

Fara e tiranisė dhe despotizmit lind brenda vetes njerėzore. Bima e saj e dėmshme mbin dhe zhvillohet pėr tė hedhur shtat brenda familjes fillimisht, mandej nė shkollė, nė institucionin ku punon, brenda shoqėrisė, pėr tė kaluar nė sistemin politik dhe pėr tu ngjitur nė majėn mė tė lartė tė pushtetit. Nė rreshtat mė poshtė, sjellim shkallėt e tiranisė:

1 – Despotizmi psikologjik. Ndoshta, ky koncept mund tė jetė disi i ēuditshėm dhe i panjohur, por ai pėrbėn farėn e pemės sė tiranisė. Ai pėrbėn modelin fillestar tė tiranisė, prototipin. Me qėllim qė ta kuptojmė tiraninė psikologjike, duhet tė dimė se njeriu me gjithė unitetin e jashtėm pėrbėhet nga disa elementė, emrat e tė cilėve ndryshojnė sipas teorive psikologjike. Ne sherbim tė kėtij institucionet ndėrkombėtare, tė cilat u krijuan pėr tė mbrojtur tė drejtėn ndėrkombėtare, tashmė janė njerėshtu, ne si njerėz kemi vetėdije, pavetėdije dhe nėnvetėdije, kemi idin, egon dhe superegon (sipas kėndvėshtrimit tė shkollės psikoanalitike), kemi gjendjet e egos; fėmijė, i rritur dhe prind (sipas kėndvėshtrimit tė shkollės transaksionale tė Erik Bėrner), kemi veten ideale dhe reale (sipas Karen Horney).

Tirania dhe despotizmi brenda njeriut fillojnė tė zhvillohen nėse njė element ose ego, fillon e lartėsohet nė kurriz tė tjerėve. Nė kėtė rast, prishet ekuilibri psikologjik dhe kjo pjesė del jashtė kontrollit, ndėrkohė qė tė tjerėt tėrhiqen nė pritje tė rastit tė volitshėm pėr tė sulmuar pjesėn tirane. Nė tė gjithė rastet, bota shpirtėrore e njeriut ērregullohet, deformohet ose shkatėrrohet.

2 – Despotizmi familjar. Nė familje, pėrforcohet koncepti i lirisė, ose dobėsohet. Ajo ėshtė djepi i parė dhe themeltar pėr kultivimin e vlerės sė lirisė, barazisė, drejtėsisė dhe shumė vlerave tė tjera. Nėse babai apo nėna, ushtrojnė despotizėm nė familje, kjo pėrbėn modelin e parė tė tiranisė e cila kultivohet tek fėmija dhe bashkė me tė lėviz nė mjedisin ku shkon. Ai i nėnshtrohet dhe dorėzohet vullnetit tė babait tė tij tiran dhe me ti ardhur rasti, kur rritet dhe plaket i ati, ai kalon nė sulm pėr tu hakmarrė dhe pėr tė shuar mllefin e akumuluar.

3 – Despotizmi shkollor. Aty, tirania dhe despotizmi ushtrohet nga lart poshtė, nga eprorėt mė tė lartė ndaj mėsuesve, nga mėsuesit tek nxėnėsit dhe studentėt, nga nxėnėsit e fortė tek nxėnėsit e dobėt. Meqė shkolla ėshtė institucion themeltar i edukimit, ajo e zhvillon kėtė sjellje, e mbėshtet dhe i jep legjitimitet edukativ dhe moral.

4 – Despotizmi institucional. Ai ėshtė njė shtrirje normale e despotizmit familjar dhe shkollor, pasi tė gjithė institucionet bazohen nė idenė e njė personi tė madh, i cili di gjithēka dhe bėn gjithēka, si dhe nė idenė e njė turme vartėsish tė cilėt dėgjojnė dhe binden. Kėtu, lidhjet mes eprorit dhe vartėsit bazohen tek frika, armiqėsia e fshehtė nėn njė mbulesė hipokrizie dhe mashtrimi.

5 – Despotizmi fetar. Edhe pse feja e vėrtetė vė theksin tek koncepti i lirisė, barazisė dhe kėshillimit, gjejmė disa individė ose organizata tė cilat i shfrytėzojnė disa koncepte pseudo fetare pėr tė ushtruar pushtetin e tyre mbi njerėzit, me pretekstin se flasin nė emėr tė Zotit, se ata zotėrojnė tė vėrtetėn absolute e cila as qė nuk duhet diskutuar. Ky mund tė jetė despotizmi mė i rrezikshėm, pasi nėnshtron njerėzit nė emėr tė fesė dhe nėn flamurin e saj. Kėtė model e hasim rėndom tek ata burra tė cilėt i nėnshtrojnė dhe shtypin gratė e tyre, duke u bazuar gjoja nė tekste fetare tė nxjerra nga konteksti i tyre. Atė e hasim edhe tek baballarė tė cilėt sillen ashpėr me fėmijėt dhe nuk e respektojnė vullnetin e tyre, duke u nxjerrė para tekstet qė flasin pėr respektin dhe bindjen e prindėrve. Atė e hasim edhe tek klerikėt dhe njerėzit e fesė, tė cilėt u shesin indulgjenca njerėzve, ashtu siē e hasim edhe tek qeveritarėt tė cilėt fshihen pas petkut tė fesė pėr tė mbuluar diktaturėn dhe tiraninė.

Ndėr shenjat e despotizmit fetar, ėshtė dhe gėrryerja[D1] e hapėsirės sė lejuarės (mubah) hapėsirė kjo e lėnė nė heshtje nga Zoti, jo sepse ka harruar dhe e ka injoruar, por pėr ti dhėnė mendjes njerėzore lirinė pėr tė zgjedhur nė ato gjėra tė cilat nuk janė as hallall dhe as haram.

Hapėsira e tė lejuarės (mubah) ėshtė ajo pėr tė cilėn Zoti ka thėnė:”Ju i njihni mė mirė si veprohet nė ēėshtjet e pėrditshme tė kėsaj bote.” Zoti ka dashur qė kjo hapėsirė tė jetė e gjerė dhe e pakufizuar nga kriteret e hallallit dhe haramit, me qėllim qė logjika njerėzore tė ndihet e lirė pėr tė gjykuar.

Nė shoqėritė ku ekziston despotizmi fetar, lartėsohen zėrat e klerikėve tė cilėt deklarojnė se duhet tė kontrollojnė gjithēka nga jeta e njerėzve, sado e madhe apo e vogėl qoftė. Kjo, nėn pretekstin se feja nuk ka lėnė asgjė nė heshtje, por pėr gjithēka ka vendosur ligje dhe dispozita. Ata harrojnė se nė hapėsirėn e tė lejuarės, njeriu ėshtė i lirė dhe se i dėrguari i Zotit a.s nuk i pėlqente pyetjet e tepėrta, me qėllim qė njerėzit mos bien nė kurthin e shtrėngimit dhe tė qenit strikt. Kėto shoqėri tek tė cilat gėrryhet ēdo ditė hapėsira e tė lejuarės (mubah), njerėzit shndėrrohen nė robėr tė klerikėve dhe njerėzve tė fesė pėr ēdo gjė, sado e vogėl qoftė. Ata harrojnė se kėshtu po bien nė pusinė e priftėrisė, hapi i parė drejt despotizmit fetar.

6 – Despotizmi social dhe shtresor. Nė kėtė rast, kemi disa shtresa - pushtetarėt, feudalėt, biznesmenėt - tė cilat sillen nė mėnyrė despotike me shtresat mė tė ulėta, tė cilat janė nė pritje tė fundit tė dhimbshėm. Nė rastin mė tė mirė, kur ata revoltohen dhe triumfojnė, ajo qė ndodh ėshtė se tė shtypurit shndėrrohen nė tiranė dhe despotė ndaj shtresave tė tjera. Kėshtu kemi njė cikėl dhe alternim tiranie, e cila rrėnon aftėsitė dhe dhuntitė e shoqėrisė.

7 – Despotizmi politik. Ai pėrbėn nivelin mė tė lartė tė despotizmit, saqė sa herė qė pėrmendet despotizmi dhe tirania, mendja na shkon menjėherė tek politika. Kjo, ndoshta ngaqė ėshtė mė e pėrhapur dhe me ndikimin mė tė madh.

Kjo qartėsi dhe famė e despotizmit politik, na kursen shtjellimin e detajeve, pasi ai njihet nga tė gjithė. Ajo qė vlen tė themi, ėshtė se rrėnjėt e kėtij despotizmi, gjenden tek njė baba despot, njė drejtor, mėsues, ministėr, klerik etj... Despotizmi fetar, ėshtė fryt i kulturės despotike dhe nuk mund tė eliminohet vetėm me njė revolucion, apo grusht shteti. Ai eliminohet kur kultura e lirisė, barazisė dhe drejtėsisė depėrton tek shumica e shtresave dhe niveleve tė lartpėrmendura. Megjithatė, vetėm dinamika e kulturės sė lirisė, nuk mjafton derisa ata qė e kanė pėrqafuar lirinė, tė luftojnė pėr rrėnjėsimin e mekanizmave tė cilat garantojnė ushtrimin e kėsaj tė drejte, siē ėshtė demokracia dhe ēdo mekanizėm tjetėr i cili garanton vazhdueshmėrinė e lirisė dhe qėndron barrierė para ēdo tirani i cili ėshtė i gatshėm ti pėrmbysė kėto vlera nė ēdo ēast.

8 – Despotizmi ndėrkombėtar. Ky lloj despotizmi ėshtė bėrė mė i qartė, qė kur u shfaq bota e njėpolarizuar, e cila kontrollohet nga njė perandori dhe superfuqi e vetme. Tė gjitha organizmat dhe institucionet ndėrkombėtare, tė cilat u krijuan pėr tė mbrojtur tė drejtėn ndėrkombėtare, tashmė janė vėnė nė shėrbim tė kėtij despotizmi./ardhmeria/