Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 155
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Kino-Ditari 2010

    Pas njė viti, kur korēari ta mori copyright-in e kėsaj teme, po e hap unė kėtė radhė. Sepse s'po mė durohet tė flas mbi njė film.

    Nė radhė tė parė njė vit tė mbarė dhe me plot filma tė mirė, por dhe jo tė mirė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Cristian Mungiu, Ioana Uricaru, Hanno Höfer, Rćzvan Mćrculescu, Constantin Popescu

    Filmi i fundit qė pashė ėshtė vepėr e kėtyre regjizoreve, njė brez relativisht i ri i njė kinemaje qė po paraqitet shkėlqyeshėm dhe po bėn shumė ziliqarė nė rajon (Ballkan), por dhe mė gjėrė, besoj.

    Rumania, fqinji i ynė i idealit komunist tė deri para 20 viteve. Nga ky shtet, i cili sė fundi nxori dhe njė fitues tė ēmimit La Palme d'or, kanė dalė kėto kohėt e fundit shumė regjizorė, njėri mė i talentuar se tjetri. Ndoshta kanė aq ego, sa tė prodhojnė filma qė tregojnė histori qė s'tė mėrzisin. Dhe kėto histori vinė nga e kalaura, e cila i afrohet pak asaj tonės, por edhe nga e tashmja, po prapė e pėrafėrt me atė tonėn meqėnėse jemi vende me njė demokraci tė re (paēka se Roumania ka hyrė nė BE dhe ne jemi akoma nė stadin zhgarravitės sė njė projekti).

    Filmi quhet Contes de l'āge d'or (Amintiri din Epoca de Aur). Histori nga kohėt e arta. Pak ironik sepse bėhet fjalė pėr kohėt e ashpra tė censurės, propagandės, pėrshkallėzimit tė injorancės. Por, Christian Mungiu, i cili fitoi nė Festivalin e Cannes ēmimin e parė, nuk rrezikon tė (ta) bėjė vetė (njė) filmin. AI mbledhe katėr kineastė qė pėrzgjidhen pėr historitė qė ato sjellin. Kėto histori ndodhen nė mendjen e njerėzve. Disa na kujtojnė pak tė kaluarėn tonė. Ata qė tė paktėn kanė qenė 15 vjeē nė fundin e viteve 90-tė, mund tė gjejnė ngjashmėri tė mėdha. Por ja qė, asnjė nga regjizorėt shqiptarė nuk e pati kėtė ide, edhe pse disa filma janė bėrė mbi kėtė kohė.

    Filmi rumun, i ndarė nė katėr episode, ka humor tė pėrzier me tragjedi. Eshtė e vėshtirė t'i bėsh njė analizė se ēdo episod tregon njė ngjarje, dhe ajo tė imponon respekt. Ndoshta dhe rėndėsi e filmit siē e thotė edhe vetė Mungiu qėndron nė faktin: "menduam t'i hedhim nė imazhi disa ngjarje qė akoma janė tė freskėta nė memorien e njerėzve tė cilėt vuajtėn nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn nga diktatura dhe figura e Nicolai Causcescu.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Mire une qe ende s'kam pare ende gje kete vit, po i zoti i shtepise (temes) qe na hapi deren e na the bujrum, ku eshte ??!
    hajde bujari hajde !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "MOTHER"- film koreano-jugor me regji te Bong Joon-ho

    Ok, meqe disa gjejne kohe vetem per protagonizem tek xhaxhai, ne te tjeret po rrefejme ē'kemi pare kete vit :



    Bismilah rrahmani-rrahim, inagurova filmin e pare per 2010-en : "MOTHER" me regji te jug-koreanit Bong Joon-ho.




    Ne kohen e Merhumit, ka qene nje kenge labe qe thoshte : "Dy luanė ka sot Bota / Nje Azia, nje Europa ". Edhe kinemaja jug-koreane, njesoj si puna e kesaj kenges, sot per sot ka dy luanė, njeri mė i perkedhelur se tjetri nga kritika oksidentale : njeri eshte Park Chan-wook, regjizor i "Old Boy" ose "Thirst" ( http://filmjournal.net/autori/2009/1...ark-chan-wook/), tjetri eshte Bong Joon-ho - regjizor i "The Host" ( http://filmjournal.net/autori/2009/0...-joon-ho-bong/) apo “Memories of murder”.

    Edhe pse Park Chan-wook-u i "Old Boy"-t eshte etiketuar si mė vulgar dhe mė "tape ą l'œil" se Bong Joon-ho, filmat e ketij te fundit, in fine, nuk jane aq te ndryshem nga ato te Park Chan-it : "Mother", filmi i tij ultim, eshte nje quasi-remake i "Old Boy"-t ! Ne te dy filmat, gjejme pothuaj te njejtet elemente skenaristike : gjimnaziste nimfomane (figure arketipale e manga-ve aziatike), raporte gati incestale baba-bir (ose nene-bir); po ashtu, gjejme te nejtat obsesione mizaskenike : filma-rrefenjė qe kthehen ne fabula moralizuese (ku ne fund, viktima del kriminel dhe krimineli, viktime), dhenie e nje rendesie kapitale celulareve ne zbulimin e te vertetes, kuadro filmike qe insistojne mbi tenxhere me supe aziatike dhe gjelle me salcė curry, plane filmike patetiko-komike me portrete te rinjsh "si pune budallenjsh" dhe pa dhembe ne goje. E njejta gusto per personazhe "si pune budallenjsh", ose me sakte : budallenj, ma non troppo ! Njesoj si dhe filmi "MOTHER" : film-pirouette, por piruetta jo fort te sinqerta... (te njejtat simptoma si dhe filmat e Park Chan-wook, dhe te "vales se re" coreano-jugore, ne pergjithesi...).

    Vleresimi im : nota 4.5 (kete vit po e bejme me notacion, per te dhene nje ide me te sakte.


    Ne fotot e meposhtme: majtas, budallai(ma non troppo!) tek "Mother" i Bong Joon-ho; djathtas, ai tek "Old Boy" i Park Chan-wook
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    La Terre de la folie (TOKA E TE CMENDURIVE) film francez me regji te Luc Moullet

    Sa here me takon te degjoj te flitet per regjizorin francez Luc Moullet, tejet diskret ne media, me kujtohet nje interviste e Godard-it gjate te ciles ai citon Moullet si nje nga dy-tre regjizoret aktualė me te talentuar !

    Gjithsesi, nje gje e sigurte : eshte fjala per nje regjieor "jashte normave", doemos pak "te marrė", qe ben filma po aq "te lajthitur", sikurse eshte dhe vete tema e "Toka e te ēmendurve".

    Fjala eshte me se shumti per nje dokumentar, qe pasqyron nje province te vogel ne jug-perendim te Frances, ku numri i historive me tė marrė psiqikė, na qenka tejet i larte, ne mos mė i larti ne gjithe Francen ! (midis te tjerash, tregohet dhe nje histori e ndodhur ne vitin 1999, ku nje emigrant shqiptar ne France, burre tek te '60-tat, vret vellain e tij, dhe per 3 dite, fshihet maleve te katundit !! .

    Me nje seriozitet per ta patur zili, regjizori rrefen historite e ndodhura, gjithe duke fshehur nje humor te holle te ēfazuar e burlesk ("humor anglez"- i themi ne nganjehere ne shqip !), pa rene per asnje moment ne spektakėl. Per te na dhene nje portret jo pak "per te mos t'a patur zili" te shoqerise njerezore...

    7.8



  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ne change rien" (Asgje mos ndrysho)- film franco-portugez me regji te Pedro Costes



    Nė vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : "O Sangue" dhe "Cas de lava".
    Siē tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e "regjizorit autorial europian".

    Pikerisht ne 1997, Costa xhiron "Ossos" (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne festivalin e Venecias. "Ossos" u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve tradicionale te xhirimit te nje filmi : produksion tradicional, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentė regjizorė... bla bla bla.

    Siē kallzon vete regjizori, sa me teper qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutine filmimi...bla bla bla), aq me shume rritej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje ēekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie mizerabėl te Lisbones, dhe menyres "klasike"(profesionale) te filmimit; ēekuliber kokret midis varferise e pashpreses perpara kamerave, nga njera anė, dhe energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritė prozhektorėsh per te ndriēuar nje zone te tille, te erret, te piset, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

    Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak ēaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne drite/erresire, dhe duke kuptuar se, ne fakt, ai nuk ka nevoje as per asistentė regjizorė, as per carrelio e prozhektore, as per producentė. Ajo qe ai deshiron, ne fakt ne fakt, eshte te jete vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, me keta njerez qe ne fakt i do aq fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu "Ne dhomen e Vandės" (No quarto da Vanda, 2000) dhe "Perpara Rini !" (Juventude em Marcha, 2006). Dy kryevepra, dy monumente. Pedro Costa rishpik kinemanė !

    Vetė Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. Ne sensin qe, kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kondicionuara nga studioja, njesoj sikunder dhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston mė).

    Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ėt qe, "Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston". Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ėve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuhet (zhduket), nenkuptohet ai qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje).

    Vanda ("Ne dhomen e Vandes") dhe Ventura ("Perpara Rini") perjetesojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atė te lagjes Fontainhas. Ndersa me filmin e tij te ri "Ne change rien"- Asgje mos ndrysho- (titulli eshte marre nga njeri prej kapitujve te "Histoire de Cinéma" te Godard : "Asgje mos ndrysho, me qellim qe gjithshka te jete e ndryshme"), Pedro Costa vazhdon po kete pune, te filluar me dy filmat e cituar me lart. Kesaj rradhe, ne qender te vemendjes se tij eshte nje aktore-kengetare franceze, Jeanne Balibar, te cilen regjizori e filmon ne momentet e pergatitjeve te lodhshme per koncertin e saj.

    Principi eshte i njejte me Vanden dhe Venturėn : filmimi i nje ekzistence (kengetares Jeann Balibar) permes shuarjes (zhdukjes, humbjes- dmth permes provave te pafundme te kengetares). Gjithe pa prekur ose intervenuar mbi kete ekzistence. Por duke gjetur, verejtur, pershfaqur tek kjo ekzistence, reflektimin e nje bote nuk ka ku te shkoje mė reale (bota, universi i Vandes, Ventures, dhe ne rastin e fundit - ai i Jeanne).
    Pedro Costa, me sa duket, sapo ka filluar te na thote ato qe ka brenda vetes. Dhe duket qe ka shume. Per fatin tone te mire !!

    8



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 02-03-2010 mė 11:37

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Dy filma spanjollė indipendente :

    Parė keto dite ne kinema :

    "Ander" - film spanjoll me regji te Roberto Caston.



    Hera e pare qe shikoj nje film, pothuaj i gjithi ne gjuhe baske (qe nuk ka te beje asnje miligram me gjuhen spanjolle !!).

    Ander eshte filmi i pare i ketij regjizori te ri te te 30-tat, qe perpiqet te na tregoje andrallat seksuale e sentimentale te nje beqari te stazhionuar bask tek te 40-at, e qe jeton ne nje fshat te humbur bask me nėnėn e tij plake tek te 80-at.

    Prej dy oresh film, do arrija te shpetoja veēse dy sekuenca, secila 5 minuteshe... Gjithe pjesa tjeter vuan nga simptomat tipike te filmave autoriale europianė..., dmth, nuk hyra dot ne film asnje minute te vetme.

    4.5



    "Petit Indi" - film spanjoll me regji te Marc Recha



    Nga ky regjizor kam pare dhe dy filma te mėhershem te tij. Dhe qe me kane pelqyer. Biles njeri ("Dite gushti"), me ka pelqyer biles shume shume ! Kesaj rradhe, Marc Recha (nxenes i Victor Erice-s, babait te kinemase indipendente spanjolle) nuk ka qullosur gje... . Jo se i gjithe filmi eshte i keq, absolutisht jo. Por nuk ka magjine e filmave te dikurshem te tij.

    Filmi eshte portreti i nje djaloshi adoleshent spanjoll, qe jeton ne periferine e Barcelones.

    ps: ēuditerisht, ne France ky film eshte shfaqur nen titullin "C'est ici que je vis" (Ja ketu ku une jetoj).

    5.7

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Shutter Island" - film amerikan me regji te Martin Scorsese-s






    Kinemaja eshte ndofta arti i vetem qe ka per karakteristike kryesore riprodhimin, riperseritjen e asaj qe krijon, pra te imazheve. A thua se kinemaja eshte nje remake ne pafundesi, i vete kinemase !

    Filmi i fundit i Scorese-s, qofte dhe pa dashje, ne lexim te fundit, eshte homazh ndaj nje tjeter filmi, homazh ndaj "Vertigo"-s se Hitchcock-ut (pa dyshim, njeri prej 4-5 filmave me te rendesisshem te Historise se Kinemase, ne mos, me i rendesishmi). Ashtu sikunder eshte i mbushur me referenca filmike nga filmat e hershem te Polanskit apo Samuel Fuller-it. Pikerisht ne kete sens, ndaj dhe shkruaja pak mė lart se, kinemaja ndofta eshte arti i vetem qe perserit dhe do perserise veteveten deri ne... pafundesi ! Dhe kjo gje, e pare jo si difekt, por si karakteristike e vete artit te shtate.

    Ne vetevete, historia e "Shutter Island" nuk ka ndonje gje te perbashket me "Vertigo"-n e Hitchcock-ut, por ne thelb, beht fjale per te njejten gje : Scorsese shtron problemin e vertetesise se imazheve, ē'eshte e vertete e ē'eshte e pavertete ne jete, dmth ē'eshte e vertete dhe e pavertete edhe ne kinema ! Cili nga dy imazhet e mesiperm eshte i verteti ? Cili eshte i rremi ??

    Po ne kete prizem, duhet pare dh fundi i filmit : F.uck realitetin : Fiksion ose Vdekje !

    8.0



  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Le Temps des grāces" (KOHA e BEKUAR) - film francez me regji te Dominique Marchais



    Dokumentarėt qe mė eshte dhene te shikoj ne kinema, shpesh kane qene te dy kategorive : ose kane qene te sferes politike, ose filma dokumentare te sferes se Artit.

    Me ndonje perjashtim te ralle ( psh, "Walter" - http://filmjournal.net/autori/2010/0...gilles-perret/ -film militiant ), personalisht preferoj nje kategori te trete dokumentaresh : ata qe nuk heqin dore as nga angazhimi i tyre politik, por as edhe nga Arti, pra ata dokumentare qe nuk perjashtojne, ą propri, reciprokisht njerin prej ketyre dy poleve (politiken dhe Artin).

    Per fat te keq, dokumentare te tille jane te rralle. Po gjithsesi, ekzistojne ! Disa hasen ne ndonje festival filmi, ndonje prej tyre fiton dhe ndonje ēmim, gje qe nuk garanton detyrimisht shfaqjen e tyre neper ekranet e kinemave. "Koha e bekuar" ka fatin qe, edhe pse me pikatore, mund te shihet ne ndonje ekran kinemaje. Dhe fakti qe shkova e pashe, eshte ndofta gjeja mė e mire qe kam bere ne keto 3 muajt e pare te 2010-s !


    Dominique Marchais, regjizor i dokumentarit, i ka rene kryq e terthor Frances, te pakten per nja 4 a 5 vjet, per te realizuar filmin e tij, nje film qe tregon gjendjen aktuale te bujqesise dhe mjedisit ne France (vend tradicionalisht rural !). Per te regjistruar me kameren e tij rreth 200 ore xhirim : 140 ore intervistime, dhe pjesa tjeter, peisazhe. Filmi i tij 2 oresh, rezultat i kesaj pune, perbehet ne masen me te madhe nga keto intervista - pjesa tjeter, peisazhe. Nga e gjithe kjo lind nje film artistik, ne kuptimin me te mirfillte te fjales. Por thellesisht anti-natyralist ! Pra, nje film qe nuk mjaftohet me objektivitetin dokumentar (ne sensin dokumentues, objektiv), por arrin, ne fund, ne nje perceptim, ne nje vertetesi subjektive. Ajo qe ne pikture quhet impresionizėm.

    Si ja arrin ?
    Butesi ngjyrash qe skulpturojne ēdo plan filmik dhe theksojne tiparet qe pershkojne ēdo plan. Rigorozitet imazhesh, qe syu i zbulon dhe i penetron ne thellesi, tamam siē zbulohet duke u pare nje tabllo pikture. Pak e nga pak, pergjate 2 oreve, spektatori kupton se po "regjistron" ne mendjen e tij determinuesit e peizazhit qe sheh, per ti vene ato ne perspektive, per te nxjerre nje konkluzion.

    Ky imazh, eshte i dubluar nga fjala, elementi tjeter themelor ne film, ku kryqezohen politika, bujqesia, shkenca, ambjentalizmi. Permes fjales, nuk kerkohen ide, ide "te medha" : regjizori degjon. Eshte spektatori pastaj qe "nxjerr" idete. Qe nxjerr nje konkluzion.

    Doemos qe filmi ka nje pozicion te tijin, per nje teme te tille siē eshte ambjentalizmi, ekologjia. Kriza qe jeton Perendimi, pas nje industrializimi plot 150 vjeēar eshte aq e madhe, saqe me sa duket, me ne fund, propozimet me te arsyeshme (nga ambientaliste, agronome, fermere...) po merren pak e nga pak parasysh. Te pakten po degjohen.

    Gjithsesi, me gjithe kete pozicionim te filmit, ajo qe "Koha e bekuar" kerkon eshte para se gjithash nje perceptim i realitetit polifonik, dhe jo nje imponim idesh. Regjizori nuk flet kurre me "voice off", nuk komenton asnje sekonde te vetme. Ai vetem pyet permes kameras, e cila regjistron zėra dhe imazhe te nje shkrimtari, nje ēifti biologjistesh, nje politikani, disa fermeresh, duke ju larguar keshtu filmave me temen e ambjentit-bujqesise, siē ishte "Jeta Moderne" e Raymond Depardon (http://filmjournal.net/autori/2009/0...mond-depardon/). Tani e kuptoj me mire pse nuk me pat pelqyer ai dokumentar pasi, pikerisht, ne ndryshim nga "Koha e bekuar", e pershfaqte boten rurale si diēka te semure e ne shuarje, ne sensin e zhdukjes, si nje bote te asfiksuar qe shfaqej si e paafte per te dale nga heshtja e saj.

    Ah, dhe diēka : Ka vertet ngjashmeri midis "Kohes se bekuar" te Dominique Marchais, dhe filmave te Pedro Costa-s apo Wang Bing-ut (West of the Tracks - A l'Ouest des rails) : tek te tre, reziston vetem ajo bote qe rrezikon te shuhet !

    De la dialectique ... !

    9.5




  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Liberté" - film francez me regji te Tony Gatlif

    Tony Gatlif eshte ndofta i vetmi regjizor ne bote me origjine rome (cigane, me sakt). Dhe eshte fort i njohur me nje film te tijin, te realizuar ne 1997, me titull "Gadjo Dilo" ("Gaxhiu Dilo").

    Personalisht, nuk me kane pelqyer ndonjehere filmat e Gatlif, qe me jane dukur egzotikė, dmth eurowoodianė. Nuk kisha ndermend te shkoja ne kinema te shihja "Liberté" (Liri), filmin e tij te fundit. Por degjova se regjizori kish dekada qe deshironte te bente nje film per terrorin dhe deportimet e perjetuara nga romėt (ciganėt) gjate Luftes se Dyte boterore. Dhe mendova qe, "Liberté" mund te ishte "Che Guevara" i Tony Gatlif-it (ashtu sikurse me pat pelqyer shume "Che" i Soderbergh-ut, gjithe duke mos qene fans i filmave te tij).

    Dola i zhgenjyer... ; "Liberté" eshte nje film teresisht didaktik, akademik, biles nganjehere kusturician (folkloriko-ekzotik). Te vetmet momente interesante jane ato kur regjizori pasqyron kalerimin me kuaj te ciganeve, por kjo zgjat veēse pak minuta...

    ps: ne film luan edhe nje aktor shqiptar : Arben Bajraktaraj

    3.0



Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •