Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Dhelpra i kish pas shku dashit shumd kohe mrapa tuj shpresu qe po i bin k.o.qet, mirepo dashi ashtu vjerr ecen gjat.

    Mos shpreso se rrezohet thaqi, jo per tjter, mirepo e ka besimin e poppullit

    GEZUAR!

    besimin e popullit me vota te vedhura hahaha!
    hashim theci jeten e ka me te ngulme edhe prandaj do te ngulet mbaje mend kete!

    gezuar!

  2. #12
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Dhelpra i kish pas shku dashit shumd kohe mrapa tuj shpresu qe po i bin k.o.qet, mirepo dashi ashtu vjerr ecen gjat.

    Mos shpreso se rrezohet thaqi, jo per tjter, mirepo e ka besimin e poppullit

    GEZUAR!
    Thaqi ka perkrahjen e 15% te popullit.

    I rrnofshin qeto bisedime sepse ndryshe kishte me qen puna

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    “Global Post” trash akuzat ndaj Thaçit e Qeverisë

    Publikuar: Sot, më 29 mars 2011

    Prishtinë, 29 mars - Një agjenci amerikane e lajmeve i ka tejkaluar të gjitha akuzat që i janë bërë deri më tash kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë së Kosovës. Web-faqja autoritative e lajmeve nga Bostoni i SHBA-së, “Global Post”, në tre artikuj të publikuar ka marrë në shënjestër kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Shërbimin Informativ Kombëtar, SHIK, të cilët përshkruhen si “mafi e Kosovës”, ndërsa kreu i Qeverisë si “shef i mafisë”. Qeveria e Kosovës dhe njerëzit e saj, veç të tjerash, sipas këtij shkrimi, janë edhe rrjet i njerëzve që merren me prostitucion.
    Në serinë e shkrimeve të titulluar “Mafia e Kosovës”, “Global Post” shkruan për “injorimin që i bëjnë SHBA-ja dhe aleatët krimit të organizuar në nivelet më të larta të demokracisë së re”, “vrasjet dhe keqtrajtimet”, që thuhet të jenë kryer nga SHIK-u, si dhe “trafikimi me njerëz”, që ka të bëjë me akuzat për skllavëri seksuale që ngrihen kundër niveleve më të larta të Qeverisë së Kosovës.
    Në të tre artikujt flitet në detaje për funksionimin e SHIK-ut, për mbështetjen që kishte kjo organizatë nga SHBA-ja dhe Perëndimi, si dhe për devijimin e saj në një strukturë të krimit të organizuar. Aty Hashim Thaçi përshkruhet si “kreu i mafisë”.
    Për tre artikujt që mbajnë kryetitullin “Mafia e Kosovës” është intervistuar shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ish-shef i kësaj strukture, vrasësi i vetëdenoncuar Nazim Bllaca, si dhe njerëz që thuhet të jenë viktima të SHIK-ut. “Global Post” citon edhe diplomatë të lartë perëndimorë, e ish-diplomatë të lartë amerikanë në Kosovë, të cilët në kushte anonimiteti pohojnë se prezencat ndërkombëtare në Kosovë kanë qenë dhe janë në dijeni për krimin e organizuar dhe për të tjerat, por kanë heshtur.
    Autor i tri shkrimeve “Mafia e Kosovës” është Matt McAllester, fitues i çmimit prestigjioz të Pulitzerit dhe autor i librit të botuar më 2002 “Përtej bjeshkëve të të mallkuarve - lufta në Kosovë”.
    Artikujt, krahas shumë të intervistuarve, kanë për burim edhe tri raporte. Një pjesë e hetimit të gazetarit të “Global Post” është e bazuar mbi raportin e KFOR-it për Xhavit Halitin, të publikuar muaj më parë edhe në media franceze, si dhe një pjesë tjetër në raportin tashmë të famshëm të Dick Martyt. Hetimi i “Global Postit” sjell edhe një raport të ri të KFOR-it, të shkruar në vitin 2000, në të cilin përshkruhet nga KFOR-i struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, sipas raportit, në vitin 2000 vetëm ishte shndërruar në “strukturë të krimit të organizuar”.
    Gazeta ka provuar që të marrë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, të KFOR-it dhe të Ambasadës amerikane në lidhje me raportimin e “Global Postit”.
    Nga Qeveria e Kosovës, gjatë ditës, janë dëgjuar pak zëra në lidhje me raportimin.
    Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me shkrimet, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë shkurt. “Kryeministri Thaçi është mik i mirë i Amerikës”.
    Deklarata e Kuçit ishte përgjigje në pyetjen rreth pohimeve nga shkrimi i “Global Postit” ku thuhet se kryeministri i Kosovës nuk mund ta marrë një vizë për të hyrë në SHBA si qytetar i thjeshtë.
    “Nëse Thaçi dëshiron ta vizitojë SHBA-në përsëri, nuk do të mund të marrë ndonjë vizë tjetër, pos vizës diplomatike, që i jep atij imunitet”, citon “Global Post” një burim nga Qeveria. SHBA-ja nuk u lejon shtetasve të huaj të hyjnë në shtet, nëse ata kanë akuza të pazgjidhura që lidhen me të drejtat e njeriut. “Thaçi u ka thënë njerëzve të tij të afërt se tash ai është i shqetësuar të udhëtojë jashtë, për shkak të frikës se mund të arrestohet në ndonjë shtet të huaj”, ka thënë ky burim.
    “Koha Ditore” ka provuar që të marrë në telefon zëvendëskryeministrin Kuçi, për të marrë më shumë qëndrime të Qeverisë, por një gjë e tillë ishte e pamundur gjatë ditës së hënë.
    Komente nuk ka dashur të japë as ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. “Nuk kam pasur kohë me i lexu ata artikuj, andaj nuk mund të komentoj”, ka thënë Rexhepi.
    Komente nuk kanë dashur të japin as KFOR-i e as Ambasada amerikane në Prishtinë. Zyrtarja për media në Ambasadë, Jennifer Wshekevski, ka thënë se prania amerikane në Republikën e Kosovës aktualisht nuk ka asnjë koment rreth artikujve të publikuar.

    SHIK-u, i sponsorizuar nga CIA

    Me nëntitullin “Vrasjet dhe frikësimi”, “Global Post” shkruan gjerë e gjatë për SHIK-un.
    “Njihet si K-SHIK, një akronim në shqip për Shërbimin Informativ Kombëtar të Kosovës, dhe gjithmonë ka operuar në qoshet më të errëta të Kosovës”, shkruhet në hyrje të artikullit.
    “Menjëherë pas luftës së vitit 1999, agjencia famëkeqe e inteligjencës u bë një entitet jashtëligjor që fillimisht ishte nën komandën e lëvizjes guerile fitimtare UÇK, që kishte përkrahjen e SHBA-së. Më pas u udhëhoq nga PDK-ja, thonë burime amerikane dhe kosovare. Lideri i partisë është Hashim Thaçi, që fitoi së fundi mandatin e dytë në pushtet, dhe që ka përkrahjen e nivelit më të lartë në Washington. Sot, SHIK-u nuk ka zyre dhe zyrtarisht nuk ekziston, sipas njeriut që e ka udhëhequr për nëntë vjet. Por, burimet e lidhura me SHIK-un thonë se ai mbetet aktiv për të mbajtur status quon nëpërmjet frikësimit dhe shantazhit”, shkruan “Global Post”.
    Agjencia shkruan sesi e kanë intervistuar për afro dy orë Kadri Veselin, njeriun që pretendon se është ish-udhëheqësi i SHIK-ut.
    “Kemi pasur shumë partnerë - 25 shërbime inteligjente....SHBA-ja na ka ndihmuar shumë”, citon Veselin, “Global Post”. Veseli ka refuzuar që të shpjegojë detajet e funksionimit të SHIK-ut, por ka thënë se organizata nuk është marrë me vrasje.
    Agjencia e vazhdon mandej rrëfimin me Nazim Bllacën, njeriu që është vetëdeklaruar se duke qenë ish-pjesëtar i SHIK-ut ka bërë vrasje dhe ka marrë pjesë në disa të tjera.
    Për Bllacën, Kadri Veseli madje citohet të ketë thënë se beson se Bllaca vërtet e ka kryer vrasjen e Ibush Kllokoçit, por thotë se ai nuk e ka bërë këtë si pjesëtar i SHIK-ut.
    “Global Post” shpjegon se ka provuar ta intervistojë ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Christopher Dell, mirëpo ai nuk u është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme për intervistë, ndërkohë që për “Global Post” kanë refuzuar të flasin edhe zyrtarë të State Departamentit amerikan, të cilët nuk kanë pranuar të përgjigjen as në pyetjet me shkrim që u janë parashtruar.
    Mirëpo zyrtarë të lartë amerikanë që e njohin mirë Kosovën nuk kanë refuzuar të flasin në kushte anonimiteti, shkruan “Global Post”.
    “U sponsorizua nga CIA”, ka thënë një ish-zyrtar i lartë amerikan në Kosovë, që beson se SHIK-u u kthye në një organizatë të krimit të organizuar. “Në fillim ishin nja 16 persona të përzgjedhur mirë dhe të trajnuar për të bërë gjëra të mira… por u shndërrua në organizatë që kontrollon krimin dhe politikën e Kosovës”, ka thënë zyrtari amerikan.
    Sipas shkrimit, trajnimet e pjesëtarëve të SHIK-ut janë bërë në SHBA dhe në Gjermani.

    Amerika dhe aleatët injorojnë dyshimet

    Në artikullin tjetër, të po të njëjtit kryetitull “Mafia e Kosovës”, “Global Post” prezanton një raport të KFOR-it të hartuar në vitin 2000. Një vit pas luftës në Kosovë, sipas “Global Postit”, dy ushtarakë të inteligjencës së KFOR-it kanë bërë raportin e parë mbi krimin e organizuar. Raporti pohon se Hashim Thaçi kishte përdorur ish- strukturën e UÇK-së për të vendosur kontrollin mbi gjithë territorin e Kosovës. Raporti, sipas “Global Postit” është konsultuar gjerë e gjatë nga NATO-ja dhe nga autoritetet amerikane, pasi që mban edhe një kod të klasifikimit që vendoset nga Pentagoni.
    Në këtë raport të KFOR-it përshkruhet në detaje funksionimi i grupeve të ndryshme të dala nga UÇK-ja, që sipas raportit të NATO-s tashmë ishin shndërruar në strukturë kriminale.
    Raporti shkruan për mbështetjen amerikane që e ka dhe e ka pasur Hashim Thaçi që nga ish- sekretarja amerikane Madeline Albright, pastaj nga ish-presidenti Bush, zëvendëspresidenti i tanishëm Joe Biden dhe nga sekretarja e tashme e Shtetit, Hillary Clinton. “Global Post” ngre dilemën si ka mundur t’i jepet kaq shumë mbështetje njeriut, i cili që në vitin 2000 ishte përshkruar nga një raport i NATO-s si udhëheqës i një strukture kriminale.
    Në pjesën e tretë të artikullit “Global Post” shkruan në detaje sesi ka funksionuar pas lufte në Kosovë rrjeti i prostitucionit, i udhëhequr nga njerëzit që tashmë udhëheqin Qeverinë.
    “’Global Post’ sjell dyshimet e bazuara sesi zyrtarët e lartë të qeverisë që mbështetet nga SHBA-ja kanë qenë pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore”, shkruan agjencia.
    “Global Post” sjell rrëfimin në kushte anonimiteti të pjesëmarrësve të ndryshëm në këtë krim, të cilët kanë shpjeguar sesi femra të reja janë transportuar në Perëndim për t`u prostituuar.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin

    ja se ke tregue krejt drejt
    e ke mshef gazetarin shka te shkines :Jovo Martinovic
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Autor i tri shkrimeve “Mafia e Kosovës” është Matt McAllester, fitues i çmimit prestigjioz të Pulitzerit dhe autor i librit të botuar më 2002 “Përtej bjeshkëve të të mallkuarve - lufta në Kosovë”.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    Autor i tri shkrimeve “Mafia e Kosovës” është Matt McAllester, fitues i çmimit prestigjioz të Pulitzerit dhe autor i librit të botuar më 2002 “Përtej bjeshkëve të të mallkuarve - lufta në Kosovë”.
    Autor te artikujve jane Matt McAllester dhe Jovo Martinovic,pra keta jane bashkeautor,Jovo e ka shkru Matti eshte kujdes qe ta botoi .
    Ne ket shkrim nuk ka asgje te re eshte i njejt me raportin e DavidIt dhe Florin Krasniqit dhe raportin e dik martit.

    A eshte Kosova vend i krimit,trafikimit me femra,lend narkotike siq e paraqesin keto raporte? JO,ne Kosove ka krim,ka pas edhe para lufte,por nuk eshte e vertet qe Kosova eshte qender e prostitucionit,narkodilerve etj,ne cilindo qytet europian,amerikan ka me shume krim se ne Kosove e Shqiperi se bashku,propoganda serbe vazhdimisht eshte perpjek ti paraqes shqiptaret si te eger,fundamentalist islamik,terrorist,pasi kjo i deshtoi serbet me disa nderkombtar e me perkrahjen e disa shqiptarve kan fillu nje fushat agresive ku i paraqesin shqiptaret e veqanarisht Kosoven si vend te krimit dhe shtet te deshtuar.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Autor te artikujve jane Matt McAllester dhe Jovo Martinovic,pra keta jane bashkeautor,Jovo e ka shkru Matti eshte kujdes qe ta botoi .
    Ne ket shkrim nuk ka asgje te re eshte i njejt me raportin e DavidIt dhe Florin Krasniqit dhe raportin e dik martit.

    A eshte Kosova vend i krimit,trafikimit me femra,lend narkotike siq e paraqesin keto raporte? JO,ne Kosove ka krim,ka pas edhe para lufte,por nuk eshte e vertet qe Kosova eshte qender e prostitucionit,narkodilerve etj,ne cilindo qytet europian,amerikan ka me shume krim se ne Kosove e Shqiperi se bashku,propoganda serbe vazhdimisht eshte perpjek ti paraqes shqiptaret si te eger,fundamentalist islamik,terrorist,pasi kjo i deshtoi serbet me disa nderkombtar e me perkrahjen e disa shqiptarve kan fillu nje fushat agresive ku i paraqesin shqiptaret e veqanarisht Kosoven si vend te krimit dhe shtet te deshtuar.
    ,.....jan tu i dhan zor shkit e shkinav bashk me vetfundosjen me njollos popullin shqiptar dhe luften e UQK-s ....por e kot e kan ...s'pin uj keto rrena serbe....

    mos harroni ju shkini dhe bashkpuntort e juv vetfundojsa se Hashim Kryeqlirimtari osht i Fort si Guri ....veq n'goj muni me ja marr topat edhe tupuzin qeter sen kurgjo sun i boni.....nejse kete qa e thash ju veq e boni moti koh....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    besimin e popullit me vota te vedhura hahaha!
    hashim theci jeten e ka me te ngulme edhe prandaj do te ngulet mbaje mend kete!

    gezuar!
    Hahaha,ju jeni qata serbfolsat,qe e keni qu RRamushin te dajt,por keni me ja kicc k...emben,e Hashimit keni meja prek topat lol.

    Se sa e ka perkrahjen po shihet gjithnje i pari oj lo....l
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    besimin e popullit me vota te vedhura hahaha!
    hashim theci jeten e ka me te ngulme edhe prandaj do te ngulet mbaje mend kete!

    gezuar!
    kesaj here kan me u ngul ata qe e filluan kete fushate,ata jane surrovi me banden e ojqve!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Hahaha,ju jeni qata serbfolsat,qe e keni qu RRamushin te dajt,por keni me ja kicc k...emben,e Hashimit keni meja prek topat lol.

    Se sa e ka perkrahjen po shihet gjithnje i pari oj lo....l
    Ramushi pak i ka fajet edhe vet,u ofru teper me jugosllavet,surrovin etj,Ramushi e Thaci duhet te bashkpunoin se keta jugosllavet jan te rrezikshem i eliminoin nje nga nje.
    Bashkpunimi PDK&AAK eshte i domosdoshem,konflikti i pakuptimt PDK&AAK con uji ne mullirin e ketyre udbashve.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •