Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes

    Shkencëtarët, duke hetuar përvojat e njerëzve që kanë qenë pranë vdekjes, thonë të kenë gjetur dëshmi të cilat sugjerojnë se ndërgjegja mund të vazhdojë së qënuri edhe pasi truri ka pushuar së funksionuari.

    Kërkimi i cili i iu paraqit shkencëtarëve në Institutin e Teknologjisë në California, ringjalli debatin mbi temën nëse do të kishte jetë pas vdekjes. "Studimet janë shumë domethënëse në atë që ne kishim të bënim me një grup njerëzish truri i të cilëve nuk funksiononte më…, të cilët kishin proçese 'mendimesh të lëngeta' me arsyetime dhe një kujtesë mbi ngjarjet të cilat kishin ndodhur në kohën kur truri i tyre nuk funksiononte më.’ Kështu deklaroi doktor Sam Parnia në një intervistë, i cili është një nga dy doktorët e Spitalit të përgjithshëm të Southampton në Angli, të cilët kanë studiuar rastet e përjetimeve pranë vdekjes.

    “Ne kemi nevojë për të bërë studime më të gjëra në këtë fushë por mundësia është që shpirti i njeriut të vazhdojë të mendojë dhe të arsyetojë edhe pasi zemra e njeriut të ketë pushuar së rrahuri dhe kur ai nuk merr më frymë dhe veprimtaria e trurit të jetë zero".

    Doktor Parnia tregonte mbi studimet e tij fillestare të cilat ai i kishte kryer së bashku me kolegët e tij. Rrezultatet e kërkimeve ishin publikuar në revistën ‘Journal of Resuscitation’. Rrezultatet e studimit të tyre kishin qenë aq premtuese sa që ishin mbledhur fonde për të bërë kërkime të reja dhe për të vazhduar mbledhjen e dëshmive.

    Shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Southampton gjatë studimit të tyre kishin marrë në pyetje 63 pacientë brenda javës së cilës ata kishin pësuar infarkt. 7 prej tyre mbanin mend çfarë kishin përjetuar. Katër prej përjetimeve ishin të kategorisë pranë-vdekjes. Bëhet fjalë për ndjenja të prehjes dhe gëzimit, kohe që ecën me të shpejtë përpara, rritje të aftësisë të së shquarit, humbje të vetëdijes mbi pasjen e trupit, parje të një drite të bardhë, hyrje në një botë tjetër, takim me një qenie të panjohur dhe mbërritjen në një pikë nga e cila nuk ka kthim prapa.

    Një pacient kishte moshën 2 vjeç e gjysëm kur zemra i pushoi së rrahuri. Pas një kohe doktorët mundën ta ringjallnin atë. Prindërit e tij lajmëruan doktor Parnia-n pasi i biri kishte vizatuar veten e tij të lidhur fort pas një tollumbaci prej nga ku shikonte trupin e tij të pa jetë të shtrirë në shtratin e spitalit.

    Kur e kishin pyetur se çfarë kishte dashur të tregonte me tollumbacin, ai kishte treguar që “kur vdisje shikoje një dritë dhe kishe një lidhje të fortë pas saj”. Edhe pasi kaluan 6 muaj pas asaj ngjarjeje, djali vazhdonte te vizatonte te njëjtën skenë.

    Asnjëri prej këtyre pacientëve nuk ka pasur ulje të nivelit të oksigjenit në trup që mendohet të shkaktojë përjetimin e gjërave të mësipërme.

    Udhëheqësi i këtyre studimeve Dr Sam Parnia thotë se askush nuk e kupton plotësisht se si arrijnë qelizat e trurit të formojnë mendimet.

    Ai thotë se ndoshta mendja apo ndërgjegja janë të pavarura nga truri. Se qelizat e trurit janë si të gjitha qelizat e tjera të trupit, ato kanë aftësi për të prodhuar proteina dhe kemikale, por nuk janë në gjendje të prodhojnë dukurinë subjektive të mendimit që gjendet tek ne. Truri për ndërgjegjen duhet të jetë një lloj përçuesi i cili po ashtu si aparati televiziv kap valët dhe i kthen ato në pamje dhe zë.

    Por këto përfundime janë kundërshtuar nga neurologët. Dr Chris Freeman, psikiatër dhe psikoterapist në Spitalin Mbretëror të Edinburg-ut thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se përjetimet për të cilat flitet kanë ndodhur kur truri kishte pushuar së funksionuari.

    Ai thotë se dihet që kujtesës nuk mund t'i besohet kryekëput. Kur përjetojmë diçka ne e dimë me siguri të lartë që ajo ka ndodhur por nuk jemi aspak të sigurtë kur është fjala për të treguar se kur ka ndodhur.

    Kështu mund të jetë që përjetimet të kenë ndodhur gjatë kohës së marrjes së vetes, apo pak përpara infarktit.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Me shume respekt, doja fillimisht te trajtohej termi deshmi ...
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ne jemi nje Ide, qe rritet e piqet ne nje trup fizik. Jemi nje inteligjence , jemi ndjenje e paster. Besoj se ndergjegja vazhdon ekzistencen edhe pas vdekjes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mendimi mbaron me trurin dhe ne te njejten kohe udheton pas tij.

  5. #5
    Carl Jung qe njihet "baba i psikologjise analitike" "father of analytical psychology" pati vdekje klinike, dhe nga ky perjetim qe i ndodhi atije u frymezua qe te merret me kete fenomen dhe sidomos studioi hipno-terapin (hipnozen).

    Vdekja klinike e tij ishte me e veqante sepse pos te tjerash ai token e perjetoi nga hapesira dhe e pershkroi ne detale ate, 2 dekada para se astronautet e pare udhetuan ne hapesire dhe e pershkruan ate ne te njejten menyre.
    Nje fjali e famshme qe ai la eshte: "Nderdija psiqike beson ne jeten mbas vdekjes".( "The unconscious psyche believes in life after death" - Carl Jung MD”)

    Dr. Raymond Moody eshte ai qe ka shkruar librin e famshem te quajtur "Life after Life" ku pershkruan perjetimin e rasteve te vdekjeve klinike nga pacientet e tije. Ja website i tije: http://www.lifeafterlife.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 06-11-2007 më 03:15
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    jane pikerisht keto ngjarje te shumta , qofte eksperience pas vdekjes, qofte eksperienca jashte trupore (astral projection), qe na sugjerojne nje fare pavaresie te ndergjegjes(shpirtit) nga trupi fizik, perfshire ligjet fizike.
    Aq sa mjafton qe te flasesh per jete pas vdekjes te mos jete kaq banale dhe e habitshme.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shkencetaret jane te ndare ne disa grupe. Njeri grup eshte ai qe kerkon te studioje me ngul fenomenin e jetes pas vdekjes. Ky grup kritikohet nga nje tjeter, ata qe kerkojne te studiojne pjesen me te madhe te pastudiuar te trurit, ne menyre qe te kuptojne se si funksionon ajo pjese, pastaj te merren me fenomene me te medha. Po te isha shkencetar, do te anetaresohesha ne grupin e dyte.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Shkencetaret jane te ndare ne disa grupe. Njeri grup eshte ai qe kerkon te studioje me ngul fenomenin e jetes pas vdekjes. Ky grup kritikohet nga nje tjeter, ata qe kerkojne te studiojne pjesen me te madhe te pastudiuar te trurit, ne menyre qe te kuptojne se si funksionon ajo pjese, pastaj te merren me fenomene me te medha. Po te isha shkencetar, do te anetaresohesha ne grupin e dyte.
    cili grup ka te drejte?

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    cili grup ka te drejte?
    mund te kene te dyja grupet te drejte 50 me 50 jane shancet,por mendoj qe eshte nje mister i madh,ne dime shume pak ose aspak se si materja ndervepron(ose lidhet)me idene,pikerisht per kete une jam dhe agnostik.........ne nuk dime shume gjera.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    cili grup ka te drejte?
    Po te dihej cili ka te drejte, s'do ekzistonin as grupe, as nuk do hapej kjo teme...

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  4. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  5. Dëshmi të vazhdimit të jetës edhe pas vdekjes
    Nga ALBA në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •