Mbyll sytë Baba Reshat Bardhi, Topi: Përulemi para veprës së tijTIRANE- Është ndarë nga jeta, në moshën 76 vjecare Haxhi Dede Reshat Bardhit, kreu i kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.
Baba Reshat Bardhi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy herë i ishte nënshtuar ndërhyrjeve kirugjikale.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, ndërroi jetë të shtunën në mesditë, në spitalin gjerman në Tiranë ku ndodhej prej ditësh në kujdesin e mjekëve.
Mjekët kanë thënë se Baba Reshat Bardhi ndërroi jetë nga një sëmundje malinje e pashërueshme, e diagonostikuar shtatorin e vitit të kaluar, nga mjekët e një klinike në Amerikë në bashkëpunim me mjekët e spitalit Gjerman në Tiranë dhe të një një spitali në Vjenë.
Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind në 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.
MESAZHI I PRESIDENTIT
Presidenti i vendit Bamir Topi duke shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje tha se Baba Reshat Bardhi ishte “shembulli i njeriut me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, udhëheqës fetar i përkushtuar“
“Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, i këtij udhëheqësi fetar të përkushtuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, na detyron të gjithëve të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij” citohet ne mesazhin e presidentit Topi.
(s.g/balkanWeb)
Krijoni Kontakt