Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Thumbs up Pazaret e reja, pazare tė vjetra !!!!

    23 MARS 2011 - E Mėrkurė 18:01
    1. Bisedimet e paralajmėruara midis Kosovės dhe Serbisė njėmend kanė tė bėjnė me integrimet evropiane, por ama me integrimin e Serbisė nė BE dhe jo me integrimin e Kosovės nė BE. Kėto bisedime i nevojiten Serbisė dhe aspak Kosovės. Pėr tė avancuar drejt BE-sė Serbia ka nevojė tė tregojė qė i ka marrėdhėniet e mira me tė gjitha vendet pėrreth saj. Natyrisht qė mė sė vėshtiri pėr Serbinė ėshtė ta dėshmojė qė i ka marrėdhėniet e mira me Kosovėn. Mirėpo, dėshmi e pėrsosur pėr fqinjėsinė e mirė tė Serbisė me Kosovėn janė mu kėto bisedimet ku Kosova ia beson Serbisė edhe ēėshtjet e brendshme tė saj! Bisedimet e parlajmėruara ia mundėsojnė Serbisė tė thotė nė Bruksel qė ka fqinjėsi tė mirė me Kosovėn, paēka se nuk e njeh Kosovėn si shtet tė pavarur.



    Serbia synon qė tė jetė pėrpara Kosovės dhe Shqipėrisė nė rrugėtimin e saj drejt Brukselit pikėrisht qė kėtyre dyjave t’ua vėshtirėsojė integrimet evropiane (ngjashėm siē bėn Greqia me Maqedoninė). Serbia aspiron qė tė anėtarėsohet sa mė parė nė BE dhe nga pozita e shtetit anėtar tė na kushtėzojė prej lart. Nėse Serbia do ta njihte pavarėsinė e Kosovės shumė kollaj mandej do tė mund tė avanconte drejt BE-sė, natyrisht duke plotėsuar kushtet e normat e parapara nga Brukseli. Mirėpo, Serbia nuk do qė ta pranojė Kosovėn si shtet tė pavarur. Politikanėt shqiptarė, nė Kosovė e nė Shqipėri, kurrsesi nuk duhet t’i ndihmojnė Serbisė.



    2. Apetitet e Serbisė nuk pėrfundojnė nė kėtė pikė. Pėrmes kėtyre bisedimeve ajo dėshiron qė ta sajojė njė republikė serbe pėrbrenda Kosovės sipas modelit tė Bosnjes. Plani i Ahtisaarit tashmė e ka hedhur farėn e bosnjėzimit tė Kosovės, dhe nė negociatat e ardhshme Serbia dėshiron qė brenda Kosovės t’i formėsojė konturat e njė republike tė re serbe nė Ballkan. Ka kohė qė flitet pėr autonominė pėr veriun, statusin special pėr veriun dhe rikthimin e 6 Pikėshit famėkeq tė Ban Ki-moon-it. Para ēfarėdo konsiderate pėr pranimin e pavarėsisė sė Kosovės, Serbia paraprakisht e do njė shtet tė tillė serb brenda shtetit tė Kosovės. Pra, asgjė e re nė krahasim me Milosheviqin i cili nė Konferencėn e Daytonit nė vitin 1995 e pat pranuar Bosnjen si shtet tė pavarur jashtė Serbisė atėherė kur lideri boshnjak Alija Izetbegoviq e pat pranuar Serbinė brenda Bosnjes nė formėn e Republikės Serbe atje.



    3. Nėse ky plan i Serbisė realizohet atėherė okupimi total i Kosovės nga Serbia e Milosheviqit sė fundit tė shekullit XX do tė zėvendėsohej me kontroll total tė Kosovės nga Serbia e Tadiqit nė dekadėn e dytė e tė tretė tė shekullit XXI. Nga lart Serbia do ta dirigjonte politikėn kosovare nėpėrmjet kushtėzimeve nga pozita e vendit qė ka avancuar drejt BE-sė shumė mė tepėr se ne, e mė vonė edhe nga pozita e shtetit anėtar tė BE-sė. Nga poshtė, ajo do ta kushtėzonte Kosovėn pėrmes republikės sė re serbe brenda Kosovės ngjashėm siē vepron me Bosnjen e cila, pėrkundėr vullnetit tė boshnjakėve dhe kroatėve, nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės meqė Republika Serbe atje e ka pėrdorur tė drejtėn e vetos pėr kėtė ēėshtje. Pra, Serbia edhe do tė mund ta pranojė pavarėsinė e Kosovės pas disa viteve, por vetėm atėherė kur do ta ketė tė siguruar ndikimin e saj dominues nė Kosovė, duke formuar njė Serbi tė vogėl brenda Kosovės, dhe pasi qė t’i jetė afruar fare pranė portės ku shkruan: BE. Mirėpo, aktualisht nuk ėshtė ēėshtja qė Serbia thjesht nuk po e pranon pavarėsinė e Kosovės andaj duhet tė ketė sėrish bisedime ndėrmjet saj dhe Kosovės. Serbia vazhdon tė mos e pranojė as kompromisin – Planin e Ahtisaarit. Kjo ėshtė arsyeja pse po planifikohen bisedime tė reja me tė. Kjo ėshtė arsyeja pse fantazma e 6 Pikėshit tė Ban Ki-moon-it po kthehet.



    4. BE-ja nuk duket qė do ta ndalė realizimin e hegjemonisė sė Serbisė. Sepse BE-ja mbi tė gjitha dėshiron qė Serbinė ta shkėpusė nga ndikimi i Rusisė, nga pėrdorimi i saj si dorė e zgjatur e Rusisė. Shkatėrrimi i BRSS-sė rezultoi me njė Rusi qė si njė oktopod i madh ka pėr tentakula Bellorusinė, Ukrainėn, Transdniestrinė, Abhazinė, Osetinė Jugore, por pak a shumė edhe Armeninė, Taxhikistanin e Kirgistanin. Nė anėn tjetėr, edhe shkatėrrimi i RSFJ-sė rezultoi me njė Serbi qė si njė oktapod i vogėl ka pėr tentakula Republikėn Serbe nė Bosnje, 30% tė popullsisė nė Mal tė Zi qė janė deklaruar serbė, duke qenė kundėr pavarėsisė sė Malit tė Zi, veriun e Kosovės dhe enklavat serbe nė Kosovė, si dhe ndikimin e Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, Kosovė e Maqedoni. Interesi parėsor i BE-sė ėshtė qė ta ndajė oktapodin e vogėl (Serbinė) nga oktopodi i madh (Rusia) pėrmes procesit tė integrimeve evropiane, meqenėse qė nga viti 2007, atėherė kur Rumania e Bullgaria u bėnė anėtare tė BE-sė, Serbia nė oborrin evropian mbeti si Kalė i Trojės qė i shėrben Rusisė. Interesi parėsor i Kosovės dhe i shqiptarėve ėshtė qė tentakula e Serbisė e llojit tė veriut dhe enklavave serbe nė Kosovė tė shkėputet sa mė parė nga Serbia. Interes yni ėshtė edhe ky interesi parėsor i BE-sė, porse ai s’mund tė jetė interes parėsor yni, aq mė pak nėse pėr ta realizuar interesin e saj parėsor BE-ja ėshtė e gatshme qė kėtė ta bėjė edhe nė kurriz tė interesit parėsor tė Kosovės dhe tė shqiptarėve. BE-ja e di mirė qė Serbia qysh nė origjinėn e saj si shtet veten ia ka borxh Rusisė. Prandaj, BE-ja, edhe pse nuk e do Serbinė menjėherė nė BE, e do atė nė binarėt e integrimeve evropiane ku do ta tėrhiqte lėmueshėm Serbinė prej njė stacioni nė tjetrin drejt Brukselit. BE-ja na e ka dėshmuar shumė herė deri mė tash qė i jep pėrparėsi stabilitetit nė Serbi dhe jo demokracisė nė Kosovė.



    5. ShBA-tė, pėrkundėr qėndrimit tradicionalisht mė tė shpejtė dhe mė tė avancuar pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nė krahasim me BE-nė, nuk ėshtė e pritshme qė do t’i dėmtojnė marrėdhėniet e tyre me BE-nė pėr hir tė Kosovės. Po ashtu, ShBA-tė s’mund tė kenė ambicie mė tė mėdha pėr Kosovėn sesa vetė krerėt institucionalė tė saj qė pranojnė tė negociojnė me Serbinė pėr Kosovėn. Dhe, njėkohėsisht, nuk mund tė kėrkojnė nga BE-ja favore pėr Kosovėn dhe shqiptarėt pėrderisa ne udhėhiqemi nga politikanė e zyrtarė shtetėrorė tė korruptuar e tė diskredituar. BE-ja nuk do tė lėshojė pe pėr kėrkesat qė e ngrisin pozitėn e Kosovės, pėrderisa nga kėto koncesione do tė pėrfitonte edhe pushteti i korruptuar nė Kosovė.



    6. Moskushtėzimi i Serbisė ėshtė falje ndaj Serbisė pa na kėrkuar falje ajo. Janė dhjetė arsye kapitale pse Kosova nuk duhet tė shkojė nė negociata me Serbinė duke qenė se ato janė krejtėsisht tė padrejta. Kėto arsye duhet tė jenė kushte pėr Serbinė. Nuk mund tė ketė bisedime me Serbinė pėrderisa:



    - Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės;



    - Serbia nuk po e ndryshon kushtetutėn e saj ku shkruan qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė;



    - Serbia nuk i ka kėrkuar falje Kosovės pėr krimet ndaj shqiptarėve pėrgjatė gjithė shekullit XX;



    - Serbia nuk na i ka dorėzuar kriminelėt serbė tė luftės;



    - Serbia nuk na i ka kthyer trupat e rreth 1800 tė pagjeturve dhe nuk jep informacione pėr ta;



    - Serbia nuk na i ka paguar dėmet e luftės dhe okupimit;



    - Serbia ua shkel tė drejtat shqiptarėve autoktonė nė Luginėn e Preshevės dhe i shtyp ata;



    - Serbia vazhdon t“i financojė strukturat e saj ilegale nė Kosovė;



    - Serbia nuk na e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare tė qytetarėve tė Kosovės, librat kadastralė dhe 1200 eksponate kulturore;



    - Nė Serbi janė dhjetėra mijėra kriminelė serbė tė luftėrave tė viteve tė “90-ta qė shėtiten tė lirė e tė pacenuar nga prokuroria e shtetit.



    Janė edhe dy arsye tė tjera qė i bėjnė kėto negociata tė jenė asimetrike, d.m.th. midis dy palėve edhe nominalisht tė pabarabarta. Sė pari, kėto negociata janė negociata me Serbinė pėr Kosovėn dhe jo negociata me Serbinė edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė. Duke qenė se Kosova ėshtė edhe palė negociatore por edhe vetė tema, kėto negociata paraqesin kontestim tė qenies sonė. Dhe, sė dyti, nė negociatat me Serbinė faktorėt ndėrkombėtarė edhe ndėrmjetėsojnė edhe sundojnė me Kosovėn josovrane, por jo edhe me Serbinė. Sė kėndejmi, Serbia i vjel frytet e kompromiseve si puna e Planit tė Ahtisaarit dhe e ka komoditetin qė ajo vetė tė mos e pranojė atė kompromis pasi qė protektorati ndėrkombėtar nė Kosovė e detyron Kosovėn qė njėanshėm t’i implemetojė koncesionet.



    7. Bisedimet e radhės nganjėherė i quajnė dialog e nganjėherė bisedime. Natyrisht: para se t’i quajnė negociata. Dhe, fillimisht flitej pėr dialogun pėr ēėshtje teknike e sė fundi pėr bisedimet pėr ēėshtje praktike. Natyrisht: para se t’i quajnė politike. Edhe nė vitin 2005 thoshin se do tė ketė bisedime vetėm pėr ēėshtje teknike por kjo bėhej vetėm sa pėr ta joshur Kosovėn. Shumė shpejt ēėshtjet teknike bėhen superpolitike. Nė fakt, ēdo gjė me Serbinė ėshtė ēėshtje politike. Kosova nuk ka as marrėveshje paqeje me Serbinė. Kosova me Serbinė ėshtė nė njė gjendje lufte pa luftė. Nė njėrėn anė, po na thuhet qė nuk do tė flitet nė ato bisedime pėr statusin e Kosovės, kurse, nė anėn tjetėr, pranohet se do tė flitet pėr veriun, gjithnjė duke aluduar dhe duke e menduar veriun si njė territor disi me status tė padefinuar. Ēka ėshtė Kosova nėse nuk ėshtė (edhe) territori i saj, ēdo pjesė e territorit tė saj? Mos ndoshta Kosova pėr zyrtarėt e saj na qenka vetėm qyteti i Prishtinės? Apo, ndoshta, vetėm oborri i ndėrtesės sė Qeverisė dhe pasuritė e qeveritarėve? Kosovės po i gatitet skenari i Bosnjes – jo mė i luftės nė Bosnje, por i paqes sė Bosnjes qė ėshtė jo mė pak famėkeqe. Po na pėrgatitet kompromisi i radhės qė i vjen era 6 Pikėsh i Ban Ki-moon-it. Me kėto negociata Serbia po i afrohet Bashkimit Evropian ndėrsa veriun dhe enklavat nė Kosovė po ia afrojnė Serbisė.



    8. Miqtė bėjnė bisedime edhe pse tashmė njihen. Ne nuk e kemi mik Serbinė. Kur ata qė s’njihen bisedojnė kėtė e bėjnė pėr t’u njohur. Shqiptarėt nuk e kanė luftuar Serbinė pse nuk e kanė njohur atė. Shqiptarėt e kanė luftuar Serbinė pikėrisht pse e njohėn dhe mu atėherė kur e njohėn mė sė shumti atė. Konflikti i vazhdueshėm qė kemi me Serbinė nuk vjen nga mungesa e bisedimeve me tė por nga aspiratat e saj pėr Kosovėn. Kemi tė bėjmė me interesa kundėrthėnėse e jo me mungesė bisedimesh. Nuk kanė se ēfarė na duhen kėto bisedime. Nė kohėn kur kemi gjithnjė e mė pak bukė e vende pune dhe gjithnjė e mė shumė premtime qė nuk i rrisin pagat por ēmimet, qeveria tinėz ėshtė pėrcaktuar pėr spektaklin nga Brukseli tė cilin do ta paguajmė shumė shtrenjtė. Nga kjo Qeveri, e cila i pranoi bisedimet me Serbinė pa u biseduar fare pėr to nė Kosovė, do tė kemi gjithnjė e mė pak bukė dhe gjithnjė e mė shumė cirk. Me pavarėsinė formale tė Kosovės njėmend kemi shumė pak si shtet, por me kėto bisedime pa agjendė publike tė bisedimeve dhe me njė kryenegociatore pa platformė publike pėr negociata gjithēka ėshtė e rrezikuar. Ne jemi tė bindur qė neve na duhen bisedime me Tiranėn e jo me Beogradin. Ne duhet tė koordinohemi si komb dhe t’i harmonizojmė hapat strategjikė nė politikė dhe ekonomi. Sepse ne duhet t’i kthehemi vetes. Ta realizojmė shtetndėrtimin si sovranitet dhe zhvillimin ekonomik si prodhim. Asnjėra prej kėtyre nuk bėhen nga bisedimet me Serbinė. Secila prej kėtyre bėhet shumė mė kollaj pėrmes bisedimeve me Shqipėrinė.



    9. Nuk mund tė thuhet se nė bisedime me Serbinė ēėshtja e statusit tė Kosovės do tė jetė ēėshtje e mbyllur. Statusi i Kosovės ėshtė ēėshtje e mbyllur atėherė kur Kosova bisedon me njė shtet qė e ka njohur. Bisedimet me Serbinė pikėrisht e bėjnė hapjen e ēėshtjes sė statusit, e ēelin sėrish atė. Qeverisė sė Kosovės po i ngutet me bisedime sepse Serbisė po i ngutet. Pra, kjo Qeveri po dėshmon varėsi nga agjenda e Serbisė. Krejt ēfarė mund tė bėjė Hashim Thaēi tash e tutje janė gabimet e reja. Hashim Thaēi s’mund tė mos gabojė. Sepse ai ndodhet nė rrugė tė gabuar. Prej Hashim Thaēit mund tė presim vetėm pacolla, edhe mė shumė pacolla, tepėr shumė pacolla. Emėrimi i Edita Tahirit pėr kryenegociatore nėnkupton qė janė pranuar negociatat pa debat publik e parlamentar dhe pa vendim zyrtar e institucional. Me kėtė pushtet po dėshton shteti i Kosovės. Mirėpo, populli e shoqėria duhet tė shėnojnė sukses. Nuk ėshtė e mundur qė ta shpėtojmė edhe Hashim Thaēin edhe Kosovėn. Ne tė VETĖVENDOSJE!-s tashmė kemi vendosur. Ne jemi pėrcaktuar pėr Kosovėn, ne duam ta shpėtojmė Kosovėn. Shpėtimi i Kosovės dhe shpėtimi i Kosovės prej Hashim Thaēit po bėhen variacione tė sė njėjtės temė. Nga politikanėt biznesmenė dhe nga biznesmenėt politikanė nuk mund tė llogarisim nė mbrojtjen e interesave tė Kosovės dhe as nė pėrfaqėsimin e vullnetit tė qytetarėve.



    10. Plani i Ahtisaarit ėshtė i dėmshėm jo vetėm pse na e ndan territorin, institucionet dhe kulturėn mbi baza etnike por edhe pėr shkak se nuk mund tė jetė kompromisi i mbramė. Aq shumė ėshtė lėshuar pe me kėtė Plan saqė gjithnjė do tė kėrkohet qė tė lėshohet pe vetėm edhe pak deri sa tė mbesim me aspak. Plani i Ahtisaarit nuk rrin. Ose do tė bėhet mė keq, ose do tė bėhet mė mirė. Kosova do tė mund tė bėhet njė Bosnje e re pas dy a tri vjetėve duke hyrė nė shtegun e negociatave me Serbinė, ose do tė mund tė bėhet njė Slloveni e re pas 10 a 15 vjetėve pėrmes shtetndėrtimit si sovranitet dhe zhvillimit ekonomik si prodhim. Pėr t’u bėrė mė keq mjafton tė mos bėjmė asgjė dhe tė presim gjithēka prej regjimit tė dominuar nga dueti Thaēi-Pacolli. Pėr t’u bėrė mė mirė nuk duhet tė heshtim, duhet tė organizohemi dhe duhet tė veprojmė – kudo dhe tė gjithė: nėpėr fshatra e nėpėr qytete, punėtorė e tė papunė, tė rinj e tė moshuar, gra e burra, nxėnės e studentė, arsimtarė e mjekė, minatorė e pensionistė, bujq e zejtarė, brenda institucioneve e jashtė tyre. Sepse bashkė ėshtė e mundshme!

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Konjufca: Kosova ėshtė e negociuar

    Konjufca: Kosova ėshtė e negociuar
    Publikuar: Sot, mė 04 prill 2011

    http://www.kohaditore.com/repository...04vetvend4.jpg



    Prishitnė, 4 prill – “Kosova nuk ka qenė negociatore por e negociuar. Sepse mendoj qė Kosova nė ēdo kohė dhe rast ka qenė objekt i negociatave mes palėve. Le ta marrim Rambujenė. Serbinė nė negociata e dėrgoi ultimatumi i Grupit tė Kontaktit bashkė me kėrcėnimin ushtarak tė NATO-s. Korniza negociatore nė kėtė process mund tė definohet si pėrballje e pozicionit tė Grupit tė Kontaktit me atė tė Serbisė. Grupi i Kontaktit mbante qėndrimet e veta tė forta qė ishin: a) NATO-ja nė tė gjithė ish Jugosllavinė; b) statusi I Kosovės autonomi nen Serbi; c) marrėveshja tė garantohet nga prania politike dhe ushtarake ndėrkombėtare; d) marrėveshja tė jetė e pėrkohshme etj. Kurse Serbia mbronte ēėshtjen e paprekshmėrisė sė sovranitetit, gatishmėrinė pėr njė autonomi tė kufizuar pėr Kosovėn etj. Qėndrimet e Kosovės ishin ato tė Grupit tė Kontaktit. Kosova nuk shkoi atje pėr ta mbrojtur pavarėsinė. Pozicioni i Kosovės pėr statusin e vet nė Rambuje u sqarua me pranimin e pikave tė panegociueshme tė Grupit tė Kontaktit, prej tė cilave mė e rėndėsishmja ishte ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial jugosllav. Serbinė nuk e bombardoi nėnshkrimi i Kosovės, por mosnėnshkrimi i Serbisė. Po ashtu, pika qė e bombardoi Serbinė ėshtė aneksi ushtarak i NATO-s. I gjithė ky kontekst marrėdhėniesh tregojnė se ajo qė ka negociuar ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare me Serbinė, kurse Kosova ka qenė mė shumė objekti i negociuar. Mendoj qė pikėrisht kėtu qėndron argumenti mė i rėndėsishėm qė i kundėrvihet tė gjithė atyre zėrave qė thonė se delegacioni i Kosovės e kishte tė domosdoshėm nėnshkrimin e Rambujesė, duke pretenduar se pot ė ndodhte e kundėrta nuk do tė vinin bombardimet e NATO-s.
    Kėshtu u tha, ndėr tė tjera, nė debatin e sotėm nė Prishtinė, organizuar nga Lėvizja Vetėvendosje nė temėn ”Negociatat gjithnjė janė politike”....
    Deputeti i Vetėvendosjes nė Kuvendin e Kosovės, Glauk Konjufca, nė vazhdim tė fjalės sė vet tha se kėto negociata kanė defaktorizuar edhe luftėn e UĒK-sė, nga njė luftė ēlirimtare nė konflikt ndėretnik. Bisedimet e fundit nė mes Kosovės dhe Serbisė, Konjufca i quajti tregti me pozicione.
    Nė debat mori pjesė edhe profesori i filozofisė nga Tirana, Elvis Hoxha, i cili bėri njė vėshtrim filozofik tė negociatave. Sipas tij, negociatat janė kusht i demokracisė minimale.
    Lėvizja Vetėvendosje lufton planin e Ahtisarit dhe 6 pikėshin u tha nė mes tė tjerash nė kėtė debat.
    k.ditore
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •