Sikurse kudo ne boten e zhvilluar, edhe ne Shqiperi, prej disa kohesh tashme, eshte bere e modes qe televizionet t’ja gjejne talentet ketij populli, duke i katapultuar me pas ne karrierat e tyre. E kam fjalen kryesisht per talentet e muzikes, edhe pse nuk mbeten te vetem ( ka pasur edhe tentativa te tjera ), te cilet, nepermjet disa talent-show, provojne vetveten perballe publikut te gjere dhe jurive televizive. Kjo lloj eksperience, lindi fillimisht me Ethet e se premtes mbrema, per disa sezone, per te vazhduar me Pole Position, Gjeniu i vogel, Ti vlen, Voice of Albania, X-Factor etj. Per mua, te tilla kompeticione kane nje problem qe ju vjen me vete formulen e tyre, madje madje, me vete menyren se si perpiqen te perballen me artin.

Keto talent show, percojne tek publiku dhe konkuruesit vete, nje ide te gabuar se kengetaret jane te krahasueshem me njeri tjetrin, sikurse dy lojtar ne nje fushe tenisi. Kjo nuk qendron. Perkundrazi, idealisht, e kunderta do te duhej te ishte e vertete, pra qe kengetaret nuk jane te nderkembyeshem ndermjet tyre, as kompetitiv ne sensin e ngushte te fjales, por komplementare. Dua te them, nuk ka sesi te dalesh ne perfundimin qe Shahini eshte me e mire se Ejlli, apo Rina me e mire se Marsela, duke qene se ne cdo rast, asnje cift nuk konkuron kundrejt ndonje liste me cilesi te matshme. Sepse si mund te masesh me te mirin, mbi c’baza dikush percakton se cfare eshte me e mire ? Nje ze i embel e i qete, apo nje i ngjirur e i fuqishem ? Nje performance skolastike e nje coveri, apo nje improvizim e subjektivizim i tij ? Te kercesh a te mos kercesh teksa kendon ? Si eshte me mire, te peshtysh mbi mikrofon a te mos e besh ? Nese kendon canzonetta me mire jo, po nese kendon rock, me mire po ? A eshte me mire nje kenge shqip apo nje e huaj ? A duhen toleruar stonaturat kundrejt emocionit qe percon kengetari, apo eshte me mire nje performance me e sakte dhe e ftohte ?

Pra edhe nje here, kenga, si pjese perberese, madje thelbesore e artit, nuk mundet te jete e matshme, pse nuk ka si matet. Ja, e zeme se cojme perballe ne Voice, Josh Groban dhe Leonard Cohen ; si mund te perzgjedhesh cili eshte me i mire ? Ose cojme Lady Gaga dhe Norah Jones, madje madje, per te thene qe as gjinor nuk mund te jete arti, Noren e vendosim perballe Cohenit ; po ketu si do zgjidhte juria ? Apo, mos valle do ja linte zgjedhjen atij, problemit te dyte, publikut ?

Publiku, ne vetvete, nuk ka si te jete nje problem, dhe ne fakt asnjehere nuk ka qene. Ai preferon Anjezen, dhe zgjedh Anjezen. Kaq e thjeshte. Po kush e tha qe publiku qenka thelbesor ne art ? A ecin arti dhe publiku perkrah njeri-tjetrit ? Ndonjehere po, si ne rastin e grupit pop The Beatles po them, por me shpesh jo. Sipas publikut, nje piktor i mire nuk mund te ishte Pikaso dhe trekendeshat e tij. Nje skulptor i mire mund te jete vetem Odhise Paskali dhe kuajt e tij te Skenderbeut. Nje shkrimtar i madh eshte Ben Blushi, packa se ky te lodh me tre-kater fjalite e para. Apo, nje filozof i madh eshte Artan Fuga, idete e te cilit do te duhet te perballeshin ne qarqet akademiko-shkencore, e ne fakt vetem sa shpalosen fejsbukut se si dimensionet i perceptoka qafa dhe shtylla kurrizore. As vete Groban, meqe e permenda me siper, nuk mund te ishte nje kengetar i madh. Por eshte Kathy Perry. Ashtu sikurse kompozitor i shkelqyer eshte Flori, dhe jo Mertens. Nuk ka pse te paragjykohet zgjedhja qe ben publiku, une me kete jam, mirepo, jam edhe me tjetren, qe nuk mund te behet as e kunderta, pra te paragjykohet artisti apo arti ne varesi te asaj cka pelqen publiku.
E pra, nese juria ja le ne dore fatin e konkurenteve publikut, sikurse ne fakt ashtu ndodh, rezultati nuk eshte gjetja e talentit me te mire, por e atij me te pelqyer ne publik.

Ka dhe nje problem tjeter me publikun e gjere, qe i vjen me perkufizim e jo se eshte shqiptar apo suedez apo britanik : publiku leviz ngadale, kuptueshem duke qene se perbehet nga nje mase e madhe, e si rrjedhoje, nuk e pelqen kaq thjeshte te ndryshmen. Ne kete kontekst, nje talent show ne te cilin vulen e ve pikerisht publiku, nuk mund te pretendoje tjeter pervecse ne kalcifikimin e po te njejtave vlera e shije qe tashme mbizoterojne ne masat. Fituesi, detyrimisht, do jete nje projektim i ketyre shijeve, dhe asnjehere nje ze a personazh qe permban ekscentrizmin e vete, apo dicka origjinale. Cfare i ka dhene gjate ketyre koheve muzikes shqiptare Anjeza Shahini, apo Luiz Ejlli ? Asgje, vetem dy kengetare me shume qe kendojne ne treg. Po ai djali korcar tek Ti Vlen, qe kendonte Hallelujah, ka dhene ndonje gje te vecante ? Nuk me duket. Madje madje, shkojme edhe me larg : po Susan Boyle, cfare i ka dhene muzikes boterore sot ? Nuk di te kete ndonje kontribut te vecante, pervecse ka kenaqur qindra mijera shtepiak qe tek triumfi i saj projektojne suksesin e deshtimit te vete. Perkundrazi, jam i bindur qe shume me teper muzikes shqiptare i ka dhene Asgje Sikur Dielli, apo Aleksander Gjoka, Kastro Zizo madje, sepse kane dicka ndryshe dhe autentike per ti dhene kultures sone muzikore. Dhe keta nuk ka asnje talent show qe ti nxjerre ne balline. Ashtu sikurse nuk ka asnje talent show ne bote qe te prodhoje nje kengetar me murmurimat e Tom Waits, apo fallcetot e Thom Yorke, apo ritmin e Michael Jackson, cuditshmerin e Bjork, e keshtu me rradhe.

Per kete arsye, as nga Rina nuk ke c’te presesh. As nga personi qe do fitoje X-Factor, ne Shqiperi te Klani apo ne Britani tek ITV qofte.

Shenim : Shkrimin e kam botuar me pare ne blogun Pėshpėrima ne daten 25 shkurt