Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Mbyll sytë Baba Reshat Bardhi, Topi: Përulemi para veprës së tij

    Mbyll sytë Baba Reshat Bardhi, Topi: Përulemi para veprës së tijTIRANE- Është ndarë nga jeta, në moshën 76 vjecare Haxhi Dede Reshat Bardhit, kreu i kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

    Baba Reshat Bardhi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy herë i ishte nënshtuar ndërhyrjeve kirugjikale.

    Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, ndërroi jetë të shtunën në mesditë, në spitalin gjerman në Tiranë ku ndodhej prej ditësh në kujdesin e mjekëve.

    Mjekët kanë thënë se Baba Reshat Bardhi ndërroi jetë nga një sëmundje malinje e pashërueshme, e diagonostikuar shtatorin e vitit të kaluar, nga mjekët e një klinike në Amerikë në bashkëpunim me mjekët e spitalit Gjerman në Tiranë dhe të një një spitali në Vjenë.

    Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind në 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.
    MESAZHI I PRESIDENTIT
    Presidenti i vendit Bamir Topi duke shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje tha se Baba Reshat Bardhi ishte “shembulli i njeriut me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, udhëheqës fetar i përkushtuar“

    “Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, i këtij udhëheqësi fetar të përkushtuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, na detyron të gjithëve të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij” citohet ne mesazhin e presidentit Topi.
    (s.g/balkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ngushellime familjes dhe gjithe besimtareve bektashinj.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3

    Une e njihja personalisht, ka qene shume njeri i drejte dhe i dashur. Eshte vertete nje humbje shume e madhe per komunitetin bektashi!
    U prehte ne paqe!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    u prehte ne paqe varfanjaku i lusnes..njeriu qe mohoi vendlindjen kur deshi ta takonte nje lusnjan..nuk jam nga lusna i tha..dhe e perzuri bashkefshatarin e tij..nuk e di a do i shkoje ndonje lusnjan ne varrim apo jo...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    Ku bie kjo Lusna, se nuk e kam degjuar asnjehere? Vetem varfanjak qe nuk ishte ai njeri... te pakten jo nga shpirti!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-03-2011
    Postime
    174
    Qy "kryegjyshi" lol,

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Ku bie kjo Lusna, se nuk e kam degjuar asnjehere? Vetem varfanjak qe nuk ishte ai njeri... te pakten jo nga shpirti!!
    eshte nje fshat i vogel ne krahinen e Lumes ne rrethin e kukesit..ne kete fshat eshte lindur reshati..nga varferia ekstreme babai i reshatit merr femijet dhe transferohet ne tirane..fshati Lusen nuk ka as edhe 1 person te komunitetit bektashi..reshati sherbeu si hyzmetqar ne teqene kryesore bektashie dhe kryegjyshi ngaqe nuk kishte djale te tij ja la trashegim titullin kryegjysh....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    eshte nje fshat i vogel ne krahinen e Lumes ne rrethin e kukesit..ne kete fshat eshte lindur reshati..nga varferia ekstreme babai i reshatit merr femijet dhe transferohet ne tirane..fshati Lusen nuk ka as edhe 1 person te komunitetit bektashi..reshati sherbeu si hyzmetqar ne teqene kryesore bektashie dhe kryegjyshi ngaqe nuk kishte djale te tij ja la trashegim titullin kryegjysh....
    Qe kur kryegjyshat kane djem te tyre? Di ndonje ti qe eshte i martuar nga dede-te??
    E pastaj... te jesh njeriu i Zotit nuk behet me trashegimi... duhet ajo lidhje me te madhin Zot per te arritur te behesh Baba! E t'a siguroj une qe lutjet e tij kane dhene rezultate!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Ngushellime te sinqerta per komunitetin bektashi.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ngushllime.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •