Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Mësoni më shumë mbi jetë e Isaut a.s. ( video)

    Merjemja r.a. - Lindja e Isaut a.s http://forinalive.com/?p=1150


    Pejgamberllëku i Isaut a.s. http://forinalive.com/?p=1253


    Pejgamberllëku i Isaut a.s. 2 http://forinalive.com/?p=1315

    Mësoni më shumë mbi jetën e Isaut a.s.

    Shpresoj se këto VIDEO ligjerata do të jenë të dobishme për të shtuar dituritë tuaja në lidhje me Isaun a.s. dhe nënën e tij

    SELAM

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Ndonese jam jashte ketij forumi, nuk mund te mos nderhyj ne kete rast, megjithese ka shume ide dhe variante sot, por une ne kete rast po shfaq vetem mendimin tim:
    Ne emer te tolerances fetare, do te ishte mire, qe jo vetem ketu ne forum, por ne pergjithesi kjo pike te mos trajtohej nga ana e bashkekombasve myslimane. Sepse ka nje lloj trajtimi qe kundershton trajtimin e Krishtere per kete çeshtje...
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Une do kisha preferuar qe ju ti lexonit keto tema

    Historia e profeteve te Zotit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=133247

    Historia e Jezusit sipas Kuranit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=122756




    Ebu Davudi, në kapitullin mbi kaderin, shënon sa vijon: “Na ka treguar Muhammed b. Jahja b. Farisi, se ka dëgjuar nga Abdurrezaku, ky nga Ma’meri, ky nga Ez-Zuhriu, e ky nga Ibni Tavusi, se babai i vet ka thënë: “Isai, i biri i Merjemes, me një rast e ka takuar Iblisin e i ka thënë: “A nuk e di se nuk do të të ndodhë asgjë, e që nuk të është caktuar që më parë?” Iblisi ka thënë: “Atëherë hip në majë të kësaj kodre dhe hidhu nga ajo e do të shohësh se a do të mbetesh gjallë apo jo!”

    Ibni Tavusi, më tej thotë se i ka rrëfyer babai se Isai për këtë i është për*gji*gjur Iblisit: “E, a nuk e di ti se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos të Më sprovojë robi Im, meqë Unë bëj çka të dua Vetë!”, ndërsa Ez-Zuhriu shton: “Robi nuk mund ta sprovojë Zotin e vet, porse Allahu e sprovon robin e Vet.”


    Ebu Davudi shënon se Ahmed b. Abde ka dëgjuar nga Sufjani, e ky nga Amri, se Tavusi ka thënë: “Njëherë shejtani i erdhi Isait, të birit të Mer*je*mes, e i tha: “A nuk pohon për vete se i beson kaderit? Nëse është kështu, atëherë lirisht hidhu në greminë!” Në këtë, Isai iu përgjigj: “Mjer për ty! A nuk ka thënë Allahu: “O i biri i Ademit, mos kërko vdekjen nga Unë, me*që unë punoj atë çka të dua Vetë!”
    Na ka treguar Ebu Teube Er-Rebi’ b. Nafi’u, se i ka rrëfyer Husein b. Tal*hai, se ka dëgjuar nga Halid b. Jezidi duke thënë: “Shejtani ka bërë ibadet me Isain dhjetë vjet – apo dy vjet. Një ditë qëndronin në majë të një kodre, e shejtani i tha: “Çfarë mendon, nëse do të hidhesha, a do të më ndodhte diçka që, tanimë nuk më është caktuar?” Isai u përgjigj: “Unë nuk jam i tillë që ta sprovojë Zotin tim, porse Zoti më sprovon mua atëherë kur të dojë Ai Vetë.” Atëherë Isai e patë të qartë se ky ishte shejtani, ndaj e brak*tisi atë.

    Ebu Bekër b. Ebid-Dunjai shënon se Shurejh b. Junusi ka dëgjuar nga Alijj b. Thabiti, ky nga El-Hattab b. El-Kasimi, se Ebu Uthmani ka thënë: “Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të!) falej në majë të një kodre, e Iblisi i erdhi dhe e pyeti: “A je ti ai që pohon se çdo gjë ndodh sipas kaderit dhe përcak*timit?” Isai i tha se po, ndërsa Iblisi tha: “Atëherë hidhu nga kjo kodër e thuaj: Kjo më është caktuar!” Për këtë Isai tha: “O i mallkuar, Allahu i sprovon robërit e Vet, e ata nuk e sprovojnë Allahun e Lartësuar.”


    Ebu Bekër b. Ebid-Dunjai, gjithashtu, shënon se El-Fadël b. Musa el-Bas*riu ka rrëfyer se ka dëgjuar nga Ibrahim b. Beshshari, e ky nga Sufjan b. Ujejne, se ka thënë: “Me një rast Isai, i biri i Merjemes, e takoi Iblisin, e Iblisi i tha: “O Isa, i biri i Merjemes, duke i falënderuar hyjnisë sate, ti ke folur qysh në djep, ashtu siç nuk ka bërë askush para teje!” Isai i tha: “Assesi, hyjnia i takon vetëm Zotit, i Cili më ka dhënë që të flasë, dhe i Cili do të më vdesë, e më vonë përsëri do të më ngjallë!” Iblisi tha sërish: “Duke i falënderuar hyjnisë sate, ti i ngjallë të vdekurit!” Isai tha: “Assesi, hyjnia i takon vetëm Allahut, i Cili ia jep edhe jetën edhe vdekjen atij që e kam ngjallur unë dhe i Cili sërish pas vdekjes do ta ngjallë atë.” Në këtë Iblisi tha përsëri: “Pasha Allahun, ti je Zot edhe i qiejve edhe i Tokës!” Atë*herë Xhibrili e goditi me krahët e vet, aq fortë, saqë e hodhi në skaj të botës, ku lind Dielli. Pastaj e goditi sërish dhe e hodhi në skajin tjetër, ku perëndon Dielli. Pastaj e goditi edhe herën e tretë, duke e fundosur në fund të detit të shtatë. Në një rivajet tjetër qëndron: “Duke e fundosur në fund të detit, ku e ndjeu hidhëtinë e fundosjes, e pastaj, kur doli, tha: “Askush askënd nuk e ka shtyrë në vend të këtillë, në çfarë më shtyre ti, o i biri i Merjemes!”

    Ngjashëm me këtë transmetohet edhe në një rivajet tjetër. Në të El-Hafidh Ebu Bekër el-Hatibi thotë se ka dëgjuar nga Ebu El-Hasan b. Riskavejhi, ky nga Ebu Bekër Ahmed b. Sejdiu, ky nga Ebu Muhammed El-Hasan b. Alijj el-Kattani, ky nga Ismail b. Isa el-Attari, ky nga Alijj b. Asimi, ky nga Ebu Seleme Suvejdi, se një mik i kishte rrëfyer: “Me një rast Isai, pasi që u fal në Jerusalem, mori rrugë dhe në një tatëpjetë e takoi Iblisin, i cili ia mby*lli rrugën dhe filloi t’i flasë: “Ty nuk të ka hije që të jesh rob i thjeshtë.” Duke e mërzitur më, Isai u përpoq që ta heqë qafesh e të vazh*dojë rrugën e vet, mirëpo Iblisi ishte këmbëngulës dhe vazhdoi të përsë*ris*te: “Ty nuk të ka hije, o Isa, që të jesh rob i thjeshtë.” Për këtë Isai e luti për ndihmë Zotin e vet, me ç’rast u paraqitën Xhibrili dhe Mikaili. Kur i pa Iblisi këta, u largua menjëherë, por në majë të kodrës sërish iu afrua, ku engjëjt i ndihmuan Isait, ashtu që Xhibrili e goditi Iblisin me krahun e vet dhe e hodhi në greminë. Mirëpo, Iblisi, duke ditur se engjëjt janë urdhë*ruar vetëm kaq, sërish u paraqit dhe vazhdoi së foluri: “Tanimë të kam thënë se ti nuk je rob i thjeshtë, ngase hidhërimi yt nuk është sikur ai i robit të thjeshtë. E shikove edhe vet se ç’më ndodhi kur u hidhërove ti. Por, të thërrasë që të jesh ashtu siç të ka hije ty. Unë do t’i urdhëroj shej*ta*nët, e ata do të të jenë të dëgjueshëm. Kur ta shohë bota këtë, do të fillojnë për të adhuruar. Ki kujdes, unë nuk them se vetëm ti je Zot dhe se përveç teje nuk ka zot tjetër, por Allahu është Zot në qiell, e ti bëhu në Tokë!” Kur Isai dëgjoi këtë, sërish kërkoi ndihmë nga Zoti i vet, duke qarë dhembshëm. Atëherë, së bashku me Xhibrilin e Mikailin, zbriti edhe Israfili, prandaj Iblisi pushoi së foluri. Kur e pa se ai nuk iku, Israfili e go*diti me krahun e vet dhe e hodhi atje ku lind Dielli. Pastaj, sërish e goditi, e ai sërish u kthye. Duke e hasur Isain në vend të tij, Iblisi i tha: “O Isa, sot më shkaktove mynxyra të mëdha.” Pastaj Israfili e hodhi në një burim të largët e të turbulltë, ku perëndon Dielli dhe ku ishin shtatë rojtarë, të cilët e detyruan të zhytej në baltë. Sa herë që dilte prej saj, ata sërish e shtynin që të zhytej në të.” Raviu thotë: “Pasha Allahun, kurrë më Iblisi(Satanai) nuk iu afrua Isait.”

    Ai, më tej, thotë: “Na ka treguar Ismail el-Attari se e ka dëgjuar Ebu Hudhejfen duke treguar: “Pastaj rreth tij u tubuan shejtanët e thanë: “O prijës, të ndodhi fatkeqësi e madhe!” Ai u tha: “Me të vërtetë, Isai është rob i mbrojtur dhe unë nuk mund t’i bëj asgjë atij. Por, me anë të tij do t’i shpie në lajthitje shumë njerëz: do t’u japë kërkesa të llojllojshme, do t’i nda*jë në sekte, e ata, përveç Allahut, do ta adhurojnë atë dhe nënën e tij.”

    Duke folur për dhuntitë që ia ka dhënë Isait, Allahu ka shpallur në Kur’an se e ka ndihmuar dhe e ka mbrojtur atë nga Iblisi: “O Isa, i biri i Merje*mes, kujtoje dhuntinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate; kur të ndihmo*va ty me Shpirtin e shenjtë,”, d.m.th. kur të forcova me Xhibrilin, “e iu flisje njerëzve, duke qenë në djep, si burrë i pjekur dhe kur ta mësova Librin dhe urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur, me vullnetin Tim, mbarove diç si shpendi...” (Ma’ide, 110), e më tej, deri në fund të ajetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 01-04-2011 më 09:29
    "Shoku Mjekesise"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •