Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Thumbs up Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Pacollin President

    PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar sot zgjedhjen e Behxhet Pacollit si President. Sipas organit të drejtësisë, votimi për Pacollin president është anti-kushtetues.

    Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare. Koha.net shkruan, “Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpallë Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtarë mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”,- thuhet në vendimin e Gjykatës.

    Pacolli u zgjodh president më 22 shkurt të këtij viti me votat e PDK-AAK-së, ndërsa opozita nuk e votoi. Por, në komunikatë nuk saktësohet nëse Pacolli do ti nënshtrohet edhe një herë procedurës së rivotimit në Kuvend, apo duhet të zgjidhet një president i ri. Padia kundër procedurës për zgjedhjen e Pacollit në krye të shtetit u dorëzua në 1 Mars nga LDK dhe disa deputetë të AAK-së. Sipas kësaj padie gjatë zgjedhjes së Pacollit janë shkelur katër nga gjashtë pikat e nenit 86 që përcaktojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Është shkelur edhe vetë statusi i presidentit i përshkruar në Kushtetutë si dhe neni 70 që flet për mandatin e deputetëve.

    Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Kosovës, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, njëra prej hartuesve të kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për antikushtetueshmërinë e zgjedhjes së Presidentit Pacolli, deklaron për NEWS24 3 argumentat që do të rrëzonin më pas Presidentin Pacolli.

    “Ishte një kërkesë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar procedurën e ndjekur, ishte në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës Kërkesa e 34 deputetëve të Kuvendit të Kosovës është mbështetur në 3 argumente kryesore: E para ka qenë që në momentin e votimit, pasi ishin dy raundet e para, në Kushtetutë kërkohen 2/3 e votave, që nënkupton se duhet të jenë 2/3 e të gjithë deputetëve në sallë. Por në procesin e zgjedhjes së Presidentit Pacolli në sallë ishin vetëm 67 deputëtë. Argumenti i dytë, ishte mungesa kundër kandidatit, dispozitat kushtetuese kërkojnë që të ketë më shumë se një kandidat sipas kërkesës sonë. Argumenti i tretë ka të bëjë me ndërprerjen e votimit pas raundit të dytë. Ne nuk dimë ende cilat nga argumentat tona ka pranuar gjykata, të mërkurën pasdite do kemi edhe përgjigjen përfundimtare nga gjykata”,- u shpreh Osmani për NEWS24.

    Sipas saj, “Duhet të ketë konsensus mes forcave politike për zgjedhjen e Presidentit, që nuk ka ekzistuar. Nuk dimë nëse gjykata do ti prpozojë ndonjë masë Kuvendit apo do t’ja lërë në dorë Kuvendit që të vendosë cdo bëhet. Atë do ta marrim vesh vetëm të mërkurën pasi është e vqështirë të parashikohet se cfarë ka vendosur gjykata Kushtetuese.

    (m.a/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    Analistët: Ja si u shkel Kushtetuta në zgjedhjen e Pacollit

    PRISHTINË- Analistët ndërkombëtarë argumentojnë shkeljet që i janë bërë dokumentit themeltar të shtetit në 22 shkurt. Në një analizë të tyre konstatohet se gjatë zgjedhjes së Pacollit janë shkelur 4 nga 6 pikat e nenit 86 të cilat përcaktojnë procedurën e përzgjedhjes së Presidentit.

    Së pari, Pacolli do të mund të ishte president legjitim i Kosovës nëse do të ishte ende në fuqi Korniza Kushtetues për vetëqeverisjen e Kosovës, me të cilën UNMIK-u e ka administruar vendin para shpalljes së pavarësisë. Por që pas 17 shkurtit 2008, Kosova ka një kushtetutë, sipas së cilës në zgjedhjen e presidentit duhet të marrin pjesë shumica e deputetëve të Kuvendit. Më saktë në nenin 86 thuhet : “Zgjedhja e presidentit bëhet me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pra 80 deputetë.

    Së dyti, zgjedhja e Pacollit u bë vetëm në raundin e tretë, pas dështimit të 2 raundeve të para. Por kushtetuta nuk lejon mbajtjen e raundeve të dytë dhe të tretë kur ka vetëm një kandidat për president. Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut parashikonte mbajtjen e raundi i tretë i votimit edhe vetëm me një kandidat për president, por Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë. Po kështu në statusin kushtetues të presidentit thuhet se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”. por sipas ekspertëve ndërkombëtarë, fakti që Pacolli është kundërshtuar nga një numër aq i madh deputetësh, Pacolli nuk mund të jetë presidenti që kërkohet sipas këtij statusi të përshkruar në Kushtetutë. Po kështu në pikën e parë të këtij neni thuhet: “Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë”. Sipas ekspertëve, SMS-të e publikuara në gazeta që i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij Esad Pushkar, tregon se ky kriter kushtetues për votim të fshehtë nuk është plotësuar gjatë votimit për Pacollin. Ata argumentojnë se SMS-të kanë treguar edhe për ndërhyrje në rezultat, ndaj “përveç shkeljes kushtetuese paraqesin edhe vepra penale që duhet të hetohen”.

    Dhe në fund ekspertët argumentojnë se vetë Pacolli ka shkelur kushtetutën vetëm disa minuta pasi është zgjedhur president, pasi votoi për qeverinë pas betimit dhe sipas kushtetutës, kreu i shtetit që në momentin që betohet nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion tjetër, përfshirë edhe atë të deputetit.
    (m.a/NEWS24/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Vendimet e gjykates kushtetuese as qe vihen ne dyshim, kjo eshte praktike e qe po zhvillohet dhe ska diskutim.

    Une mesova se vendimi anti kushtetues i takon kuvendit te kosoves ( kjo mesohet shpejt), per kete arsye presidenti nuk do te ket obligim te jap doreheqje (sipas aktgjykimit te gjykates) , mirepo do i nenshtrohet edhe njehere procedurave te zgjidhjes se presidentit. Mirepo kete radh deputet do jen te obliguar te qendrojne ne kuvend.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Vendimet e gjykates kushtetuese as qe vihen ne dyshim, kjo eshte praktike e qe po zhvillohet dhe ska diskutim.

    Une mesova se vendimi anti kushtetues i takon kuvendit te kosoves ( kjo mesohet shpejt), per kete arsye presidenti nuk do te ket obligim te jap doreheqje (sipas aktgjykimit te gjykates) , mirepo do i nenshtrohet edhe njehere procedurave te zgjidhjes se presidentit. Mirepo kete radh deputet do jen te obliguar te qendrojne ne kuvend.
    po edhe nese ksaj rradhe dote qendrojn te gjith detputete shqiptar nese nujk e votojn shumica aj prap dote jet jo legjitim por esht e drejt e gjdo deputeti shqiptar te vendos vet se adote marr pjes ajo ne votim te nje kanditati per president ..
    dhe ne fund uroj qe ky president te ik poer gjith mon

  5. #5
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Nëse vendimi i gjykatës kushtetuese bazohet në faktin se Pacolli nuk kishte kundërkandidat atëherë pozita e tij nuk është e sigurt nëse paraqitet një kandidat i ri, ku me këtë rast do të mbaheshin rizgjedhje.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kosova ska president as nuk kishte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    hashimit gjdo dit poj ngushtohet uqkuri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O nuk ka rrug tjeter perveq zgjedhjeve te reja,keto zgjedhje nuk guxojn me jau lan ne dor hajnave se prap qeshtu e bien punen.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ishalla deshton zgjedja e kti pro rusi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kosova ska president as nuk kishte
    vendimet e gjykatave nuk kan veprim retroaktiv,vendimi konstaton se kuvendi i Kosoves e ka zgjedh KRYETARIN ne kundershtim me kushtetuten.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •