Si mund ti shmangemi ketij ankthi kur shkaktarja eshte nje situate e cila po afrohet dhe nuk e ndryshon dot?
Nese e keni perjetuar, si qendroni te qete ne raste te tilla?
Si mund ti shmangemi ketij ankthi kur shkaktarja eshte nje situate e cila po afrohet dhe nuk e ndryshon dot?
Nese e keni perjetuar, si qendroni te qete ne raste te tilla?
sOni,
nese eshte e pamundur ta evitosh ate situate, edhepse asgje nuk eshte e pamundur.
Pij disa gota Tequilla, dhe dont worry be happy.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
pershendetje soni.
me kete "sulmet e panikut" nuk e kuptoj se cka konkretisht hyne aty,
por bazohem ne rreshtin e par:
Si mund ti shmangemi ketij ankthi kur shkaktarja eshte nje situate e cila po afrohet dhe nuk e ndryshon dot?
dikur ,kur kisha nenen ne spital,ajo qendronte atje dhe here ne shtepi,por ne kohen e fundit u be shum keq,e derguam perseri ne spital,isha vetem une me te ne spital te shkupit,dhe me thot mjeku se nenen duhet t'a marin ne dializ,e theras une vellain vjen dhe ai,kur moren nenen brenda,mjeku na thot,mund t'a tejkaloje dializen ose jo...
kaluan dy ore,dhe ne krej qejf se nena e tejkaloi krizen,u mblodh gjith familja.
Na mer mjeku ne nje dhom te spitalit mua motren dhe vellain e madh,dhe na thot se nena s'ka shpetim,se jetes se saj i kishte ardhur fundi,ose mernja ne shtepi te nderoj jet ose lenja ketu...
dush u cmendem....
e morem ne shtepi,dhe ketu deri sa rrinim me nenen,ajo pa ndjenja,une vazhdimisht e lusja Zotin duke i thene : " O Zote,mos me mer dhe nenen,u pajtova me se me more babin,por jo dhe nenen" un vazhdimisht lutesha per ate,jam muslimane,falesha dhe lexoja kur'an.
gjith naten rrija pran saj,keshtu edhe diten,deri sa nje nate,ate nate te fundit u dorzova,dhe thoja me mendjen time " o Zote sa e sa proffet kan ngel pa nene e pa baba,sa e sa proffett kan ndruar jete" ne nje fare menyre u dorzova sepse e mendoja kete si: c'do fillim ka fund,c'do kush ka lindur per te vdekur,dhe po teishte ashtu sic doja une,te pakten profetet s'do te kishin vdekur...
dhe keshtu naten e tret pasi qe erdhe nena nga spitali,rrinim ne pran saj,frymarja dhe trupi i saj dha shenjat se shpirti i saj pi ik nga ai trup...
por cbeme ne: une ne vesh i thash te fala babit,dhe i mbanim doren tone mbi ballin e saj,ne femijet e saj,pasi dha frymen e funditune i mbylla syte e saj,duke mos leshuar asnje pike loti...
ps/ndoshta dola prej teme por per mua kjo eshte nje situat qe s'mund t'a ndryshosh dot...
c'do te mire
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
Tetovare,
vdekja eshte dhimbje e madhe.
Por ashtu eshte jeta, nuk mund ta ndryshosh dhe duhet te pajtohesh me te.
Sulmet e panikut mendoj se vijne me shume nga frika e perballimit te nje gjeje, per te cilen ti mendon se nuk mund ta ndryshosh dhe ajo situate perseritet dhe gjithnje e me shume edhe ankthi behet me i madh.
Ne kete rast duhet vendosur kufirin, atehere duhet ta ndryshosh situaten apo te ndryshosh veten.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Tetovarja, jam e sigurte qe ne moshe te vogel, vdekja e prinderve te ka bere me te forte si njeri. Kurajo zemra!
Pikerisht, situata nuk ndryshohet dhe ti mund ta besh per te mire ose per te keqe ate. Dmth kete e ke ne dore ti, por ka momente kur ndjehesh i dobet dhe te vijne vetem mendime negative. E keqa nuk ka ndodhur dhe nuk ka pse te ndodh, por ti e ndjell ate.
Kur shuarja e mendimit (Suppression) nuk eshte me efektive si mekanizem mbrojtje, ke te perdoresh? Do me pelqente ta kishte humori rradhen. Prandaj mire e the, Tequilla me mendje te stakuar te dale ku te dal :P.
Do ishte ideale qe gjendja shpirterore te leviz midis ketyre dy mekanizemat mbrojtese. Si ta kontrollosh ate ne kete favorizim, kjo eshte e veshtire.
s0ni e ke fjalen per ndjenjen e trishtimit dhe te pesimizmit ne kete rast apo per atakun e panikut te mirefillte?
Cila eshte diferenca Broken Smile? Njesoj me duken mua. Pesimizmi eshte ajo qe ndihen perpara se te shkosh ne atak panik.
Suni po i marrim te dy rastet :
Momente deshperimi , hiroshima shpirtrore .
Si duhet te veproje une ?
Po me ka ndodhur te ndihem ne nje situat te tille , ku nuk e kisha une ne dore situaten , pra po me rreshkiste nga duart . U mundova te rrija e qete , duke shpresura qe gjerat te rregulloheshin vet, pra duke pritur qe shkaktari ta kuptonte vet demin shpirtror qe po me shkaktonte.
Nuk dha rrezultat dhe perdora sulmin , vetembrojtjen , ketu behesh pak egersir lol
Panik i castit :
Ngel ne nje ashensor .Panik , sulmi kuptohet shqyerje dere per te dal nga ashensori :-D
Jeto sot se neser nuk i dihet
Izadora,
E kam per rastin e pare. Si te qendrojme te qete ne situata te tilla.
Per panikun e castit besoj qe te gjithe njesoj do reagojme, po pash gjarper afer....vrap me ulurime (:
ataku i panikut fillon edhe pa ndonje arsye te vecante, papritmas zemra fillon me rrahje te shpeshta, ke ndjesi sikur te bllokohet frymemarrja dhe djersitje ,ndjesi mbytje, ndjen dhimbje shtrenguese dhe te forta ne kraharor, fillon te mendosh vdekjen...
eshte dicka vertet torturuese dhe ne ato momente te vjen vetem te ikesh, te largohesh nga ajo situate e padurueshne, gati gati te shkeputesh nga trupi yt...
ndersa trishtimin dhe pesimizmin besoj te gjithe e kemi provuar sikur edhe nje here te vetme ne jete.
Krijoni Kontakt